Ajo pranoi! Më pas balona u rrëzua…

Gjithçka filloi si një propozim romantik, disa metra mbi tokë, por jo gjithçka përfundoi sipas parashikimit. Christine Peters e ka patur gjithmonë ëndërr të bënte një xhiro me balonë, por, si të mos mjaftonte vetëm propozimi për martesë që ta bënte këtë ditë të paharrueshme, edhe përplasja që ndodhi më pas do mbetet gjatë në kujtesën e saj.

Stephen Martin sapo i kishte propozuar të dashurës së tij, pasi kishin hipur në balonë, për një xhiro mbi qytezën Edmonton. Në bord ishin rreth 10 persona, por menjëherë sapo Christine pranoi propozimin, piloti i balonës tha se po ecte shumë shpejt e se nuk po e kontrollonte dot më.

Pas uljes ku fatmirësisht nuk pati të lënduar, Martin shtoi: “Ishim rreth 50m në lartësi e papritur filluam të uleshim shumë shpejt. U prekëm me disa pemë të një shtëpie fermeri dhe balona u pengua. Ajo që e bën këtë aventurë akoma më të çmendur është se filmuan gjithçka. Pavarësisht se unë nuk i kam qejf lartësitë, do ta provoja përsëri një xhiro të tillë.”
https://www.youtube.com/watch?v=3spRbi4MSw4

Dhe une kam qef me hip ne keto ballonat me ajer po pikerisht kjo ideja se bie … Sme le burri! Ka frike se e le te ve. Lol

Nuk besoj se ka burre qe nuk e le gruan te hipe ne avion , qofte ky me ajer , qofte pa ajer.

:joy: fol per vete brado. lol

Kjo eshte per te prish syun e keq, do te thoshte nje supersticioz.
Jo, kjo eshte shenje qe ata s’do te jetojne happily ever after, do te thoshte nje supersticioz nga fela tjeter.

Ca te komentosh me shume? Edhe mua me pelqejne shetitjet me balone.

1 Like

vallaj as iMothi s’ kish pas mujt me e than ma bukur