A po kthehen VIZAT perseri per Shqiptaret?

Brenda vitit miratohet proçedura e re që së paku duhet të aplikosh online dhe të presësh të paktën 72 orë që të të miratohet!
"Udhëtarët duhet të plotësojnë formularin në internet, ku duhet të shënojnë të dhënat personale, kontaktet, vendin ku udhëtojnë, të dhënat për sëmundjet, të dhënat për ndjekjen penale, të dhënat nëse janë refuzuar në ndonjë vend apo janë dëbuar… Të gjitha kryhen në internet, pa pagesën e ndonjë takse shtesë. Ndërsa përgjigja duhet të kthehet më së largu pas 72 orësh”, shpjegon DW Deutsche Welle.

Faleminderit Edvin Kristaqi!
Edhe nje premtim tjeter i mbajtur nga Rilindja !

1 Like

Jo vetem vizat , po flitet qe per shtresat ne nevoje dhe pensionistet te vihen kuponat ushqimore , peshembull , nqs nje i papune deri me sot ka marre 3 mije leke te reja ndihme ekonomike , gjysma do ti jepet ne forme tollumi gjysma ne leke , po keshtu dhe per pensionistet.

1 Like

O ZARI SHQUPIT ja ku e lajmin e DEUTCHE WELLES

ku ta percakton nuk ka viza por formulare aplikimi dhe jo vetem per Shqiperine por dhe per 60 vende te tjera qe kane marreveshje levizjeje sic kemi dhe ne…ta solla dhe me screenshot se ju erren syte sa lexoni termin VIZA, po per SHBA e KANADANE c’do thuash zotrote e ka fajin TRUMP dhe TRUDEAU ???

Ju doni tbeni dhe kryetituj e bini brenda me kembet tuja …

ETIAS

Me gjej nje paragraf apo fjali qe ta permend Ballkanin apo Shqiperine vecanerisht ?!

Aplikimi behet per procese verifikimi ,perpara se te kalosh ne zonen Schengen edhe pse nuk ke nevoje per viza , te dihet kush je , kush s’je , nga je ku do shkosh ne Evrope. Dhe pas autorizimit , aplikimi eshte i vlefshem per 3 vite.

Per te zbutur masat e vizave ndaj amerikaneve qe ishin gati duke i aprovuar majin e kaluar por u stepen vetem fale prurjeve ekonomike qe turistet amerikane i sjellin BE cdo vit , te cilet nuk respektonin marreveshjen e levizjes se lire ne menyre reciproke per 5 vende Europiane si Polonia,Qipro,Rumania,Bullgaria e Krocia , parlamenti evropian miration ETIAS , per te gjitha vendet qe kane marreveshje levizjeje te lire me BE. Si do e pergenjeshtrosh kam kuriozitet,cfare perlash do gjesh ne qitapet e Alfred Leles e Cim Pekes.

Turp Kaposh qe e perkthen Ballkanin Perendimor si Shqiperia…as Shqiperia e Modhe nuk shkon deri atje.
Ndoshta edhe mund tja vene vizat shqiperise habi nuk eshte por ky lajm eshte i mire se te pakten deri ne 2020 nuk do te kete ndryshim te statusit aktual.
Hiqe frymen anti-shqiptare prej shpirtit Kaposh se ne 2020 mund te jesh ne Pushtet ti me Lylin e Monen.
Turp ky lloj opozitarizmi.

@kapo, nese mund te te pyes: ne c’shtet jeton ti?

Kanada. Per provincen duhet te shkruaje vete.:blush:

me vjen keq lebetito qe sillesh edhe ti si militant i shkollum,se une dua te ngreh shqetesimin si gjithe qytetaret e tjere Ballkanit Perendimore

“Shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë reaguar me zemërim pas paralajmërimeve për rivendosjen e masave të reja për futjen në zonën Shengen. Ata kujtojnë tani vitet e pritjeve para ambasadave, procedurat e gjata dhe pritjet e vizave, ndjenjën e të qenit qytetar i rangut të dytë. Në vitin 2009 është festuar me të madhe heqja e vizave për shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, ndërsa në vitin 2010 edhe për ata të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.” shkruan DW.

"Në komentet në këto vende thuhet se po kthehen vizat, por me një emër tjetër. Nuk ndihmojnë shumë as pohimet në Bruksel se këto masa do vlejnë për shtetasit e 60 vendeve nga mbarë bota. “Po na kthejnë mbrapa, në vend që të afrohemi me BE”, thonë në Ballkan.

Dallim mes vizës dhe formularit

"Udhëtarët duhet të plotësojnë formularin në internet, ku duhet të shënojnë të dhënat personale, kontaktet, vendin ku udhëtojnë, të dhënat për sëmundjet, të dhënat për ndjekjen penale, të dhënat nëse janë refuzuar në ndonjë vend apo janë dëbuar… Të gjitha kryhen në internet, pa pagesën e ndonjë takse shtesë. Ndërsa përgjigja duhet të kthehet më së largu pas 72 orësh”
KE propozoi që të paguhen 5 Euro për një kërkesë, ndërsa viza të vlejë pesë vite (apo deri në skadimin e pasaportës aktuale) dhe që personi të futet në zonën Shengen pa kufizime.
Nga taksat janë të liruar personat më të rinj se 18 vjeç dhe më të moshuar se 60 vjeç, sikur edhe studentët, shkencëtarët dhe anëtarët e familjeve me nënshtetësi të ndonjë vendi të BE-së. Në BE thonë se në rast se dikush nuk ka qasje në internet, kërkesën mund ta plotësojë edhe ndonjë person i tretë. Në BE presin që rreth 95% e kërkesave të lejohen automatikisht, pra brenda 72 orësh, leja duhet të kthehet në adresën e personit që ka kërkuar. Në rastet më të komplikuara, kërkesa duhet të përpunohet me dorë dhe përgjigja mund të vonohet deri dy javë. Personat që marrin përgjigje negative, kanë të drejtë ankese.

Nejse e kuptove Gabimin. Por ti cer proteste do me bo? Nese Ustaji te thote qe ne shtepi time ske per tu fut si ma perpara ti do protestosh qe te futesh me Zor? Komunizma i ka lene me mentalitetin e gabuar keta qytetar. A do nje proteste qytetare ti ???
Qytetaret e Ballkanit Perendimor nese nuk jane Lipsar tua dhjesin vendeve te BE te mos aplikojne per viza poshteruese e ti bojkotojne si qytetar te civilizuar qe meritojne me shume…:zipper_mouth_face::zipper_mouth_face::zipper_mouth_face:

Nderkohe ky eshte lajm disi i mire sepse futet ne fuqi mbas 2020 sepse ka ene revokim vize ne kufi te pernjehershem.

kshu transferohet puna e policis kufitare tek qytetari i thjesht. ,si fillim esht procedur “gratis” …