Aznavuri

AZNAVURI !!!

Nese mbyll syte fort, arrij te shoh vdekjen time. Ne fillim shfaqet si nje lule e verdhe qe cel ne erresire, dhe perkundet nen valet e territ, bashke me eremimin e saj. Eshte cmenduri te mendosh se nje imazh I tille mund te te shfaqet ne perjetesi.
Nese shtregoj syte edhe me fort, shikoj imazhe te pakuptimta. Renie te befta te mbushura me gajasje njerzish. Duket sikur eshte ai intervali I kohes, kur te gjithe qeshin. Stuhia nuk ka filluar akoma. Lundrojme ne ujera te qeta. Duket sikur asgje nuk do te ndodhe dhe dilema me e madhe eshte nese duhet te porosisesh konjak apo ferrnet.
Ne lokalin ku eshte vendosur “akuariumi”, ka tym cigareje, drita te zbehta dhe nje vemendje kolektive qe eshte duke zhbiruar kubin e qelqit, ne permasat e nje shtepize te vogel, brenda te cilit nje cift I ri, aktoresh, interpretojne perditshmerine e tyre. Te gjithe shikojne ngultas, me nje perqendrim te admirueshem, dhe te mendosh se nuk eshte asnje e re, asgje e papritur, ne veprimet e tij. Asnje zhurme nuk vjen nga brendia e kubit te qelqte, dhe kjo e ben me intens perqendrimin, vemendjen per te kapur cdo detaj, cdo pulitje sysh, qeshje, nenqeshje rrudhe, ngerdheshje, shtriqje.
Keshtu cifti I aktoreve duke pretenduar privatesine, pa tekst kryejne veprimet e tyre rutinore. Tani pas xhamit shfaqet nje djal I ri. Ai zhvishet qendron para nje pasyre, lyen fytyren me shkume dhe fillon te rruhet. Njerzit nga ana tjeter e xhamit, projektohen ne veprimet e tij. Mbas xhamit, krah djalit shfaqet nje vajze, me floke te shkurter, e cila ulet ne sifonin e tualetit dhe veshtron ngultas ne pasqyre. Klientet e lokalit, presin te ndodh dicka, duke paramenduar veprimin e radhes, duke projektuar bashke me pritshmerite e tyre, vetvetet ne personazhet brenda kubit te qelqit. Dhe keshtu pa kuptuar, secili shnderrohet ne nje nga aktoret brenda ne kub. Eshte pikerisht ky procesi, pergjate te cilit brenda mendjeve te tyre, instalohet ferri.
Ata perjetesisht, me syte mbyllur do te shikojne pas qepallave djalin e zhveshur qe eshte duke u rruajtur, vajzen e brishte I qendron ne krah. Pamundesia per ti kuptuar ata, pamundeisa per te kenaqur kureshtjene tyre, eshte pikerisht ferri.
Ne kete kohe, shfaqet Aznavuri!! Aznavuri eshte shpetimtari. Ai, pa pyetur per vemendjen kolektive, dhe kureshtjen e pakenaqur, nxjerr mikun nga pantallonat dhe fillon te shurrose, ne oxhak. Te gjithe shikojne te habitur!
Te gjithe duartrokasin. Ndryshe nga aktoret qe qendrojne mbas xhamit, Aznavur eshte klient. Ai eshte nje nga ne, prandaj edhe eshte shpetimtari. Ne procesin e perjetimit te ferrit, shfaqia e tij dhe shurrosja ne oxhak, eshte pika e nderprerjes dhe e fillimit te mendimit qe perseritet ne perjetesi. Pasi ai te kete shkudur mikun dhe te kete mbyllur zinxhirin e pantallonave, gjithcka do te filloje nga e para, dhe ne do te shikojme perseri dhe perseri djalin qe shfaqet pas xhamit, qe interpreton aktin e rruajtjes dhe vajzen me floke te shkurter qe eshte duke e pare ngultaz, pa kuptuar arsyen, deri sa Aznaur te hyje ne salle, ti drejtohet oxhakut, dhe do te filloj te shurroset.
Keshtu ne menyre krejt te pavetedijshme mbjellim faren e dhimbjes. Aznavur ka gjak skllavi. Ai ka lindur ne fushat e japonise, biri I nje nene portugeze dhe nje misionari te krishtere, te cilin ai nuk e kishte njohur kurre.
Aznavur di te terheqe vemendjen.
Aznavur di te terheq nje nga nje gotat e konjakut, ne te pirat e tij epike.
Aznavuri di te terheqe ditet e tij, ne krah te Marias, femres se tij.
Eshte akoma 21 vjec!
