Best movies for 2019

159 postime 8232 shikime 26 dhjetor 2019 në 09:54 e paradites
STALKER

Sipas traditës së fundvitit, voilà TOP-10 imi ( subjektiv, sigurisht! ) për vitin kinematografik 2019.
(click, kur eshte e mundur, në secilin prej titujve per komentin perkates per secilin film) :

  1. The image book (Libri i imazhit) – film francez me regji te Jean-Luc Godard

  1. Synonymes – film franko-izraelit me regji te Nadav Lapid

Image associée

  1. Bacurau – film brazilian me regji te Kleber Mendonça Filho

Résultat de recherche d'images pour "bacurau film"

  1. E ç’rëndësi ka nëse historia na konsideron si barbarë (Imi este indiferent daca in istorie vom intra ca barbari) – film rumun me regji te Radu Jude

  1. Asako I. & II . – film japonez me regji të Ryusuke Hamaguchi

  1. Les miserables – film francez me regji te Ladj Ly

Image associée

  1. Sorry to bother you – film amerikan me regji te Boots Riley

  1. Ash is purest white – film kinez me regji te Jia Zhang-ke

  1. Green Book – film amerikan me regji të Peter Farrelly

  1. It must be heaven – film palestinez me regji te Elia Suleiman

Vijojnë :
(ja vlejnë) :

  1. The dead don’t die – film amerikan me regji te Jim Jarmusch
  2. Douleur et gloire (Pedro Almodovar, Spanje)
  3. Santiago, Italia (Nanni Moretti, Itali)
  4. Sibyl (Justine Triet, France)
  5. Le daim (Quentin Dupieux, France)
  6. Stuber (Michael Dowse, USA)
  7. To the Ends of the Earth (Kiyoshi Kurosawa, japoni)
  8. For Sama (Waad al-Kateab & Edward Watts, Siri)
  9. Terminal sud (Rabah Ameur-Zaimeche, France)
  10. Notre Dame (Valérie Donzelli, France)
  11. Border (Ali Abassi, Suedi)
  12. Tout ce qu’il me reste de la révolution (Judith Davis, France)
  13. Us (Jordan Peele, USA)
  14. Comprame un revolver (J. H. Cordon, Meksikë)
  15. Ad Astra (James Gray, USA)
  16. Alice et le maire (Nicolas Pariser, France)
  17. Chambre 212 (Christophe Honoré, France)
  18. Joker(Todd Phillips, USA)
  19. Jeanne (Bruno Dumont, France)
  20. Parasite (Bong Joon-ho, Corea e Jugut)
  21. Vice (Adam McKay, USA)
  22. Nuestro tiempo (Carlos Reygadas, Meksikë)
  23. An elephant sitting still (Hu Bo, Kine)
  24. M (Yolande Zauberman, Izrael)
  25. Zombie Child (Bertrand Bonello, France)
  26. Glass (M. Night Shyamalan, USA)
  27. La mule (Clint Eastwood, USA)

Kohë humbur :

  1. Once upon a time in Hollywood (Quentin Tanrantino, USA)
  2. Young Ahmed (vëllezërit Dardenne, Belgjikë)
  3. So long, my son (Wang Xiaoshuai, Kine)
  4. Los silencios (Beatriz Seigner, Brazil/Kolumbi)
  5. O que arde (Oliver Laxe, Spanje)
  6. Long Day’s Journey into Night (Bi Gan, Kinë)
STALKER

Pyetje per adminet: kjo teme eshte publike, apo e shoh vetem une, si hapes i saj ?
Si shpjegohet qe komentoj atehere ??

squarepusher

Tema eshte publike, prandaj dhe mund te komentohet. Nuk jam i sigurt nese e kuptoj pyetjen.

squarepusher

Falemnderit per listen. Personalisht paskam shume per te pare. Nga te gjithe keto qe ke renditur kam pare 2 filma e gjysme.

Kete vit filma qe me kane lene pershtypje jane Marriage Story dhe Midsommar.

Vlonjat

Joker - mbreslenes si ne loje, decor apo muzike.
Irishman - i realizuar si ne loje dhe ne decor.

InkuizitoriMoth

ka te drejte Stalker, mu psh nuk me del tema ne “home”, duhet te klikoj ne “kulture” qe ta shoh, ose te klikoj mbi “komentet e fundit” ne te djathte te faqes.

Por mos u anko Stalker, mire per ty eshte kjo pune, bohuni i dore e mire kinofilash e boni i dor muhabet ne qetsi sinemaje. Po te vij une kom per te fol per Marlonin dhe Elvanen qe tango-izohen ne Paris, do ju prish pune me nje fjale.

STALKER

Marriage story e pashe dje ! (ndersa lista ka nja dy-tre ditë). Do e vija andej nga vendi 24-25.

Midsommar më pat shpetuar pa u parë (me duket se kam qene me pushime).

ps: gjithsesi, duhet te kete dicka qe nuk shkon në Peshk (informatikisht flas) : nuk mora asnje lajm qe eshte shkruar tek kjo teme. Krejt rastesisht kalova (por prap, s’ka ndonje problem)

squarepusher

Kam bere gati ‘synonymes’. Cuditerisht kam tolerance pak me te larte per filmat jo amerikane, sikur jane me prane realiteteve shqiptare. Godard-in per ndonje kohe kur jam me i perqendruar.

P.s: E vura re qe ka ca probleme me kete teme teknikisht. Falemnderit per sinjalizimin.

Albano-id

temen desha me e publiku une njehere, se peshku nuk u kujtu fare.
Gjithe keto filma qe nuk jane pare.
Synonimes po u bera mbare keto dite

squarepusher

edhe ti je peshku @Albano-id … gjithsesi para teje ishte kujtuar vete i zoti i punes.

@Stalker, ka nje problem teknik arsye per te cilen temat e krijuara rishtas nuk dalin ne faqe kryesore.

Albano-id

rrofsh per komplimentin :grin: we are all peshku
nga forca e zakonit, hit parade eshte bere tradite cdo fundvit :wink:

InkuizitoriMoth

vetem un nuk jam Peshku, bile jom kunder Peshkut, du me e shkaterru si blog fashist dhe komunist, por nuk po arrij dot.

squarepusher

Edhe ti je peshku Inkuizitor, plus pjese e klubit te filmit ne peshk. Cheers!

STALKER

THE NEW YORKER :

The Best Movies of 2019: thirty-five released, eleven unreleased.

The Irishman ” (Martin Scorsese)

The Dead Don’t Die ” (Jim Jarmusch)

An Elephant Sitting Still ” (Hu Bo)

Us ” (Jordan Peele)

Coincoin and the Extra-Humans ” (Bruno Dumont)

Uncut Gems ” (Josh and Benny Safdie)

My First Film ” (Zia Anger)

A Family Tour ” (Ying Liang)

One Child Nation ” (Nanfu Wang and Jialing Zhang)

Her Smell ” (Alex Ross Perry)

The Two Faces of a Bamiléké Woman ” (Rosine Mbakam)

A Beautiful Day in the Neighborhood ” (Marielle Heller)

Frankie ” (Ira Sachs)

Before Summer Ends ” (Maryam Goormaghtigh)

August at Akiko’s ” (Christopher Makoto Yogi)

Birds of Passage ” (Cristina Gallego and Ciro Guerra)

STALKER
InkuizitoriMoth

çu knoqem me Top-et e Marlonit!

korriku

ne listen e shkurter te filmave te mi te ketij viti te parin kam Ash is purest white.
Sorry to bother you kisha harruar qe ish pare, ruaj te njejtin opinion te pandryshuar, eshte film tipik “anti-racist” me prejardhje afro-amerikane, kulture qe nje here te vetme nuk beri kinema tjeter, por kritika franceze o vihet kollaj ne faj, o i ka rene ne koke per kete lloj filmi, afro-amerikan

korriku

One child nation, nisa ta shikoj pardje, me la shije te keqe dhe e lashe.
Green book, The dead don’t die, dhe Ad Astra, shume te mire , sipas meje dhe flm per rekomandimin

STALKER

Une nuk jam francez.
Aq me pak kritik
:slight_smile:

STALKER

ky eshte dokumentar, right ?

korriku

po dokumentar. Ka mundesi te jete autobiografik, nese te kam kuptuar drejte per kete, sepse ka ne qender regjisoren kineze e cila ajo vete eshte produkt i politikes se nje femije.

ps. vazhdojne problrmet teknike me kete teme, sepse nuk m’u sinjalizua replika jote nga ppu

InkuizitoriMoth

nuk eshte problem teknik, eshte problem artistik.

arti modern deshmon inkomunikabilitetin midis njerzve, faktin qe njeriu eshte i vetem ne nje bote mizore dhe absurde, gje e deshmojne edhe Top filmat, edhe topet e Marlonit.

