Atentat në Berlin

83 postime 4440 shikime 19 dhjetor 2016 në 03:45 e pasdites
Manjola_Tirana

lajm shum i lig dhe ky

Br3dharaku

ne pritje te ndonje komenti, tip “po kta gazetaret qe ishin ne vendngjarje, pse nuk bene dicka vete?”

Fikret

Bota e post-Nobelit :frowning:

Adi

Ky eshte produkti i neoliberalisteve qe e kane bere boten camur sot…Nje fishek me teper per te djathten ekstreme gjermane pas vales se fundit te vrasjeve dhe perdhunimeve nga kafshet e botes se trete.Merkelin do ta terrheqin zvarre si Musolinin…

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Adi

ISIS merr pergjegjesine per sulmin terrorist

Edvini

5000 ushtarë të Allahut gjenden në Tiranë, të gatshëm për të bërë atentate dhe më të mëdha se ky. Apo ku e rruajnë shqiptarët për Tiranën e shqiptarët…

anon63896856

Tmerr i vertete. Ka gjasa te behen te modes keto atentatet me kamion pasi shkaktohet humbje maksimale jete ne kohe minimale. Fatmiresisht ne kete rast ka pasur pengesa se po te ishte shesh apo shetitore e gjere do te ishte bere nami.

46and2

presidenti me i dobet qe kena pas…
bote me te pasigurte e te dhimbshme se kaq nuk kishte si ta dorezonte.
imagjino te kishin qene edhe 4 vjet te tjera…

Patrioti

Mu me duket si dora e fese se paqes. Ja se del armiri tani dhe na e shpjego me mire.

Cecua

Gjynah dhe per ata ne jemen. Uots jor point, tha? Ka me shume mbulim per gjermanine? Normal. Ne e konsiderojme veten europiane, nje familje.

qimja

Informacionet jan shum difuze, fillojn te shoferi polak qe ishte bo byth me vodka e mbarojn te azilanti me i par qe i doli para… ka vend per cdo lloj spekullimi po fundi i punes dihet. Kontroll, kontroll, kontroll. ca ham, ca dhjesim…

Adi

Si problemi i Jemenit dhe i Berlinit kane nje zgjidhje…nis nja 3-4 minutemen ne Riad,Meke dhe Doha

Adi

Shoferi polak ishte vrare para sulmit terrorist, u gjet me plumb ne trup. Sipas policise gjermane maunja ishte grabitur

qimja

komentin e dha dje nje ekpert sigurie nga izraeli,
45 Minuta mbas ngjarjes (!) kur akoma s dihej saktesisht cfar ka ndodhur,doli ky eksperti direkt nga berlini ne televizor dhe kritikoi forcat e sigurise gjermane per jo-vigjilencen e tyre.

qimja

jo shoferi po shoqeruesi thon ca te tjere, shoferi s gjindet medmek.

Adi

shoferi ishte kthy ne shoqerues…u vra gjate grabitjes sic duken bathet

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

qimja

m duket icik si e vaket kjo “kafe”, prit tani kur te gjen dhe nai pasaporte pakistanezi ne vendin e ngjarjes qe ti vejn emrin perfundimisht “kopilit”

qimja

mos perhap thashetheme byrazer.
ktu behet fjale per shkollat gjermane ne stamboll, qe medemek u ndalohet festa e krishtlindjeve. kete lajm e klsifikoi ministria e jashtme gjermane si “Fake”.
po nejse, kushdo qe e perhapi ja arriti qellimit, “Turqia e poshter” i mbeti ne tru analfabetave te “BILD” Zeitung

Cecua

Ca dmth e poshter? Dhe a e ndonje dyshim se Turqia do ta beje evropen Turqi ne vend qe vet Turqia te behet evrope?

Cecua

Se sna the, si tu duk elvis dhe nixon?

qimja

Turqia mbron sovranitetin e saj dhe eshte ne pozita me te mira gjeo-politike se BE.Te tjerat jan pallavra leshi…

qimja

le ta fillojn te rruga elbasonit, te ata qe nai prun peshqesh

korriku

kam pershtypjen evropa perendimore ka me shume mbulim/ njohuri mbi vendet e orientit sesa neve overseas.
Plus, edhe lloji i informacionit qe akseson evropa, ben diferencen gjithashtu krahasuar me ne.

