Bëmë baba të tregoj arat

Ishte riosh, ekstrakomunitar, mysliman, me ngjyrë, pra i kishte të gjitha të zezat, përveç njërës, nuk ishte më i papunë mbasi shefi më tha që duhej ta ndiqja e të bëja kujdes për të si tutor i praktikantit rishtazi në punë. Kishte frikë nga çdo gjë vërdallë si kafshë e trëmbur, shikonte me ankth edhe një karrike të pafajshme. Për të mos ta rënduar, nuk e bëja veten se po e shikoja dhe e vëzhgoja. Për të njëjtën arsye në zyrë të punës, përgjatë hartimit të kontratës së punës, mbajtja qëndrim formal protokollar në kufi të indiferencës. Edhe në kthim po njësoj, gjersa arritëm në punë. Eh tani ndryshon puna, nuk ka më diplomaci, duhet nxitur gjynahqari nëse duhet ndihmuar. Tani atij i duhet të luajë lojën sikundër i kërkohet, dhe loja është e vështirë, e pa mëshirë, histerike plot rrapëllimë.

-Shiko, kjo bëhet kështu, pastaj bëhet kjo tjetra, pastaj kjo, por kujdes kjo nuk bëhet si e para, bëhet ndryshe, se pastaj të nxjerr telashe se përzjehen bashkë, prandaj …

E kështu varg me radhë shpjegime që isha i sigurtë se nuk do t’i mbante mend. Asnjeri nuk mund t’i mbante mend, ishte e pamundur të mbahen mend të gjitha këto me shpjegim të parë. Por kjo nuk do të thoshte që të mos i shpjegoja; shpjegimet duheshin dhënë për të kuptuar aq sa mund të kuptohej, të paktën të kuptohej sa e vështirë apo e lehtë ishte, për t’i dhënë zemër në mos tjetër.

-Shiko, duket e ndërlikuar, por në fakt nuk është; duket e ndërlikuar vetëm kur nuk e ke bërë ndonjëhere. Me t’ja marrë dorën, do të shoç që është e lehtë sikundër noton ose i jep biçikletës, gjëra që para se t’i mësoje të dukeshin shumë të vështira për tu bërë.

Për të parën herë pati një ndriçim njerzor në sy.

-Po kur nuk do të më duket më e ndërlikuar?

-Mos u mërzit do t’ja arrish edhe asaj dite, këtu do jemi!

Pata nje shtysë, pa ditur nga më vinte, që të kuturis më tepër për ta nxitur të mos ketë kaq shumë frikë.

-Ekziston një shenjë e sigurtë se kur do të duket punë e lehtë për tu bërë.

-?

-Kur fillosh të më tregosh se si bëhet kjo punë që sapo të tregova. Ha ha!

-Prapë nuk kuptova.

-Edhe kjo nuk është e vështirë sa duket. A ke babë?

-Jo nuk kam, po ç’hyn këtu?

-Me fal për mungesën e taktit, pse nuk ke, ka vdekur?

-Jo, ka ikur nga shtëpia, mbeti pa punë e u kthye në vëndlindje, e që atëherë nuk është bërë më i gjallë.

-Aha, mirë, atëherë zëre se jam unë baba jot që të tregoj si, qysh e tek të bësh në punë. Kur ti të më tregosh arat, atëherë kjo është shënja që di të mbjellësh, prashitësh, korrësh. Njeriu di mbasi lan hesapet me atin. Ka edhe nje mundësi tjetër, por kjo që po them është më komode si më popullore hë për hë.

Qeshi, pra kuptoi, gjë fare e papritur. Por edhe vetë kuptova çfar më shtyu të kuturisja për të folur pa doreza me një të panjohur.

-Hë mër si tu duk? Ka sy per qabe? - pyeti shefi.

-Ka. E kuptoi kompleksin e Edipit.

-E çfar është ky?

-Eshtë një gjë më komplekse për tu kuptuar se kompleksiteti i punës me shef mbi krye.


nga Ditar i një fuksi

2 Likes

Mamadhia me kecat

Na ishte nje here Mamadhia me shtate kecat. Ata jetonin ne nje shtepi te bukur me nje oxhak te madh. Shpesh Mamadhia shkonte ne treg per tu blere kecave ushqim. Gjithmone para se te dilte nga shtepia i porosiste kecat te mos ia hapin deren askujt, pasi ujku mund ti mashtronte ato.
Nje dite prej ditesh ujku i uritur fshihet pas pemeve dhe pret aty derisa Mamadhia te niset per ne treg. Kur shikon qe kecat jane ne shtepi vetem afrohet tek dera dhe troket. Kecat nga ana tjeter e deres pyesin:

  • Kush eshte?
  • Jam une Mamadhia, hapeni deren vogelushet e mi, - i thote ujku me zerin e tij te trashe.
  • Nxirre kemben poshte deres, - i thone kecat pasi e kuptojn se ai nuk esht zeri i nenes se tyre.
    Ujku ben sic i thone kecat, dhe fut poshte deres kemben e tij te madhe e te zeze.
    Kecat i thone menjehere:
  • Largohu, ti nuk je Mamadhia, ajo e ka zerin e holle dhe te embel, ndersa ti e ke te trashe, ajo e ka kemben e bardhe si bora, e jotja eshte e zeze si nata, e dime qe je ujku prandaj nuk te duam.
    Ujku i zhgenjyer nga deshtimi i tij largohet, por nuk dore
    zohet. Merr nje thes me miell dhe fut kemben brenda derisa ajo behet e bardhe, pastaj merr mjaltin dhe fillon te haje derisa zeri i tij behet i holle si ai i Mamadhise.
    Nderkohe kecat e zgjuar, duke e ditur qe ujku do te rikthehej, vendosin ti ngrene nje kurth. Vendosin mbi zjarrin e oxhakut nje kazat plot me uje.
    Ujku rikthehet tek shtepia e kecave. Troket ne dere :
  • Jam Mamadhia, bijte e mi, hapeni deren, - thote ujku me zerin e holle.
  • Na e trego kemben, - i thone kecat.
    Ujku i tregon kemben poshte deres, por gjate rruges mielli kishte rene prandaj kemba e tij ishteserisht e zeze. Kecat e kuptojne qe eshte ujku por vendosin ta hedhin ne kurth.
  • Mamadhi, kemi humbur celesin, por ti mund te hysh nga oxhaku, po te presim, na ka marr shume malli per ty.
    Ujku mendjelehte, i gjithe shend e vere ngjitet ne oxhak pa menduar se aty poshte mund te kete nje zjarr qe digjet. Hidhet poshte nga oxhaku dhe perfundon ne kazanin me uje te nxehte qe kecat kishin pergatitur.
    Kecat e lumtur qe i kishin dhene nje mesim te mire ujkut, kercenin neper shtepi, nderkohe qe ujku ulerinte ne zjarr. Kur Mamadhia kthehet ne shtepi, kecat i
    tregojne se sfare kishte ndodhur, dhe ajo i pergezon te vegjelit e saj qe ia kishin degjuar fjalen.
    Qe nga ajo dite ujku nuk guxoi me te kthehej tek shtepia e kecave.

Katror, po prallen me rrepen qe shkulet nga mamadhia, ta ka treguar babacjapi perveç rekomandimit babacjapor si ta krush vrimen katrore par se te martohesh ne altar te katedrales kristiane qe i ke studjuar arkitekturen neper libra?

me i fjal, edhe shefi budalla si puna e emigrantit :laughing:

vetem shefi eshte budalla, se emigranti e kuptoi me mire se ndonje profesor greko latin. Kuptimi i vertete eshte kur e ndjen konceptin mbi lekure, jo kur thua “… se Frojdi zotrie …”, si Katrori qe lexon libra.

Po edhe ti a derzi, ç’ndjek metodat perendimore me emigrante te kompliksuar. Shih plakun, qe ndjek metodat orientale me te tille emigrante.

  • Hajvan, kete çoje atje, ate lere per kontenier,- dhe ai direkt e kupton se nuk eshte me ne perendim, por ne lindje, ne vendin e tij, por me nje ndryshim, se rroga eshte e larte, dhe ai ndihet i kompletuar :laughing:

Pjer, nuk e paske zgjidh kompleksin e edipit…??

Aqua, kur te lexosh tregimin tim mbi punen time, athere do e kuptosh se edipi nuk hyn me ne pune, eshte kompleks i kaluar,

Pjer, po shefi yt belg çfar metode pallimi perdor per ty, orientale apo oksidentale?

mir shefat e jashtem, por hala nuk po e morim vesh si Krist Maloku se çfar jemi ne, oksidental apo oriental? dmth me çfar metode pallohemi ne?

Pastaj ti a derzi je buke e vjeter, te ka pallu shefi shqiptar me metoda orientale e ta ka bo vrimen sa i tenxhere, ç’ne ti e mban veten per oksidental?

1 Like

dhe pyesin njerzit pastaj, se pse ka degraduar Peshku.

Lexoje 2 here shkrimin Pjer, ky eshte nga ato tregime qe te prek jo pak emocionalisht nga detajet dhe ndjesia e dhembshurise dhe e qashtersise qe pershkon dialogun.

shkrimi me pelqeu Aqua, kishte art, po pse i Modhi behet i vogel me komente, sa e dhjet faqen. Ja kane vene ne dukje te gjithe, por ai nuk po permisohet ne gjuhe.

Pjer, ma kane vene ne dukje vetem te gjithe ata qe grinden me te gjithe e dhjesin faqen sa e kane bere nje hale publike politike. Jane keta tipa qe dhjesim per vete, dhe e dine ne ndergjegje te tyre qe dhjesin, akuzohen nga ndergjegja e tyre, e te vetmen menyre per tu ndjere te lare, akuzojne tjetrin, qe te harrojne qe dhjesin per vete. Kaq te madh e bejne eskrementin e tyre, sa behen dhe zedhenes te mases, flasin ne emer te mases, te eskrementit te mases, siç flet edhe ti: “Ja kane vene ne dukje te gjithe”.

Ka dy menyra per te bere eskrementin, njera duke folur troç me eskrementin ose fele brenda ne koment, e tjera duke e thene eskrementin me edukate, duke e bere eskrementin dhe duke e mbuluar me edukate.

Konkretisht çdo koment i joti ne kete teme eshte eskrement. Qe me te parin koment ke eskrementu mbi rrefim qe eshte ngjarje e vertete duke u talle me tragjizmin e tjetrit fukara, e per me teper duke qene formalisht ne poziten e orientalit ne Belgjike, pavarsisht se ti e mban veten superior mbi orientalet, sikur ke lindur ne Amerike. Ti as oriental nuk je, je nje lemsh qe nuk merret vesh çfar je! E ne fund fare, mbi eskrement tend vendos nje lule duke lavderuar artistikisht shkrimin, mbasi ke eskrementu mbi permbajtjen e shkrimit, qe eshte permbajtja e ekzistences tende emigruese. Ti ke dhi mbi vetveten!

I gjithe reagimin im me hedhje eskrementesh eshte reagim i qellimshem, si parodi eksrementeuese kunder eskrementeve tuaja. Prandaj dhe dallimi i komenteve te mija eskrementuese nga shkrimet krejt ndryshe.

Un e kam kollaj te mos bej me parodi eskrementale, e ne fakt nuk do bej me, sepse u mbyll ajo epoke per arsye qe nuk ka ç’ju duhen juve, ashtu osht i pun (ky eshte komenti i fundit me eskremente). Po ju a do jeni me ne gjendje te evitoni eskrementet tuaja, e per me teper lulet tuaja te edukuara te vena mbi eskremente? E per me teper do jene ne gjendje te evitoni supereskrementin: shtirje sikur e keni hallin tek pastertia e blogut qe ju pengokam une te dhisni lirisht ne blog, sikur po dhisni? Ja tani un nuk do komentoj me eskremente dhe fele (ndoshta nuk do komentoj me fare ose shume pak), t’ju shofim ju sa do jeni ne gjendje te mos grindeni me njeri tjetrin per politike e te mos dhisni faqen!

Te drejtohem ty, por i bie prakut qe te ndegjoje dera, sepse 90 % e peshqeve jane ne gjendjen tende eskremetale me livando personale siper. Mut me lule.

Konkretisht ti sa here ke komentuar ne kete teme, ke bere nje mut te madh, here mut me lule e here pa lule, mut shqeto.

i modho, 1) fjalen; Eskrementin, nuk e kuptoj, 2) une perpiqem qe me komentet e mia, te jem sa me i moderuar, 3) perpiqem te mos fyej e te mos e dhjes faqen. 4) jam i drejperdrejt me komente, 4) nuk kam fare qellim te kem konkurrence me dike ketu ne komente, perkundrazi perpiqem te perfitoj nga mendimi i tjetrit, 5) koncepti jot se, une tallem me tragjedizmin e tjetrit fukara, me ben te mendoj se diçka nuk shkon tek ty.

2 Likes

Kjo historia e komentit me pika osht bo si pun’ mode - qy prej Sharre deri m’Shijak dhe qi prej Momlit deri m’Kavoj

komentet me pika Xixe, bohen per te qene sa me te koncetruara.

Tamom, si puna e gardalinës 5 pikshe !