Adresat e reja, ja si do të shkruhen tani


#1

Ka hyrë në fuqi modeli i ri i adresave, i cili do të duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet publike, private, personat juridikë e fizikë në çdo format zyrtar që kërkohet.
Ministria e Brendshme, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ka përcaktuar edhe mënyrën sesi do të vendosen elementet përbërëse të saj.
Ligji parashikon edhe sanksione të forta për institucionet vendore që nuk do të zbatojnë këtë detyrim: Gjoba tashmë është dyfishuar për kryetarin e bashkisë (100,000 lekë) dhe Zyrën e Urbanistikës (50,000 lekë).

Elementet e adresës do të shkruhen sipas kësaj radhe:
– emri i bulevardit/ rrugës/ rrugicës/ sheshit ose parkut;
– numri i ndërtesës “Nd”, numri i hyrjes “H”, numri i apartamentit “Ap”;- emri i qytetit/fshatit, emri i njësisë administrative, kodi postar;

– emri i bashkisë. Në çdo rast emri i rrugës, si dhe emrat e bashkisë dhe njësive administrative, shkruhen me germa të mëdha. Nëse ka shkurtime pas tyre vendoset “ . ”.

Elementet për ndërtesën, hyrjen dhe apartamentin do të shkruhen në një rresht dhe do të ndahen ndërmjet tyre me shenjën “ , ” ose “ ; ”. Në rastet kur mungon numri i hyrjes së ndërtesës dhe numri i apartamentit do të thotë se ndërtesa ka përkatësisht një hyrje dhe hyrja ka vetëm një apartament. Në këtë rast do të shkruhet vetëm numri i ndërtesës. Në rastet kur mungon numri i apartamentit do të thotë se ndërtesa ka përkatësisht një hyrje dhe hyrja ka vetëm një apartament. Në këtë rast do të shkruhet numri i ndërtesës dhe numri i hyrjes.
Emrat që përcaktojnë elementet fshat qytet/njësi administrative dhe kodi postar, do të shkruhen në një rresht, të ndarë midis tyre me shenjën “ , ” dhe “ ; ”.
Emri i Bashkisë do të shkruhet në rreshtin e fundit në rastet kur kemi adresë brenda vendit dhe kur kemi adresë për jashtë vendit do të shtohet dhe emri i shtetit në të njëjtin rresht me emrin e bashkisë të ndarë midis tyre me shenjën “ , ” dhe “; ”.
SHEMBUJT
a)Në rastet kur kemi për të shkruar adresën në Bashkinë Tiranë:

Rr. “MYSLYM SHYRI”
Nd.5, H.2, Ap.12
Njësia Administrative Nr.10, 1001
TIRANË

b) Në rastet kur kemi për të shkruar adresën ku qyteti dhe njësia administrative është me emër të njëjtë me bashkinë:

Rr. “JANI VRUHO”
Nd.5, H.2, Ap.12
5003
BERAT

c) Në rastet kur kemi për të shkruar adresën ku qyteti dhe njësia administrative është me emër të njëjtë, por me emër të ndryshëm me bashkinë:

Rr. “AGIM RAMADANI”
Nd.10, H.2, Ap.12
BAJRAM CURRI, 8702
TROPOJË

d) Në rastet kur njësia administrative ka emër të ndryshëm nga bashkia:

Rr. “DELIALLISI”
Nd.46, H.1, Ap.3
SUKTH, 2010
DURRËS

Rr. “KOSOVA”
Nd.23, H.1, Ap.3
LAÇ, 4701
KURBIN

monitor.al


#2

demek u beme me kod postal. Po mire mo, po emrin, do dale njeri t’ua mesoje si shkruhet?


#3

edhe nja dy shpjegime mbi njesine adm. vs. fshat/qytet vs. bashkia

dhe pastaj… yll!!


#4

Rr. “Trump”
Ndertesa.1, Hale.1, Apartamenti.3
Bathore, 4701
Tiruna


#5

Punet e mira behen avash avash.ne vetem 100 vjet pavaresi harritem ti bejme banesat tona me adresa postare.


#6

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.


#7

cfare eshte njesia adm. dhe si ndryshon ajo nga qyteti / fshati dhe bashkia?


#8

Hiqni mer iher ato emra rrugesh “uillson” “bush” “pidhisomeson” etj… i duket modern kllufave te administrates?
Besoj, si tirona asi kryeqytet tjeter n evrop se ka shkerdhy identitetin e vet dhe pergjegjsine qe sjell fjala kryeqytet ne sensin kombetar. .


#9

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.


#10

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.


#11

Flm.
edhe qytetari duhet te jete i njohur me keto terma mepatjeter. Se hyjne ne pune ne menyra te ndryshme, jo vetem per posten, mendoj.

tani qe e shkrojte, c’eshte edhe komuna?
A ka nje burim ku t’i lexoj vete?


#12

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.


#13

rrofsh.
e ngaterruar pak,
komuna perbehet nga njesite adm. por u perbeka edhe nga fshatra…
me duket e kam gabim prape


#14

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.


#15

do marre seriozisht kjo, ja t’i hedh nje sy te mire sot ketyre puneve


#16

Po ndertesat ose pallatet a do te kene numra? Po hyrjet a do caktohen se kush eshte e para, kush e dyta e me radhe? Pra nga duhet te filloje numurimi kur ne nje ndertese ka me shume se nje hyrje? A do te vendosen numrat neper ndertesat? Ne tirone ka filluar grumbullimi i mbeturinave te ndara ne 2 grupe. Gallata ishte se njerzit ngaqe tek qesja e plehrave i kane te perzjera (organile me plastike e qelqi etj) nuk dinin tek kush kazan ta hidhnin, pasi do te benin gabim, i hudhnin anash kazanave, pra jashte pertoke. Ose ndoshta e benin me qellim qe grumbulluesit informale te mund te mernin mbetjet e riciklueshme. Sidoqofte une per vehte qysh dje fillova te mbaj 2 qese poshte lavamanit te guzhines: tek njera do hudh mbetjet organike dhe tek tjetra mbetjet e tjera. Pra po nuk ndryshoj qe ne fillese (shtepi) mbajtja e plehrave ne 2 kosha te ndryshem, kazanet e bashkise do te dalin jashte funksionit.


#17

Nuk do kete me adresa te tipit “tek ish-pularia”, “prapa frigoriferit”? Si do orientohen njerezit tani me kode postare? Edhe ca eshte kjo nje vend eshte Sheshi Fryderyk Franciszek Chopin tjetri Uillson? Shkruaji shqip te dyja, nje Frederik Shopen dhe tjetri Uillson, jo allasoj.


#18

Si i behet kur semuret postjeri ose kur nuk paguan faturen dhe i mbyllin celularin?


#19

eshte exlusivitet i mediave televizive dhe e pronareve te objekteve ndertuar legalisht ne rradhen e trete perballe dhe ne krah te djatht ngjitur me hyrjen kryesore te objekteve qe njihen si “Toke e xanun”.


#20

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.