Botës në krizë i nevojiten etër dhe nënë të reja (Pjesë e dytë)

#1

Në fetë e Librit - hebraizëm, islam dhe krishtërim - femra konsiderohet inferiore në përputhje me rrëfenjën e Zanafillës ku Adami dhe Eva kryen të pabërën e Rënies nxitur nga Eva. Sundimi i burrrit mbi gruan - “do të jesh nën pushtetin e burrit dhe ai do të sundojë” (Za. 3,16) - është pasojë e mëkatit origjinal: gruaja tundohet e para nga arkengjëlli dhe pastaj tundoi edhe burrin. Edhe në vetë mitin helen të Pandorës - ekuivalente e Evës hebraike, përgjegjese për të këqijat e botës shpërthyer nga vazoja e hapur për këshëri prej saj - dëshmon për ortakërinë e elementit femëror me origjinën e të keqes, ndërsa sirenat tek Odisea përfaqsojnë elementin femror që çojnë njerzit drejt humbjes. Fraza “nga e djathta meshkujt, nga e majta gratë” konsideruar si e Parmenidit - e ngjashme me një frazë të Anasagorës kumtuar nga Aristoteli – dëshmon që parasokratikët lidhnin dikotiminë djathtë-majtë e mashkull-femër me superior-inferior, mirë-keq etj. Në Greqinë e Lashtë personazhë të shquar femrorë: Ariana, Helena, Medea, Fedra etj, nga një pozicion hyjnor degradojnë në rolin e grave fajtore dhe të vdekshme.

Pikëpamja tradicionale e krishterë pohon mashkulloritetin dhe atësinë e Zotit duke ndikuar tërë kulturën, në fakt e konceptuar dhe bazuar mbi mashkulloren. Sa për të marrë një shëmbull, Niçe, megjithse një kundërkrishterë i deklaruar, në veprën Lindja e tragjedisë mbështeste idenë që miti i Rënies - joshja e bërë Evës nga ana e gjarpërit për të ngrënë frutin - përfaqsonte vlerat më të ulta njerzore (vlerat femërore), ndërsa guximi rebel i Prometeut që sfidoi autoritetin hyjnor dhe u sakrifikua për t’i dhënë njerzve zjarrin e njohurisë, përfaqsonte vlerat fisnike njerzore (vlerat mashkullore). Për Niçe femëria dekadente dhe çlirimtare përbënte kërcënimin e kohëve moderne; kudo në veprën e tij spikat përçmimi për disa ideale futur në të njëjtin thes: krishtërimin (konsideruar feja femërore e të dobëve dhe cmira e të shtypurve), demokracinë, lëvizjet çlirimtare të majta, lëvizjet feministe etj. Ai vuri në dukje qënien dhe ndikimin në kulturë të arkeotipit mashkull-femër edhe në veprën Përtej të mirës dhe të keqes, në të cilën ironizohet shpërfytyrimi i shkencës në “filozofeshë” (paragraf 204), dhe në faqe tjeter argumentohet për qenien e dy lloj popujsh gjenialë: popujt me gen femëror me detyrën e shtatzanisë, për të strukturuar, maturuar dhe plotsuar (psh grekët dhe francezët), dhe të tjerët për të mbarrsur rregullsi të reja jete (hebrejtë dhe gjermanët):

Të dyja llojet e geneve (francezët dhe gjermanët) kërkojnë njëri tjetrin njësoj si burri dhe gruaja; por keqkuptohen me njëri tjetrin, si në fakt burri dhe gruaja. (paragraf 248)

Tërheqja e fortë për dritën mesdhetare jugore prej gjeniut të zymtë nordik - Italia si vënd i dashur për Gëte, Niçe, Frojd, Man dhe Franca për Junger e Schmitt - mer ngjyra seksuale që zbulojnë lidhjen midis arkeotipit mashkullor-femëror me dikotimive veri-jug, protestant-katolik, besim-vepra, abstrakt-figurativ, barbar-civil, shpirt-trup etj.