Nga ana tjeter, le ta pranojme se edhe pse e hapur ndaj Lindjes, per usa-n me familiare jane vendet e pacifikut sesa te azise.

Kjo mbase duhet te shpjegoje perceptimet tona te ndryshme (usa vs. europe) ne lidhje me subjektin ne fjale.
Mendoj, usa eshte me e ceket ne njohuri dhe qendrim, ashtu si me cdo gje tjeter sociale xhanem ku hapesiren e vendimit e kane ata qe i bien shkurt, pragmatistet.

Ingeborg

Secili ka te drejten te identifikohet me ate kulture e civilizim qe i do zemra. Nga miqte e mi te Facebook-ut mesova se paten me shume solidaritet me Alepon se me viktimat e termetit ne Itali. Nejse…

STALKER

fare; s’ka lidhje me “mbulesen” shqiptare, por boterore.

C’paska qene ky “mbulimi postkolonial” mor Ceço, ç’paska qene ! :sunglasses:

qimja

kujdes me ket fjalen “social” se tu versulen kta antikamunistat e pertej oqeanit :smiley:

korriku

besoj se s’do t’iu mbetet hatri atyre po te kujtojne parimin pragmatik te usa-s qe biznesi dhe fitimi eshte motorri per cdo aspekt te jetes, socialja perfshire :slight_smile:

ACDC

Sipas liberaleve te PPU,nuk duhet te shqetesohemi se kemi bomba me sahat qe levizin ngjitur me ne…

Pastaj thone qe muslimanet vete nuk i perkrahin keto sulme terroriste.

Kam qe ne 1998 kur ndodhen sulmet ne ambasadat ne Kenia dhe Tanzani,qe po pres te shikoj ndonje miting masiv ,ketu ne SHBA, me muslimane te zemeruar ndaj terroristeve.
Por jo,pervec disa mermeritjeve te detyruara neper tv,nuk shoh asgje…:

korriku

jo, nuk po themi ashtu

nderkohe, tema si nje mesim e rikujtim per gjithsecilin to be safe and to take care of yourselves ne kete periudhe te vitit vecanerisht

STALKER

nuku e pashe; nuk di pse (edhe pse isha çik kurioz per histoorine - eeeedhe pse historine mund ta lexoj ne wiki :grinning: )
ndofta vitin qe vjen (e qe s’eshte larg)

Manjola_Tirana

po amerikont jan injoranta mer plak. por ja ngrejn icik mesataren refugjatt revisionista te evrops lindore e sidomos ju t’albanies. .
ne k’tu dim se her e ku pallohen delfinat, ju s’ gjeni dot as kontinentin tuj n’glob. le qi ia u trumpetoi kafken ky kodoshi i trumpajve

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

ACDC

Nuk ka pasur kamera ne vendin e ngjarjes?

Alba2265

Obama nuk eshte president I gjermanise me sa si une.

46and2

e drejte, ia humbi kuptimin fjales lider i botes se lire,
very un-president-ed times,
january 20 cannot come soon enough.

varik

Pse mo ca do beje donald duck, do shkule gozhdat me bythe?

Jemi ne nje bote shume kautike, duhet edhe nje lufte e 3 per te sistemu gjerat, se heren e fundit i bene paksi mbrapsht.

Donald dordoleci i putinit ska bythe per lufte

46and2

nje pale zgjedhje i fitoi si fillim, ja keshtu si pa eksperience fare ne politike. jo nuk i fiton thoshte gazeta Hosteni ketu. ja pra qe i fitoi. na duall me i zoti se te tjeret.

fjalen lufte e permendin dordolecet e sotem… vizionari si ai thote “peace through strength”

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

varik

ska me kurve se kurva e e ndershme, “ndershemeri through kurveri”

46and2

oh yeah grab them by the peacey, ta lejne vete pastaj tha: “Peace through Strength”

Albano-id

jam kureshtar a e ka jemeni ujin me orar, fundja vend ne shkretetire

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Alba2265

Looney tunes fillon ne 20 jenar😄

46and2

gjynaf se sa u mesuat me keto horror show…

46and2

O-who? Ohu, ohuuuuuuuuuuuu… :smile:

Alba2265

Successful failure mund te quhet qeverisja e ed zografit .ne menyre spectalore ka sjelle 0 investime te huaja ne shqiperi .

Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don.
Pak dritë! 0 burrë! 0 hero’ ngado që të jesh. …
Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!
Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,
se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin… Ehu Burrë i tretun
Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.
Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët…
Dergjem n’errsin pa gjumë dhe pa dritë…
Askush s’më ndigjon, çirren kot më kot…

Alba2265

12/06/2016 :left_right_arrow: no comments
Investimet e huaja bien me 42% në T I 2016, nxjerrin zbuluar ekonominë e paqëndrueshme
investime
ShareTweet+ 1Mail
Investimet e huaja direkte shënuan një rënie të fortë prej 42% në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë. Investimet e huaja ishin 152 milionë euro në tremujorin e parë, nga 261 milionë euro në janar-mars 2015 dhe 222 milionë euro në tremujorin e parë 2014.

Sipas Bankës së Shqipërisë, prurjet në formën e investimeve direkte, vijon të mbeten të përqendruara në sektorin e hidrokarbureve (në masën 27 për qind), energjetikës (me rreth 25 për qind), ndërtimit (në masën 17 për qind), dhe sektori i telekomunikacionit (me 6 për qind). Ndërkohë që rënia me e madhe e fluksit vërehet në sektorin e hidrokarbureve.

Rënia e pritshme

Një rënie e investimeve të huaja dirkete ishte e pritshme, pasi Bankers Petroleum, investitori më i madh në vend vitet e fundit, kishte raportuar në tremujorin e parë 2016 një rënie të ndjeshme të investimeve. Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë, gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, shpenzimet kapitale ishin 13 milionë dollarë. Kompania nuk ka shpuar asnjë pus të ri gjatë këtij tremujori. Shpenzimet kapitale ishin 25 milionë dollarë për tremujorin e kaluar dhe 50 milionë dollarë në tremujorin e parë të vitit 2015.

Investimet në hidrokarbure (ku aktori kryesor është Bankers) kanë përbërë në tremujorët e mëparshëm deri në 40% të totalit të investimeve të huaja. Shtesa e kapitalit të bankave, një tjetër element që nxiti investimet në 2015-n, ishte 20% më e ulët në tremujorin e parë 2016, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave të pasiveve të sistemit, të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Licenca celulare, që i dhanë hov investimeve të huaja në gjysmën e parë të 2015-s, nuk janë dhënë në muajt e parë të këtij viti.

Mungojnë investitorët e rinj

Prej disa vitesh po mungojnë hyrjet e investitorëve të rinj në vend, ndryshe nga shtetet fqinjë, sidomos Maqedonia e Serbia, që gëlojnë nga lajmet për hyrjen e kompanive të huaja, që premtojnë rritje të qëndrueshme, pasi janë të përqendruara kryesisht në industrinë automotive.

Weibo, një sipërmarrje e madhe turke në industrinë tekstile ka hapur degë në Maqedoni e më pas është zhvendosur edhe në Serbi. Johnson Control, Lear Corporation dhe Capcon, janë tre sipërmarrje në fushën e indusustrisë mbështetëse të makinave, që kanë shfaqur interes dhe për Shqipërinë, por për momentin kanë investuar në Maqedoni.

Taksat më të larta në rajon, mungesa e incentivave (Serbia psh ndonëse ka taksa të krahasueshme me ne ofron subvencione për investitorët), kleima e rënduar e investitorëve aktuale, që po thuhet hapur nga gjithë dhomat e huaja, janë disa nga arsyet që po mbajnë larg investitorët e huaj.

Shpresa e vetme mbeten dy investimet e mëdha strategjike për momentin, gazsjellësi TAP dhe HEC-i i Devollit.

Kthupi

Renia e investimeve me 42% nga njeri vit ne tjetrin nuk domethene qe ne 4 vjet ka patur 0 investime.

Kthupi

Kjo po, madje e permenda dhe ne nje diskutim tjeter. Fakti qe keto lloj kompanish investojne ne vende qe s’kane me shume per te ofruar sesa Shqiperia, nuk eshte gje e mire. Tani ndonjeri mund te thote “Le te vene te investojne andej se ne nuk do ta shesim krahun e punes aq kollaj sa maqedonasit” but that’s another story.

Alba2265

Shqiperia nuk duhet te konkurroje me liresine e krahut te punes por me cilesine .

Alba2265

E pata llafin asnje emer cilesor manifakturimi .oa keshtu ne nafte e miniera investohet dhe Nigeria e Congo.

