Eshte nje nga heret e pakte qe shoh se si nje revolte per nje te drejte themelore: te drejten e te pasurit nje shtepi po arrin dita dites, per faj te nje nikilizmi vdekjeprures te politikes, te hyje gjithmone e me shume neper ekrane dhe ne qendren e vemendjes se shqiptareve.
Aktet e sotme nuk jane vetem akte dhune, jane akte te personave qe kane vetem nje zgjidhje nese nuk duan qe shtepite e tyre, ku kane banuar per 20 vite, te shkaterrohet per etje politike per tu pasuruar fale pastrimit te parave. Eshte e vertete: shume nga keta jane pa leje, shume presin legalizimin, kane paguar mijera euro. Shqiperia kudo eshte nje bombe ilegale… Kudo qe te hedhesh syte ne Shqiperi , , kudo shtepi te paligjshme, ndertime pa kritere dhe pa rregull. Doni nje shembull: rruga Edi Rama, Vila Edi Rama ne Surrel po ti studjosh e ti shohesh jane te jashtligjshme. Po ai eshte Ai ndersa ata varfanjake qe per ti izoluar i therrasin “maloke”, jane masa, masa qe duhet te mbylli gojen.
Shkaterrime e shtepive, zgjerimet e rrugeve, tenderat, duhen bere me trasparencen me te madhe, trasparence qe deri me sot nuk ka ekzistuar . E ku mund te kete trasparence kur shumica e politikaneve nuk arrin te spjegoje se si eshte bere i pasur kur maksimumi i rroges eshte 1 milion leke te vjetra?
Doni te filloni te shkaterroni shtepite pa leje per te rregulluar Shqiperine?
Flloni nga vilat e golemit, nga vilat e ujit te ftohte, nga vilat e Sarandes. Pse nuk e beni? sepse ato nuk jane shtepite e popullit. Ky popull eshte teper i varfer per tu bashkuar. Nese sonte partite, sado te korruptuara opozitare, nuk i ndodhen prane banoreve te Astirit do ndodhi ajo qe ndodhi me Kukesin kur vendosen per heren e dyte taksen e rruges. Qindra forca policore do te rrethojne astirin, jo per policen qe u demtua, por per kepucen, per ti frikesuar per ti mbyllur gojen. Kepuca tregoje arroganen, arrogancen e frikacakut. Teksa shihni kete video, shihni arrogancen e pushtetit dhe mendoni se keto shtepi qe duan te shkaterrojne per te ndare miliona euro me shtrimin e 2 km rruge neser do jene te tuajat.
Eshte e drejte kushtetuese te shpronesosh e te shkaterrosh shtepite per te miren publike, eshte po e njejta kushtetute qe njeh te drejten e shperbilmit me vlerere tregu per shpronesimin dhe shkaterrimin e gjese private per te miren publike. Ne kete rast vlera e ketyre shtepiave i kalon kostot e ndertimit te rruges, dhe meqe nuk do ngelte gje “per te ngjyer gishtin” dhe mbuluar me gjethe fiku, zgjidhet rruga me e thjeshte…shkaterro 400 banesa, bej propagande se jane maloke uzurpues te Tiranes, genje dhe jepi 3 vjet qera per shtepine qe kushton me miliona leke…ç’rendesi ka se çdo te ndodhi mbas 3 vitesh me keto 400 familje.
Une jam me protestuesit.
Astiri perseri
Une sjame me banoret se ata per mua jane hajdute qe kane vjedhur token e tjeter kujt. Perkundrazi per vite e vite me rradhe dhane dyqent me qira e fituan miliona ne menyre te padrejte. Une jam me pronaret e tokes qe kurre se gezuan ate toke. Jam me qytetarin qe do rruge te reja e mos vonohet aty 1 ore. Ligji i legalizmitt eshte ligji me absurd qe egziston. Une do ju legalizoja vetem 1 banese, jo 3-4 se ne kete rast po ben biznez me toke te vjedhur.
Mire e thua, po kujt ua thua.
Je ti me protestuesit dhe na plasi.
jo more jo, nuk jane shtepi. jane biznese. kane kaq vite qe bejne biznes ne token e dikujt tjeter. dhe jo vetem kaq, por kane vazhduar nga toka jashte trotuarit e kane shkuar ne trotuar. Tiransit vete i kishin tokat aty dhe nuk i vodhen per 300 vite. Vijne keta derrat e sales, i vjedhin per 15 vite e duan te shpronesohen njesoj si tiransi 300 vjecare.
Dhe jo, nuk eshte cdo gje e paligjshme. Mos genje. 100% e atyre qe jane brenda unazes se vjeter te tiranes, ku eshte popullsia kryesore dhe qe kane nga 300 deri ne 100 ose 50 vjet aty, nuk kane vjedhur toka, dhe pse tokat i kishin aty para ketyre.
