A mos ke rënë në dashuri me telefonin?

A po ndikon telefoni negativisht mbi cilësinë e jetës dhe marrëdhënieve të tua? Dr. David Greenfield, profesor i psikiatrisë në “University of Connecticut” i cili është dhe themeluesi i Qendrës për Varësinë nga Interneti dhe Teknlogjia, ka zhvilluar një test të thjeshtë psikologjik që ndihmon të dallosh nëse përdorimi yt i telefonit është i arsyeshëm apo i tepruar.

  1. A e kap veten duke shpenzuar më shumë kohë në telefon nga ç’e kupton?
    Po
    Jo

  2. A e kap veten duke kaluar kohë rregullisht në telefon pa e patur mendjen?
    Po
    Jo

  3. A të duket se humbet sensin e kohës kur merresh me telefonin?
    Po
    Jo

  4. A e gjen veten duke kaluar më shumë kohë me mesazhe, rrjete sociale dhe email-e sesa duke folur me njerëz?
    Po
    Jo

  5. A është shtuar sasia e kohës që shpenzon me telefonin?
    Po
    Jo

  6. A dëshiron të jesh pak më pak i përfshirë me telefonin?
    Po
    Jo

  7. A fle me telefonin ndezur nën jastëk apo pranë shtratit në mënyrë të rregullt?
    Po
    Jo

  8. A e gjen veten duke iu përgjigjur teksteve, statuseve dhe email-eve në çdo orë të ditës dhe natës - edhe kur kjo do të thotë se po ndërpret të tjera gjëra që po bëje?
    Po
    Jo

  9. A dërgon mesazhe, vendos statuse apo shfleton internetin ndërsa je duke ngarë makinën apo aktivitete të ngjashme që kërkojnë fokus dhe përqëndrim?
    Po
    Jo

  10. A ndjen se përdorimi i telefonit ta ul produktivitetin ndonjëherë?
    Po
    Jo

  11. A heziton të jesh pa telefonin qoftë edhe për njëë kohë të shkurtër?
    Po
    Jo

  12. A ndihesh në siklet dhe parehat lir aksidentalisht ke harruar telefonin në shtëpi apo makine, apo kur nuk ke sinjal apo telefon të prishur.
    Po
    Jo

  13. Kur ulesh për të ngrënë, a e ke telefonin gjithnjë në tavolinë bashkë me lugën e pirunin?
    Po
    Jo

  14. Kur të tingëllin apo dridhet telefoni, a ndjen një nevojë urgjente për ta kontrolluar?
    Po
    Jo

  15. A e gjen veten duke e kontrolluar telefonin pa mendje shumë herë gjatë ditës, edhe pse e dini se nuk do gjeni asgjë të re që ia vlen të shihet?
    Po
    Jo

REZULTATET

Për të gjitha përgjigjet, Dr. Greenfield nënvizon se sondazhi është për efekte mësimore dhe se diagnoza nuk mund të kryhet vetëm përmes një kuizi.

1 - 2 Po: Sjellja juaj me telefonin është normale

3 - 4 Po: Sjellja juaj me telefonin po anon nga problematikja dhe mungesa e përmbajtjes.

6 - 7 Po: Ka gjasa që përdorimi i telefonit nga ana juaj të jetë problematik dhe kompulsiv.

Çdo rezultat me mbi 8 përgjigje pozitive konsiderohet shqetësues dhe tregon përdorim të tepruar të telefonit.

A mos ke rënë në dashuri me telefonin?

3 Likes

Ilustrim me i mire se imi.

Te njejtat shqetesime ngriheshin para qindra vitesh kunder librave, pastaj kunder televizorit, pastaj kunder video lojerave, pastaj kunder internetit, etj, etj.

Kush eshte njeri qe krijon varesi, do t’i krijoje. Ne mos me celular, do te krijoje varesi per te luajtur tavell, bilardo apo edhe shesh-besh.

Testi, nga ana tjeter, eshte shume idiot. Studimi qenka “e kap veten duke ndenjur gjate ne telefon?” Nese “po”, je i varur. Nese "jo, nuk je i varur. Nje shkolle e tere angazhohet me pyetje kaq elementare qe mund t’i beje cdo 5 vjecar. I vene disa numra para pyetjeve, i vene dy opsione pergjigjesh, dhe ja ku u be “studim” qe me siguri ka marre financim.

Dhe sigurisht qe nese formati eshte ne forme testi, eshte magjik per popullaten. vetem ashtu e kupton nese ke varesi apo jo. Se vetes nuk ia ben dot pyetjen “a po rri gjate?”. Brockulla qe i gjen ne faqet e fundit te revistave dylekshe.

5 Likes

Si tha ai: Telefoni na afroi telefoni na largoi.
Bota eshte koncentruar ne telefon. Me perpara takoheshin njerezit, tani shumicen e takimeve dhe te kuvendimeve e ben online. Shto dhe faktin qe ekspozimi i figures eshte me efikas, kushton me pak kohe dhe qendron per aq sa do i ekspozuari, e normalisht kjo gje implikon dhe te interesuarin. Ndaj eshte e veshtire te mbledhesh mendjen e te mos prekesh telefonin sepse ekziston tundimi, e ke ne cdo cast boten aty, me te gjitha efektet e saj anesore. Ama life is beautiful larg telefonit. Ne jemi bij te natyres, kemi nevoje te qendrojme prane saj, te japim e te marrim me te. Kjo gje na mbush me ajer e na jep jete. Isha ne nje udhetim super relaksues para ca ditesh, ne mes pyjeve e maleve, 2 ditte pa wifi dhe vale telefonike, my God cfare lumturie dhe shkarkimi, m’u duk vetja si ne kopshtin e Edenit.

3 Likes

telefoni eshte si nje komputer i vogel portable sot dhepse akoma e quajne vetem telefon.
Ja ti blendi ben biznes me te si dhe shume te tjere.
Nese nenkupton media sociale apo virtualiteti, ndryshe puna

https://youtu.be/CwRZT9jEYpM

2 Likes

A bere bunga bunga?

Aquamarin, sa here te kam thene qe nuk eshte vend per ty, ose per persona qe rrefejne intimitete?

Ketu perballesh me forcen e bordellos, duhet te jesh me i forte se bordelloja qe te mund te thuash diçka qe shkon pertej bordellos.

1 Like
1 Like

S’do mend sepse kjo eshte nje veper arti me kuptimin e vertete te fjales, jo vetem si ide, por edhe si profesionizem teknik. Profesionalisht kete do ta kishte zili edhe Rilindasit italiane. Tamam veper religjioze, figurat jane ndriçuar nga nje drite mistike.

Si ide, por edhe si ekspresivitet, duke e nxjerre pak nga kontesti, kjo veper arti gjeniale eshte ilustrim edhe per temat e mia “Sublimierung” dhe “Metafizike e metafizikes”, duke ja vene titullin “Metafizike e dashurise ngambrapa”. Shume treguese per epoken metafizike surealiste qe perjetojme, e qe frymzon aq shume xixen.

1 Like

A mos ke rënë në dashuri me bombën atomike?

http://www.cartoongallery.eu/englishversion/wp-content/gallery/igumus/gumus03e.jpg

1 Like

1 Like

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Une ska nevoje ta bej ket testin, jam in love me telefonin. :heart_eyes:

1 Like

Haaa flm Heretik, e vertete nuk me shqeteson shume mendimi i bordellos, per sa kohe se kam per kompleks e te mos qenit pjese e saj.

Mos na tremb me bunga bunga o cun, se kemi te virgjer ne mes tënë. Mund t’jem une, mund t’jesh ti…