Badiou: Mësime nga lëvizja e jelekëve të verdhë

1 Like

artikulli i ketij njeriu te kenduar, te vinte ne mendime, kish momente ku mund ta kundershtoje, por me poshte vinte argumenti tjeter qe te bente te terhiqeshe.
ashtu siç e thosh dhe autori, kjo levizje ishte pa koke, e ç’organizuar, deri diku dhe anarshiste, e pikerisht ketu une do te shtoja ate qe (autori nuk e thote) kjo levizje po shfrytezohet nga konjukturat/qarqet qe nuk e duan Europen e bashkuar, qe e duan nje Europe te dobet, e ketu jane Britania e Rusia.

deshira e pershpirteshme e autorit per te bashkpunuar me kete levizje e kanalizuar kete levizje drejt nje endrre te bukur, ate te nje socializmi apo komunizmi te ri, eshte kryekeput nje utopi, sepse francezet jetojne per momentin ne nje lloj socializmi, shkollat, spitalet, ilaçet, e shume sherbime te tjera, i kane gratis/falas, i kane me mire se ne te Europes veriore.

ajo qe ata duan dhe qe eshte mire t’ua japesh, eshte nje dru i mire dhe ti çosh ne Albanie, Kine, Afrike, Hindi, per te kuptuar realitetin me mire.

…ku do të konstituohen parimet fillestare të asaj që do të mund ta quajmë, apo që në fakt do të duhet ta quajmë, edhe pse fjala në këto tridhjetë vitet e fundit është bërë e mallkuar dhe e errët, komunizëm, po, një komunizëm i ri. Siç e ka treguar edhe përvoja, mohimi i kësaj fjale ka dhënë kudo sinjalin e një regresi politik pa precedent, e kundër këtij regresi ngrihen, pa qenë shumë tëvetëdijshëm, gjithë këto «lëvizjet» e periudhës së fundit, duke përfshirë aty gjithëçka të mirë te «jelekët e verdhë»: militantët që shpresojnë për një botë të re

si dhe:

populli politik :star:

kjo eshte per ta printuar si fletepalosje

Kemi nje mosperputhje midis zhvillimit te shpejte te teknologjise dhe zhvillimit te ngadalte te psikologjise njerezore dhe institucioneve te shoqerise .ndersa ne vetem 400 breza robte kane shkuar nga jetesa ne shpella ne cuarjen e robots ne Mars psikologjikisht nuk jane shume larg robve qe jetonin ne shpella .ndersa automation po perhapet gjithnje e me shume sistemi shkollor e institucionet e shoqerise funksionojne hala si ne kohen e ekonomise agrare .

Pra këta nuk janë revolucionarë, por konservatorë; e për më shumë janë reaksionarë; se kërkojnë që historia të kthehet pas.»

Prandaj: çka vjen në pushtet pas zgjedhjeve është më keq se më parë. Qoftë nëse i rifiton koalicioni i cili aktualisht është në qeverisje, ndoshta në mënyrë dërrmuese (gjë që ndodhi në rastin e Majit ´68 në Francë) ; qoftë nëse ndonjë formulë «e re» e cila s´ka lidhje me lëvizjen dhe e cila do të ishte fort e papëlqyeshme për lëvizjen nëse merr pushtetin (siç ndodhi në Egjipt, vëllezërit myslimanë pastaj ushtria me Al Sissi-n, apo me Erdogan-in në Turqi) ; apo mund të ndodhë që edhe majtistët në fjalë të zgjidhen por të kapitullojnë një orë e më parë për përmbajtjen programore (Syriza në Greqi) ; ose që ekstremi i djathtë të ngadhnjejë i vetëm (rasti i Trump-it në ShBA) ; apo që një grup i dalë prej lëvizjes të koketojë me ekstremin e djathtë për të marrë një copë nga torta e qeverisë (rasti italian, aleanca e Lëvizjes Pesë Yje me fashistoidët e Lega Nord). Vëmë në dukje se ky rasti i fundit ka gjasa të ndodhë në Francë, nëse arrin të funksionojë ndonjë aleancë mes një organizate që mund të pretendojë prejardhjen prej «jelekëve të verdhë» dhe sektit elektoral të Marine Le Pen.

Kur jave apo muaj më parë i shkruaja perkthyesit të ketyre rradheve në rrjetet sociale pak a shume të njejten gje me kete të autorit të ketij artikulli, më thosh se “kryesorja eshte qe po leviz”.

eh…

Paralelisht me jeleket e verdhe, ne Shqiperi protestonin studentet por keta te fundit i quanin komuniste, jo reaksionare.

Cudi, cudi vertet.