80% e atyre qe jetojne jashte unazes, jetojne ne blloqe pallatesh (astir, yzberisht, fresk, tirane e re, kodra e diellit, liqeni i thate). As keta nuk kane vjedhur gje. Perkundrazi, paguajne gjysmen e rroges ne kredi per apartamente 80 metra katror,
Paguajne kredi dhe i lene femijet te luajne ne nje ballkon 2 metra katror, dhe nga ballkoni shohin zaptuesit qe nuk paguajne kredi, nuk kane paguar toke, por e kane vjedhur. kane bere biznese e dyqane, dhe madje femijet u luajne ne oborr te madh, te vjedhur, me lodra e me pishina e me trampolina. Dhe ky qe paguan kredine per ate 80 metra katror, duhet te paguaje edhe token e ketij hajdutit qe e ka vjedhur. Je ne terezi ti?
Coje ne cdo vend te botes si ceshtje. Ndac ne Europe, ndac ne SHBa. Nuk ka perendi qe te legalizoje vjedhjen e ketyre. Nuk ka popull perendimor qe ta mbeshtese nje demshperblim te ketyre. E mbeshtesin vetem shtazet e malit.
Ti nuk je me protestuesit, je me hajdutin e tokes.
-
“Le te gjuaje gurin e pare ai qe nuk ka bere mekat.” Shteti sistematikisht vjedh qytetarin duke iu vjedhur rruget dhe hapesirat publike per t’jua dhene nje pakice klientiste. Me shtetin si i ke punet? Mire?
-
Ne nje situate te ngjashme (me pronaret e vjeter) jane dhe institucionet fetare qe kane vite ne konflikt me shtetin per rikthimin e tokave te vjetra te tyre. Ne kete rast si e gjykon shtetin shqiptar karshi tyre?
-
Pse tre-kater, dhe pse jo pese-gjashte banesa?
Situata me debile qe mund te ekzistonte. Te gjithe qe njoh, dhe qe kane blere shtepi (ne ndertim) ne pallatet e reja te ketyre viteve te fundit, nuk kane nje tapi per shkak se pallatet ku jetojne nuk permbushin rregullat bazike te ndertimit. Te gjithe potencialisht mund ta humbin shtepine e tyre nje dite.
Mantra e dites n°1: mos bli shtepi ne Shqiperi.
Mantra e dites n°2 : ik nga Shqiperia. Mos e financo ate vend me taksat e paret e tua.
Mantra e dites n°3: q*** ke te duash Shqiperise.
Mantra e dites n°4: mos u zi me z. Tazo
.
hahaha u mblodhen maloket me brockulla absurde per te justifikuar vjedhjen
PD, parti qe do te beje hajer duke vjedhur. vetem ne shqiperi ndodh
nese rama ua legalizon ketyre cdi shqiptar duhet te ndihet i lire te shkoje e te ndertoje mu preballe dyqanit te ketyre hajduteve, te trotuari qe ka mbetur.
Me siguri gati absolute, kam siguri qe vij nga nje qytet qe eshte me afer nivelit te ujit se qyteti nga vjen ti.
Love you shkaba

nuk te ben malok afersia me ujin o njeri, por mentaliteti shpellar prej hajduti
vidh e justifikoje. vrit protestues ne pushtet e justifikoje, vrit police ne opozite e justifikoje.
Arrest kardiak 
Kjo eshte ceshtje mbipolitike. Eshte pisllek mbipartiak. Ka te beje me impulset me te ulta te njeriut. Kushdo qe i jep ngjyrosje politike genjen ose e ‘marlonizon’ veten pervecse te tjeret qe per veten e tyre genjejne e ‘marlonizojne’ veten dhe te tjeret.
Ja pikerisht ky mentaliteti i te futurit te gjitheve ne nje thes mua sme pelqen. Une skam ndertim pa leje e as me ka shkuar ndermend ndonjehere te ndertoja se e dija qe gjithmon do kisha probleme persa kohe nuk di isha ne rregull me shtetin. Kur erdhen i morren leje shtetit-JO. Perkundrazi morren persiper riskun dhe ku jane sot. Edhe dje nuk vura lek te firmat piramidale se e dija qe ishin te pabesueshme e nuk dola ti kerkoja leket shtetit qe as e pyeta fare kur i futa leket atje.
Nuk ka asnje idiot qe me paret te cilat i ka fituar me djerse do blente shtepi pa leje. Gjerat jane me te nderlikuara se aq sic e di ti, une, shpellari, qytetari, katundari dhe maloku. Si gjithnje, gjerat jane me te nderlikuara se aq. Prandaj dhe ka kaos.
Prandaj dhe mantrat me siper.
Nuk ka idiote? Pse beni sikur eshte hera e pare qe ndodh? Ata te Lana vazhdonin i ndertonin teksa te tjeret prisheshin.
