A mund të flasim për “art leximi”?

nga Agim Baçi

Shkrimtari i njohur amerikan, William Saroyan, teksa refuzote Çmimin Pulitzer (1940) me arsyen se “tregu nuk duhet të jetë padron i artit”, rikthente në qendër të vëmendjes një debat të përhershëm, atë të raportit autor-lexues. Një debat i vjetër që herë ka marrë anën e autorit e herë të lexuesit, por që sot është edhe më i mprehtë për shkak të tronditjes që ka marrë letërsia dhe lexuesi nga ridimensionimi i komunikimit.

Në fakt, a mund të jetë zejtari,- pra diçka që edhe mësohet gjatë jetës- çështja e të lexuarit, apo ka edhe art në lexim? Roland Barthes me esse-në e tij “Vdekja e autorit” futi në një diskutim të përbotshëm qarqet letrare teksa theksonte se “lexuesi, audienca, është hapësira në të cilën skaliten të gjitha kuptimet që prodhon të krijuarit artistik, pa humbur asgjë prej tyre. Pra, në një farë mënyre, uniteti i veprës artistike nuk qëndron në origjinën e vet, por në destinacionin e saj. Ky destinacion nuk mund të jetë personal. Të gjithë e dimë se lexuesi, audienca, për autorin është anonim, është pa histori, biografi, psikologji. Ai është thjesht dikush që mban së bashku e në një fushë të vetme, të gjitha fijet prej të cilave është ndërtuar teksti”. Pra Bathes e shpërnguli thelbin e poetikës moderniste në anën e lexuesit.

Ndërsa, teoricieni gjerman, Volfang Iser, në studimet e tij tërhiqet nga lexuesi dhe procesi i leximit. Në librin e tij “Akti i të lexuarit: një teori e përgjigjes estetike” (1976) ai bën pyetjen: si dhe në çfarë kushtesh ka kuptim një teskt për lexuesin? Dhe supozimi paraprak i tij është se vepra letrare nuk është një objekt që duhet përkufizuar, por një efekt që përjetohet. Ndërkohë që teoricieni Stanley Fish përkrahte edhe më tej lexuesin. Tema themelore e Fish qëndron në faktin se teksti, në vend që të nënkuptojë lexuesin, transformohet në vetvete dhe kthehet në produkt të lexuesit. Pra, sipas tij, janë procedurat e lexuesit që formësojnë botëkuptimet mbi tekstin.

Por, duhet pranuar se, ai që vuri në një qendërzim të ri lexuesin ishte përfaqësuesi më i rëndësishëm i teorisë së perceptimit, Hans Robert Jauss. Ai përdori parimin e “horizontit të pritjes” nëpërmjet së cilit çdo vepër pranohet, kapet nga receptuesi. Jaus e përdori këtë term që të përshkruante kriteret e përdorura nga lexuesi për të gjykuar tekstin letrar në çdo periudhë të dhënë. “Horizonti i vërtetë i pritjes” vetëm sa na tregon sesi vlerësohet dhe interpretohet vepra artistike kur ajo shfaqet, botohet, por nuk përcakton kuptimin përfundimtar të saj. Jaus përçoi më tej idenë e profesorit të hermeneutikës, Hans-Georg Gadamerit, i cili theksonte se interpretimi i artit të kaluar shtrihet në dialogun ndërmjet të kaluarës dhe së tashmes.

Shkrimtarë dhe esstetë të tjerë janë përfshirë në këtë debat thuajse në çdo kohë. “Të japësh e të marrësh është e njëjta gjë”, thoshte Jorge Luis Borges, duke i dhënë lexuesit ndoshta piedestalin më të lartë në komunikimin autor-lexues. Ndërsa Elias Canetti, fitues i Nobelit më 1981, e konsideron leximin si pikënisje për të kuptuar se ku ndryshon me të tjerët dhe se si mund të bashkëbisedosh përmes përjetimit tënd dhe ndryshimit me tjetrin. Po kështu, kritiku Harold Bloom vë theksin në keqkuptimet që vijnë nga “autoriteti i leximeve të pararendësve”, ndërsa Umberto Eko, në studimet e tij, ka përshkruar sesi lexuesit zgjerojnë kodet e tyre përgjatë leximit, duke zbuluar natyrën e pakufizuar të leximit si proces semiotik.

