A mund te investosh ne burse(stock market) online qe nga Shqiperia?

A ka ndonje menyre qe te investosh ne stock market te blesh aksione (share) si ajo e New York apo e Londres apo NASDAQ online qe nga Shqiperia?Nese po si?

Duhet me pyet bankat aty a kane platforma qe te lejojne te besh investime ne burse. Ose mund te derdhesh leket ketej ne ndonje banke, fond investimi apo persona te licensuar dhe pastaj e menaxhon nga shqp pa probleme.

Situata mbetet e njejte , ne tetor hapet Bursa e pare private ne Shqiperi , por do tregtoje vetem instrumente financiare te shtetit, s’dihet a do jete e hapur per tregun e gjere , pasi eshte me investitore privat si banka Credins , AK invest etj.

Nga brokerat jashte Shqiperise , jane disa por shumica nuk lejojne llogari nga Shqiperia.

Kjo eshte nje nder me modestet qe lejon llogari shqiptare http://www.fxpro.com e licensuar nga CySec dhe FCA ne Angli.

http://www.mapo.al/2015/11/ujqerit-e-tiranes-kujdes-nga-investimet-ne-bursa-nga-skemat-e-palicencuara/1

Sa e sigurte eshte kjo fxpro?

Tek ky shkrimi qe ke vene ti tani del se qenkan tre institucione te licensuara nga shteti per te ndermjetsuar ne bursat nderkombetare Aksioner Insternational Securites Brokerage sha., Stock International Albania dhe Platinium Investment.

Cfare u be me EasyInvest ne Tirane qe falimentoji ne nentor te 2016 dhe ngriu leket e qindra shqiptareve ne NorthAmerika? U zgjidh problemi dhe cudi pse Mapo e urbanit nuk e permend?

Kjo punoka
http://www.platiniuminvestment.com/
http://www.aksioner.com/
e treta ne liste Stock international albania duket qe i kan revokuar licencen.
Ja nje artikull ndihmes


http://cio.pcworld.al/platformat-online-mbyllet-stock-com-hapet-eurotrade-securities/

Teknikisht mundesh Te hapesh llogari tregetimi me online brokerages .duhen pyetur si si I behet per proceduren e taksave nese fiton/humbet si non resident i USA .

Cne shqiptaret e N.America me brokerage ne Tirane se na habite :stuck_out_tongue: Se kam degjuar kete EasyInvest , dhe ky shkrim i MAPOS eshte i 2015 po aty aty jane , s’ka ndonje ndryshim si treg, pervec kesaj ALSE qe hapet tani ne tetor po kjo eshte per bonot e shtetit.

Mcefin Leket se kane restorante e dyqane ne Tirane dhe i levizin leket atje. E kan bo shume vite me pare ket pune me devizat si i qunin para 15 vjetesh…luanin ne forex monedhet dhe linin breket rregullisht.

Te bera replike gabim me fal.

Aha ashtu po , ca s’bejne po kur doli ajo e studenteve te medreseve te Turqise qe akoma s’me kujtohet emri , qe i griu konviktoret me skemen e mashtrimit qe thoshte po solle dhe 1 klient tjeter i merr leket qe ke futur , per nja 5 vite tani jane zhdukur.

Se mos mbyllen dhe keto platinium dhe aksioner si easyinvest?Kush prej ketyre dy platformave eshte me sigurte?

Perderisa jane aty do te thote egzistojne, por nuk te jap garanci per cilesine e produkteve dhe sherbimit.

Platinium Investment, ka dege si OxTrade.al , pretendon qe eshte serioze por une s’ia kam shume besen shqiptareve, kane 2 muaj qe me marrin ne tel. per te depozituar tek llogarite e tyre.

Per FxPro shiko reviews online , kerko brokers te tjere, ke mundesi zgjedhjeje midis platformes MT4 dhe cTrader qe eshte me interface modern dhe cAlgo per strategji dhe marketwatch e qe eshte totalisht e modifikueshme kur vjen puna tek indikatoret , instrumentet.

Po kjo aksioner.com qe ka ne stafin e saj dhe Mark Crawford qe punon ne ambasaden amerikane dhe dhomen e tregtise se amerikes ne shqiperi?

Ne se do isha ne vendin tend do te prisja ne forum nese ndonje shkurdhat nga Shqiperia ka eksperience personale ne keto 2 te parat platinium e aksioner…
Kush ka investuar ne Shqiperi tek keto sherbime? Hapeni Gojen e na tregoni eksperiencat?

Keta jane gjigande fare , AMF licenson call centerat ne Tirane qe te operojne si ndermjetes per investimet ne forex.
Para 6 muajsh CySec pezulloi licensen e Dukascopy dhe me fature qindra mijera euro gjobe,se operonte me call centera outcall , sic bejne keta per italianet , eshte kunder ligjit dhe cdo broker gjobitet , po te pakten do marrin pleqte e Italise ne qafe e jo Shqiptaret. Kjo Platinium se pse me duket si shady po nejse , kush i ka provuar le te na thote.

http://www.mapo.al/2017/07/aktiviteti-top-sekret-i-call-center-ne-shqiperi/1

Nuk e njoh kush eshte , ti paske me shume informacione se une , keshtuqe te sugjeroj te kerkosh e te gjesh ate qe te duket e arsyeshme.

Tironco, me kete shprehje, ti ja pret krahet Urbanit tone te ri, te shprehet, dhe aq me keq qe ai i shkreti nuk e ka lexuar artikullin; Bursa e Tiranes, tek VQ.

O Pjero Tironci e di shume mire me cfare merrem une , dhe e di qe s’perzihem me keto shqiptaret prandaj edhe shprehja e tij eshte mese e pranueshme , per ty ndoshta jo qe do te fusesh xixa aty ku s’ka :wink:

Kush nga keta tre platforma eshte me I miri sipas teje MT4 dhe cTrader apo cAlgo.