Botime të reja - Gusht 2017

naltimi-i-ndergjegjes-kombetare

“Autiku dhe pëllumbi” nga Rodaan Al Galidi
Ky roman tregon se si brenda secilit prej nesh regëtin një veti, një aftësi që na bën të veçantë, të ndryshëm, por njëkohësisht të njëjtë me tjetrin. E tillë është edhe historia e Geretit, djalit autik të Zhaninës. Ky roman i shkruar nga autori me origjinë irakene, dhe me banim në Hollandë, fitoi në vitin 2011 Çmimin Europian për Letërsinë. Porosite online te LINKU: goo.gl/khx24Q Jua sjellim kudo.

“Pas dyerve të mbyllura” nga B. A. Paris
Keni përpara një roman rrëqethës, turbullues dhe elektrizues. Një histori e mbushur me emocione, që do t’ju mbërthejë e do t’ju bëjë ta përpini librin brenda natës. Dashuria e Xhekut dhe Grejsit është e pazakontë, plot mistere. Historia e tyre zhvillohet krejt ndryshe nga shumica e romaneve që keni lexuar. Dhe a e dini pse?
Porosite online te LINKU: goo.gl/4rGuuS Jua sjellim kudo.

“Naltimi i ndërgjegjes kombëtare” nga Át Anton Harapi
At Anton Harapi vjen me një tjetër profil, - atë të publicistit. Ky botim përfshin artikuj të botuara në revistën Hylli i Dritës, si dhe disa shkrime të botuar në gazetën Ora e maleve në vitet 1923-1924. Me rëndësi të veçantë është edhe fjala e tij që ka mbajtur në Këshillin e Naltë, ku vetë Harapi shpjegon arsyet se pjesë u bë pjesë e strukturave të shtetit kur Shqipëria ishte nën pushtim.
Porosite online te LINKU: goo.gl/DPq8x1 Jua sjellim kudo.

“Vajza e Bruklinit” nga Guillaume Musso
Një nga romanet më të suksesshme dhe më ambicioze të autorit më të shitur francez të ditëve tona. Në këtë roman vijnë komplote djallëzore, personazhe unike, momente që të mbajnë pezull ndërsa romanin nuk e lëshon nga dora deri në faqen e fundit. Shqipërimi i tij është bërë mjeshtrisht nga Nonda Varfi.
Porosite online te LINKU: goo.gl/DbFmbx Jua sjellim kudo.

“Atje ku është zemra” nga Billie Letts
Kur ta gjeni këtë roman merreni menjëherë, sepse ka pak të tillë përreth. Ky është një nga ata libra që ju bëjnë të ndiheni shumë mirë, teksa e lexoni. Kjo është edhe arsyeja se përse romani ka bërë për vete miliona e miliona lexues në mbarë botën. Porosite online te LINKU: goo.gl/AjmsKK Jua sjellim kudo.

“Dashuri e ndaluar” nga Halit Ziya Uşakligil
Të gjithë ata që janë dhënë pas telenovelës turke me të njëjtin titull, tani kanë mundësinë që të lexojnë librin, të sapo botuar në shqip, të autorit të njohur Halit Ziya Uşakligil, një nga shkrimtarët më të mirë të letërsisë turke në shekullin e XX. Ky është rasti për të kuptuar se pas një telenovele të suksesshme, fshihet një roman i jashtëzakonshëm: Porosite online te LINKU: goo.gl/NBgU5a Jua sjellim kudo.

“Rrëfej unë, gruaja” nga Mimoza Kuchly
Një eksplorim në botën e brendshme të gruas, që del përtej arketipeve të vëzhgimit, që ekploron në botë të nëndheshme, me një narracion modern, vjen kjo përmbledhje me tregime e autores Mimoza Kuchly, e cila prej dy dekadash jeton mes Francës dhe Shqipërisë. Porosite online te LINKU: goo.gl/4d523M Jua sjellim kudo.

“Dashuria nuk është kurrë e thjeshtë” nga Anna Premoli
Mbretëresha e romanit romantik italian të ditëve tona vjen me një tjetër roman të suksesshëm për lexuesit shqiptar. Lavinia dhe Sebastiano, dy studentë që njihen dhe më pas urrehen që me shikim të parë. Një histori dashurie që shfaq dhe fsheh shumë prej komplekseve të ditëve tona, sidomos mes të rinjëve: Porosite online te LINKU: goo.gl/nEVA1U Jua sjellim kudo.

“Dy nga dy” nga Nicholas Sparks
Atëherë kur i mendon se i ke të gjithçka, mund të të përmbyset gjithçka. Kështu i ndodh edhe Rusell Green i cili befas humbet gruan e bukur, djalin, shtëpinë e madhe dhe karrierën pasi ndoqi pas Vivianin bukuroshe. Por çfarë ndodh më pas me jetën e transformuar të tij, të mbushur plot halle, teksa po rrit vajzën e tij me të dashurën e re…Një tjetër bestseller në shqip për të pasionuarit pas Sparks, porosite online te LINKU: goo.gl/ez1Qzn Jua sjellim kudo.

“Cigarja e fundit” nga Lena Manda
Një libër i ri e mjaft ngacmues vjen nga autorja greke Lena Manda për t’ju shoqëruar në këto ditë vere… Historia e jetës së një njeriu, i cili u takua me zjarrin. Historia e një… cigareje të fundit…
Porosite online te LINKU: goo.gl/vTqXqy

“Udhëtimi i çuditshëm i një sendi të humbur” nga Salvatore Basile
Kjo është historia e një djali që ka harruar ç’do të thotë të të duan. Është historia e një vajze që ka bërë një ujdi me lumturinë, pavarësisht prej dhimbjes që mund të provojë. Është historia e dy shpirtrave që mbushin njëri-tjetrin, për të përballuar jetën, pa u dorëzuar kurrë. Porosite online te LINKU: goo.gl/eGisbH

“Dora tjetër” nga Chris Cleave
Ky roman tregon se si “tjetri” nuk është thjesht një i njohur apo një fqinj, “tjetri” mund të jetë çdokush, edhe një komb i tërë, në përpjekje për t’u çliruar nga kthetrat e çnjerëzores. Kjo histori ndan të njëjtin fat me shqiptarët në aventurën e tyre për mbijetesë në emigrim. Porosite online te LINKU: goo.gl/Nx6YxN

“Shkolla nëntëvjeçare nga James Patterson
Djalë trazavaç si Rafe Khatchadorian është e vështirë të gjesh në një mjedis si shkolla: Është nga ata që i ka bërë mal prapësitë dhe ka përmbysur të gjitha Kodet e shkruara dhe të pashkruara të Sjelljes. Por vjen një moment që ai duhet të vendosë nëse do të jetë si të gjithë apo… A do të dështojë OPERACIONI R.A.F.E.? Porosite online te LINKU: goo.gl/jQk1fG

“Ronja, vajza e kaçakut” nga Astrid Lindgren
Libri konsiderohet një ndër veprat më të njohura të një ndër shkrimtareve më të famshme e më të dashura për fëmijë në të gjithë botës. Historia e miqësisë së Ronjës dhe Birkut është e pazakonte, sepse tejkalon të gjitha armiqësitë në familje dhe vështirësitë që iu dalin para personazheve tona. Porosite online te LINKU: goo.gl/5qNdZ5

1 Like

" …“Dashuria nuk është kurrë e thjeshtë” nga Anna Premoli
Mbretëresha e romanit romantik italian të ditëve tona…"

Nga mbiemri, sikur s’duket italione.

" … Një libër i ri e mjaft ngacmues vjen nga autorja greke Lena Manda … "

Manda duket si mbiemer arvanitas.

http://bukinist.al/sq/shit

Rrofsh Manjola per informacionin, e shef qe bohesh e nevojshme per shoqerine dhe ndjen me shume gezim, se sa ti sherbesh Palloshit.

2 Likes