Ballkan-ik

1 Like

Ca eshte kjo? Shpjegim i Ballkanit sipas Zhizhekut?

Termi Balkanization eshte I perhapur gjeresisht ne fjalorin pulitik .perdoret per Te pershkruar nje rajon me popuj sherrxhinj ku te gjithe pretendojne se jane me Te vjeter me Te ndercem me te fisem se Te tjeret dhe se bota rrotullohet rreth tyre e per Te gjitha kusuret e tyre fajet I kane gjithmone Te hujt.

1 Like

Me çfar thua ti, plus relativizmin e shkrimit qe nuk di pse eshte ndalur te raporti i Anglise me Evropin (siç duket autori do jete filoanglez), atehere “ballkanas” eshte njeriu i kudondodhur ne çdo pike te kozmosit, morracaku lapanjoz kokbosh llafazan mburravec etj etj.

Te pakten keshtu me rezulton mu prej eksperiences.

Tutto il mondo e paese.kendova njendizaj nje raport mbi korene e veriut ku nje mehmur I larte North Korean denonte martesat e koreaneve ne jug me Te huajte se sipas tij “shprishej gjaku I paster korean “ :blush:

Edhe nje dicka me fetishizimin qe I bojne shqipot Anglo saksoneve .ndersa mund Te jene xhanan burra e gra per Te pire nje birre ne pub nese ke marredhenie pune e biznesi me ta jane kafshe prehistorike pa pike zemre e meshire. .

Shoqeria shoqeri dhe llogaria llogari i thone llafes. Si mesdhetare qe jemi, ne nuk dime ta ndajme shapin nga sheqeri, dhe mendojme se po te pijme nje birre me ta i beme shoke te ngushte, nderkohe qe ata vete e dine ta ndajne personalen nga profesionalja.

Jane teper territorial .nese iu hyn ne turfing ë tyre behen me keq nga nga ato tigrat e hienat qe sheh ne discovery channel kur nje predator tjeter rrezikon t’iu marre prene.

Varet nga profesioni, por nga njera ane e kuptoj territorialitetin dhe nuk ka vetem nje arsye. Nese ata jane pergjegjes per X gje psh, nuk mund te te lene ty te futesh hundet pa te besuar me pare qe do ta besh mire se po ju prishe pune, jane ata qe pergjigjen para eprorit kur gjerat shkojne keq, jo ti. Besimi fitohet me kohe dhe pse je e suksesshme ti ne pjesen tende te punes, s’domethene se di te besh edhe punen e tyre. Ndonjehere e marrin dhe jangllesh ne kuptimin qe nuk mundesh ti t’ju tregosh si te bejne punen e tyre. E treta mund te jete frika se po e mesove punen e tyre, nje dite mund t’ju zesh vendin. Gjithashtu duke qene se gjithmone ankohen sa shume pune kane, po te shikosh ti sa pune kane vertet, del sekreti qe harxhojne shumicen e kohes duke pare facebook ose instagram. Etj arsye plot.

overthought
iu falet shqiptareve kesaj radhe, s’eshte ndonje mekat i madh se futboll eshte fundja.

pastaj, ja dhe Kroatet nga ana tjeter:

në fakt fjalën ballkanas e përdorin dhe e dashurojnë njerëzit e muchnano line! për të vënë në dukje gjoja që jemi njëlloj dhe nuk kemi çfarë të ndajmë ,se serbët dhe grekët i kemi tanët,dhe sorrosizma të këtij lloji! për kroatët,unë të paktën ,nuk kam ndonjë simpati,por e justifikoj mbështetjen ndaj tyre për shkak të antiserbizmit! ballkanizmi është teori sllavo-internacionaliste kundra interesave shqiptare.__

Ne fakt autori do na kishte iluminuar me shume po te kishte ngritur pyetjen se ku qendron origjina e barbarise e despotise ballkanase? Meqenese Europa e paska patur kete gje, - dikur…andej…nga ndonje epoke enigmatike (te na japi nje shembull konkret me vit e shekull te kesaj Europe despotike),- perse Ballkani (si pjese gjeografike e saj) atehere vazhdon ende te mos dali nga balta e barbarise?

Sipas ketyre leksioneve qe po degjoj mbi ottomans na del se deri aty nga fundi I shek 18 kur ne ballkan filloi te fuse hundet rusia ballkani nen otomanet na paska qene vend me tolerant se europa kaure .psh ortodokset paskan prefuruar me mire nen sulltanin se sa me kauret katolike Te cilet ne ato kohera iu prisnin koken atyre me fe Te ndryshme .cifutet psh Te perzene nga mbreti I spanjes gjeten strehim ne stamboll nen mbrojtjen e me duket sulltan selimit Te pare I mbiquajtur “piraneci” ,I cili kryerabiun e beri mil per koke dhe anetar Te divanit .

Pra me pak fjale…fajin na e paskan ruset…ata e paskan prishur parajsen otomane.:wink:

Nuk ishte parajse po ato klishete e historise qe tregojne popujt e ballkanit nuk qendrojne ose jane gjysem te verteta .psh serbet mburren me betejen e fushe kosoves por nuk permendin faktin se me vone princat orthodokse serbe u bene tok me turqit kondra kryqezatave Te udhehequra nga mbreti Vladislav i polonise dhe Janos huniadi .ne mburremi me levdatat e papes per skenderbeun por harrojme faktin se kryqezatat e papes ishin fushata ushtarake qe shkonin njerezit ne hell aq sa ortodokset ndoheshin me Te sigurte nen turkun se sa nen kauret katolike .papet e kohes se skenderbeut nuk ishin si keta babaxhanet e socem qe puthin bebe e predikojne paqe e dashni .

Na pelqen apo nuk na pelqen ne, Perandoria Turke eshte nje prej shembujve (jane edhe 2 te tjere) historike kampione te toleraces fetare dhe etnike.

1 Like

E pare ne kontekstin historik ndonese nuk jane engjej gogolizimi I muslimaneve eshte I kabuar.kauret kane shkuar ne hell dyjnane por per shkak Te sistemit Te tyre ekonomik qe ka prodhuar progress teknologjik e begati iu falen Te gjitha .

Mese e drejte. Po pyetja qe lind e qe i drejtohet autorit ishte: Nga e ka origjinen konflikti dhe percarja ballkanike, apo despotia sic u permend me lart? Nese nuk vjen nga parajsa (-Apartheid te thuhet me mire) otomane, atehere i bie qe vjen nga nacionalizmat e perhapura ne fund te shek. 19? Oops do na ofendohet Delta si nacionalist qe eshte…:grin:

opss shoku internacionalist! evropianët si të duken ty?? nuk janë nacionalistë?? shtetet evropiane,për veten e tyre krijuan shtete të pastra kombëtare. në ballkan dhe në afrikë bënë eksperimente shumëkombëshe! problemi në ballkan ishte shteti i modelit shumëkombësh internacionalist,jugosllavia! të gjitha shtetet shumëkombëshe në evropë u shpërbënë. ballkani do qetësohet kur të krijohet shqipëria e madhe(e mesme në fakt). bosnja,kosova,mali i zi dhe sllavodonia janë shtete jo funksionale sepse nuk janë kombëtare,kështu që pritet shpërbërja dhe bashkangjitja në shtetet kombëtare përkatëse.

levizjet nacionale ne shek 19te u influencuan nga levizjet nacionale ne europe .deri ne ate kohe njerezia identifikoheshin nga feja e jo nga kombesia.