Basketboll, Kosova - kualifikim historik drejt kampionatit botëror

5 Likes

:star2:
He me i lumte

kur Kosova u pranua nga FIFA /UEFA dhe me pas mundi te krijonte Kombetaren e vet, ne nje koment qe kam bere te ajo teme nder te tjera kam thene : duhet te gjejme mundesine ne kete situate te re qe te kemi Kombetare te perbashket (qofte duke e quajtur Shqiperi-Kosove) , ne futboll e ne cdo sport, duke organizuar ne fillim kampionate te perbashketa pasi jemi komb i vogel dhe nga ndarja do te kemi kombetare te dobeta…
gjithashtu kam thene, qe nga kjo ndarje me e humbur do jet Shqiperia, pasi Kosova ne futboll, por edhe ne sporte te tjera ka me shume kualitet… ne Kosove e marrin sportin shume seriozisht e jane me te organizuar se Shqiperia… sporti e sportistet e Shqiperise do te mesonin shume nga sportistet shqipe te Kosoves.

urime basketbollit te Kosoves ! -edhe ky sukses nuk eshte i rastit, basketbolli eshte sport popullor ne Kosove, kane kampinonat te forte e pallatet e sportit jane plot !

3 Likes

Ne 5 vitet e fundit te pakten, baskebolli ne Kosove ka pesuar renie drastike ne nivel.
Kishte nje entuziazem shperthyes gjate viteve te pasluftes sidomos. Te pakten 6 ekipe me nga dy basketbolliste amerikane. Profesioniste. Basketbolliste te blere nga Shqiperia. Edhe keta shuuume te mirë.
Ne cdo oborr te familjeve ne Kosove kishte nga nje kosh basketi. 10 vite kjo. Pastaj erdhi zhgenjimi i madh nga sterzgjatja e izolimit karshi garave nderkombetare. Investime te pakthyera te sponsoreve.
Pak pas renies ne tempo, BallkanLiga hapi dyert per klubet kosovare. Prishtina kampione ne vitin e dyte te pjesmarrjes. Edhepse ne keto vite klubet funksionojne kryesisht vetem me basketbolliste vendore.
Nje faktor kyç ne kete kualifikim duhet permendur trajnerin amerikan qe ka Kosova.
Gje qe çon tek nevoja urgjente per trajner te huaj edhe per ekipin e futbollit.

2 Likes

E34A15F9-9D00-4753-AFF0-E76500D18129

edhe kombetarja e basketbollit te Shqiperise kishte arrit rezultat historik.
http://www.supersport.al/turperohet-shqiperia-largohet-konstantinides/

Mjaft mire. Nje kerkese do kisha per tere tifozet e koshit: ta mbeshtesim ekipin edhe ne fazen tjeter ku me shume mundesi rezultatet do jene me pak prestigjoze.