Po ku mund të mbështetemi për artin e leximit?
Ka disa pyetje të cilat mund të jenë thelbësore në ndërtimin e një përgjigjeje lidhur me bazën e leximit. Janë pyetje që Jetën dhe Vdekjen nuk i trajtojnë thjesht fizikisht. Pra kur pyesim çfarë është e shenjtë?, çfarë është shpirti?, çfarë është jeta?, çfarë është vdekja – ne kemi pyetur për mbarë botën, kemi pyetur për thelbin ne njeriut në kohë të shkuar e të ardhme.

Në fakt, pikërisht këtyre pyetjeve letërsia u jep përgjigje nga më të ndryshmet, nga rrethana të ndryshme, të cilat ne me një jetë në këtë botë, do ta kishim të vështirë t’i provonim, por ama mund t’i përfytyrojmë lehtë përmes qasjeve që na sjell përshkrimi letrar, duke na plotësuar një horizont të rëndësishëm për atë udhëtim që i duhet të brendshmes sonë drejt vendimeve për vetveten, e më pas edhe me të tjerët. Ajo që më pas ne quajmë të mirë, të dobishme, të keqe, të vlefshme, të pavlefshme, të frytshme, simpatike, të shëmtuar, apo dhjetra emërtime të tjera studimore që kanë të bëjnë me teologjinë, filozofinë, psikologjinë, sociologjinë, epistemologjinë, antroplogjinë, apo gjithçka tjetër, vendos edhe për përgjigjen tonë ndaj një vepre letrare.

Për shembull, “Të rrosh a të mos rrosh?” nuk është pyetje nga Shekspiri që ka të bëjë thjesht me ditët që na zgjat jeta, por me kuptimin e vetë jetës: Për cilin motiv ia vlen të jetojmë? Arti i kësaj përgjigje natyrisht që përfshin më shumë se letërsia. Sepse përmes letërsisë mund t’i japim vetes situata, por përgjigja na mbetet neve. Në fakt na mbetet dhe na përket vetëm neve, sidomos në vetmi, pa të tjerë rreth e rrotull. Sepse letërsia është një botë e plotë, vetëm nëse do e vëmë në lëvizje nga pyetjet tona si në pasqyrë: Çdo bëjmë? A e dimë se çfarë na duhet?

Pra, mënyra jonë e të jetuarit, nëse e quajmë arti ynë i të jetuarit, kthehet edhe në artin tonë të leximit. E ashtu siç ka autorë të dobët, ka edhe lexues të dobët. Ndaj kemi kaq shumë përgjigje të ndryshme ndaj udhëtimeve të Don Kishotit, ndaj pikëpyetjeve të Madam Bovarisë, Brutit, Hamletit, Uria Hipit, Konti Monte Kristos, Raskonlnikovit, Pol Mersonit, Tom Sojerit, Romeos, Shvejkut, Ana Kareninës, Çiçikovit, Odiseut, e dhjetra e dhjetra emrave të tjerë që tashmë janë jo vetëm emra, por edhe koncepte që përcaktojnë filozofinë e përditshmërisë sonë.

Parë leximin në këtë këndvështrim - pra si një art më vete-, gjetja e lexuesve të mirë dhe stimulimi i tyre mbetet një proces i rëndësishëm në përhapjen e letërsisë, pasi, siç thoshte edhe shkrimtari i njohur Danillo Kish, “Lexues të mirë ka më pak se shkrimtarë të mirë”!

Nëse mënyra e të jetuarit shëndrrohet si më lart në artin e të jetuarit, me anë të shkopit magjik të Baçit, me të njejtën farë feje - përse jo, edhe mënyra jonë e të lexuarit shëndrrohet në artin tonë të të lexuarit!

Ndërkohë, gjithë ato përgjigje të ndryshme ndaj udhëtimeve të njerit, pikpyetjeve të tjetrit, përjetimeve të të tretit apo përvojave të të katërtit - qofshin ata numërorë Kishotë, Bovari, Dantes apo Sawyer, Romeo dhe Odhise, nuk vijnë nga fakti se lexuesit janë të dobët, të shëndoshë, të gjatë apo të shkurtër, të mirë apo të këqinj, të virtytshëm apo me vese…
ato janë të ndryshme pasi edhe ndjesitë e spektatorëve ndaj një kryevepre të artit janë të ndryshme!

