Berisha-Ramës: Përdor krimin për qëllimet e tua

Në seancën parlamentare të kësaj të marte, ish-kryeministri Berisha ka përsëritur akuzat ndaj pasardhësit të tij sa i takon kultivimit të drogës.

Në fillim të fjalës së tij, Berisha i ka bërë Ramës një ftesë aspak të zakontë. “Hajde të shkojmë të bëjmë bashkë testin e drogës, ku të duash”, ka thënë Berisha, i cili më pas ka vijuar akuzat.

“E mbushe Shqipërinë me drogë. Opozita, ose duhej të pajtohej me këtë, ose duhet të ndiqte kushtetutën morale dhe qëndroi kundër. E denoncoi kudo. Edhe tani janë tonelata drogë që presin të shiten. Qeveria jote është qeveria e drogës dhe kushtetuta morale nuk e pranon atë”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, lidhjet me botën e krimit për kryeministrin Rama kanë qenë një domosdoshmëri për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve.

“Që një kryeministër të shtrijë influencën e tij përtej ligjit instrumenti i duhur është krimineli. Ata marrin përsipër të vrasin. Zotërisë i duhet krimi për t’i thënë kryetarit të opozitës ‘e nxorre kokën në dritare…’. I duhet për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve, për ta përdorur si hanxhar kundër mediave. A mund të jetë kjo një shumicë e kushtetutës morale? Jo, kurrën e kurrës”, ka thënë Berisha.

Kur ka përfunduar koha, ish-kryeministri është përpjekur të vazhdojë përtej minutazhit të tij, por kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka bërë që ai të ulet në vend.

“Zoti Berisha, koha mbaroi. Ju lutem uluni në vend dhe mos më detyroni të marr masa disiplinore e proceduriale”, ka thënë Ruçi që ka shpërfillur insistimin e deputetëve demokratë. Në këto kushte, Berisha është kthyer në ulësen e tij.

Me ne fund nje lajm me Berishe.

Gjalle je mo? Iku Irma?

U mundova ta mbaja, po me la :joy: iku.

1 Like

Rrethi i mbyllur i berishizmit (nanoizmit, metaizmit) 25 vjecar ne 1 minute te vetme videoje:

E kush do ketë bythë t’ia marre pushtetin Edi Rames me djalin e Fahriut, vajzen e Azemit, Murrizin e Lushnjes, Valin e Feritit, Norën e Ilirit‎, Gridën e Henrit?

1 Like

S’paska lene lozonjare pa futur në Kuvend Lulja
:joy:

2 Likes

sa me shume prurje me berishe! :yum: :yum:
Tema e berishes, teme e preferuar 🖒

Ti o birishe nuk je drogaxhi, por kriminel ! Dhe per kete nuk ka nevoje te besh testin se ta tregon surrati dhe populli.

1 Like

Fati i rames thuaj, qe i ra partia e familjes per opozite :yum:
Mania s’ka din e iman, arrixhofke eshte nga goja, por pa bosht, u bie te gjitheve nga pak, se ku i kane dhene nje vend me turizmin per te ngrene nje kothere buke, nga ku bredh dhe boten.

heqim drogaxhiun njehere, pastaj fusim ne burg kriminelin, si thua?

Qenke interesant. A nuk te duket se ne fillim futet vrasesi ne burg, pastaj drogaxhiu.

po drogaxhiu se fut dot kriminelin ne burg, sepse ka 4 vjet qe mund ta kishte bere dhe e ke mendjen te mbushe hundet.

le ta heqin drogaxhiun, te veme gramoz (ka)rucin si krye M, mbase ai na e fut ne burg salen

Drogaxhiu nuk ka per detyre te fute kriminelin ne burg.

drogaxhiu jo prandaj duhet hequr

i zoti i shpise ka per detyre te pastroje shtepine nga minjte, por kur ehste pijanec i kalon miu nen hunde dhe se ve re

nese ka ram e ka ruc ne shqiperi, nuk behet ai vend

Ne kohe te kriminelit ashtu, qe i kishte gllaberuar te tera, jo ne kohe te drogaxhiut. Shtepine e pastron gjykatesi, jo drogaxhiu.

1 Like

nuk bejne dobi debatet e demokracise, me harbuterine mesjetare

1 Like

Francezët kanë një shprehje :

“insulter un adversaire l’anoblit”

që e përkthyer në shqipen tonë të bukur tingëllon:

“të fyesh kundërshtarin do të thotë ta fisnikërosh atë”

A i shërben Berishës dhe krahut të vet një strategji e tillë?

Mund te jete shprehje parimore, por kur rregullat e lojes nuk te lejojne ta aplikosh, nuk pi shume uje. Obama thoshte “When they go low, we go high”, por Trampi fitoi duke share kundershtaret. Ta kam llafne qe ambienti shqiptar nuk ka arritur akoma ne ate fazen ku shprehje te tipit "Mos u merr me injorantet se te ulin ne nivelin e tyre dhe te mundin me eksperience " do ishin te vleresuara nga masa dhe te aplikueshme gjere. Ju eshte bere faqja sholle dhe keto perqasje gjysme filozofike ndaj jetes se perditshme nga njeri vesh hyjne e nga tjetri dalin. Standarti eshte ulur goxha, mediat dhe figurat publike nuk para ndihmojne per te stimuluar inteligjencen kolektive apo per te prezantuar nje panorame me inteligjente (ne mungese te nje fjale tjeter) ndaj perditshmerise.