Zanati i parë që plazmoi kulturën e njerzimit ishte agrikultura - jo rastësisht profesioni i Kainit - pastaj që kainitët (popullatë e rrjedhur prej tij) ishin të parët që përpunuan metalet dhe ushtruan artizanatin, e që qyteti i parë u themelua prej bujkut Kain; njëkohësisht tregohet se dikotomia mashkullore-femërore është ekuivalente me abel-kain, patriarkat-matriarkat, nomad-bujq, barbarë-qytetarë, fshat-qytet, spermatozo-ovul etj. Qyteti si sjellës dhe mbajtës i qytetërimit, i mbrojtur prej mureve rrethues nga sulmi barbar i fushës, simbolizon femrën pasive dhe sedentare, gjithnjë në mbrojtje prej sulmit agresiv të mashkullit fekondues. Qytetërimi i ri konceptohet jo vetëm prej sulmit të ushtrive barbare që dynden në muret e qytetit njësoj si spermatozoi tejshpon mbështjelljen mbrojtëse të ovulit, por edhe në kohë paqje elementi jetëdhënës dhe gjallërues vjen prej rrethinave jasht mureve. Nga kjo pikpamje konflikti i ashpër fshat-qytet merr ngjyra të forta seksuale.

Filosofi dhe politikani Bacon - nismëtar i mendësisë teknologjike moderne të bazuar në progresin shkencor dhe në në zhvillimin ekonomik kapitalist të shfrenuar - dëshmoi për ndikimin e arkeotipit mashkullor-femror në shkencë, politikë dhe ekonomi kur konsideroi materien dhe natyrën si femër. Për të materia ishte “një kurvë e zakonshme” që “nuk i mungon dëshira dhe prirja për ta shpërbërë botën dhe për ta rihedhur në kaosin e lashtë”, e për pasojë ajo “duhet të vihet nën kontroll dhe t’i nënshtrohet rregullit të harmonisë së epërme të gjërave”, ndërsa natyra duhet të bëhet “skllave” e “të vihet nën shërbimin tonë”. Ndërlidhja midis lëvizjeve majtiste, feministe dhe psikoanaliste - të gjithë grusht bashkuar kundër padrejtësisë tradicionale mashkullore - gjëndet tek Marksi i cili shkruante:

… ndarja e punës në origjinë nuk ishte gjë tjetër veçse ndarja e punës gjatë aktit seksual.

Pra sipas Marksit femra e shtypur (pozicion poshtë gjatë aktit, e nënështruar) brënda institucionit të familjes përfaqson proletariatin, ndërsa mashkulli shtypës (pozicion sipër, mbizotërues) përfaqson kapitalin shfrytëzues (tezë e illustruar nga libri Nëna e Gorkit, konsideruar zyrtarisht romani i parë i realizmit socialist). Përpjekja e jashtëzakonshme për të çliruar arkeotipin femror Nënë Tokë nga kthetrat e arkeotipit mashkullor At Qiellor në mënyrë të pashmangshme vë bashkë në pjesën e majtë të spektrit politik “jeshilët” (ekologjistët) - në mbrojtje të planetit tokë të shfrytzuar pa mëshirë prej kapitalizmit modern - me lëvizjen feministe, duke krijuar kështu lëvizjen ekofeministe që thekson lidhjen midis mizogjinisë (urrejtjes mashkullore kundër femrës) dhe urrejtjen kundër natyrës.

fund pjesës së dytë


pjesën e parë e gjeni këtu

0 Likes

Botës në krizë i nevojiten etër dhe nënë të reja (Pjesë e tretë)
#2

-Nuk e di, e ka bërë këtë maskarallik në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme?

-Unë kam nje dilemë të trete: kush të jetë më maskarallik nga këto të dyja mundësi?

(sigurisht edhe kete e ka thene i Modhi :smiley:)

0 Likes

Diskutim i lirë - Mars 2019
#3

Inferioriteti eshte i majte,si femra,krishterizmi. Çi do dikodomite,tiku,lerja albes

0 Likes

#4

Neqoftese nuk i do dikotomite, aq me keq per ty, se te dun fort ato ty.

0 Likes

#5

Bota ka nevoje per nje baba si marloni

0 Likes

#6

Bota qe prej kohes Adamit dhe Eves ka per babe Marlonin, prove jane taborri i kalamojve te Marlonit duke diskutuar tek shkallet e pallatit per te ardhmen e botes.

0 Likes

#7

aaa tiku tiku,
nuk e gjete
te iku!
çi do greqizmat o tiku
lërja albës nga çifliku:hugs:

0 Likes

#8

mire po ja le greqizmat albes dhe po ja le te Modhit :smiley: te jape ty pellazgjizmat (me nje shtese sqaruese te vogel):

Neqoftese nuk i do dy bolet, aq me keq per ty, se te dun fort ato ty (si njeri pa bole) - i Modhi :smiley:

0 Likes

#9

kjo e dyta me pelqeu, me shume se e para, eee

0 Likes

#10

Pjer me siguri te ka pelqy kjo pjese qe eshte pjesa me e bukur e pjese se dyte, me siguri te ka eksitu si dashamires i kapitalizmes qe je:

0 Likes

#11

pjeset sipas interpretimit te frojdit, mu nuk para me pelqejne, per mu ai ngelet karagjozi me i madh qe ka nxjerr ky planet, pavarsisht se ti e merr ate si reference orientimi.
mu me terhoqi ai binomi qe permendet gjithmon; e mira dhe e keqja, abeli dhe kaini, burri dhe gruaja, fuqia dhe dobesia, veri-jug, fshati dhe qyteti, etj,etj, e kjo gje me kujtoi teorine kapitalizmi dhe socializmi, dhe mendoj se keshtu do jete gjithmone, do hecin krah per krah…

0 Likes

#12

E di qe e mba per karagjoz, nuk je vetem ti qe e mban te tille. Dhe ne fakt Frojdi eshte karagjoz, por eshte edhe shume serioz, karagjozlliku dhe serioziteti ecin krah per krah si kapitalizmi dhe socializmi. Per jo pergjithmone si thu ti, do te vije nje kohe qe dikotomite do shkrihen bashke. Dhe qe te arrije kjo kohe dy bolet duhet te shkrihen bashke, duhen te mblidhen bolet dhe felet qe jane hallakat sa anej knej neper bote.

Pranej filloje nga vetja, mblidhi bolet (dikotimite) Pjer! Mos i haperda sa anej knej!

0 Likes

#13

qe kapitalizmi me socializmin do shkrihen se bashku, po , edhe do ndodhe, pasi kjo shihet edhe ne ditet e sotme ne shume elemente te tyre, por/ama ne te tjerat, dikotomite a binomet e tjera, nuk e di, nuk jam specialist.

0 Likes

#14

un jam me keq se ty, sepse nuk jam specialist ne asgje. Por duke u morr vazhdimisht me bole, prej hallit jom bo specialist bolesh, dhe kam kuptuar se bashkimi i boleve eshte kusht fillestar qe te behen bashke edhe dikotomite e tjera.

Bole te gjithe botes bashkohu! (kunder intelektualit t’modh Pjer Paolo Pasolini me shkop fshese ne dore)

1 Like

#15

Shkrim interesant por i thelle per koken neandertalase te pellazgut delta .:blush:

0 Likes

#16

Uuuuu ,na na moj e kozmait,na ,qe ke lexuar dhe biblen:joy: te hengri thellesia moj qyqe:grin: po ti,po ta kishe kuptuar ,nuk flisje,se je e 10-r me ato qe thote tiku! Feminizmi,socializmi fetarizmi,perbotizmi,shumkulturalizmi,jane objektiva te inferioreve !
Ti me mire thellohu ne ndonje fushe tjeter,me praktike! Koveçër ka plot ameriqia! Se mendje e shendoshe ne trup te shendoshe,kane thene ata “dikodomistat” e tikut!

0 Likes

#17

delta pa dhom, tiku nuk po thot per inferioret tamam keshtu si e thu ti si superior.

Pastaj qellimi i tikut eshte te prishe strukturen false dhe deshperuese superior-inferior, se pari sepse asnjehere nuk eshte marre vesh kush eshte superior e kush eshte inferior, se dyti tani inferioret jane bere superior (besoj se ti e di etimologjine e termit “inferior”), se treti … ka edhe te trete, por ti nuk pranon keto me pare, e ç’te vazhdoj me tej?

0 Likes