Bertolt Brecht - Njerëzit e mëdhenj

Njerëzit e mëdhenj thonë plot budallallëqe
Dhe njerëzit e tjerë i mbajnë për të marrë
Por, ata s’thonë gjë dhe i lënë të llapin
E ndërkaq shkon koha pa u parë.

Njerëzit e mëdhenj hanë e pinë
Dhe plëncin e mbushin paq.
Dhe njerëzit e tjerë dëgjojnë bëmat e tyre
Dhe hanë e pinë ndërkaq.

Njerëzit e mëdhenj mbahen si të mençur
Dhe flasin me zë të lartë – sikur janë shurdhuar.
Njerëzit e mëdhenj ndoshta dhe duhen nderuar
Por, për të besuar, nuk duhen besuar

Shqipëroi: Petraq Kolevica

4 Likes

ç’ma paska dhi ky Bertold Brehti mu!

Ndoshta wannabes duhet ti kendojne keto vargje e te mesojne se thjeshtesia eshte sekreti I elokuences.nuk ka nevoje ti ngarkosh vargjet me figura Te nderlikuara si karro arixhiu ku lexuesit I bejne site tek a cift duke u perpjekur ti lexoje,por me fjale Te thjeshta mund Te shprehen ide Te medha .pasi qellimi eshte qe lexuesit ti mbetet ne mendje dicka .less is more I thone kauret :blush:

1 Like