A po lind kritika e restoranteve?


#1

Perseritet vazhdimisht se ne Shqiperi mungon kritika per shume gjera dhe nder keto hyjne edhe restorantet. Por gjeta tek nje blog i quajtur Bonvivant nje kritike drejtuar nje vendi relativisht popullor ne Tirane, “Cioccolatini Italiani”, ne bllok.


#2

helbete, a te atyre qe sherbejne cukullata por sipas vepres* askurre e atyre qe sherbejne qofte&ferrnet
*vezullime te kthjellta


#3

Pjeri duhet Te konsideroje nje karriere si kritik restorantesh .


#4

Po te ishte tema per enterier objekesh hoteljerike , aty po . Do te duhej te kishte deri tash zanafillen e drejtimit si kritike vlersimesh .por
te flasesh per kritike kulinarie ,eshte absurd per momenin
Nuk ke si zhvillon kritike per nje drejtim kur ai drejtim nuk zhvillohet .E gjitha cka behet eshte imitim gatimi dhe servisimi .
flasur me karta hapur gjithe evulocioni i shqises ne te ushqyer tek shqiptaret ka ecur vetem nga grosha ne shpagetta apo biftek alla nature ( bioooo zarzavate ) dhe emri Barollo tek shtresat pseudo snobe albaneze.


#5

Jo, s’po lind. Se restorantet nuk jane te hapur per kritika, dhe shqiptaret s’kane qiellezen e stervitur me shije gjithefarelloj. Ceshtje kulture. Une rizoton me te keqe e kam ngrene te Carlsberg. Frekuentimi i vendit me ben te mendoj qe s’e mendon asnje si une :slight_smile:


#6

Alba, ndonse bej eksperimente ngaiher me gjellerat, prap jam amator, se ne fund te fundit, per te bere nje gje, shoh/kopjoj/vjedh nga gruaja :grinning:


#7

Kritiku i restorantit provon cilesine e Gatimit ,pastertine e lokalit ,kulturen e sherbimit ,cmimet etj


#8

Aaa, per kulturen e sherbimit dhe çmimet, po, ketu do kisha deshire te ndihmoja çdo lokal, por tu besh nje kritike atyre ne sy, merr te shara nga mbrapa, ndonse ti perpiqesh ti ndihmosh.


#9

O Pjer mos u haverda si vaji nLakra, cere te duhet tina REstoranti. Lenia Restorantet Pabuksave e atyre qe lajne pajata qe ta ken si synim e cati kulinarine. Shif mor drejt Fronit te KM se u bo nje zhgarravinaxhi KM para teje qe i ka pjell atij poplli VQ qe skan sy ti lexojne. Mos u merr me Kulinarina se do i prishesh pune vetes.
Kush osht ky KM i Ri do pyes dynjoja…ka per tu hudh JPS e do thote njoni qe vendos cmime restoranteve a ha luleshtrydhe me akullore e konjak me Cunat ne Mergim.


#10

Kritika sikur kishte dale nga ndonje Marketing 101 i perkthyer ne shqip. Pse kur ka zenka midis klientit dhe biznesit nuk publikohet cfare ndodhi/u tha por hidhen keto tymuese? Dhe mbi te gjithe pse duhet nje njeri te shkoje te haje nje bicim akulloreje 9 mije leke? :smiley:


#11

Ca kritike thu ti, ne shqiperi te shikon shtrember kamarieri kur porosit, te besh edhe kritike te mbyt fare


#12

Nuk e di c’ndodhi midis blogeres e restorantit, se ca nga komentet ishin fshire, por po e marr ne “face value” qe restoranti u soll keq. …ktu mire.

Persa i perket shenimeve/komenteve te blogut rreth menus, nuk eshte detyra (as ekspertiza) e blogut me dhene mend se si te manaxhoj biznesi kostot, reklamat e cfare produktesh te beje “feature”. Normalisht qe biznesi do reklamoj gjerat e shtrenjta se aty rrezik i ka marzhet me te medha. Apo me te vogla. Reklamimi shton kerkesen! Gjithashtu, duhet t’kesh shume opinion te larte per aftesite personale kulinare ku te gjesh konfidencen t’i thuash kuzhinjerit qe elementi X apo Y ne pjate eshte i tepert.

