Bankieri zvicerian pranon korrupsionin në FIFA

Një ish-bankier zvicerian ka pranuar se ka paguar miliona dollarë në formë rryshfeti për Julio Grondona, ish drejtor i komitetit financiar në FIFA, gjithashtu edhe president i Federatës Argjentinase të Futbollit.

Jorge Luis Arzuaga, 56 vjeç, i cili u shpall fajtor për akuzat e pastrimit të parave pas hetimit të SHBAve për çështjet e korrupsionit në FIFA, pranoi se ka hapur llogari bankare në Zvicër për Grondonan dhe ka kaluar aty 25 milionë dollarë për të dhe zyrtarë të tjerë të lartë në FIFA, prej një kompanie marketingu, e quajtur Torneos, me bazë në Argjentinë. Vetë bankieri Arzuaga ka pranuar se është paguar 1 milion dollarë për të mundësuar këtë korrupsion.

Julio Grondona ishte president i Federatës Argjentinase të Futbollit nga 1979, dhe një person i rëndësishëm në FIFA që prej 1988, njeri i afërt me ish-presidentin Sepp Blatter. Grondona vdiq në vitin 2014, 82 vjeç.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Zvicër deklaroi se në bashkëpunim me autoritetet amerikane, ka nën hetim shumë dosje për zyrtarë të lartë të FIFA, nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Në foto, Julio Grondona, ish-president i komitetit financiar në FIFA.

Ou, po ky korrupsioni a nuk ekzistonte vetem ne shqiperi, sipas shqiptareve inferiore brenda dhe sidomos jashte?

Obama boni pune brenda e jashte. Kjo ish nje nga dhuratat qe Obama i dha botes para se te ikte. Nje futboll pa korrupsion. Zvicres kembet ne nje kepuce.
Jam i sigurte qe ashtu si me Kuben…

Mos myll vetem nji sy; mylli te dy qe as mos ta dish se nga kush te vje mpirja e qafes shkabe. Se korrupsioni botnor zoteri!!!

Jashte e leftojne korrupsionin shkabe ,ne shqiperi te xgjedhin president per merita te cquara ne vjedhjen e popullit shqiptar .

1 Like

ata kane nje jete ne ato poste, ti thua e luftojne. Bene president trumpin me universitete piramide. lol
E di une qe me te vegjlit njeri pa njeri funksionon mire dajaku e ligji atje. Edhe ketu me arixhinjte funksionon ligji me mire se me kedo.

E keni futur ne burg Berishen?