Arsyet e dështimit të administrimit të pallateve

Mendoj se administratori, duhet te jete njeri i pregatitur nga ana elektrike e mekanike, ku per difekte te ndryshme, te mos therasi firmen. Pastrimi i shkalles mund dhe duhet te behet nga vete banoret, nese duan qe te ulen shpenzimet per nje administrator.

Sepse ligji eshte bo me bythe, vetem per tiranen dhe per populizem.
“Administratori” duhet te jete person juridik dhe borxhet ndaj ketij personi shkojne ndaj vleres se baneses ose zgjidhen ne gjykaten administrative.

Nese nuk paguan ta nxjerrin shtepine ne shitje apo vene nje lien ne tapi.

Vetem per deshtime nigjojme.
Deshtim, deshtim, deshtim :frowning:

Propagandoi boll bashkia kete pune , por realiteti eshte qe asnje ndihme nuk ofron per administratoret sidomos per zgjidhjen e mbledhjes se lekeve, qe fillimisht u mendua.se do vendosej te fatura e ujit. Mbase kane dashur thjesht te detyrojne ca njerez te paguajne sigurimet si te punesuar admin e pastruese. Kot nuk perpiqen ti bejne te punesuar dhe keta admin e faqeve web…do rritej punesimi nen udheheqjen rilindase.

problemi esht se shqipoja preferon kafe mas kafje,per detyrime te perbashketa ska lek pretendon. Ket Popull “vet ali, vet kadi” vetem kamzhiku e sjell n terezi…
Banori i katit te 2 nuk paguan ashensorin sepse nuk e perdor. Idiotllik te till s kisha degju naiher…

Si jane keto rolet e administratoreve te pallateve ne Shqiperi? C’detyra kane dhe kush i cakton? Bashkia apo privati qe ka ndertuar pallatin?

Aty ku jetoj une eshte zgjidhur gjithmone me konsensus. Eshte prishur dicka dhe banoret kane paguar te gjithe nga pak dhe eshte zgjidhur. Problemin e kam kur komshiu i katit siper pershembull bllokon oxhakun e guzhines qe te mos i vije era e gatimit dhe duhet te shkosh t’i bertasesh vete :smiley:
Ne kete pike administratori i pallatit nuk ka asnje lloj fuqie, te cilen mendoj duhet ta kishte. Per shembull komshinjte ngjitur hane fara tek dera ime ose lene plehrat tek shkallet. Ne kete rast cfare mjeti kam une ne dore pervec ballafaqimit?

Pastaj qe s’paguajne banoret e katit te pare ashensorin eshte justifikim kot sepse jane shpenzime te perbashketa. Si te thuash qe s’paguaj ndricimin e perbashket sepse katin tim e mbaj ne erresire.

Po ja pra per keto telashe duhet opozita, por ata e kane mendjen tek cadra dhe qeveria teknike…

2 ore interviste Rama e 2 ore te tjera Veliaj dhe askush nuk pyet per keto, por e kane mendjen si te justifikojne parate qe marrin nga cadra. Nje femer shtatzane vdiq ne ashencor para pak muajsh ne Tirane dhe ka me qindra raste te tjera ku njerezit ngelin ashencoreve te cilet jane te pacertifikuar dhe rrezik.

Eshte vertet tmerr, shikon gropa ne mes te rruges pa asnje lloj njoftimi, plehra qe lihen shkalleve, njerez qe shesin e urinojne ne mes te dites cepave te pallateve, femije qe lypin ne semafore e kalimtare qe kalojne ne mes te rruges, qene e mace neper kazane plehrash dhe telat e elektrikut apo tubat e ujit qe kalojne nga nje pallat ne tjetrin pa asnje lloj disiplinimi. Kur eshte problem ne Tirane imagjino rrethet ku administratori i pallatit eshte budallek ta permendesh. E vetmja zgjidhje eshte qe ti caktoi bashkia e te kene te njejten force ligjore si polici i bashkise.

Ka aq shume pyetje per te bere por kush tja beje. Vende pa opozite, gjynah.

Banori I katit Te pare nuk do Te paguaje per riparimin e catise.

2 Likes

Ja, do kaloje dhe kjo fushate si te tjerat, dhe do vazhdojme te bejme ne vend numero! Rendesi ka qe nuk na ze gjumi!

Me ligj, tarraca ose çatia jane hapesira te perbashketa. Dhe po, te paguaje e me nje kembe biles sepse aty lart vendosen antena e depozita uji