Pra teknikisht blogu eshte ne perputhje me frymen e kohes. Gjithsekushi o tu bo muhabet me vete, osht bo per t’fol me vete.

o Mete, per vete, thote populli yne.
populli serb thote ndryshe.
populli francez, te cilit i perket Stalker, thote akoma me teper ndryshe, prandaj edhe Revolucioni Francez.

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

Korrikse, po e gjete pse Herzog nuk e ka fut ne llogari 1/10 e amerikonve? Çer do t’boj 1/10 e amerikonve?

Kopil i modh osht vallaj!

STALKER

top 2010-2019 i Caroline Champetier (nje nga kameramanet me te talentuara, e cila ka punar me regjizore nga me te miret) :

Holy Motors - Leos Carax
Girls - Lena Dunham
Stray Dogs, Tsai Ming-Liang
The Immigrant - James Gray
Dans ma tête un rond-point - Hassen Ferhani
Gorge, coeur ventre - Maud Alpi
Certain women - Kelly Reichardt
Phantom Thread - Paul Thomas Anderson
Le livre d’image - Jean-Luc Godard
Burning - Lee Chan-dong

Albano-id

edhe ketej, ndikoi suksesi i filmit te vjeter vizatimor qe te mbusheshin sallat. Njerzit shkojne ne salla me njefare pritshmerie, sidomos persa i perket skenarit, si dhe duan te mbeten femije, gjithnje naive, the circle of life :grin:
Ne salla kete fundviti ishin dy filma shqiptare, keta kane filluar te jene te suksesshem e te marrin financim qe pa s 2 gisht mjalte te mamaqit; falco i bes kallakut dhe love i papadhimitrit. i pari shume me i keq se i dyti pati nje shikueshmeri shume me te madhe.
ps. Parasite qeka te filma 24.al

korriku

te parin paska renditur filmin e saj

paska punuar me regjisore te medhenj

korriku

thx per Parasite

korriku

ne 10shen e dekades gjynah te lihet jashte “The Tree of life” e Malick. Ka qene nga filmat event dhe shenjues pavaresisht se Malick e prishi punen me pas.

Dekada ka filma shume te mire karakterisike e te cilevee eshte se gjithe duke qene specifike ne vetvete, jane te barazvlefshem me nj-tj ne arritjet e shenuara e te larmishme.
“Kaili blues”, Burning, Happy hour, Apnee, etj etj kot sa marr mundimin i numeroj…

STALKER

E pe ate te Bes Kallakut ? Kush eshte regjizor ?

Une mendoj keshtu: s’ka gje qe nuk jane te mire. Por eshte gje e mire qe ka dhe prodhime shqiptare. Më te mire se pseudo-filmat autorë me gjakmarrje, tarfikante droge ose qe-i-bejne-gropen-komunizmit, duhet te jene, silur qofte dhe per arsyen e refuzimit te temave te tilla ekzotiko-cliché.
Ndersa kete Papadhimitrin nuk e kisha degjuar asnjehere

STALKER

Jo, ben mire qe i numeron. Shume biles. Ja psh, une e kisha ‘harruar’ nje cike “Kaili blues” (perle !!). Apo Happy Hour
Meqe ra fjala: shiheni nese e gjeni “Asako 1&2”. Po e rimendoja : si mundet ende në shek XXI te besh nje film te tille mbi nje histori aq ‘roze’, aq ‘tralala’ ?? Dhe te besh nje film te tille ??? Ndofta Hamaguchi mund te jete sot per sot regjizori qe e ka kuptuar me mire nga te gjithe kohen në te cilen jetojme. Ka nje modernitet, aktualitet, imediatitet filmi i tij qe…
:+1:

Albano-id

e pashe, po harxhim lekesh, ne sensin kinematografik, ishin vec skece, e te mendosh qe bes kallaku ka mbaruar shkollen per regji :grin:, me mik po e ka mbaruar.
Ky i papadhimitrit, i cili ka dhe nje produksion filmash, qe levron komedine e lehte, ishte me i permbajtur, film limonade qe trajtonte krizen mbi 40 vjecareve, dhe deri diku suksesshem, me nje kast aktoresh mjaft te mire.

korriku

flm. Asako e kam kerkuar por pa rezultat, madje tani afer. Per me teper sikur eshte shtrenguar cik interneti keto dy vite te fundit krahasuar me 5 vjet me pare ta zeme.

Besoj te kuptoj kur flet per Asako 1&2, ne kuptimin qe, nje gje te mire e permbledhjeve te dekadave eshte se hedh nje veshtrim te pergjithshem te llojshmerise se kinemase se zhvilluar, dhe eshte e pafund dhe e papritshme - unexpected - drejtimet ku shperndahet ajo. Andaj dhe dy fjalite qe e pershkrove ti Asako, jane udhezuese, te pakten deri diku per mua.

ForumiShqiptar

Keni harruar filmin TOGO qe vertet meriton te jete ne dhjeteshen e 2019

STALKER

Per te qene deri në fund i sinqerte, 6 filmat e parë do doja pa hezitim ti rishikoja (ndryshe nga te tjeret ne vazhdim, per te cilet, nje e parë mjafton). Ne kete prizem, do e rishihja me shume kenasesi Asako (pra 6 vendet e para jane pothuaj në t’en njejtin nivel).

ps: Le Miserables, pa diskutim filmi me i mire francez i 2019, do mund te gjehet lehte besoj ne rrjet, sepse per fat, ka patur shikueshmeri goxha te larte ne kinema. Shto qe me te gjitha gjasat do jete ne 5çen e filmave me te mire te huaj per Oscar

STALKER

Pashe trailerin e filmit te Bes Kallakut. Ishte film ‘politik’ (ose me sakte, me teme politiken).
Ai vete, per mendimin tim, eshte humorist i mire (Gjini ka qene nga te rrallet personazhe humori, bashke me Adelen, qe i kam pas ndjekur tek portokallia dikur). Por nuk e ve në dyshim qe as qe behet fjale per film (behet me se shumti fjale per ‘filëm’, kshu po). Shto qe komedite jane, në princip, edhe me te veshtira se dramat, e akoma me teper komedite qe trajtojne teme politike!! (pra gati-gati u bo me thone: s’ka faj Bes Kallaku në kete mes)
:grinning:

Albano-id

Une nuk mund ta ndaj dot personazhin bes kallaku nga personazhet qe ai luan gjini apo skifteri lacian (ndoshta shof me teper tv sec duhet :grin:. )
Faji sigurisht nuk eshte i besit po i Publikut(edukimit te keq), per mendimin tim. Nje variete simoter e portokallise te klani ka filluar promovon mungesen e permbajtjtes.
Sikurse potokallia ka nje rregjizor dhe skenariste mjaft te mire po gjithaq te indoktrinuar.
Ps. ne pamje te pare komedia e besit dukej te ish politike, por nuk kish aspak “politike”

STALKER

Te kuptoj. Sikur ta kisha parë. Do kellqe te ishte politike (gjithe duke qene komedi)

korriku

@STALKER, @Albano-id te faleminderit shume per Asako, une do e shoh patjeter kete fundjave

korriku

s’po e gjej fillin per toplisten e decades - layout e temave te peshkut eshte bere corap - pyetje: ne toplisten e dekades, duhen filmat më me impakt, apo thjesht c’na pelqeu me shume nga dekada?

toplisten e dekades, vete do e kuptoja si liste nga te regjisoreve qe e “shkruan” kete dekade si te thuash, plus ndonje titull fishekzjarr te papritur aty ketu. Keshtu pervec The Tree of Life, e sigurt qe do kisha The Cave of Forgotten Dreams. pastaj nje nga Nuri Bilge Ceylan, me pas Faust si sugjerim shume i mire nga Stalker, nje nga Wang Bing, kam qejf te shtoj Bruno Dumont me Femijerine e Jean D’Arc, nje autor rumun me patjeter, harrova Godard, por prape eshte gjynah vetem 10 vende lista le shume perjashta.

Hong Sang-soo dakort qe te jete komplet nje liste me vete si alternative

squarepusher

Pa fjale me ‘Parasite’. Gjithcka e mire-ekulibruar, ritem perfekt. Ne stilin e ‘The Handmaiden’. Pse ne vend te 30? :crazy_face:

Albano-id

po te ajo faqe, mundohu te shofesh don Jon dhe Panama, jane dy filma qe flasin per menyren si teknologjia dhe imazhi seksual qe na rrethon ndikojne ne marredheniet kohet e sotme. I dyti eshte film serb

korriku

do mundohem, ky vit i ri me duket erdhi shume i ngjeshur, pressed for time
rrofsh per keto info :slightly_smiling_face:

InkuizitoriMoth

apapapa, ky do jete film i modh! kushedi se çer puno Marloni te ky filmi.

InkuizitoriMoth

shif t’modhin sa i modh osht! Pi cinare, se rru fare:

J’ai un papier que me donne Wim Wenders, il a posé une caméra, il me laisse tout seul, il ne m’a pas bien placé pour regarder le tennis.

Films are made, the images are made when there’s no one looking. That’s what the invisible is, that which we don’t see. That’s what the incredible is, that which we don’t see. And cinema shows you that which we don’t see, the incredible - Jean-Luc Godard

InkuizitoriMoth

Stalker, numri i dhomes 666 eshte rastesisht, apo ka ndonje lidhje me Shejtonin?

E vetmja pergjigje e vertete eshte kjo, te tjeret o i bejne bisht, ose shesin pordhe si Godardi:

it’s obvious [cinema] is on the way out. … the novel has been dead for a long time; people know that. Poetry was exhausted a hundred years ago. Plays hardly exist…once in a while. And every now and then there’s a movie. … movies don’t use characters anymore. They use some horrible thing called directors. And photography - Paul Morrissey

Mu filmi me vlejti shume per te kuptu me tej se sa te dobet psikologjisht jane ata qe mbahen si luane mondane. Asnjeri nuk mbante dot tensionin e vetmise ne dhomen numer 666 :smiley:, plus tensioninn e kameres qe eshte kollaj t’ja drejtosh te tjereve.

Albano-id

po shife o Tori, nji rruge e dy pune.Ju qepe Marlonit, nuk mundesh me i kategorizu te gjithe ne bardhe e zi, ka dhe ngjyra ndermjet

STALKER

E dija qe do te pelqente :stuck_out_tongue_winking_eye:. Por dhe mua, “po deshe ti”, me ka pelqy (në fakt, qe në skenen e parë e kuptova qe eshte film konsensual pra, “qe do me pelqente”.
Jam shpjegu çik edhe tek reveiw-ja e filmit (i cili eshte Tarantinian, eshte me se evidente). Gjithsesi, me e rendesishmja eshte qe nuk më s’pelqeu (se fundja ndaj shohim filma: qe ti pelqejme! Qofte edhe duke i perzgjedhur paraprakisht).

ps: Cahiers du cinema do e kene, në mos te parin, te dytin ose te tretin në liste (listat-permbledhese te shume personanave njeheresh jane automatikisht konsensuale, qofte edhe sikur mos marrim parasysh anen konsensuale te filmit). Lista e tyre del keto ditë. Kshu qe mos e vrit mendjen per vendin e 30, te ‘akorduar’ nga mener-zotnia-ime
:grinning:

InkuizitoriMoth

jo o vlla, e kam thene dhe here tjeter, nuk e ha ate tek te shof filma me t’pallume, sido qe te jene, bardhe e zi, apo me ngjyra (pa bojna).
Dhe as horror nuk shof, te dy llojet nuk i bejne mire shendetit, minojne shendetin mendor, baze e te cilit jane dy shtyllat eros-thanatos.

Nga kjo pikpamje komunistet ishin inteligjente dhe me nuhatje per natyren njerzore, ndersa demokratet jane koqe fare, ju pelqe shume noçka dhe gjaku. Prandaj Perendimi eshte i vetedenuar me vetevrasje.

Albano-id

kujdes mos u genje, duket si me te pallume ne pamje te pare, por gjun nga e njejta llogore nga gjun ti po ta shofesh deri ne fund.

InkuizitoriMoth

mire, atehere po.

InkuizitoriMoth

isha tu lexu sot rastesisht per Marlonin, gallate e modhe, lene mos e pyt kush i thote te gjitha. Nder te tjera qyfyre te anarkistit revolucionar ne filmin e Kopolos Apocalypse Now ka lujt ne skene gjithsejt 3 jave, dhe eshte paguar 1 milion dollare ne jave, gjithsejt 3 milion dollare per me pak se nje muaj pune. Rasti mbetet kampion akoma i paarritur, e ndoshta i paarritshem.

Albano-id

Timo flloko, si idhtar i actors studio, me duket se ka bere nje liber per Marlonin, teper dramatik per mua. Nuk kane faj qe e kane pagujt aq se dhe sot CEO-t qe nuk bejne asgje marrin nje hale me lek, dhe quhen te nershem. Kur u ndane keto na rane, thote shqiptari fatalist.

InkuizitoriMoth

filmaxhijt shqiptare e kan dash Marlonin sepse, megjithse artist tipik hollivudi, disa nga filmat e tij lejoheshin te shfaqeshin sepse trajtonte gjithnje te revoltuarin kunder shoqerise dhe kapitalizmit (un pranej ta pruna 3 milionshin ne muaj per rebelin antikapitalist, rebel rebel, por paret i fuste ne xhep). “Rrnofte Zapata” ka qene film kult qe e ka pas bo kush e di sa here xhiron e kinemave te tere Shqiprise, televizjoni e jipte 2-3 here ne vit. Mu me ka rastis, me sherbim ne rrethe, ta shof tre here neper kinema province te qelbta, qe ç’te te them. Ajo qe shifshe ne kinema ishte film ne film, bile me i bukur se filmi.
Pranej per mu kinemoja ka vdek me kohe e me vakt, kur Paul Morrissey i binte moces me luge.

InkuizitoriMoth

nuk e kam lexuar, dhe nuk e njof mire jeten e Marlonit, por me aq sa di, jeta e tij ka qene shume dramatike, edhe per te afermit e tij, nje kasaphane e vertete. Po ta shofesh me kujdes fatin e ka te shkruar ne fytyre, ka nje fytyre shume tragjike poshte maskes, e cila nuk ishte maske prej kauçuku si zakonisht divat e Hollivudit, sidomos femrat (Merlin Monro eshte varianti femer i tragjizmit marlon). Tragjizmi eshte nje kostante per divat e Hollivudit, kur e lu bishtin me perbindeshin eros-thanatos duhet pagush çmimin e biletes. Njerzit kujtojne se aktrimi nuk ka te beje me aktruesin, nuk ndikon mbi jeten e aktruesit, por nuk eshte ashtu. Nuk eshte ashtu as per spektatorin, qe tani eshte vetem nje koqe me sy te zgurdulluar qe bluan me noflla pop korn.

korriku

bukur shume Asako :clap:

korriku

duhet ta them al-bano se filmi me la nje afterthought maskilist sa i takon temes dhe realizimit te saj permes figures se Asakos

Albano-id

mua me pelqeu ritmi i shtruar, i ngadalte qe te lejon te refkektosh mbi personazhet, mungesa e “luleve” rregjizorjale
Nuk mu duk maskilist, por dhe po te interpretohet ne ate menyre, nuk do te ishte turp, fundja asako nuk e kish te lehte te dilte kunder natyres, forces se evolucionit.

korriku

ritem i shtruar, dhe edhe dialogje me mase, balance e mire heshtje/dialogje…

jo, e drejte, edhe nese maskiliste le te shfaqet ideja, nese egziston ashtu ajo nuk ka pse kinemaja as ta fshehe as ta gjykoje. Une e justifikoj aq me teper qe eshte i pavetedijshem si aspekt i filmit - kulturalisht Japonia apo Koreja e Jugut shoqeri me predominance maskiliste jane - si dhe shumica e globit. Dhe e thashe eshte nje afterthought dhe jo kryesore se po te shohesh pershtypja e pare qe dhashe ishte shume e mire.

Albano-id

nuk besoj se futet shume te shoqeria e kultura hamguchi, noton me teper ne ujrat e brendshme, natyren njerzore, fiksimet e Asakos, eshte me teper vertigo, hitchcockian kind of movie, po nga kendveshtrimi femeror kesaj rradhe. Gjithsesi ishte nje film qe meriton nje shikim me te plote nga ana ime sesa lejeonte linku me siper me ngecjet e veta.

STALKER

Te thash? “Parasite”, në mos te parin, do e kene te dytin :wink:

Les 10 meilleurs films de 2019

selon la rédaction des Cahiers du cinéma

1. Le Livre d’Image de Jean-Luc Godard

2. Parasite de de Bong Joon-ho

3. Synonymes de Nadav Lapid

4. Bacurau de Kleber Mendonça Filho & Juliano Dornelles

5. Jeanne de Bruno Dumont

6. Douleur et Gloire de Pedro Almodóvar

7. Les Misérables de Ladj Ly

8. La Mule de Clint Eastwood

9. Joker de Todd Phillipps

10. The Irishman de Martin Scorsese

STALKER

Asako eshte nje mrekulli, sepse bashkon kenaqesine e te shikuarit (pleasure) me rigorozitetin (e nje filmi, nga ana kinematografike). Une e kam tek te vetmit 5 filma te 2019 qe do doja ti rishikoja (mendoj se, personalisht, eshte menyra me e drejte per te vleresuar filmat, shume me teper se puna e notave pra menyra me e drejte do ishte ndarja e tyre në “do doja ti rishihja”, “një here mjafton” dhe “kot sa e pashë” (kryesisht filmat gjate shikimit te te cileve dal nga kinemaj).
Keto 5 filma te 2019 qe do doja te rishihja, jane: Synonymes, Les Miserables, Asako, Bacurau. Në fakt jane 4, se te pestin, “The Image book” te Godard e kam pare nja 4 here sepse e kam ne hard disk te TV (falë “arte”).

Në fakt, kenaqesia (pleasure) dhe rigoroziteti, po ta mendosh mire, nuk bejne dot pa njera-tjetren (doemos, kjo varet nga personi qe eshte para nje filmi , syte e tij etj etj etj, por keto nuk do rrime nje jetë duke i diskutuar, por do i marrim si te mireqena dhe pike). Kete e konstaton sidomos kur arrin te pelqesh filma qe jane te nje radikaliteti kinematografik ekstrem, por qe arrijne permes gjenialitetit te tyre edhe te te japin po aq kenaqesi. Per shembull, disa (jo te gjithe, sepse ata jane vertet ‘te veshtire’, radikalë’ si pakkush) filma te çiftit Straub & Huillet: po shihja nje dite nja dy prej tyre: ah ah ah, u shkriva ne fakt, kenaqesia operoi, edhe pse isha perpara filmash te nje radikaliteti … uhhhh !
Ose filmat e Ozu e kane kete meritë. Te Godard po e po, por me te kam edhe nje doze raporti “personal”…

Per Asako, kam kujtimin e nje te tilli (e tani qe flas do doja edhe me teper ta rishihja)

squarepusher

Almodovar dhe irishman te dy i kam nisur dhe nuk i kam kaluar gjysmen. Cudi se as me almodovar dhe as me scorsese s’me kishte ndodh ndonjehere t’i lija rruges. Te parit do i rikthehem me siguri por i dyti m’i duk harxhim kohe.

Dumont me sa shoh eshte i abonuar te lista e pervitshme e tyre. Edhe Eastwood. Mah…

squarepusher

Fituesit e golden globes

InkuizitoriMoth

Fraza nga nje film qe e kam pare kushedi sa here:

The revolutionary does not discover the ‘authentic spirit of the revolution’ except before the revolutionary tribunal that condemns him.

:star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star: :star:

Albano-id

Parasite qe per hir te vertetes mu duk pak videoklipesk, telegrafik, ka te njejten metafore pak a shune me “us” te jordan peele.

STALKER

Almodovar, per mua, deri me sot nuk kish bere më mire. Ndofta me perjashtim te “Carne tremula” apo dhe “Hable con ella”.

STALKER

“Us” eshte film i çmendur (nuk ka frike se del huq), “Parasite” eshte pothuaj klasik (i aplikuar, i ushtruar) : po ta kisha degjuar 100% veten, mund edhe te kisha dalë nga salla ne krye te 15-20 minutave (por ketu eshte dhe problemi: “bateria e narracionit eshte aq e forte sa na humb mendjen” do thosh Godard.
Film qe do plaket keq, per mendimin tim.

STALKER

I fundit i Dumont eshte kurajoz, por me pak i ‘arrire’ se Jeannette.
Gabimi kryesor i tyre (në sensin redaksional, meqe listat e Cahiers kane dicka mitike, pra mbeten) eshte prezenca e Joker

STALKER

Ja dhe lista e lexuesve te saj per 2019

imazh

korriku

waa Les Miserables…
Les Miserables movies: 1909 silent, 1912 silent, 1934, 1935, 1952, 1958, tv series 1967, tv series 1972, tv movie 1978, 1982, 1995, 1998, 2012, 2019, nuk ka te mbaruar

InkuizitoriMoth

u knoqem tu bo diskurse, 4 persona diskursojne duke vene linke qe i hap vetem 1 person.
Ne Peshk vihet per t’i shpetuar tezeve dhe kusherirave qe jane me bollek ne fejsbuk.

InkuizitoriMoth

Te Mjeret paska marre fund me t’tana, sepse nuk eshte me Zhan Valzhani ne film, nuk trajtohen me problemi i drejtesise te krishtere, por probleme noçke te jevgjeve dhe jevgave te periferise se Parisit.
Mjere kush shef filmin thuaj!

STALKER

“Të mjerët” e Ladj Ly eshte, per nga qasja, hugojan, por s’ka te beje fare me romanin e Hugo

image

InkuizitoriMoth

E Stalker, ja morre hakun Korrikses, e nxorre kallup, haberin nuk ja ka gjerave, dhe as filmin nuk e ka pa, ka lexuar vetem recensione, e i ka bere lemsh çfare ka lexuar, pa kuptuar gje.

Korrikse, edhe filmi “Debatik” eshte pe të Mjereve, sepse Coli ishte Gavroshi, film “hygojan”.

“Te Mjeret” origjinal eshte liber fashist, sepse trajton moralin e krishtere, qe e ka qef Stalker.

a cope injorantash, kshu eshte kur behesh i ditur duke pare filma.

InkuizitoriMoth

nga te gjitha versionet e “Te Mjeret”, me i miri pa diskutim eshte ky i vitit 1982, te cilin kena pas fatin e modh ta shofin tek sinemate komuniste:

Kam sjelle fundin e filmit qe eshte pothuajse i njejte me fillimin. Ka vetem nje ndryshim te vogel ne frazen e Zhaverit qe i thote Zhan Valzhanit ne fillim te filmit:

-Valzhò, je i lire!

Ndersa ne fund te filmit, kur Valzhani po vdes, i thote:

-Valzhò, tani je i lire!

gjithe kuptimi i filmit koncentrohet ne kete term “maintenant”. Film fashist!
Poshte komunisti Godard qe bo filma me jevgat e periferise se Parisit!

STALKER

Cudi se si ka disa margaritare te tille në youtube

korriku

duke qene nje beginner me filmin dhe duke mos pretenduar te shkoj me tutje, e gjej me komode t’ju bie pas filmave te vjeter andaj flm per referimin (qe nuk dmth se ky mesiper eshte nje film me cilesi te reduktuara sic shumica e bashkohesve te tij)

korriku
InkuizitoriMoth

te njejten gje me beginner bejme edhe ne mbarimmerët, shofim “filma te vjeter” italo-franceze te kohes bumit ekonomik, dhe jo vetem per nostalgji te kohes se RAI-t ne bardhe e zi (fenomen i ngjashem me Rilindjen Italiane, dhe me sigurim eshte nje ridalje e imazhit rilindas nga subkonshi kolektiv ne nivel nacional), sepse fimat me ngjyra humbin shume, ndersa bardhe e zi nuk ju ben gje koha, biles zbukurohen me teper si imazh.
Vetem se edhe filmat vjetrohen si vepra arti, shume pak kane hirin e pare. Qe njeri prej tyre qe shifsha pardje, me shume kuptim per te gjitha llojet e koheve, veper qe nuk vdes kurre, kuptim arketip i Kainit me Abelin:

korriku

jo keq per nje amerikan
sidomos politikan amerikan

megjithqe Kana gjithe e me shume po kopjohet nga shtypi ketej dhe po e sjellin ne mainstream sic duket prej shterpesise se Holliwoodit…
ja psh sesi filluan te rreshtojne filma te perfolur nga kritika jo-holliwoodiane


Ettore Scola nje gjeni me C’eravamo tanto amati, totalisht dhe a solutisht!!!
flm. youtube
ish minister kulture, kush e dinte… :hushed:

korriku

Brutti, sporchi e cattivi, ne youtube, :star:

Albano-id

nje film shume i mire, edhe formalisht

STALKER

dicka me thote se filmi i dyte i Mamaqit mund te mos jete aq i keq sa i pari e per rrjedhoje, do jete nje deshtim total komercial (e kunderta e Dy gisht mjaltit, triumfi financiar i te cilit me siguri e cyti Mamaqin te beje filmin e tij te dyte)

InkuizitoriMoth

ne 89-ten shpetum prej CIA-s, dje ne mesnate shpetum edhe prej Inteligjent Servisit.

johnny3235

Ford vs Ferrari ca diskutimi eshte ky, nuk ka diskutim ketu. nese mendo ndryshe jeni iditoe kurohini per semundje mendore.

johnny3235

ca esht qo kana se kam degju ndonjeher

Albano-id

nje analize mbi simbolizmin e parasite, nje film qe ka gjet celsin per nje konsensus publik kritike me sa duket

STALKER

Po e ka gjetur, sepse eshte, in fine, film tarantinian (dhe keta, vetem në rrethet kinofilike perçajne; tek publiku i gjere jane shume konsensualë, po ta mendosh mire)

ps: komenti im i mesiperm per “I love Tropoja” te drejtohej ty (meqe i vetmi ketu qe mund te shkosh ta shikosh)

InkuizitoriMoth

te dashurosh tropojanet. :smiley:

Albano-id

filmit te mamaqit nuk i jam qasur ende per ta pare per arsye se i eshte bere nje marketing i lodhshem, dhe nuk besoj se ja vlen mundimi e pompoziteti i salles se kongreseve, por po filloi te jepet ne keto sallat e vogla sigurisht qe do ta shof.
arsyeja e dyte, eshte fol aq shume per te ne media sa me duket sikur e kam pare tashme.
Mendoj se Filmat e mamaqit jane te pademshem e ne pergjithsisht duan te permbushin pritshmerite e publikut qe shkon ne salle, por nuk e di sa ka qellu ne shenje kesaj rradhe. duke qene se eshte film me buxhet te madh, dyshoj se mund te nxjerri lehte shpenzimet e veta paksa megalomane.

korriku

ka para Mamaqi po hajt i mban xhepi ky film ish lobim i Mamaqit te KMja per interesa te tij, investim me guaranteed returns pavaresisht nga hyrjet apo daljet e te ardhurave qe rezultoi biznesi i ketij filmi

Albano-id

ne e dime shume mire qe pkesmarrja e Km e ate film eshte marketing i 2 anshem, mamaqi e ka pranuar vete ne nje sere intervistash, madje ka thene se nje ftese per pjesmarrje ne film ja ka dhene edhe Berishes, i cili e ka refuzuar dhe me te drejte per mendimin tim.
Sic e dime qe qeveria i jep nje rendesi te madhe madje peshen kryesore pr-it marketingut (hic-it, fasades) e duke lene menjane politikat qeverisese (permbajtjes)madje gjithe ministrat detyrohen te bejne show e te tallen me gjithe vartesit duke i vendosur ne funksion te show e marketingut e duke i kthyer ne aktore sfondi) Ndaj dhe nje pjese e peshtirosjes sime per keto lloj filmash. Realiteti eshte me qesharak e absurd se sa filmat e mamaqit.

InkuizitoriMoth

hajde mushi menjen Pjer ekonomistit qe kujton se bushtra e dredh bishtin pa pare!

korriku

argetues fakti qe i paskesh derguar ftese Berishes qe ky te ndjeke ne film kundershtarin e vet qe, dhe pse mbase anesor si personazh veteshndrrohet ne protagonist automatikisht per shkak te pushtetit qe ka (a thua Rames s’i mjafton pushteti absolut politik por deshiron te pushtoje edhe realitetet e argetimit a kinemase). Autogol i Mamaqit per mendimin tim, Berisha s’di te beje shaka.

STALKER

Ah, domethene filmi nuk ka dalë ende ne sallat e kinemave.
Ke ndonje ide kur del ?

STALKER

Mamaqi ka bere fiks ate qe bejne një pjese e mire e atyre qe fitojne në permasa krejt te paparishikuara nga nje x film i tyre : ma paret e tij bejme nje tjeter film, duke shpresuar se do shihet po aq sa pararendesi. Te gjithe eksperiencat deshmojne te kunderten (ne France shembulli me tipik eshte historia e filmit me te suksesshem, ever, në kinemate franceze : Bienvenue chez les Ch’tis: 20 miljone bileta asokohe, rekord absolut).
Kinemaja eshte domeni më i paparashikuar ekonomikisht. Mamaqi pastaj eshte thjesht njeri prej aktoreve në treg. Nuk eshte e thene se i ka bere mire llogarite (per mua jo). Dhe kjo nuk eshte se po i qajme hallin; thjesht per te kuptuar

Albano-id

filmi ne salla ndoshta fillon pas nje jave.
Mamaqi ka filluar ti ngjaje te shoqes per sa i perket nervit te biznesmenit. ky amerikanizmi qe flitet te review i Parasite me siper ka filluar te depertoje rendshem ketej, ne nje interviste u shpreh se planifikon te beje nja dy filma ne vit si ato cinepanetonet di natale qe leshojne italianet me raste festash. Eshte ajo qe thua ti, eshte i paparashikueshem reagimi i publikut e rrezikon te konsumohet shpejt.

korriku

burre e grua mish e thua ata te dy menjefjale hipoteze me sh. gjase e vertete kjo e jotja

korriku

nga kjo pikepamje a ja vlen te vrasesh mendjen nese ndoshta kemi te bejme me film te mire… se aty me lart hamendesoje qe shikueshmeria e ulet eshte shenje per mire.
S’e besoj.

STALKER

Ndofta. Edhe mundet. Ka plot filma ‘pa dashje’ te mirë.

Ja nje histori e vogel (edhe pse komplet tjeter gje, por qe ka te perbashket faktin se behet fjale per filma) :
Jean Renoir (nje nga 2-3 regjizoret me te mire franceze te te gjitha koherave) thosh dikur në nje interviste te tij se, vetem kur lexoi analizat e André Bazin per filmat e tij kuptoi impaktin, sensin etj etj te tyre.
Dhe behej fjale per punë qe i kish bere ai vetë !

(shkurt e gjate: duhet parë filmi dhe ‘kaq’ eshte e gjitha)

InkuizitoriMoth

e kuptova, nuk duhet pare filmi para se te lexohet analiza. Bile regjizori nuk duhet te beje filmin pa lexuar anazen e bere nga kritika.

korriku

Per mua s’ka pse “duhet” pare ky film. Koha eshte e cmuar perse ta harxhoj per nje te tille, dmth “te tille” sic gjykoi albano mesiper.

STALKER

fut mik ke albano qe mos shkoje ta shohe :grin:

Albano-id

une nuk e kam pare, dhe e pranoj paragjykimin tim karshi filmit, megjithate nuk mendoj se eshte humbje kohe pasi tek e fundit eshte prodhim vendi, na thote dicka, ose ndryshe kam kersheri per ta pare.

korriku

po mos kish Ramen brenda mund te kish shanc tja lexoja ndonje opinion. por me KM protagonist harroje. Albanos ia zura emrin se s’desha te rreshtoj arsyet nga e para perndryshe ndjese albano

Albano-id

eh, ka qe nga shkurti i vitit te kaluar qe nuk ka asgje te denje, dhe me gjasa nuk ka per te patur.

STALKER

me sa mbaj mend, “Green book”, “Us”, “Ad Astra”, “Joker”, “Vice”, “Glass”, “The mule”, “Once upon a time in Hollywood”, “Parasite” (per kete nuk jam i sigurt) paten dale dhe andej, jo ?

Albano-id

Parasite me duket se jo, nuk kam pare ndonje film korean me sa mbaj mend. Ndofta ne kete pike ka te beje pak rracizmi jone i kamufluar.

STALKER

nga te tjeret e cituar, ti ke pare disa syresh në ciné, e kam mire ?

STALKER

Kam pare keto dite disa filma ‘produkt-Netflix’ qe me kane surprizuar per mire
Mbreme pashe te fundit te vellezerve Safdie, ata qe paten bere “Good time” me Robert Pattinsonin: filmi quhet Uncut gems. I mire (edhe pse fillon goxha keq: fillon si nje film meanstream hollywoodian - pa dyshim,enkas i tille në minutat e para, me qellim qe spektatori i netflixit mos beje zapping dhe ta heqe filmin - në kinema eshte ndryshe, jane te rralle ata qe dalin nga kinemaja qe ne 10 minutat e para)
Pastaj filmi eshte i mire (ose si te thuash: vellezerit Safdie “dalin aty ku duan te dalin”. Ndofta joi aq surprizues (i mire, pasionues…) sa “Good Time”, por jo keq. Biles goxha i afert me “Go go tales” i Abel Ferrares (per te cilin do vija noten pothuaj maksimale, edhe pse u be kohe qe e kam pare), ndersa per kete te Safdie aty tek 8

Po ashtu kam pare “Polar”, film ne dukje tarantinian, por jo (ne fakt). Goxha mire.
Dhe nje tjeter jo te keq, “Triple frontier” (aty tek 7.5)

Më ben pershtypje qe po vjen dita qe edhe Netflix mund te perdoret me inteligjence, pra jo si nenshtrim ndaj tij, por duke i marre disa filma (qe jane production i tij e qe nuk kane mundur te gjejne tjeter financim pervec atij) per ti parë (se si ja merr pastaj, eshte tjeter muhabet, por dua te them qe ekziston realisht, me prova, mundesia qe dhe netflix te prodhoje filma te mire)

STALKER

STALKER

me kete, dua te them qe jo detyrimisht duhet me u abonu; ose, edhe nese abonohesh, jo detyrimisht duhen pare gjithe ç’ofron ai; dmth Netflixi

Albano-id

po te gjithe te tjeret ne cine…po gjysma e pare e vitit te kaluar, Netflixi nuk para dustribuohet ne cine ketej. Kisha kuriozitet per Uncut gems, po shof qe e kane nxjerr cunat e 24.cc

korriku

http://www.gazetadita.al/artan-hoxha-zbulon-telefonaten-me-inspektorin-e-policise-pas-mamaqit-e-kallakut-rama-solli-filmin-ofl/

Meqe Ermal Mamaqi ben filma(i love Tropoja)komedi me dashuri,

Bes Kallaku ben filma(Falco) komedi me skiftera,

edhe kryeministri vendosi te realizoje nje film(OFL Operacioni Forca e Ligjit) te fundit komedi, me bionde me syze, polic me maska, KCK-era…

Skenari, regjia, ideja, autoresia, producent dhe realizimi nen kujdesin direkt te kryeministrit te Shqiperise, sigurisht sponsorizimi me parate e taksapaguesve shqiptare…

Seria e pare: Imazhi fantastik. Kamera shkelqyeshem.

Forca speciale OFL te trajnuara per muaj te tere per te luftuar boset e krimit, te veshur me gusto krejt ndryshe nga Policia e Shtetit(forca policore qe siguron rendin dhe jetet tona cdo dite) te armatosur nga koka deri ne kembe me armatim modern, me syze dhe maska bashke.

Trupa qe hapen ne pozicion taktik luftimi, me arme te fjales se fundit ne vije shenimi per te asgjesuar cdo kend brenda gardhit te nje resorti luksoz qe e ka marre vesh edhe cakalli me i fundit ne Myzeqe apo rreqebulli i ngjitur ne bredhin me te larte ne Alpe, se aty prej ditesh jo vetem nuk ndodhet askush, por nuk peptin as miza.

Nje objekt qe e ka bastisur pak dite me pare RENEA, FNSH, Policia e Durresit, madje dhe ekspertet e policise shkencore.

Duket qarte qe regjizori eshte kujdesur me shume per imazhin sesa per qellimin e vertete te aksionit te pare te OFL-se.

Operacion qe duhej te ishte patjeter nje goditje e forte dhe me mesazh te qarte ne luften kunder krimit, qe te ngjallte optimizem dhe besim te publiku.

Minimalisht mund te ishte inskenuar nje aksion bastisje ne baza te supozuara ku dyshohej se fshihej Altin Hajri, truri i grupit me te njejtin emer dhe pronari i resortit luksoz ku u zhduk kufoma e Jan Prenges, i cili eshte ne arrati dhe i pakapur nga drejtesia.

Por ne fakt u be gabimi me i trashe i mundshem.

U perzgjodh si shesh xhirimi nje resort i bastisur deri ne vrimen e miut nga policia dhe i braktisur prej ditesh nga te zotet, qe ne mos jane ne burg, ndodhen ne arrati.

Nje inspektor policie, nga ata qe mbulojne fshatrat ne Drejtorine e Durresit, me telefoni duke me thene:

“Kot e bene gjithe ate berihaje shefat larte, harxhuan gjithe ate karburant, mjete levizese, dislokim trupash dhe ore pune, per nje veprim qe mund te beja vetem une dhe nje oficer OPGJ(oficer i policise gjyqesore)”.

Te presim mos e rregullojne pak doren tek seria e dyte.

Dhe ne fund, suksese dhe respekt per ata djem qe mbajne veshur uniformat e OFL-se. Cdo polic i Republikes se Shqiperise do te donte te ishte i veshur me ate uniforme dhe me ato paisje taktike.

Ata thjeshte bejne detyren, zbatojne urdherin qe u vjen nga larte, dhe kane ne dore vetem performancen ne terren.

Spektakli nuk eshte as ideja dhe as deshira e tyre. Per ate mban pergjegjesi tjeterkush…

STALKER

as ketej; nje film qe del në Netflix, nuk del ne kinema. Ne USA mund te dale me varjantin “limited”

pikerisht per kete e kisha fjalen kur shkruja “varet si e merr” :slight_smile:

Albano-id

Kenga eshte shkruar nga valentin veizi, por po ta vesh re ka nje diskordance mes filmit komedi e kenges me nota pak melankolike. Kompozitori jeton prej vitesh ne amerike
Duket sikur koktejli qe mamaqi ben kesaj here eshte pak artificial, nuk ngjiz natyrshem.

Albano-id

marko from tropoja, parodi.
Edhe kesaj here Mamaqi eshte perpjekur te nxjerre nje film komercial par excellence. Reklama biznesesh dominojne gjate gjithe filmit; i ka nxjerre ujt e zi mamaqi ekonomise se tregut, film i parashikueshem bazuar mbi klishe dhe stereotipe krahinore, batuta rruge qe mund te shkaktojne disa te qeshura por vetem kaq. Edhe reklama qe i behet edi rames ne fund nuk eshte as ne nivelin e kronikave te ertv-se
Pas gjithe atyre reklamave mamaqi e quan produktin e vet me emrin cool ; kinema indipendente😄

STALKER

A mund te thuhet se eshte me i mire (apo më i keq) se “Dy gisht mjalte” ?

Albano-id

nga ana fotografike, mjeshtria aktoriale ndoshta me i mire por ne teresi, njesoj, dhe nuk mund te presesh ndonje lloj produkti tjeter prej tij ne te ardhmen.
Megjithate, per hir te se vertetes qesha 3-4 here, por ne fund sic hyra ashtu dola nga kinemaja; me nje fjale film pa pretendime nuk merr persiper te shtroje ndonje pyetje thjesht konsum, me ja kalu mire dmth
Por po ta marrim edhe brenda zhanrit qe mamaqi perpiqet te levroje, intriga nuk eshte e besueshme, dhe kjo per mendimin tim per faktin se mamaqi eshte me teper te parodia se sa zhanri i komedise romantike.

InkuizitoriMoth

po po nuk diskutohet, altruizmi mesohet ne salle te kinemase dhe te Sanremos, nuk mesohet alturizmi neper familjet demokristiane qe kane per kult egoizmin dhe interesin e ngushte vetiak.

Maestro i altruizmit eshte Marloni qe meson t’ja japesh me gjithe zemer gjithkujt qe ta kerkon brimen. E ardhmja e njerzimit eshte sinemaja, aty do te ngjizen dhe edukohen femijet e se ardhmes. Njerzit e te ardhmes do jene te gjithe kalamojt e Marlonit te ngjizur ne salle te sinemase.

STALKER

qe i bie qe ka ngaterruar medium (parodia s’ka te beje me kinemane)

ps: kam pershtypjen qe filmi nuk ecen aq mire komercialisht, jo ?

Albano-id

po patjeter, mamaqi nuk eshte komedian. Nuk pati ate bumin e shikueserise si filmi i pare. me epidemine pastaj u nderpre totalisht
jo filmi eshte komedi, por jo kinema, nuk permbush shume kritere per tu quajt i atille. Pastaj, mamaqit jam i bindur qe nuk i intereson kjo pjese, por vetem suksesi komercial
Pashe richard jewell, nuk zhgenjen as kesaj here eastwood. Filmi ka nder te tjera nje vertetesi impresionuese, por ndoshta eshtw klasicizmi i autorit qe e ben te duket i tille.

InkuizitoriMoth

ç’eshte ky koment pa termin “koranavirus” brenda?

Alba2265

Shumica e filmave sidomos action ones pasi I shikon nuk mban mend asgje .e njejta klishe.

InkuizitoriMoth

o Alba, po çflet me katunarine intelektuale shqiptare qe ka qene dhe eshte e perjeteshme katunare. Kinofilet e blogut ja kane kushtuar jeten filmit, dhe akoma nuk dine qe filmi si medium ka marre fund qe shekullin e shkuar. Keto muhabete jane muhabete dinozaurish, te nje epoke tjeter.

Albano-id

ne keto dite karantine jeni te mirperitur te na hidhni ndonje link me tittuj ne fjale, pse jo dhe me tematike post apokaliptike :wink:
[ash is purest white]

synonimes

Yeriho

Me pelqeu goxha “Platforma” qe mund te shikohet ne Netflix. Film horror-politik qe percjell tmerrin e luftes per ushqim/konsum. Behet fjale per nje burg shume katesh ku ne secilin kat jetojne dy persona dhe nje here ne dite per pak minuta,nga kati i pare tek i fundit, zbret nje platforme e mbushur me ushqim apriori i mjaftueshem per te gjithe. Ndodh qe nuk ka per te gjithe sepse ato te kateve te para nuk ngopen me pak.

korriku

Synonimes
zysha ime e anglishtes ne 8vjecare kur u caktua te shoqeroje nje grup turistash i hyri studimit te sinonimeve/antonimeve nga fjaloret si Yoav

B-O-H-I-C-A

A jam une shqiptari i fundit qe e pa kete film ( rastesisht ) ne Netflix, para nja dy javesh ? Zero ide qe kishin bo film per Lazaratin ( kinda ) …

korriku

accattone, jutube

korriku

Il momento piu bello, rekomandim i jutube
autor i padegjuar, 1959, filmi dedikuar shkences, mjekesise/obstetrise. mbase nuk eshte nga kinemaja me e mire italiane por me pelqeu, nje clodhje. Italy is special.

InkuizitoriMoth

tema e filmit eshte e vjeter, tani s’ka asnje problem. Kete problem te kohes Nuhut te Partise Demokristiane dhe te Kinostudjos Shqiperia e Re, e ka zgjidh Stalker nepermjet prezevatives qe ja vesh prasit te fushes me pras te Van Gogut ne Blogun Tjeter.

korriku

1234567890

InkuizitoriMoth

mu me behet qefi qe ti se ke marre per keq komentin tim, ne pamje keqadashes. Une e pashe filmin qe ti propozove, dhe njera prej gjerave qe vura re ishte ngjashmeria si fryme e kohes si filmave te Kinostodjos, tip Plage te Vjetra, por sigurisht shume me i zhdervjellet dhe me i lire, tema me e thelle etj etj. Por ajo qe ishte me me interes ishte tema qe trajtohej ne menyre demokristiane, a duhet te vuaje gruaja dhimbjet e lindjes apo jo? Ne film permendet si shkarazi 2 here paragrafi biblik i denimit te gruas (Eves) me dhimbjet e lindjes (dhe burrit, Adamit, me cfilitjen e punes, punimin e tokes - kjo nuk thuhet ne film, por e shtoj une per te plotsuar kuadrin). Jo rastesisht ne film gjendet edhe nje prift, personazh i dores se dyte, i interesuar per eksperimentin qe gruaja te linde pa dhimbje. Fakti eshte qe edhe sot, ne Itali te pakten, grate vazhdojne te lindin me dhimbje, dmth eksperimenti ka deshtuar ne nivel te pergjithshem. Pra nga kjo pikpamje jemi akoma ne epoken e Testamentit te Ri.

Ndersa çfare thua lidhur me koronavirus dhe sistemin sanitar italian, mund te jete e vertete, por nuk jam i sigurte per kete sepse nuk njoh sistemet e vendeve te tjera per te bere dallimin. Biles nuk njoh mire as italianin, dhe lajmeve te kesaj kohe i qendroj larg.

