BE: Muri i Mitrovicës, pjesë e projektit

Pasi per shume vite ka sherbyer si pike tensioni dhe ndarjeje, mes pjeses jugore dhe asaj veriore te Mitrovices, projekti per rivitalizimin e Ures se Ibrit perban nje mur. Te pakten si mur i madh betoni 2.5 metra i larte u duk, dhe shqetesoi shume nga popullata shqiptare qe ka refuzuar gjithmone ndarjen e qytetit. Por BE, e cila financon kete projekt rivitalizimi thote se nuk eshte ekzakztesisht mur, por do jete nje shkalle qe lidh dy zona te sheshit ne lartesi te ndryshme. Deri para pak kohesh ura qendronte e bllokuar nga pirgje dheu dhe guresh, sjelle atje nga banoret serbe te veriut te Mitrovices.

Nder vite:

Ura e bllokuar me gure

Banoret serbe te veriut ndertojne aty per aty “Parkun e Paqes”, qe sherbeu si barrikade mes dy pjeseve te qytetit.

Rona Nishliu, kengetarja e njohur nga Mitrovica ka patur kete reagim:

Kosova ky burim i paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin, ka si mbështetje edhe ekspertizën me nam nga Brukseli, për ndërtim muresh mbi urën e lumit Ibër, urë kjo që vazhdon të ndaj për 17 vjet me rradhë Mitrovicën! Le të shpenzohet për këto kryevepra arkitektonike se edhe ashtu nuk u shpenzua asnjë metelik për mirëqenien e shqiptarëve të zhvendosur nga veriu, e as që u mor dikush me ta/ne as për të kuptuar se ku jetojnë këto qenie të mallkuara tu Kosov’s. E rëndësishme është t’i kontribohet këtij anormaliteti në mënyrë që gjithë konfuzionin pastaj të na e sqarojnë ekspertiza e tryezave të rrumbullakta-katrore ndërkUmbtare me perdiemat dhe kostot marramendëse të këshillimit!!! Mos harroni mure të reja do kemi prap dhe ato do të inaugurohen nga miqët tanë euro-atlantik ?Vazhdoni bëhuni që s’jeni pEj ktYhi, se pasha besën nuk mundeni me thanë që jeni jasht shtetit, për gjithë këtë heshtje të paskrupullt, se viza skeni. Indinjohuni për Fidel Castron, për kisha e xhamia, për bajrama e komba kosovar, e mbyllni gojën për këtë flliqësi të historisë së njerëzimit që po ndodh në vendin tuaj/tonë, sot, në fund të vitit 2016. Një MUR i ri historik, që shërben si simbol i paqes e stabilitetit dhe nuk përbën shqetesim për BE, po për NE ??? Njerëz ku jeni, ku e keni ndërgjegjen, njerëzinë??? Ndjeshmërinë e përgjegjshmërinë e keni me sustë, sustën me bateri! Mos harroni se një ditë edhe susta prishet dhe ne do të vazhdojmë të knojm’ kang’ me çifteli!