Dhe ata benin si gjynafqare me ndertesat tete kateshe, dhe PD po kshu bente si “ja vdekje ja liri” per te mbrojtur vjedhjen, dhe u prishen qe te gjihta, shume me shume se keta te unazes se re. U prishen dhe tirana u be qytet normal
dhe arsyeja qe ndertojne ashtu eshte se nuk e nisin ndertimin direkt me vila.
e kane nisur me nje kioske, te shtyjme sa te shtyjme
e kane pare qe s’i ka luajtur njeri, ta bejme dyqan tamam, se i nxjerr leket
e kane pare qe bizneset ne tirane, kur s’ke kredi toke per te paguar, fitojne shume
dhe kane shtuar nje kat, se qiraja i nxjerr leket vete
kane pare qe s’i kane luajtur dhe nga dyqan pastaj kane dale ne trotuar i kane qr.
trotuari aty eshte 10 metra i gjere te ata qe nuk kane zaptuar. te keta qe kane zaptuar ka shkuar dy metra
Sado afer ta kesh detin ti, ka te drejte Shkaba, ti duket qe vjen nga shpella, se vetem shpellaret jetojne ne shoqeri parashteterore dhe nuk njohin ligjin, Te ngeli koka te kjo teme, te paska shqetesuar shume.
marlonizimi si term i ri ne peshk, ja perkthimi
Shyqyr qe erdhi kjo ditë, se po me dukej vetja “debil”: s’kish ngelur shqiptar emigrant-prej-vitesh qe nuk kish blere (më e pakta) nje shtepi ne Tirane apo Durres (minimalja!) dhe bregdet.
Me lidhje skiç me temen:
nje jetë në sherbim të vdekjes. Ky bishë-njeri:
Nuk je vetem 
Le te formojme banden e debileve.
Punojne fort shqiptaret emigrante dhe jetojne keq duke kursyer maksimalisht … per te blere nje shtepi me rrezik te larte ne Shqiperi.
Ne vendin fqinj ( Greqi) jane lire (tani per tani te pakten) dhe pa problemet legale, urbanistike apo ekologjike (sipas disa shifrave qe lexova rreth 50% e bregdetit shqiptar eshte i pafrekuentushem per ujin e ndotur ne krahasim me 4% ne Greqi).
Jo po kur te thosha qe vetem mortja i lane hesapet me kete mortje.
10 shkronja
Yeriho nuk je i informuar mire per Shqiperine. Emigrantet nuk jane budallenj qe te investojne ne shtepi ne rrezik prishjeje. Asnje shtepi emigranti nuk eshte prishur plazheve. Problemi qe kane eshte kur u ngre dikush nje pallate perballe e u bllokon pamjen nga deti. apartamentet ne Sarande jane vertet joshese dhe cmimet kane per tu ngritur ne te ardhmen.
Ajo qe skuptojne njerezit jashte realitetit shqiptar eshte se ka nja 2 milion Shqiptare, prinder tuaj, qe jetojne me ndershmeri dhe nuk kane vene nje tulle pa leje. Kta ndertuesit pa leje jane gangrena e asaj shoqerie por i Gjati nuk eshte burre tu fuse te gjatin me gunga.
Kta pushtojne me gangstere pronat e ish-pronareve te drobitur. Te mos shofin nje cope lulishte e mbetur bosh per komensim per ndonje ish pronar por me fisin e pushtojne e ndertojne menyren e tyre te jeteses se neveritshme. Mendo kur kercenojne me jete Lali Erin cmund tu bejne komshinjve pensioniste apo grave te veja.
Pushtimi i tokave ne ate vend ku mbreteron ende Injoranca e Barbaria duhet te marre fund njehere e mire bashke me klasen politike qe e ushqen. Kompensim per pushtim toke ne veri, jug e qender…veq po te njjetet kafshe.
Ndertoni ndonje kafene afer rruges se Kombit ne toke shteterore po nuk zbriten pishtaret e demokracise tju zbojne si jabanxhinj.
Perderisa Shqiptaret jane qorra me moot do behet ai vend.
400 mije ndertime pa leje ne nje komb me 2 milione nuk jane pak …
a eshte i vertete artikulli?
Sepse 1 individ ka bo 10 ndertime pa leje e bohet milioner me kompensimet. Menyre e qarte grabitjeje. ka ndertuar njeri pa leje nga njerezit e tu? Nga te mite jo sepse quhen te pa-zote.
Jo nga Te mite se ishin qytetare dhe kishin trasheguar nga nje zgeq nga koha e Dulles.te tjeret pa shtepi iken ne emigracion dhe keshtu e zgjidhem problemin e strehimit si fis .por problemi i ndertimeve pa leje eshte shume me i perhapur se c’mendohet gjithe ato tokat e lira ne tirane u zune si mall belik nga nje pjese e madhe e popullsise .qeveria meksi u mundua ti prishte ndertimet afer kamzes .mbaj mend zaptuesit burra gra te rinj te reja pleq plakat me hunj gure shkopinj u perleshen me policine dhe shteti u zbyth e ndertimet vazhduan …
sa c’ishte e vertete qe protestuesit e 11 janarit u vrane nga cadra pistoleta e nga stilolapsa me helm, e jo nga garda
sa c’ishte e vertete “ndrikulla” nuk i kishte humbur vertet gishtat, etj, etj, etj
pse s’na the qe ne fillim o Leo qe qenke komunist nga keta qe lexojne RD.
Do t’i kishim kursyer ca fjale.
![]()
![]()
![]()
Erdhe komunar .na ndrito pak per sukseset e medha te qeverise 
Qyqja, pse halà botohet haleja RD??
e pata lexuar ne fb dhe tentova ta kerkoja online po sajtet kryesore fs’kishin shkruar asgje per kete lajm as edhe per ta pergenjeshtruar, e vetmja qe e fliste si gazete ishte rd dhe:
Mund te me lexosh me siper. Nuk them qe jane budallenj por shume prej tyre biejne ne gracke te nje sistemi te qe nuk i respekton si bleres. Ato qe njoh une njerez te ndershem jane dhe me djerse e pune e kane fituar paren por ja qe kur blinin apartamentet (sidomos ato ne ndertim e siper) per nje arsye ose tjeter dhenia e tapise shtyhej.
Une refuzoj te besoj qe jane vetem ‘shpellaret’ problemi ne nje kohe qe eshte nje pjese e mire e shoqerise shqiptare ka blere shtepi ne keto kushte. Eshte shume e thjeshte per t’ia vene fajin njeres pale, eshte me e komplikuar ta kapesh problemin nga ajo qe eshte: skeme e sofistikuar kaosi dhe vjedhjeje.
Nje shtet i drejte ne syte e mi nuk e lejon nje pallat te ngritet pa leje dhe pa kritere, nuk jep leje te fallsifikuara, e detyron ndertuesin te rimbursoje shume e derdhur nga bleresit dhe ne pamundesi te kesaj i rimburson me paret e veta ne rast shembjeje.
Nuk me intereson lali Eri, njeri e tjetri, persa kohe qe cdo kater vite ndryshim qeverish justifikohen vendime te padrejta me paaftesine ose keqberjen e qeverise te meparshme. Keta njerez qe nuk perfitojne tapite jane gjithmone ne rrezik qe t’iu shemben pallatet ose shtepite ku jetojne.
Prandaj dhe them, ikni, mos blini ne Shqiperi, mos jepni energjite tuaja per nje sistem qe nuk ju trajton sic duhet.
Shteti i leshit, i nxjerrin policet per te perballuar proteste me uniforma normale nderkohe qe ju duheshin skafandra dhe mburoja. Policia arreston keqberesit, shkojne deputetet e ua heqin nga duart duke u zene. Ku e kane pare kete lloj sjellje me policine keta? Bjeri mer deputetit, thyeja dhembet se s’te gjen gje. Max do ankohet te BE po pune e madhe. Deputeti te pakten do ta nxjerre mesimin.
njerez perverse.
Po nuk jep shteti leje te fallsifikuara por thellohuni pak me shume e mos flisni ne tym. Kur ti ble prone pa titull pronesie atehere e meriton te te grabisi ndertuesi i pallatit. Kur ne emigrasntet blejme prone ne uesej marrim avokat personal plus avokat banke pikerisht per ket tapi. nese ne Shqiperi blihet perseri me bese mes te pabesve atehere eshte idiotesi.
Po sigurisht qe shpellaret vijne perderisa ish pronaret ngelin me gjisht ne goje. kush ka me shume pjella me pushke do pushtojne me shume sic kane pushtuar.
@Astrit_Tazo
Nese gruaja 5 muajshe shkon ne konfrontim fizik me policine ku poplli hedh shashka atehere familja dhe burri duhet te nderhyjne tek kjo grua sepse nuk eshte mire nga trute e kokes e mos ben gjema te tjera me pas.
Ja nje udhetim ne memorie: pallati i “Bashes” ne Vlore. Perse u denua Gjika?
Shteti nuk eshte nje entitet abstrakt. 
Sepse kishte dhene leje te padrejte per shtesen ne DET por jo te fallsifikuara e prandaj Basha fitoji ne gjykate. Nese Gjika do kishte leshuar leje te fallsifikuar e hante vjerri ie bashes dhe Aurela sepse gjykata nuk njeh leje te fallsifikuara. Po edhe mustaqemuti nuk kishte nga levizte me Salih qenefin Krtyeminister…jane te thella keto gjona.
Eshte e qarte pra qe shteti nxjerr lejen e forte qe gjykata ta njeh, pastaj se si i ben letrat per te marre leje me fallsifikim apo zaptim eshte njesoj. Hotel lluksoz Dolce Vita ne Durres eshte me leje te ligjshme e jo te fallsifikuar, por Kosovari Fierit e ka morr token duke fallsifikuar letrat qe Baba i kish vdek duke kullotur bagetite e prandaj ishte prone e tij…cmenduri. Pale ai caktimi i pronave me deshmitar gojor.
Nese Basha do kish leje te fallsifikuar nuk do kish morr leke, por mori leke sepse lejen e kishte nga shteti te ligjshme por gjykata e strasburgut i zbriti gjoja pjesa qe ishte ne det.
Po meqe ra fjala Basha i mori leket??? Se strasburgu ta jep te drejten por qeveriu Rama ende nuk te demshperble , apo jo?
Nuk ia kam idene nese i ka marre apo jo. Kam parasysh qe demshperblimet marrin vite; kur biejne dhembet e fundit fillojne e vijne paret lol. Per mua shembja ka qene e drejte, ne te kunderten ajo qe nuk ka qene e drejte eshte prokurimi i lejes, dokumentimi, intrigat, etj. Kot te flasim shtrembet, lungomare i jep dinjitet Vlores, ndonese duhen me shume peme e me pak beton.
Shpesh here degjohet argumenti se pse shteti i la te ndertonin:
“ignorance of the law is no excuse.”
