Amnistia e vitit zgjedhor fal miliona

Shqiptarët kot sa paguajnë taksa, mund të thonë disa njerëz të papërgjegjshëm, dhe fatkeqsisht, kanë të drejtë. Qeveria ka gati projektligjin që fal të gjitha detyrimet e krijuara para 31 dhjetorit 2010. Evazorët duhet të jenë duke festuar, na e futën sërish sa krahu! - do thonin qyqarët që i paguajnë taksat një më një. Për detyrimet e pashlyera të krijuara midis Janarit 2011 dhe Dhjetorit 2014 falen kamatvonesat dhe gjobat, me kusht që të shlyejnë detyrimin fillestar. Kurse, siç e nënvizon edhe Topi në kronikë, për ata që kanë detyrime për 2015 - 2016 nuk do keteë ASNJË FALJE. :joy: Këto do falen herës tjetër. Kështu, kush i pagoi taksat e gjobat, le të hajë… veten me dhëmbë.

3 Likes

vend rrumpalle

jane duke fal veten, jo popullin

Eshte tipike ne cdo vit zgjedhor.Madje tipike jane levizjet ne fushat e meposhtme : 1.rritja e pages minimale; 2.amnistia fiskale; 3.legalizimet; 4.pensionet e ushtarakeve.

Shqyptaret si adhurus te çilrt te zotnis tramp duhet te mesojn prej tijna mos pagujn taksa hyqymetit. Jo veç me fjal por ne me vepra!

1 Like

i drejti e ha gjithnje, eshte ligj
megjithate duhet thene se nje pjese e gjobave kane qene dhe abuzive, administrata tatimore sidomos ne rrethe eshte teresish t e paafte dhe ineficente

Ama ka edhe nje presion te administrates tatimore ndaj biznesit te vogel ne kete periudhe duke i kerkuar rishikim te deklarimeve sepse nuk kane realizuar xhiro mjaftueshem.Eshte tipike e paaftesise se institucioneve te zgjidhe problemet me menyra alternative te padrejta.Keshtu qe diku nje shpulle(presioni dhe gjobat e padrejta) e diku nje puthje(amnistia), situata mbetet po njesoj.