Blushi e Bojaxhiu, dy sfidues që duhen llogaritur

Nuk e kuptoj çfarë dhe përse duhen llogaritur, parë në prizmin e një fshatari, punëtori të thjeshtë ose një tymuesi hashashi. Në Shqipëri votat meren duke ofruar vende pune, lek cash, miell, vaj dhe makarona, po të heqim këta të fundit më rezulton se Blushi dhe Bojaxhi as që u bie të llogariten. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë pa parime të qarta, ne ndërruam besimin për një pushkë, spiunuam dhe vramë njeri - tjetrin për mbijetesë e karrierë. Tjetër, nëse do i marrim si individë do dallojmë që Blushi vetëm ka patur llafe këto vite, Ai ka metafora dhe krahasime të goditura në fjalimet e tij së fundmi në Parlament por mëtej asgjë për tu shënuar edhe gjatë punës tij si ministër në kabinetet e mëparshme. Prurja e re e KOP i demokratëve rezultoj një flluskë sapuni, edhe ky ishte në poste e forume të larta në parti por nuk pati karakter të fortë dhe u tërhoq gati - gati i turpëruar nga dy a tri nisma. Shqipëria nuk bëhet, s’ka se si të bëhet, Atë s’e bënë burra më të zot të pushkatuar në vitet 40 - 50 të shekullit të kaluar e jo më ca njerëz pa ideale ose me ideale dhe iluzione të humbura ka dy dekada e në vazhdim.

2 Likes

Blushi eshte nje snob pipulist qe ka kriju nje parti pa orientim te qarte ideologjik ku ftohen te gjithe te marrin pjese, pra ne nje parti te te gjitheve dhe asnjerit njekohsisht, pa nje platforme politike dhe ekonomike te qarte.
Bojaxhiu eshte matrapaz qr ka fsheh milionat e petroliferes ne Panama.
Pidi- ja pi eshte e uritur si ujk debore ka leshu dhe mediat e pronaret e tyre qe mezi presin sa te marrin pushtetin e te ngulin kthetrat.
Tash per tash ngado te vertitemi ne ekuacionin me nje ndryshore rilindja mbetet opsioni me i pranueshem gjithnhe nese kane nxjerre mesimet e duhura keto 3 vjet per mosperseritje gabimesh.

e mori ne qafe ate vend politika amatore.
te gjithe duan te bejne politike te larte, shqipot

Parti e qendres…interesante.

Pikerisht ky eshte dhe handikapi. Rilindja, kohet e fundit po tregon se nuk i ka nxjerre mesimet e duhura per mosperseritje gabimesh. Por, perkundrazi, ju ka hy vetja ne qejf nga pushteti dhe po bejne mot a mot veprimet arogante deri ne kriminale te paraardhesve te tyre, pra te partise se saliut. Kush nuk ka ndonje interes direkt me keta kellira, apo kush eshte moralisht shume i ndershem duhet ose te mos votoje (por kjo con uje tek manipuluesit e zgjedhjeve qe e bejne sikur ke votuar), ose te votoje ndonje parti te vogel dhe qe eshte haptazi kunder cdo koalicioni me rilindjen e Edit apo me PD-ne e Saliut.

në shqipëri ka vend vetëm për një lloj partie. për parti kombëtariste. gjithë të tjeret janë një vrimë në ujë. nderkohë qe ka 100 parti -lodra, jemi i vetmi vend në evropë qe nuk kemi parti të djathte kombetariste. i vetmi.
ndoshta edi rama e ka kuptuar këtë mungese në tregun politik dhe ka për të thithur të pakten 20-30% te popullsise qe ka akoma ndjenjë dhe dinjitet kombëtar, me qendrimet që po mban kohet e fundit. ndonëse një ish lubonjist(si gjithë të tjeret),po e braktis dalngadal ‘integrimin’ dhe internacionalizmin . ndoshta tani po piqet politikisht dhe po e kupton qe nuk mund të zhvillohesh me gomarllëqe sorrosiste ,por vetëm duke mbrojtur interesat kombëtare. bëri një lëvizje të zgjuar që ndoqi grekët dhe mori shqiptarët e idrizit. po largoi edhe meten i ka të sigurta zgjedhjet.

E ke gabim Rama eshte rob teper krenar (ka hunde) per ti pranuar gabimet publikisht por shenja reflektimi ka.
I vetmi handikap i rilindjes eshte liberalizimi i tepruar i cdo hapsire(handikap ky i trasheguar dhe sistemik), nderkohe qe shenja te mira per menaxhim te mire te ndermarrjeve publike i ka dhene qofte me ossh qofte me spitale e me shkolla e ndermarrje bashkie.
Cdo gje tjeter eshte pallaver, edhe koncesionet e rilindjes jane ku e ku me te mira se te pidhi’se
Celsin e suksesit rilindja e ka brenda ne menyren e menazhimit, ne sektorin publik por nuk po e kupton.

Do te uroja te ishte sic thoni ju, por nuk me rezulton keshtu. Gjate ketij viti (viti i 3-te qeverisje) kane treguar shenja te qarta te menaxhimit me mentalitet feudal; pra jo ne baze te ligjeve, vendimeve dhe kritereve te miratuara, por urdherave nga lart per zbatim. Koncesionet apo punimet me porosi jane shtuar shume dhe kane filluar te mbajne ere mut (efektiviteti i koncesionit nuk mund te matet menjehere, ndaj bejne muuuu ato te berishes pasi kane kaluar shume vjet). OSHE-ja vertet ka arketuar me shume para, por menyra sesi po i perdor le mjaft pikepyetje. Nje pjese e konsiderueshme fomdesh perdoren/prishen ne menyre aspak transparente, ndonese jane ndermarje me kapital shteteror. E njejta gje eshte edhe me ndermarjen e aviacionit civil. Mburen se po bejne reforma, por vetem llafe kane. Nuk eshte ndonje merrite e madhe psh te shkruash ligjet dhe akte nenligjore per reformen teritoriale, por ta zbatosh ate. Deri me tani vetem sa kane bere buje me llafe edhe me miratimin e ligjeve, por ne zbatim reforma teritoriale nuk eshte kerkund. Vazhdohet me centralizim te burimeve financiare ne duart e qeverise qendrore dhe bashkite nuk kane aspak pavaresi financiare, Atehere… na rrofte per vere reforma. Keta kane nje administrate qa inkopetente sa edhe ajo e saliut. Ndersa persa i perket korrupsionit ndonese nuk jane ne nivelin e meparshem, kane per te shkuar shume shpejt atje. Nese keta do ti fitojne prape zgjedhjet ke per te pare se cfare ka per te punuar administrata ne mandatin e dyte. Dhe kjo per faj te udheheqjes e cila fatkeqesisht nuk drejton ne baze te regullave, por ne baze te unit personal te individeve te caktuar me ne krye zotin Rama.

le te biem dakort qe ka permirsim te treguesve, thashe ka disa shenja te mira, pra ekziston njefare vullneti. Reforma territoriale mos prit te implementohet menjehere. Decentralizimi jo pak here ka sjelle shperdorim fondesh ne te kaluaren, mos harrojme.
administraten varet si e menaxhon, por une permenda administrimin e publikes me teper, ka nje qasje me te mire e te pergjegjshme. Une do ti jepja dhe 2 a 3 vjet per te pare drejtimin e qarte te gjerave. Kemi humbur 23 vjet, nuk u be qameti per 2-3 vjet

63 parti pulitike ne nje vend me 2 milione banore.

Reforma e re territoriale perfshin dhe legalizimin e te gjitha ndertimeve pa leje? Deri tani une shoh shume legalizime. do te denohet njeri qe ka ndertuar pa leje? Denohen shites ambulante por jo njerez qe ndertojne shtepi apo dyqane me 1-2-3-4-5 kate. Ne mos gaboj kur pozita e sotme ishte ne opozite nje nga pikat per te cilat me te drejte sulmonte poziten e atehershme ishin ndertimet pa leje. Apo thuaj tani ju duhen vota?

Celesin e suksesit Rilindja e ka ne QELLIMET mbi te gjitha

1 Like

Nofing nofing nofing

Dhe cilat jane keto QELLIME?

Se c’u qethe nja dy deshe/ na u be nje mal me leshe…

Edhe keta per shele kane per te ikur. Eshte sistemi plako, e ka thene i modhi (jo ai jo, tjetri). E kane salduar me oksigjen sa nuk i ben gje korrozioni i partickave. Duhet material tjeter. Keto jane per tu guludisur per t’i hedh pak erza gjelles (e pate pra, ja ku ua dhame edhe krismat, po tani…?)

dmth tashi i ngeli Meta ne derë :smile: