Kanë kalua vetëm 7 ditë nga nisja e protestës së PD-së e cila vijon në çadrën para Kryeministrisë, por retorika e Lulzim Bashës është përshkallëzuar ndjeshëm sot, kur ai kërcënoi qeverinë se do të ketë luftë, meqë kjo e fundit, sipas Bashës, luftën po kërkon. Protesta e të shtunës së kaluar përmbante thirrje për të dalë me fëmijët, paqësisht në protestë, ndërsa sot Basha foli vazhdimisht për luftë në fjalimin e tij nën çadër dhe tregoi se do vijë ora kur protestuesit do t’i nxjerrin kundërshtarët nga zyrat e do t’i marrin zvarrë në shesh.
Disa citate nga fjalimi i sotëm i Bashës:
Nëse duan luftë, luftë do të ketë. Shpojini gomat, thyejuni dyer e dritare dhe nxirrini jashtë. Momenti po vjen ku nuk do të gjeni vrimë miu për tu futur, kur zemërata popullore të ngrihet. Ju bëj thirrje të gjithëve të marrim përgjegjësitë tona, të reagojmë orë e minutë për çdo padrejtësi, mos ktheni faqen tjetër por qëllojini me grusht.
Nuk do të qëndrojmë si dele, nuk do tërhiqemi, por do luftojmë deri në fitore.
Ky është sistemi kriminal, kasta kriminale, repuvlika kriminale që duhet përmbysur me çdo kusht, me çdo kusht, përmbysur dhe varrosur për ti hapur rrugën një republike të drejtësisë, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Jo kriminelët, jo kodoshbiznesmenët dhe politikanët e korruptuar, kjo nuk është thjesht një protestë, një luftë që ka nisur mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve që kanë vendosur ta marrin fatin e tyre në duart e tyre duke marr zgjedhjet në duart e tyre dhe një pakice që do ta mbaj shqipëreinë peng e të burosur duke mbajtur peng zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Perderisa duan lufte ne vend te nje reforme ne drejtesi te shkruar nga SHBA dhe BE, te konfirmuar nga Komisioni i Venecias ku e cuan per kundershtim, nje reform qe u konfirmua edhe nga Gjykata Kushtetuese, tregon qe keta jane kriminele aq te zhytur ne llum sa jane gati te fusin vendin ne lufte per te shpetuar veten. Dhe e keqja eshte se kane vertetuar qe kane aq pak skrupuj sa te djegin vendin per parate e tyre.
Te njejten thirrje per lufte bente fiks 20 vjet me pare miu i dhjamosur qe kishte vene krimineli berisha per kryeminister, Aleksander Meksi, qe edhe sot vazhdon vjedh shqiptaret me kompanite e veta e te te birit. I njejti llum qe mori shqiperine ne qafe ne mars te 1997-es, po perpiqet te perserise historine fiks ne mars te 2017-es.
Basha sulmon ashpër drejtorin e TVSH: O pleh do të tërheqim zvarrë, ora jote po vjen
Sulmi publik ndaj Thoma Gellcit erdhi pas nëna e një mbështetjeje të Partisë Demokratike, sipas Bashës është hequr nga puna në TVSH edhe pse zotëron 4 gjuhë të huaja. Basha u bëri thirrje qytetarëve që t’u shpojnë gomat e makinave dhe të thyejnë dritare e atyre që abuzojnë me ta.
…bravo Basha,me ne fund demokratet kane nje lider qe do ti mbroje interesat e tyre deri ne fund dhe me cdo kusht.
Basha kishte nevojë për Çadrën përpara kryeministrisë, e cila duket si e shpikur enkas për të, për ta rritur politikisht . Ai sot është shndrruar në një lider, të cilin komunistet e qëllojnë, e përflasin, e njollosin, por nga ana tjeter demokratet ndoshta per here te pare po e duartrokasin me gjithe shpirt .
Kete Bashen nuk guxon ta lesh 5 minuta vetem se behet i papergjegjshem , si nje femije tekanjoz.
Eureka !!! Lojrat e femijerise dhe Basha… me siguri paska pas qejf lojen koman-koman.
Sa rende duhet te jete robi te rije vullnetarisht te pikniku i PD e te degjoje Bashen qe flet kundra vjedhjes e vrasjes.
Edhe te doje robi te shpre pakenaqsite kundrejt Edvin Kristac Raams, kur shef se kush do ta zevendesoje…
Dje, i nisa nje pyetje PPU-se tek rubrika e “pyetjeve”, por qe admini nuk e pa te udhes ta publikoje. Pyetja ishte pak a shume kjo: A ndryshon qasja e tanishme filozofike dhe programore e nje pakice titullaresh te PD-se me ate te ISIS-it? Une them se jo, nuk ndryshon. Biles e kane kopjuar mot a mot. Si mendoni ju anetare te PPU-se?
Ja pra qe paskam patur shume te drejte ne ate qe pyes. Rezikut te ISIS-it tashme i shtohet edhe reziku nga ISIS-at e PD-se. Jane pak sigurisht, por demin mund ta bejne te madh, sepse nuk kane cfare te humbasin. Sido qe te jete qelia i pret.
Ne protesten e dhjetorit 2015 njerëzit kishin ardhur nga gjithe shqiperia për revolucion, për të rrethuar kryeministrin dhe bllokmenët e rinj, që t’i detyronin të merrnin edhe këta ashtu si baballarët helikopterët dhe valixhet, por dikush, i bën thirrje qe turma të zhvendoset nga “blloku”, tek Monumenti (bunkeri) e te shfrynin zemerimin duke i vene zjarrin.Kete radhe muk ka me Neritan Ceka qe te te ndryshoje objektivin e protestes.
Seriozisht, ku eshte protesta mbarepopullore se vetem alabake dhe pensioniste duken ne foto. As femra (qenka vetem nje sa per hudher), as te rinj, as femije, as hic. Edhe krahasohet me Rumanine zari. Rumunet kane 2 jave a me shume dite e nate ne shesh, keta mezi po rrine ne nje cader duke luajtur domino. Do dhe Mucua kafe!
Nuk ka njeri ne Shqiperi qe mendon se Rama dhe Lu nuk gjejne dote 3 deputet te PD-s te hyjne ne kuvend javen tjeter per te votuar vettingun… pervecse nese je Kapo kuptohet.
kto thirrje per dhune, si dje dhe sot, i bejne vec kta qe duan pushtet me cdo kusht. Per fat te keq, kte loje e luajne mire te dy palet e per fat akoma me te keq, ka plot qe i votojne
Kreu i PD-së, bëri thirrje për qytetarët që të dalin e të protesojnë. “Ne nuk do të rrimë si dele. Ne do të luftojmë deri në fund dhe do të fitojmë. Doni luftë, luftë do të keni, por në fund do të fitojë populli”, tha gjatë fjalës së tij Basha.
…paska ken trim i madh e se paskemi dit o burre, zoti ta shtofte inatin kunder komunisteve