Duke harruar për një çast Baçin dhe patchwork-un e tij, më ngeci syri tek i fundit i citimeve:[quote=“abaci, post:1, topic:2420”]
Danillo Kish, “Lexues të mirë ka më pak se shkrimtarë të mirë”!
[/quote]

e thënë dokudo, mes tufës së shkrimtarëve të mirë, ka plot lexues të këqinj!

E pra, nëse Kishi e ka me vertetë (pra nuk hajgaroset me lexuesit e vet), i bie se arti i të shkruarit (guxoj të mendoj se është atribut i shkrimtarëve të mirë) mund të realizohet edhe nga lexues kallfë, çirakë - ku e ku më poshtë se lexuesit zejtarë.
C’kuptim ka atëhere të ngremë pyetjen: A mund të flasim për “art leximi”? Apo thjesht për karshillëk ndaj artit të të shkruarit?

Troç muhabetit, kur nuk guxon ta mbash vehten për shkrimtar të mirë, fundja merr guximin dhe e rendit vehten mes lexuesve “të mirë”.
Por nga kjo llogore deri tek ajo tjetra “e filozofit të mirë” shtrihet një fushë e pafund ku, edhe kur s’të zë gjylja e topit mbë kokë, ka rrezik të të kapë plumbi qorr mbë bythë!
Ndryshe - bën vaki edhe egziston ai i bekuari “art i leximit”, por varet kush ta thotë dhe si ta thotë

(P.S: ku-ku moj non’, kur mendon se ky shkrim osht’ botue fillimisht prej Revistës “MaPo”…)

se me komentin tend me bere me e lexu me me kujdes shkrimin qe i pata hedh nje sy.

Megjithkete rilexim, un nuk e kuptoj e nuk e di nga niset autori, e as di me teper nga Danillua Kishi se shprehja e cituar, por ma ha menja qe lepri eshte mçef tek teoria e vdekjes se autorit te Roland Barthes ngambrapa, dmth vdiq autori, rrofte lexuesi.

Futur me thelle eshte e njejta pune gjithanej, e vdekjes se autoritetit, ulen malet ngrihen fushat etj, peisazhi i zakonshem i kataklizmes gjeologjike epokale ngrihuni o ju te munduar projektuar ne letersi.

Gje qe nuk eshte gabim si teori, vetem se duhet kthy ngapara qe anarkia te jete çlirim universal.

Give not that which is holy unto the dogs, neither cast. ye your pearls before swine, lest they trample them. under their feet, and turn again and rend you.
Matthew 7:6

Po mund te flitet per art leximi. lere menjane ato qe kane thene te tjeret shekuj me pare, kjo eshte me e sakte ne keto vitet e fundit. dhe per kete nje " faj" te madh ka interneti.

Njerezit tani, edhe ata qe nuk kane lexuar dhe nuk lexojne libra, pretendojne t’i kene lexuar ato per t’u mos u dukur analfabete kulture. (google Cultural Literacy). Mjaftojne te lexojne review ne Amazon, ose nje artikull ne Wiki qe pershkruan plotin dhe thesis dhe mund te te flasin per librin sikur te jene eksperte.

nga ana tjeter te ndodh qe degjon per nje liber te mire, dhe e blen librin dhe mbush raftet me to, por nuk i lexon. une per vete kam plot libra te tille ne raftin tim. e ka “fajin” lehtesia me te cilat mund ta blesh nje liber ne Amazon.

Librin po nuk e lexove me kujdes, te vihesh ne mendime, te mbyllesh ne vetevete dhe te meditosh per peisazhet qe pershkuran, ai shkon dem.

2 Likes

A i bëhet pyetja vetes “përse lexon?”

  • për të mësuar fakte të reja
  • për të njohur mendimin e të tjerëve mbi gjërat që të interesojnë
  • për të njohur botën shpirtërore të të tjerëve
  • për të identifikuar dhe konfortuar veten në historitë e të tjerëve
  • për të njohur epoka të ndryshme nga e jona
  • për të njohur vende të ndryshme nga yni
  • nga mërzia
  • nga detyrimi
    … Tjetër?

Cilado qoftë arsyeja, nëse gjatë leximit ti s’sheh ndonjë dritë të ndizet gjëkundi, kot lexove.