Alfabet Ngjarjesh

Alfabet Ngjarjesh

Ngjarja e Pare

Zoti krijoi gruan.
E pa habine e burrit dhe tha se gruaja ishte me shume nga ç’dukej.
Por ajo eshte e zhveshur- mendoi burri- qe mund te shikonte gjithcka.
Pastaj ra mbremja mbushur me pullaze drite dhe puhiza rrenqethese.
I ulur ne bisht burri vezhgonte ngultazi krijesen e lakuriqe qe lagej nga drita e henes.
Hena u mbulua nga rete dhe pellembet e nates fshehen trupin e gruas.
Ne terr burri ndjeu deshiren per te pare gruan.
Ai perpoqi veshtrimin trupit te nates, por ishte e pamundur………. e pamundur ta shihte.
Pastaj mbeshteti koken ne pellembe dhe kujtoi fjalet e zotit se “ajo ishte me shume nga ç’dukej”.
At’here burri leshoi psheretimen e pare, po gruaja nuk dukej.
Dhe burri heshti, I mbytur nga nje vete qe se kish njohur me pare, u ndje ligesht.
Gruaja qe kish qene shume prane tij e preku, dhe ai e njohu…… dhe perseri ju kujtuan fjalet e zotit se “ajo ishte me shume nga c’dukej”.
Keshtu kish ndodhur ngjarja e pare.
Burri kish njohur vetmine!

Ngjarja e Dyte

Zoti tha se mund te kishin cdo gje- vec frutit te ndaluar.
Por femra e tij deshironte ate qe snjihte, dhe zgjaste duart drejt saj.
Vetja e tij kish frike, ndersa ai e dinte se ashtu si gruaja e donte te pamunduren.
Pastaj ajo vetem e pa, me syte qe zoti i kish dhene, me syte qe kerkonin, paturpesisht ate qe su takonte.
Dhe ai u ngrit, mori frutin ne duar, dhe bashke hengren tulin e tij.
Pastaj kuptuan se kishin marre ate qe s’njihnin, dhe per te harruar u shtrine te flinin.
Dhe fjeten shtrenguar pas njeri-tjetrit.
Ende skishte zbardhur kur ai degjoi nje te qare femie dhe ne gjoks ndjeu peshen e vdekjes.
Nuk kishte mundur te harronte asgje.
Lakuriqsia e gruas, i kujtoi ate qe dikur kish qene.
Dhe perseri ndjeu te qaren e femijes, dhe perseri ndjeu kafshimin e vdekjes.
Ende skish zbardhur.
Ajo vazhdonte te flinte bri tij.
Kish ndodhur ngjarja e dyte.
Gruaja i kish falur atij jeten dhe vdekjen.

Shkruar me maje te gishtave. Mua me pelqeu.

1 Like

Bile ti ke dhe tregume te tjera qe Jane po aq interesante. Shpresojme ti sjellesh me kalimin e diteve. Por ajo qe mbetet mjaft e vecante , eshte prezenca juaj tek peshku I ri , te pakten nga formati dhe koherenca.

1 Like