Eshte I cmendur, ose mbase gjithmone I dehur. Prandaj edhe nuk e lodh perjetesia, dhe as perseritjet. Por ndoshta mund te jete nje profet. Ndoshta jeton nje dashuri te madhe sa nje mallkim.
Por ne mendimet e dikujt tjeter, Maria eshte nje breng e veshur me taka, qe vjen ne oren dy te mengjesit, ndersa Aznavur, eshte nje prestigjator. Ai perplas gishtat, thote disa fjale magjike dhe dritat e rrugices, dritat e shkalleve, dritat e dhomes se vogel ndizen ne nje pulitje sysh.
Pas ketaj kupton se bashke me driten ti hyn ne apartamentin e vogel, qe nuk I yti, dhe kupton se prezenca jote nuk vihet re nga te pranishmit, a mbase totalish injorohet prej tyre. Gjithcka ngjan me shfaqjen qe aktoret luajne brenda kubit te xhamit, ne fund te lokalit. I vetmi ndryshim ne kete rast eshte se levizjet skenike, ndodhin brenda apartamentit dhe ti, nuk je I sigurte se pervec teje eshte edhe dikush tjeter, nje I huaj po shikon gjithe sa ndodh. Ndihesh I bezdisur nga nje mendim I tille. Nuk eshte aspak e kendshme te te pergjojne ndersa je duke pergjuar. Por nje cast te vetem qetesohesh kur mendon se kjo qe po ndodh, pjese e te ciles je edhe ti, mund te jete enderra e Aznavurit, ndersa ti je ndergjegja brenda e saj. E kupton qe nuk je ndergjegja brenda enderres, pikerisht kur fillon te deshirosh trupin e Marias, kur ndjen se nuk mund te rezistosh pa u perkulur mbi qafen e saj, per te ndjere parfumin dhe butesine e flokeve. Maria, zhvishet dhe thyhet mbi shtrat. Ne shtepi hyn Azanavur. Ai nuk ti hedh syte. Ai eshte I pandergjegjeshem per hijeshine e tij, per talentin e tij. Ulet ne karrigen ne krah te shtratit dhe perkulet drejt Marias, per te ndjere parfumin dhe butesine e flokeve te saj… dhe mbase, ashtu si ty eshte duke e deshiruar. Peruthja e deshires tended he asaj te Aznavurit, ne raport me Marian, e ben gjithe kete perjetim klishe. Pavaresishte se dy burra mund te duan te njejten gje nga nje grua, ata nuk mund ta duan ne te njejten menyra. Pikerisht kjo me ben te besoj, se nuk jam brenda nje dhome te vogel, ne nje apartament te vogel, por brenda mendimeve te dikujt, te cilat mund te jene edhe te miat. Jam duke deshiruar femren e Aznavurit. Keshtu bie, ne zbrazetin e mendimit tim, ndersa skena perseritet qartesishte, ndersa deshmoj procesin e instalimit te ferrit.
Ka filluar te me tremb qartesia me te cilen arrij te kuptoj dinamiken e renieve te mia, qartesia me te cilen arrij te kuptoj se si zhbehet pak e nga pak e tera. Kur shfaqja ne pjesen fundore te barit ka mbaruar, gjithcka behet e trishte. Aktoret dalin nga nje dericke mbrapa lokalit dhe treten ne erresire. Duket se nata I zhvesh nga roli, ndersa I vetmi kostum i tyre, eshte mimika. Ata nuk kane tekst, por padyshim kane mendime. Ne njerin prej mendimeve arrin te degjosh nje melodi te vjeter franceze. Dikush po vershellen, brenda ketij mendimi. Mendimet mund te pergjohen, ne rast se tregoheni te vemendshem, mund ti degjoni ato. Burri qe vershellen melodine franceze, eshte I veshur me nje kemishe te bardhe, pantallona me tiranda dhe kepuce lekure ngjyre mjalti. Ne dore mban nje biciklete, dhe ne koshin e bicikletes ka vendosur nje tufe me lule te egra mali. Mbi timon ka palosur xhaketen verore. Eshte e cuditshme, se si dikush eshte duke ecur ne nje rrugice te erret, ne oret e par ate mengjesit, eshte duke degjuar nje melodi, qe dikush tjeter ka vershellyer 80 vjet me pare, ne nje vend qe ndodhet mijera kilometra larg, ndersa perjetojne ekzaktesisht te njejten gjendje, qetesie dhe paqeje qe ngjall zhberja e kohes, humbja e saj, akohesia!!!

Duket qe vdekja eshte e pashmangshme. E bukura eshte se vjen ne shume forma. Kimplimenta per tregimin.

1 Like

immagine

na e vuri Azna-ja :joy: me keq se Marloni