Bojë e freskët, bojë e ndenjur me zbritje: “Panairi i librit”, 2016

Dy ditë na ndajnë nga çelja e edicionit të 19-të të Panairit të librit i cili zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, nga data 9 deri më 13 Nëntor. Ky panair është shndërruar dalëngadalë në një cikël të përvitshëm rregullator për botuesit, përkthyesit, redaktorët, promovuesit e librit dhe autorët shqiptarë. Si një ansambël, ata përqendrojnë në këtë periudhë përpjekjet maksimale për të ofruar tituj të rinj si dhe për të ekspozuar sa më shumë kopertina librash, të rinj dhe të vjetër, në stenda para të cilave, siç ndodh vetëm një herë në vit, rreshtohet plot interesim sasia më e madhe e blerësve të librit. Arsyeja për këtë mund të gjendet me gjasë tek mundesia e blerjes me çmime të zbritura dhe tek larmia e tyre.

Pavarësisht përpjekjes për të ndërthurur dimensionin tregtar me atë kulturor dhe për t’i dhënë nuanca prej aktiviteti kulturor, ende nuk gjenden gjurmë të programit të aktiviteteve të panairit apo tematika e këtij viti. Faqja zyrtare në rrjet e organizatorëve tradicionalë të këtij aktiviteti, Shoqata Shqiptare e Botuesve, nuk përmban asnjë informacion përpos atij mbi panairin e zhvilluar një vit më parë. Në keto kushte, s’mbetet veçse të urohet: qoftë nje panair i mbushur me surpriza të mira dhe blerje të mbara!

@squarepusher: Shoqata Shqiptare e Botuesve, nuk përmban asnjë informacion përpos atij mbi panairin e zhvilluar një vit më parë. Në keto kushte, s’mbetet veçse të urohet: qoftë nje panair i mbushur me surpriza të mira dhe blerje të mbara!
Amin! Rendesi ka te jene mire me shendet, te kene marre parate e duhura nga min. e kul., te mos-bezdisen nga ne mizat torollake te planetit “Shqiperi”! Me kete rast u kerkoj falje atyre te Shoqates se Botuesve, per krimin e paprecedente qe u kam bere, duke u shkruar ne kuadrin e disa muajve tre e-maile, (panvarsisht se te shkurtera), me 2-3 pyetje (edhe keto te shkurtera, por te mallkuara), nese nje autor shqiptar me disa botime lejohet te marre pjese ne panair, sa kushton metri katror dhe sa metra katror lejohet minimalisht. sa turp me vjen tani nga keto pyetje! Por shyqyr qe ata ma kane treguar vendin e merituar, duke mos me kthyer kurre dhe perjetsisht pergjigje! Rrofte perjetsisht Shoqata e Botuesve te Shqiperise dhe kryetari legjendar i saj, Petrit Ymeri!

Kaq pak informacion per panairin??? Apo kaq meriton!!!

si po shkon?