InkuizitoriMoth

Mirmjes Manjola zemer:

Fjala

I vetmi avantazh I vendosjes se biznesit ne nje vend tjeter eshte kostoja me e lire. Zakonisht taksa dhe krah pune i lire. Cilesia e punetoreve s’eshte fare ne konsiderate, ose eshte nga fundi listes. Shqiptareve ne fakt i leverdis me shume te puojne argat ne vend te huaj se sa argat ne shqiperi (te kompanive te huaja). Prandaj biles jane edhe duke emigruar se nuk jane budallenj.

Alba2265

Si shpjegohet qe gjermania megjithese ka taksa te larta nuk ka humbur asnje pune ndaj kines

varik

a kishe ble benz kinez ti?

ACDC

Sepse ka edhe ndeshkime te larta,nese mbyll fabriken ne Gjermani dhe e hap ne Kine.
Donald Trump kete po tentoje te beje dhe eshte demonizuar nga demokratet.

Fjala

Pikerisht kete po te them, qe nje kompani perendimore po pati nevoje per punetore te cilesise se larte nuk zhvendos prodhimin ne vende te botes trete, nuk ja vlen se e ka me te thjeshte dhe me leverdi me kry pune ne Gjermani. Apo mendon ti se vetem shkolla (kualifikimi) i diferencon nje Kinez dhe Gjerman? Ne vende si Kina levizet vetem kur ka nje force pune shume te lire dhe cilesia e punetorit nuk eshte shume e rendesishme. Ne rastin e Gjermanise ka dhe shume faktore te tjere (jane ekonomi e planifikuar, prodhojne produkte luksi etj)

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Alba2265

Po per fabrika te Benz dhe BMW ne USA a paguajne gjoba?

Fjala

Per kuriozitet shikoji ku I ka Caterpillar fabrikat ;). Caterpillar eshte kompani Amerikane meqe ra fjala.

gjembi

Burimi? Ose ndoshta ngaqe, sic tha dhe varik me siper, me pak fjale, nuk duan te prodhojne Benz ne Kine? Industria e Gjermanise, qe eksporton DHE ne Kine jane automjetet dhe ato qe kerkojne inxhinjeri dhe precizion te larte. Prandaj dhe Kina ka filluar te bleje kompani Gjermane per te vjedhur tekonologjine. Lexoje dhe kete. Dhe kete.

Donald Trump kete po tentoje te beje dhe eshte demonizuar nga demokratet.

:smiley: :smiley: Me siguri pjese e tentimit te Trump do jete dhe vazhdimi i prodhimit te produkteve me emrin e tij ose te vajzes ne vende te tjera (xhajna).

Alba2265

Investuesit te huaj nuk I duhet thene hajde ketu se opunetoret tane jane me te lire serbet apo maqedonasit por : hajde se jane me te kualifikuar me eficente se ata.

Br3dharaku

jane rreth 5,000 kompani gjermane qe operojne ne Kine. Ka pas nje tension mes dy vendeve per faktin se Gjermania i ka kerku zyrtarisht Kines qe te heqe ca kufizime qe detyron disa kategori kompanish te huaja te bejne joint-venture me kompani kineze nderkohe qe qeveria gjermane eshte munduar ne te kaluaren te bllokoje ose qofte dhe te vonoje blerje kompanish gjermane prej atyre kineze. Ka paragjykime jo krejt te pabaza se pas disa blerjeve te kompanive te huaja nga kompani kineze, qendron vete qeveria. Commies will be commies, dava skuthash!

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Alba2265

Po zografi sa ka kualifikuar more ?

Fjala

Investuesi I huaj eshte aty vetem per te PERFITUAR sa me shume per veten. Nuk ke me ja be vendin me joshes me punetore me te kualifikuar (per prodhim biles, qe tani e bejne robotet aq pak kualifikim kerkon). Aq me teper kur konkurenaca ka jo vetem punetore afersisht aq te lire sa ty, takssa sa 1/3 jote dhe ligje teper me te thjeshta per te kryer biznes. Dhe qe ta perfundoj, as NE nuk kemi ndonje perfitim te madh nga keta lloj investoresh po ti nuk e kupton.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

qimja

ose nje arsye tjeter per te perdhunu dhe me vra femijet e azilanteve

Manjola_Tirana

rrofte policia e popullit vella italian

Vlonjat

“Viva la polizia di popolo fratello italiano”-sb.