Si të përballohen epidemitë në vendet në rrezik, qasja në analizat diagnostikuese, shpërndarja e barnave gjenerike kundër HIV-it.
Por mbi të gjitha ngadalësimi në luftën kundër AIDS-it, që rrezikon të bëjë të PA-arritshme objektivat e vendosura nga Kombet e Bashkuara për 2020-n.
Këto janë disa nga temat që do të jenë në qendër të Konferencës së 22-të Ndërkombëtare të AIDS-it që filloi punimet e saj sot e do të vazhdojë deri më 27 korrik në Amsterdam të Hollandës.
Konferenca më e madhe shëndetësore në botë ka sjellë së bashku mbi 15.000 shkencëtarë, aktivistë, punonjës shëndetësorë, hartues të politikave dhe liderë globalë. Princi Harry, Duka i Sussex, është gjithashtu i pranishëm në mesin e mysafirëve sikurse Elton John, Bill Klinton etj
Sipas të dhënave më të fundit të lëshuara nga Programi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara për HIV / AIDS (UNAIDS), 36.9 milion njerëz në mbarë botën jetojnë me virusin HIV dhe infeksionet e reja në vitin 2017 ishin 1.8 milion, duke përfshirë 180.000 fëmijë të cilët kanë kontraktuar infeksionin në lindje.
Për herë të parë, gjatë kulmit të epidemisë së SIDA-s në vitin 1985, Konferenca Ndërkombëtare vazhdon të ofrojë një forum unik për takimin midis shkencës, mbrojtjes dhe të drejtave të njeriut.
Në gjëndjen aktuale të ngadalësimit në progresin e bërë për të mposhtur sëmundjen, tema kryesore do të jetë nevoja për t’u kthyer me përshpejtueshmëri obiektivave.
Infeksionet e reja po rriten në të paktën 50 vende, veçanërisht në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Në përmbledhje, ritmi i progresit për të mposhtur epideminë nuk po hecën ritmin e duhur për të arritur obiektivin 90-90-90 deri në vitin 2020, dmth. 90% e infeksioneve HIV të diagnostikuara, 90% e personave HIV pozitiv të jenë në trajtimin antiretroviral, 90% e personave HIV pozitiv që jenë në trajtimin antiretroviral të kenë ngarkesë virale të shtypur. (pra nivel virusi në gjak të papërfillshëm)
Një tjetër rezultat që është përmendur që në fillim të konferencës e që është tashm një fakt është se unanimisht, hulumtuesit kanë dalë në konkluzinin se: individët të cilët kanë arritur sukses dhe mbajnë shtypjen virale nëpërmjet ART-it për më shumë se 6-muaj, NUK transmetojnë virusin seksualisht tek partnerët/et e tyre HIV-negativ/e.
Ky është një konkluzion i rëndlësishëm që bën të mundur uljen e stigmës ndaj personave HIV pozitivë, si dhe nje rrit ndjeshëm forcën për testime vullnetare apo pranueshmëri të gjëndjes.
Situata e HIV/AIDS në Shqipëri
Viti 2017 ka shtuar 81 raste të reja me HIV, nga të cilët 57 janë meshkuj, 24 femra dhe njëri prej tyre është një fëmijë 7 vjeçar i infektuar nga mamaja. Trendi i infektimit duket se është i njëjtë me atë të një viti më parë.
Numri total i të prekurve me HIV/AIDS në Shqipëri është 1090. Specialistë të fushës theksojnë se mbetet problem diagnostikimi në stade të avancuara. Thuajse 70% e tzre, testohen me vonesë, gjë që vështirëson edhe trajtimin pasi mund të ndodhë që mund tetë shfaqur nje tjetër sëmundje bashkëshoqëruese.
Situata sociale
Fatkeqësisht, stigma dhe niveli i padijes rreth HIV-it janë një tjetër faktor i cili kushtëzon jo vetëm jetesën e një personi HIV pozitiv në Shqipëri, por ndikon keqazi në perceptimin mbi infeksionin tek të rinjtë e të rejat të cilët shmangin testimet e rregullta ose seksin e sigurtë, si dhe tek shoqëria në përgjithësi e cila nuk di të menaxhojë situata të tilla.
Personat HIV pozitiv pavarësisht statusit të tyre social, detyrohen te qëndrojnë të heshtur, duke ju trembur opinionit dhe perceptimit të gabuar të këtij infekssioni.
HIV sot, është një infeksion kronik, lehtësisht i menaxhueshëm, nëse kapet në kohë.
Jetëgjatësia e nje individi HIV pozitiv është e njëjtë me atë të çdo peroni tjetër.
Testimi është e vetmja mënyrë për ta zbuluar dhe kjo duhet te kthehet në një rutinë.
Publikuar nga HIV/AIDS Albania - Social Media Campaign