Nqs se je kaq i/e mire per manaxhim cmimesh/kosto e strategji menuje, hap restorant, mos hap blog.


#13

Kush duhet te jape mend? Ne mos klienti, kush, kritiket kulinare nga Belgjika? Nuk eshte kushedi verejtje qe racionet e embelsirave jane te medha apo qe dekoret jane te tepruara. Blogerja i ben favor atyre qe kerkojne informacion mbi embelsirat ne ate bar dhe barit per te permiresuar produktet e veta. Nga fotoja duket qe ka dekor por jo substance. Ne kete pike mbase s’e ka keq.


#14

Normal, tani qe jemi pjese e gjenerates Yelp, jemi te gjithe eksperta menush e vendosje ushqimi ne pjate. Nuk e di nqs e di apo jo, por ka libra specifik per artin e vendosjes se ingredienteve ushqimore ne pjate - qe jane “required reading” per guzhinjeret.

Une punoj me pasticiere dhe ata i kushtojne jashtmase rendesi gjerave qe vejne ne pjate e si i vendosin. Cdo gje eshte aty sepse shefi pasticier ka nje vizion vizual dhe shijor qe mundohet te percjelli. Kur vjen dikush pa ekspertize, e thot …hiqe kte se eshte kot: 1) ose nuk e kupton konceptin 2) ose nuk eshte i/e interesuar ne eksperiencen kulinare qe po serviret.

Nejse e peruroj blogeren per iniciativen se gjera te tilla duhen. Por nje blog i mire eshte objektiv dhe jo subjektiv, sepse i ben dem jo vetem biznesit por edhe lexuesit.


#15

Nuk ka si te jete objektiv gjykimi kur behet fjale per shije, por mendoj qe eshte munduar ta beje kur permend dekorimin e tepruar. Guzhinjeret shpesh vene dekorimin para cilesise se perberjes te embelsires dhe anasjelltas. Nganjehere e teprojne me te dyja. Nuk jane aq te pakritikueshem dhe ultimatisht eshte klienti gjykuesi me i mire. Ne fund te fundit, nje entuziast embelsirash do te kthehet e te rikthehet aty ku embelsirat kenaqin qiellzen dhe syte.


#16

Blog shume interesant. Hera e pare qe degjoj per kritike restorantesh. Me pelqen iniciativa. :slightly_smiling_face: presim shkrime te tjera.


#17

Ndonese pak me vonese po ju kthej pergjigje tani per sa thoni. Ndoshta nuk eshte shume e qarte nga shkrimi se si qendronte historia por une nuk kam kritikuar reklamen dhe promocionin e produkteve te caktuara, kam hedhur disa kendveshtrime per produktet qe sherbehen aty. Gjss kjo nuk eshte ceshtja. E bukura eshte qe une e kam hapur nje restorant, kam lexuar, kam punuar dhe gjerat qe i them nuk i them kot, dhe nuk eshte qellimi im te vjell vrer apo te flas per lulet ne tavan. Blogun e hapa tani ne fund qe te ndihmoj te gjitha palet te permiresohen.


#18

Ju falenderoj, me pak vonese. Tashme ne blog ka edhe shume shkrime te tjera.


#19

Ndoshta kam lexuar shume libra ‘for dummies’ ne rini. Gjss e kam bere te qarte se cfare ka ndodhur, por eshte e merzitshme per lexuesin te kaloje ne shume detaje. Fakti qe nje lokal i tille ben block nje blog qe merret me ushqimin eshte mjaftueshem per te hapur nje debat, dhe une kete kam bere.


#20

edhe mua me pelqen blogu; shkembimet me pronaret apo shefat jane priceless. edhe porositja konstante e entrecote :blush:. nese do kerkoja ndonje gje do ishte perfshirja e fatures ne fund te reçensave.