For example, murder is usually defined as intentionally killing someone. If you killed someone, and you meant to do it, then you have satisfied the elements of murder, and committed the crime. It is not a defense to motor to say, I didn’t know that was against the law.
Me sa di parashikohet dhe ne kodin Shqiptar
Kjo ka vlere persa eshte toke e askujt.zaptuesit kane qene gjithmone te ndergjegjshem se jane ne toke te di kujt tjeter por kane vepruar nen assumption se jemi gjithe keta nuk kane c’na bejne ,pra nen parimin e forces .si rrjedhim constitutes marrte te pasurise me force e cila nuk njihet nga ligji romak I postuar me siper .
Toka i përket atj që e punon

Shtese: kur them per shembje te drejte e lidh me te miren publike qe eshte shtrimi i nje rruge kembesoresh dhe nje piste te ciklueshme, kurresesi per menyren si eshte bere.

Gjithandej ne vende te botes se trete ose ne zhvillim eshte ky fenomen i zaptimit te tokes te pabanauar nga njerez te provincave te cilet kerkojne pune ne kryeqytet apo qytete te medha. Cfare behet per kete? Nuk bindem qe duke i hequr thjesht me urdhra largimi ose duke mos i lejuar banimin rregullohet problemi i tyre dhe problemi me i gjere i shoqerise qe eshte menaxhimi i popullsise ne metropole, etj. Sa eshte legjitime e drejta e prones e pronarit fillestar eshte edhe e drejta e njeriut per nje pune e nje jete dinjitoze. Por si zgjidhet? Sigurisht nuk do ta zgjidhIm te peshku por me ben me qesh ajo qe thua me siper (opinion i perhapur) se familjaret e tu jane qytetare e s’kane zaptuar gje a thua se mos zaptimi paska te beje me ndonje etike ekskluzive te qytetarit dhe ne te kunderten nje ves
te pandreqshem te malokut.
ajo eshte squatting o njeri, dhe behet fjale kur nje ndertese “E REGJISTRUAR” ne emer te dikujt, banohet nga nje person qe s’e ka ne emrin e tij. Nese ky person jeton aty per 12 ose e shume vite pa e shqetesuar njeri, atehere regjistrimi kalon nga tjetri, te ky. Por duhet te jete prone e ligjshme, e regjistruar. Jo prone e paregjistruar. Nuk ka lidhje fare me rastin ne fjale.
zaptimet e tokes parne qyteteve te medha, kane ndodhur ne te gjitha qytetet e medha europiane e amerikane, por kane ndodhur para 100 e kusur vitesh dhe te gjitha jane zgjdhur me zjarre te medha qe kane djegur gjithe pronat e paligjshme. Zjarr ka rene dhe ne Londer 1666, dhe ne Cikago 1871, dhe ne Nju Jork 1835, San Francisko 1851, Montreal 1852. Me e fundit eshte ne Singapor ne vitin 1961. Qeveria e Singaporit u kerkoi atyre qe kishin ngritur baraka qe t’i prishnin e t’i sistemonin ne pallate qe do te ndertonin te ajo toke, me qira shume te ulet. Ata nuk pranuan, dhe papritur ra nje zjarr i madh qe i dogji te gjitha. Cuditerisht jane djegur vetem zaptuesit dhe cuditerisht ne ato zone eshte ndertuar me nxitim dhe jane bere gjera moderne menjheere pas zjarrit.
Sot nuk ndodhin me gjera te tilla sepse nuk kane pasur Sali Berishe ne pushtet.
Nuk e di se cilen pjese te fjalise qe shpjegonte se familjaret e mi ishin ne qytet dhe e kishin nga nje cati mbi koke per rrjedhoje s’kishin nevoje Te ndertonin kasolle ne bathore ti nuk kupton .shoqerite urbane ndertohen me plan .keto lloj ndertimesh ku te munden si te munden pa tituj pronesie kane paralizuar ekonomine .

Keta jane singaporllinj o Tas .Rob kokeulur, punetore , qe i paguajne taksa shtetit e i binden ligjit .shqiperia eshte ne lige me somaline , afganistanin, rripin e gazes , jordanine etj vende qe operojne sipas parimit ngrehu njeri e bjeri tjatrit.hane shan hane bagdad.
Eshte interesante te shohesh te njejtet persona qe ngrejne zerin ne qiell per emigrantet nga Hondurasi,sot jane vene ne rradhe kunder bashkatdhetareve te tyre,qe po kerkojne demshperblim me vleren e tregut.
Keta qe gjoja ju keputet zemra per meksikanet,sot nuk e kane per gje te perdorin tere arsenalin e sharjeve ndaj verioreve,qe baballaret e tyre i mbajten per 50 vjet me force ne fshat.
Ketyre “humanisteve” ju del boja menjehere sa flasin per shqiptaret siper Lezhes.
Eshte turp te behesh me qeverine qe si demshperblim per shtepite e prishura ofron vetem 3 vjet qira te paguar!!!
Ti babam aty ku je nuk ben dot as riparime mbi $250 ne shtepine tende pa leje nga bashkia .
O kelluf, cfare do thoshte ai Trapi yt nese dikush jo vetem ndertonte ne toke te grabitur, por edhe te shperblehej per kete me tre vjet qira nga parate e tua si taksapagues amerikon qe je bytha jote, e jo vetem kaq, po grabitesit e shperblyer te ngriheshin e te goditnin shtetin e ti keputnin gishtin nje policeje. Psikopat.
Pse do te shkosh aq larg ne krahasim dhe kohe? Shif vende me levizje te madhe popullsie s psh Kinen (rasti me flagrant). Menjane Berishen dhe kompani, si zgjidhet?
E pse mos te shkoje? Ja ku doli teoria e re e shkakut te zjarreve ne Chicago dhe San Francisco. E gjeti mbrojtesi i balenave, komunari. Nuk paska qene sepse shumica e ndertesave ne Chicago ishin me dru por per te djegur pronat e paligjshme.
Mjafton t’i beje sens atij cfaredo historie alternative te kete ne mend.
ue sa i pafytyre je qe shkon e permend paligjshmerine e emigranteve por ketu do qe te lejohet paligjshmeria. ne fund te fundit emigrantet nuk vjedhin toka. paguajne qira. ue mer zot cfare njeriu me shtate fytyra. ec e komento me kete po deshe
gjembesira, kur nuk mendon dot me trurin tend por lexon portale “oburratipshurrimtrurintutkunave.al”, keshtu si ti perfundon. cdo zjarr qe ka djegur me nga mijera shtepi zaptuesish eshte zevendesuar me urgjence nga lagje te reja per te mos lejuar kthimin e zaptuesve. dhe te gjitha kane ndodhur kur qyteti ka qene duke bere projekte per lagjet. ne te njejtin vit qe singapori u bente thirrje t’i shembnin te gjitha shtepite, ne po ate vit ra zjarri, edhe pse ndertesat me dru kishin dekada qe shtoheshin e nuk digjeshin. Ne SHBA ashtu si ne Singapor jane “djegur” pikerisht kur ka pasur plane per ndertim. Po te mos kishin plane per ndertim, sic the dh vete, kasollet prej druri do ishin rindertuar nje dite pas zjarrit shpejt e shpejt, Brenda dy-tre ditesh i rindertojne ata qe duan. Por nuk i lane me autoritetet fiks pas zjarrit, sepse zhvilluan zonen me planin gati pikerisht ne ate cast.
Kur nuk ta dolen dot Danezet, si mund ta kundershtoj une qe nuk kam kapacitetin intelektual dhe durimin per anabelizmat e tua? E si mund te te them une qe kur e peson njehere, jo te gjithe jane shkerabe dhe zene mend nga gabimet. Ne Chicago (qe ti e njeh shume mire nga interneti) psh nxorren rregullin qe te perdorin materiale qe i rezistojne zjarrit. Sigurisht qe fakte te tilla nuk jane gje per shkerabe si ty qe dalin me teori konsipiracioni qe zjarret ne Chicago apo ne San Francisco i paskan shkatuar vete qeveritaret qe te prishin ndertesat e paligjshme. Edhe termetet ne SF ata i shkaktua pikerisht per kete arsye. Une kam degjuar qe termetet i shkakton nje balene gjigande e bardhe qe arriti te shpetoje kasaphanes ne ishujt Faroe.
Nuk do cuditesha nese do te binte ndonje zjarr i madh te Astiri tani qe jua ke treguar kete teorine padroneve te tu.
po sepse ti je i paafte o gjembesire qe te marresh 2+2 e te kuptosh me trurin tend qe bejne kater. Ama po te te thote dikush te cilit i mbaron portali me .al e .com qe 2+2 bejne 5 ose gjashte, ti bindesh qe bejne 5 ose gjashte dhe s’e luan topi. Kush vjen e te thote 4 pastaj, ty te duket se po ia fut kot tjetri.
Per idiotesite anabeliste qe nxjerr nga goja kishe gje?
eja tani e kupto se c’ka dashur te thote autori per kete. je totalisht rrk gjembesire
lere portalet po shih keto
Despite the fire’s devastation, much of Chicago’s physical infrastructure, including its transportation systems, remained intact. Reconstruction efforts began quickly and spurred great economic development and population growth, as architects laid the foundation for a modern city featuring the world’s first skyscrapers. At the time of the fire, Chicago’s population was approximately 324,000; within nine years, there were some 500,000 Chicagoans. By 1890, the city was a major economic and transportation hub with an estimated population of more than 1 million people. (In America, only New York City had a larger population at the time.) In 1893, Chicago hosted the World’s Columbian Exposition, a tourist attraction visited by some 27.5 million people.
Wow, qe baba dhe nji occupy wall street bicimi.
Revolte per te drejte themelore!!!
Mos more. E drejta jote mbaron atje ku shkelet e drejta time. Dhe ne kete rast po shkelet e drejta e mijerave te tjere qe nuk kane vjedhur nje cope tulle. Krahatura e 28viteve demokralesh nuk duhet dhe nuk ka sesi te justifikoje vjedhjen.
Shkabe po ti harrove vehtene kur i akuzoje emigrantet si qylaxhinj ?
qylaxhinj jane, te paligjshem jane, po prona nuk kane zaptuar si maloket. sigurisht, ngaqe nuk i kane lene. por po te ishte koherent ai gjeja, do ta kishte bere dallimin e ngjashmerive.
