A nuk jemi më të inatosur se më parë?

Njerëzit janë shumë të zemëruar, ose sëpaku kështu tingëllojnë. Zemërim në Amerikë, në Francë, në Maqedoni. Të zemëruar shumë në Siri, në Hollandë, gjithandej, edhe këtu në Shqipëri. Shihet lehtë se ka shumë zemërim edhe në rrjet. A mendoni se ka sot më shumë pesimizëm, pasiguri, ndryshe nga optimizmi i disa dekadave më parë? E nëse perceptimi se njerëzit sot janë më tē inatosur, pranohet, pse po ndodh kjo? Cilat mendoni se janë arsyet e kësaj “vale zemërimi”?

Edhe shkaba i zemeruar ishte githmone.:grin:

O Blend, mos kerko mendim nga te zemeruarit, nga te zemruarit vetem vrer vjen. E peshqit i ke te tere te zemruar, ju ka ngrene derri brumet.

Bledo ky eshte nje zemerim organik i cili vjen kur mungojne alternativat. Ky zemerim i ka rrenjet thelle ne menyren se si u trajtuan qytetaret pas kolapsit ekonomik te 2008 ku ndodhi ajo qe pritej nga elitat, me leke publike u ndihmuan institucjonet private te cilat e shkaktuan kolapsin ironikisht ndekohe qe qytetareve ju vu shqelmi. Ndekohe qe duhej nje ristruktruim total i sistemit financjar elitat nuk bene gjet tjeter thjesht e arnosen me copeza te vjetra nga sendyket e mykur te McCarthy’t. Sot elefanti ne dhome eshte varferia, ne vendet perendimore shume qytetare qe i perkisnin klases se mesme sot po tehiqen zvarre. Ka kaluar me se nje dekade dhe kupa u mbush per njerzit e thjeshte… u desh nje Brexit dhe Trump te zgjonte keto elitat te cilat perpiqeshin te mohonin realitetin se sot po jetojme ne nje bote post-ideologjike ku e djathta apo e majta nuk kane shume rendesi perpara ketij zemerimit popullor. Sic e postova dhe diku ne nje teme tjeter nje video te shkurter te Dave Rubin i cili e diagnostifikon qarte semundjen fatale te te majtes “progresiste sot”…e cila liberale nuk mund te quhet sipas analizes se tij. Ironikisht progresistet jane kthyer ne regresiste nderkohe qe progresistet liberale ne te vertete po cilesohen si konservatore. Ky eshte nje katharsi organik qe duhej bere me kohe dhe qe i ka munguar te majtes. Unioni Evropjan nq se nuk ristrukturohet dhe decentralizohet plotesisht nuk ka per te ekzistuar pas nje kohe te shkurter. Rreziqet jane aty Le Pen, Widers,Petry,Hofer, Åkeson te cilet e kane pike te pare ne platforme largimin nga BE. Por une besoj se BE nuk mund ti mbijetoje largimit de juro te Britanise(i cili pritet vitet e ardhshme). BE gjendet ne nje udhekryq te rrezikshem midis gremines apo ujevares. Nq se ecen drejt federalizimit pa nje mirekuptim me qytetaret e vet dhe debat demokratik do te kete nje “backclash” masiv panevropjan i cili thjesht do forcoje me teper te djathten. Dilema eshte se nq se BE nuk i hyn rruges se federalizmit nuk do munde te mbijetoje dot. Gjithe keto pasiguri trasmetohen tek vendet e Ballkanit dhe ju kane dhene nje “carte blanche” politikaneve ta varin ate xhaketen Evropjane ne dollap dhe te vene qeleshet dhe brekushet ballkanike. Popujt si ne Maqedoni apo Shqiperi e kane kuptuar se si Gruevski,Rama,Basha,Meta jane thjeshte demagoge

2 Likes

Thene me delikatese, se ne fakt, eshte krize ekonomike politike qe shoqeron zhvillimin organik :slight_smile: te kapitalizmit, kur pabarazia shoqerore prek kufijte e normales ! Sa me i madh te thellohet hendeku i pabarazise sociale aq me i madh do te jete edhe "zemerimi organik " :slight_smile: E ka thene Marksi, por nuk duan ta besojne, aty do te perplasen te gjithe ! Tek zemerrimi, e pastaj tek lufta, e pastaj tek paqja e keshtu me radhe …

2 Likes
1 Like

Mbase vjen nga vala e informcionit si pasoje e perhapjes se perdorimit te internetit. Nje ndryshim i menjehershem per te cilin nuk ishim gati. Mendoj qe situata do permiresohet sapo te mesohemi me kete realitet te ri.

Sa t’kete liri seksuale ne Evrope, asigjo nuk ka per te nodh; pallimi eshte valvel sigurimi per te idhnuarit e inatosur me te zemruarit.

1 Like

Babezia e elites, qe ne cdo cast mendon si te konsolidoje pushtet-parane, duke hequr liri nga individed dhe popujt dhe duke shkaktuar luftra.

Eshte anonimiteti ne internet qe shkakton kete efekt. Rop nga me te ndryshem me depresionet, hallet, udhekryqet ne jeten e tyre qe shfrehin mllef e urrejtje per cdo gje. Te jep kete pershtypjen qe ka kudo zemerim. Po ne jeten reale ku jetoj une nuk e shikoj kete zemerim. Mendoj qe interneti dhe mediat alternative i japin hov ketij zemerimi. Cdo njeri i parendesishem shpreh zemerimet e veta per x teme i mbrojtur pas erresires virtuale.

Jo fare , jeta eshte shume e shkurter per te qene me nerva .

Kur komandohesh nga likja, rama e trumpi si te mos inatohesh

" …Cilat mendoni se janë arsyet e kësaj “vale zemërimi”?.."
Pasiguria per te ardhmen, per vehten apo edhe per femijet e tyre.
Po te kete siguri per te ardhmen, per vehten apo dhe femijet e tyre, ky zemerim sfumohet.

Ka nje xgjidhje, perendimi duhet ti kthehet devizes se ekologjisteve dikur; think globaly act localy.
Nje bashkerendim dhe jo izolim apo mure duhet ne nivel shtetesh
. Po globalizmit jo neoliberalizmit…
Rilindja shqiptare eshte ne pararoje ne kete aspekt, aktiv qe nga politika amerikane e deri te te drejtat e shqiptareve ne maqedoni, model per tu marre dhe nga vendet e tjera…

Kji pune eshte kshu:
Shko e i fut nji gol Bajernit te Modh sa i Modh qi je ti, si me nxef ariun. Po pse pse pse?
Pse e bon dy here te njajtin gabim :smile: