Vendimi i Presidentit Trump se Amerika do tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit ka shkaktuar një furtunë deklaratash nga mbështetës e kundërshtarë, brenda e jashtë Amerikës.
Ish Presidenti Barack Obama, i cili ishte negociator i marrëveshjes për SHBA:
“Shtetet që mbeten në këtë marrëveshje do jenë ato të cilat do korrin edhe përfitimet nga vendet e punëve të krijuara. Kam besim se Amerika do jetë në krye të kësaj lëvizjeje, por edhe me mungesën e udhëheqjes së SHBA, edhe pse kjo Administratë po refuzon të ardhmen, kam besim se shtetet, qytetet dhe bizneset tona do bëjnë akoma më shumë të mbrojnë planetin që kemi edhe për brezat e tjerë.”
Presidenti Francez, Emmanuel Macron:
“Po jua them sinqerisht sot, ne nuk do rinegociojmë për një marrëveshje më pak ambicioze. Në asnjë mënyrë. Nuk ka plan B për klimën, sepse nuk kemi as planet B.”

Presidenti Rus, Vladimir Putin:
“Nuk dua ta kundërshtoj tani Presidentin Trump, sepse këtë vendim e ka marrë Presidenti Obama. Sipas meje, nuk është e nevojshme të dalim nga Marrëveshja e Parisit. Por kemi ende kohë nëse punojmë në mënyrë konstruktive, kemi kohë për të rënë dakord. Mos u shqetësoni, jini të lumtur!”
Senatori Bernie Sanders, ish-kandidati Demokrat për President:
“Në këtë moment, kur ndryshimet klimaterike po shkaktojnë dëmtime shkatërruese për botën, ne nuk kemi moralin t’i kthejmë shpinën këtyre përpjekjeve për ta bërë më të mirë planetin për brezat e ardhshëm.”
Kryebashkiaku Demokrat i Nju Jorkut, Bil de Blasio:
“Presidenti Trump mund t’i kthejë shpunën botës, por bota nuk mund të injorojë një kërcënim të vërtetë nga ndryshimet e klimës. Ky vendim është një sulm i pamoralshëm për shëndetin dhe sigurinë e kujtdo në këtë planet. Në emër të njerëzve të Nju Jorkut, unë jam i përkushtuar të vazhdojmë synimet që ka Marrëveshja e Parisit.”
Kancelarja Gjermane, Angela Merkel:
“Ne kemi nevojë për Marrëveshjen e Parisit për të mbrojtur të gjitha krijesat. Asgjë nuk mund dhe nuk do të na ndalojë. Unë i them të gjithëve se ne do vazhdojmë rrugën e nisur për të mbrojtur Tokën.”
Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo:
“Pavarësisht çfarë vendimi ka marrë Shtëpia e Bardhë, qytetet e tjera po respektojnë përgjegjësitë e tyre për të zbatuar Marrëveshjen e Parisit. Nuk ka rrugë tjetër për të ardhmen e planetit tonë.”
Por ka patur edhe nga ata që janë shprehur dakord me vendimit e Donald Trump. Peabody Energy, firma më e madhe në nxjerrjen e qymyrit dhe Bashkimi Amerikan për Elektricitet me Qymyr të Pastër, janë shprehur njëzëri se mbështesin vendimit e Presidentit, pasi rregullat e “Parisit” ishin shumë të rrepta dhe kështu kostot e elektrecitetit do rriteshin shumë dhe se do rritej varësia nga burime energjie jo shumë të besueshme.