After the fire, laws were passed requiring new buildings be constructed with fireproof materials such as brick, stone, marble, and limestone. These building materials, much more expensive than wood, are held together by a sticky, strong substance called mortar. The construction technique using mortar is called masonry. Masons are a skilled group of construction workers.
Many poorer Chicagoans couldn’t afford the fireproof materials or skilled masons to rebuild. In addition, many could not afford fire insurance. (Before the fire, many people had insurance, but their policies were burned in the fire.) Without the means to rebuild or insure their property, thousands of people and small businesses were crowded out of Chicago.
Many other businesses simply ignored the new building laws. Wood often replaced stone, and builders decorated their buildings with wooden awnings, cupolas, and cornices.
Terra Cotta
Two events stopped this phase of reconstruction. The first was the failure of a bank, Jay Cooke and Company, in September 1873. The bank’s failure triggered a nationwide depression that halted much of the Chicago construction. The second event was another, somewhat smaller fire, in July 1874. This fire destroyed more than 800 buildings over 60 acres.
After the 1874 fire, the slow and expensive process of rebuilding with fireproof materials began. Big banks and businesses, which handled millions of dollars in revenue every year, dominated Chicago’s new business district.
Terra-cotta clay emerged as a popular and effective building material. By the mid-1880s, terra cotta tiling made Chicago one of the most fireproof cities in the nation.
Per balenen qe shkakton termetet ne Kaliforni cfare do na thuash?
Vlonjatet, beratasit , korcaret skraparllinjte tj nuk paskan ndertuar pa leje por vetem maloket ?
The Bukit Ho Swee Fire was a conflagration that broke out in the squatter settlement of Bukit Ho Swee, Singapore on 25 May 1961. This fire killed 4 people and injured another 54. It also destroyed more than 2,800 houses around Bukit Ho Swee area, leaving around 16,000 people homeless and the cause of this conflagration was never established.
The scale of the destruction of property sparked an emergency project to construct and resettle the people affected by this disaster. This first public housing project, led by the newly formed Housing and Development Board, is considered a pivotal point in the development of public housing of Singapore.
vetem pasi pane qe po u ecte malokeve, por nuk jane as 5%
te unaza e re zaptimet jane nga maloket
mu perballe te rruga matane, jo me larg se 30 metra, ke pallate me banore te ligjshem, pjesa derrmuese nga jugu
te zona e zapotuar pjesa e derrmuese nga veriu, maloke
beji vete llogarite
flm per prurjen, gjembesira, lexoje mire ate qe ke sjelle
After the fire, laws were passed requiring new buildings be constructed with fireproof materials such as brick, stone, marble, and limestone. These building materials, much more expensive than wood, are held together by a sticky, strong substance called mortar. The construction technique using mortar is called masonry. Masons are a skilled group of construction workers.
pra, pasi u dogjen shtepite e ndertuara nga zaptuesit, u vu ME LIGJ qe shtepite ne te ardhmen do te ndertoheshin te tilla qe zaptuesit nuk kishin mundesi t’i ndertonin. pra, s’ka me zaptues dhe po te vinin prape me shtepi druri.
Cfare zaptuesish shkeraba? Zaptuesit e tokave te indjaneve? Cfare i ndaloi qeveritaret te vinin te njejtat rregulla para zjarrit? Ja ta them une: se s’ja priste njeriu mendja qe nje shkendije te prishte 2/3 e qytetit, perfshi dhe shtepite e ligjvenesve.
zaptuesit qe duan geto me kioska dhe jo qytete me rruge o gjembesira po ik tani se s’jane per ty keto pune.
Rruget s’u prishen. Vete e the me siper, na e solle si gjetje gjeniale. Se zjarri duhet te prishe, sipas teje, rrugen me gure. Fokusohu shkeraba, po flisnim per Chicago e San Francisco para 100 vjeteve.
S’ka permendur askush qe ne Chicago e SF ishin zaptues qe kishin zene token pa leje.
Ahahah … gjithcka mund te shpjegohet gjithnje.
Me kete llogari qe ben PDhi.
ti e shpjegon dot se pse raporti i zaptuesve eshte 95% nga veriu 5% nga zonat e tjera?
ky rrotkadriu t’mledhje ment e kres. ka marr yrysh dhe e ka lshu pa frena. asht aty me rujt dhe administru paret e popllit, jo me i da me shoqni per qef te vet. katerdhetmiljon euro dy km rruge!!! jam t’u ba rruge me standarde, thote rrotekadriu. o rrote, thirri kadriut!
Thone Lulushja e beri ate Rrugen e Kombit per me ec me papuce. Rrotkadriu do ta beje kete dy kilometra per me ec zbath si duket.
Jo, nuk e shpjegoj dot logjiken, shifrat, ose gjithcka qe propozon ne komentin tend.
sigurisht qe nuk te leverdis t’i shpjegosh
Jo, lol, sepse jam malok, pd-ist dhe zaptues. 
Love you 
9.6 milione euro sikur tha kadriu. Nga dolen 40? Apo shikon aritmetiken e atij 7x7=42?
ok, vazhdo se te nderpreva leximin e RD
Prape me RD?
Ku ke degjuar per kete fosil te gazetarise?
qetsohuni o ju te politikes:

Ka per ta shtruar me flori si rruge xheneti prandaj kushton aq shume 
ka shume mbikalime dhe nenkalime si rruge. rruga nga rrethrrotullimi i saukut e deri te mbikalimi i pallatit me shigjeta eshte praktikisht e gjitha me nenkalime mbikalime. nuk e di sa ka kushtuar, nuk e di sa kushton dhe kjo. por fakti eshte do te jete me shume mbikalime se rruge.
E di, e kam degjuar kete argument, por s’e besoj. Rruga e Kombit qe eshte spostuar mali dhe jo mbikalime e me the e te thashe, kostoja per km del me e lire. Ky KM, o eshte idiot edhe e mashtrojne, ose eshte hajdut me cizme.
Rruga e kombit ka dy korsi ne nje ane, dy ne anen tjeter. Kjo do te kete kater korsi ne cdo ane (pra nje rruge kombi ne njeren ane) kater korsi ne anen tjeter (dy rruge kombi) plus nga nje rruge dytesore me nga dy korsi ne cdo krah te autostrades (tre rruge kombi), plus mbikalime e nenkalime, plus ndricim e gjelberim qe rruga e kombit s’i ka, ndoshta dhe izolues zhurme prej xhami, si te pallati me shigjeta, plus shpronesime me vlere tirane. Gjithsesi, idene e cmimeve s’e kam as une, as ti.
Ky KM, o eshte idiot edhe e mashtrojne, ose eshte hajdut me cizme.
Te kane vjedhur fjalekalimin apo je pjeter tjeter?
He’s coming around .frut I punes bindese e sqaruese Te PPU .
U be edhe Pjetri i barastundur. Kaq e pat edhe Peshku.
Nuk me intereson fare krahasimet qe bejne me PD-n. Edhe ata superhajduta kane qene, dhe nese keta te qeverise ruajne njefare krediti, eshte se ju bejne moral keta hajdutet. Keta te PD i dine mire marifetet e vjedhjeve, i kane bere vete, prandaj e kane me te lehte pet t’i evidentu. Kontraktoret e rrugeve i kane partnere ne vjedhje. Bejne projekte, preventiva e ku di une si t’ju doje qefi, ne fund gjthesecili merr llokmen e vet. 20% i famshem qe tashme eshte kthyer ne ligj i pashkruar. 8 milion euro i bie te fusin me xhep zotrinjte e pushtetit nga ky projekt.
Cilesia e nderimeve eshte e dobet .autostrada tirane durres duhet bere nga e para .shume ura Te reja ne moshe I mori lumi .
Tani do ja japin per jete sa te doni thote…jo me shkrim po me goje…
edhe pak propagande, se mbas Edit jam une…
se di tek shikon keta njerez qe shtergojne duart e tyre si te pafuqishem… dhe ai qe i thote se sa i mire eshte se sa banoret e tjere te lagjes jane te mire…sa shpellaret do mesohen shpejt me lagjen e re e do behen qytetare…
“Ne nuk kemi lene hebrenjte pa buke jo njeri tjetrin”… Prandaj sa u hapen rruget ja mbathen hebrenjte.
O Zot…me kujtohet nje miting prag zgjedhjesh ne Kavaje para se te humbiste PD bashkine…ata te shkrete burra me kanatjere te bardha te zbehura nga dielli, i shkonin mbrapa per nje favor, nje ndihme nje vend pune kryetarit, si ai lypsqari qe te vjen nga pas e don nje qindleksh e nga halli i thurnin lavde kryetarit se do fitoje se ai ishte i mire, se ai kishte bere punuar …
Te perdoresh te varferin ne kete menyre, te perdoresh te dobtin, njeriun ne nevoje, ne hall per propagande per te treguar se NE jemi, ne bejme, ne kemi bere… eshte nje akt kaq i piset…e kaq i ulet
Shihni videon…
une po dal pak ne banje se mabsi mbarova se pari videon mu trazu torta e po me vjen gjithçka qe hengra mbrapsht
Po pse ne se ne Los Angeles krietari do bente te njejten gje nuk do silleshin njerezit njesoj? Po ne ndryshuam emer, din e imam, kur shkuam ne Greqi per me pak se nje banese sociale. Po ne Napoli do sileshin ndryshe Napolitanet nga ne?
Lereni Shqiperine ne hallet e veta dhe permiresimet e vogla. Nuk e shpetoni dot ju me frymen opozitare dy lekshe per me teper kur Shqiptaret thone ruhuni prej Beut te Ri, domethene gjithe ketyre kontestatorve moralist te Mediave, shoqerise civile apo opozites se re, qe kane thjesht kauza te pasurimit vetjak.
sa te drejte paskam patur ne Intervisten e 1995, pra para 23 vjetesh, ku thoja se Saliu duhej te investonte ne ndertimin e pallateve, jo vetem ne Tirane, por edhe ne rrethe te tjera.
sot nuk do ishin keto probleme, keto ngerçe.
