Blue Panorama dhe rreziqet e monopolit

260px-Blue_Panorama_Boeing_767-300ER_Prasertwit-1

Mbi 200 persona sot, midis te cileve gra dhe femije, te nisur per ne Ankona nga Tirana me kompanine ajrore Blue Panorama kane bere nje ulje te detyrueshme ne rinas per shkak te nje tymi te dendur qe ka mbushur kabinen pasi avjoni ishte ne ajer dhe po largohej nga hapesira ajrore shqiptare…
Kompanite si Blu Panorama, jane kompani qe po krijojne nje monopol te vertete ne Shqiperi persa i perket lidhjeve ajrore me Italine. Mungesa e konkurences mundeson edhe anashkalimin e kontrolleve dhe uljen e cilesise se avjoneve te perdorur. Avjonet ne dotacion(perdorim) te kesaj kompanie jane zakonisht avjone te fillim viteve 80-te.

Jane disa kompani qe kane lindur nder vite si kompani low cost qe kishin si synim lidhjen ajrore te shqiperise me italine, te gjitha kompanite kane falimentuar ose jane mbyllur. Eksperimenti me i fundit i qeverise shqiptare per krijimin e nje kompanjie ajrore shqiptare deshtoi nje dite mbasi kryeministri i vendit me pompozitet deklaroi krijim e nje shoqerie ajrore shqiptare qe do te kishte sukses te madh.

Mesohet se shoqeria Blue Panorma deshiron te mbylle zyrat krysore ne Itali per ti hapur ato ne Shqiperi, me sa kuptohet per te ulur koston e krahut te punes. Mesazhi qe nuk duhet te kaloje nga ana e autoriteteve shqiptare eshte se ulja e kostos se punes nuk eshte dhe ulje e sigurise se jetes per pasagjeret qe jane te detyruar te perdorin kete shoqeri per udhetime e tyre.

Mungesa e konkurences midis privateve nuk duhet te jete nje ndalese per organet kompetente ne Shqiperi qe te bejne kontrollet e duhura per te veretuar se avjonet qe mbulojne linjat e shpeshta si ato te italise te jene te sigurte per fluturim dhe per jeten e pasagjereve shqiptare.
Kontrollet sherbejne pikerisht per ti paraprire tragjedive…
L.H

Une njoh vetem Pjerin si njohesi me i mire qe kemi ketu i kompanive ajrore “low cost”.

Biiiir Selmani nenes… O asistencialist! A i lexo kto qe shkru apo jo?

Po le te themi qe Blue Panorama i transferoi zyrat ne Al. Le te themi qe bleu ca Tupoleve te vjeter nga Bjellorusia. Le te themi qe i dha ca para autoriteve te korruptuara e votavjedhse shqiptare dhe i beri avionet gati per fluturim.
Ku do shkojne ato avione po nuk paten airworthiness certification nga FAA ose EASA? Nuk ka aeroprt internacional qe te le me ul pa certifikate sigurie. Vecse te ulen ne Divjake.

Mungesa konkurences thote asistencialisti…

edhe ky s’u kontrollua si duhet nga qeveria Rama para nisjes pardje

Cfare lidhje ka airworthness certification me mungesen e konkurences? Kompani mund t’i mbaje aeroplanet ne minimumin e duhur per te kaluar certifikimin po nuk do te thote qe nuk ngren cmimet sepse s’ka konkurence, Dhe nuk po them qe eshte faji i Blue Panorama qe s’ka konkurence.

Jane dy gjera te ndryshme.
Avioni certifikohet nga inspektore te licensuar qe ndjekin direktivat e FAA ose AESA dhe nuk varen nga qeveriu. Inspektimi varet nga oret e fluturimit, nr i ulje ngritjeve, modifikimet/riparimet etj. Eshte specifike per cdo avion te regjistruar dhe pothuajse ska te beje me vendin ku eshte regjistruar avioni - vetem ne rastet hipotetike, kur fjala vjen Shqiperia (ne te cilen avionet e panorames blu mund te regjistrohen) ka kerkesa me te larta se vendet ku avioni do fluturoje (EU/US).

Tani, supozojme qe per hir te mungeses se konkurences ne AL, panarama blu realizon nje norme fitimi prej 500% nga fjalavjen 1% qe e kishte ne Italy. Si ndikon kjo ne sigurine e aeroplanit? Aspak. Perkundrazi, ne rastin e nje konkurence te forte shume linja fluturimi fillojne e bejne leshime ne oret e punes dhe testim/kualifikimet e piloteve me pasoja negative ne sigurine e fluturimit.

Jam dakort persa thua per kontrollin. E kuptoj qe e paske patur me “Mungesa e konkurences mundeson edhe anashkalimin e kontrolleve dhe uljen e cilesise se avjoneve te perdorur.” nga artikulli. Une e mora per dicka tjeter friken e monopolit.

po mir shkaku i tymit, a doli, pse ndodhi.

Sipas blu panorama nuk ishte thare mire detergjenti qe lan motorret…e thane vertet…detergjenti qe perdorim nuk ishte thare…dhe te gjithe qe i besuan :slight_smile:

Ju qaheni per Blu-ne, keni pare ndonjehere te tjeret?