Ndersa per mbresen e filmave italiane bardhe e zi te epokes, muhabeti eshte me i komplikuar, dhe eshte tjeter muhabet.

korriku

1234567890

InkuizitoriMoth

kete ta garantoj une me 100%, Italia e ka me te forte se çdo vend tjeter traditen e sakrifices shenjtoreve, dmth traditen e publikes, mbledhje te fondeve. Italia ka qene i vetmi vend ne bote, dhe vazhdon te jete akoma pak fare, qe jipej lemoshe dere me dere falas, pa shkembim te nje dhurate simbolike, foto o send tjeter. Kjo e ben nje vend vertet te madh. Lidhur me temen nje fakt jo shume i ditur per shkak te propagandes pseudo progresiste, sistemi spitalor eshte krijuar ne origjine nga Kisha ne Mesjete bazuar ne carità cristiana. Per kete shkak deri vone infermjere ishin murgesha, e dore mbas dore, mbas bumit ekonomik, u zevendesuar nga vajza laike qe mernin rrogen per sherbimin. Dmth çdo gje eshte amerikanizuar ne kuptimin me te keq te fjales, me bekimin freng te Stalker progresistit.
Harrova te them edhe nje problem me rendesi qe prek filmi, e qe ma rikujtove ti, konfliktin midis sherbimit publik dhe sherbimit privat, i cili perhapet gradualisht si kangrene duke rrezikuar sherbimin publik. Psh sherbimi dentar ne fillim ishte vetem publik, pastaj nxorrri koken privatizimi i dhembeve, dhe sot sherbimi dentar publik eshte inekzistent, çdo spital ka vetem nje dentist, i cili ka njekohesisht edhe klinike dentare private :smiley:. Dmth te thyen nofllen ne spital, e pastaj te thote hajde ne klinike te ta ngjis, vetem tun paret.
Ne rastin e dhembeve ka deshtuar komplet teoria qe dy sistemet, publiku dhe privati, mund te funsionojne si komplementare. Me sa duken bathet, Evropa vrapon drej sistemit amerikan, ndersa Amerika drejt sistemit evropian, e keshtu do te takonhen ne Oqeanin atllantik, dmth ne hale te gomereve.

InkuizitoriMoth

Ndersa per sa i perket demokristianise bardhe e zi (kur doli filmi me ngjyra pa bojna demokristiania tashme i kishte marre udhet e eskrementit), nuk jane aq te paster sa duken ne kuptimin me te thelle te fjales, lidhur me seksin meqe feja dhe politika lidhen fort me seksin. Ne film eshte fjala per marrdheniet e turbullta te infermjeres me te atin aventurier qe kish braktisur te emen, gjendje shpirterore te plagosur qe e trashegoi si mosbesim me daktorrin, e pastaj i fali te dy, kur keta e kuptuan gabimin.

Ta kam fjalen se filmi bardhe e zi e kohes se bumit ekonomik, vitet 60, e kishte krimbin brenda me ngjyra, e sot 3D qe eshte bordello fare qe e analizon Stalker. Ne kete film nuk duket shume, por ne filmat bardh e zi te Antonionit, Dino Risit, etj, e me teper te ngambrapakrishterit Fellini duket qe sistemi spitalor obskurantist mesjetar e kishte marre udhen e materialit boj kaf.

korriku

1234567890

korriku

[1234567890

InkuizitoriMoth

Pa problem e pranoj qe eshte film i mire, por nuk eshte halli i vetem nje filmi apo po deshe i gjysmes se filmave te epokes demokristiane bardh e zi. Nese nuk ankohesh sot per degradimin e kinemase italiane e me tej, atehere jane te gjithe filma te mire, e kote me vazhdu muhabetin. Por ama po u ankove per La Grande Bellezza, atehere eshte drugoj mesele, se fenomenet nuk shfaqen papritmas, ndodhin me pare ne kohe ne stad te ulet zhvillimi apo embrional ose ne forme naive, qe duken sot te tilla qe degradimi ka arritur dimensione te hatashme, por per kohen nuk ishin aspak te tilla.

Psh ne te gjithe filmat e kesaj kohe te Felinit, Dino Risit, Antonionit,Pasolinit ndesh nje skene gati te njejte kudo, te rinj e te vjeter, katundare e qytetare, qe kercejne çuri furi bugi wugi duki rugi, çdonjeri veç e veç ne ndonje bar te humbur periferie. Kjo eshte nje shenje simbol i kohes, i pares, i bam bumit ekonomik, i fillimit shkaterrimit te sistemit spitalor, qe ty te preokupon kaq shume, por per arsye qe nuk dua t’i diskutoj, ben sikur nuk i ve re, ose i quan edhe pozitive, progresiste ne rast se i sheh ne nje veper arti. Mos u merzit se ky eshte qendrimi i zakonshem i intelektualit perparimtar laik dhe demokristian.

Po te ngresh kete problem si intelektual obskurantist, te vjen pergjigjigja qe regjizoret ne fjale e kane si kritike kunder fenomenit. Gje e vertete pjeserisht, sepse moderniteti eshte ambig, me dy fytyra, eshte edhe pjesa tjeter qe regjizoret njekohesisht knoqeshin duke kercyer vete çuri furi ne plazh. Nje kritik arti e pershkruan shkelqyeshem kete ambiguitet, arti ngjan me ate karrocierin e karrocave aristokrate te shek. 18, qe njekohesisht eshte edhe kalores: karrocieri nr 1 rri ne vendin klasik, ne pupe, dhe teheq kapistallin e turmes se kuajve, ndersa karrocieri nr 2 (arti) kaleron mbi njerin kale te tufes se karroces, duke nxitur dhe njekoheshit drejtuar tufen e kuajve.
Me fjale te tjera arti, kritikues apo jo, eshte pergjegjes per nxitjen e situates. Dhe kjo per shkak se regjizori ka vuajtjen e infermjeres ne film, e ka tradhetuar mamaja babane ose anasjelltas. Dmth mos prit gje logjike e normalitete nga nje qe vuan sepse i tradhetuar ne intimitetin me bazik dhe me te thelle. Perfundimisht mos prit logjike dhe qendrim norman nga njeriu modern qe kercen çuri furi i vetmuar si puro individ dhe asgje tjeter. Dmth rrnofte karabiniereria qe e ben zap.

InkuizitoriMoth

ja ku e ke nje shembull tipik, kerce shtune e djele masdite çuri furi, kerce dhe ne fabrike hene marte merkure enjte premte para padronit çuri furi, sepse padronit i duhen njerez te lire, thjeshte individe ne hava, robote bam bum bugi vugi. Edhe Marlonit sigurisht, sepse ai eshte kryesori, padroni i ngambrapabotes:

korriku

1234567890

InkuizitoriMoth

ne qofte se per kapacitet kupton sasine e filmave te pare, ti je me kapacitet se une, sepse une shoh pak filma.

Arti perveç te tjera vlera me te rendesishme, ka edhe vleren me pak te rendesishme, per te kuptuar nje situate historike, por edhe nje situate intime. Filmi kete te fundit, njohjen e intimitetit, e ka fantastik, dhe per kete arsye e shfrytzoj me sa te kem mundesi. Une nuk shof film per te kaluar kohen ose per tu duk intelektual i modh.

lidhur me kercimin çuri furi ne filmin berdhe e zi te epokes demokristiane, ja dhe nje 3 minutsh tjeter nga kryevepra e Pasolinit (3 minutshi lart eshte nga Sorpasso qe eshte kryeverpra e Dino Risiit):

dora dores do te sjell te tjere shembuj te ngjashem ne stilin e Stalker qe nuk na begenis me me kulturen e tij filmike se osht tu zgjidh problemin e racizmit amerikon tek Blogu Tjeter qe po vajton per Ameriken si dikur Fan Noli per Shqiperine.

korriku

1234567890

InkuizitoriMoth

fillimi ka lidhje me vazhdimin. Une kur komentoj seiozisht mundohem te shprehem sa me thjeshte, poshte “kapacitetit” tim, sepse shprehjen ne menyre te thjeshte e quaj kapacitet te vertete.

Sidoqofte, kape edhe gruan e Felinit duke kercy çuri furi ne periferine e Romes, qe eshte fashiste se e ka ndertu Musolini, bo tifo per Lazion:

InkuizitoriMoth

edhe nje tjeter çuri furi te Dino Risit qe do e bente te lumtur Marlonin. Edhe demokristianit Trentinjo po i pelqe shume çuri furi:

InkuizitoriMoth

edhe nje tjeter Felin tete e gjysem qe kerce çuri furi:

viscont ngambrapja ka bere qe te kerceje çuri furi edhe nje personazh te Dostojevskit (Nete te Bardha) qe eshte nje prej prej personazheve me te pastert te letersise boterore: