Botohet Raporti Evropian rreth Islamofobise

Sic tregon një sondazh i kryer nga Programi Evropian i Chatham House, opozita e publikut ndaj çdo imigrimi të mëtejshëm nga shtetet kryesisht myslimane nuk është e kufizuar tek administrata Trump (zbatimi i 'Muslim-Ban '). Të anketuarit në Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Poloni, Spanjë dhe Mbretëri e Bashkuar u prezantuan me deklaratën ‘Komplet imigrimi nga vendet kryesisht myslimane duhet të ndalet ". Sic zbulon raporti, shumicat në të gjithë, pervec dy prej dhjetë shteteve ranë dakord me këtë deklaratë, duke filluar nga 71% në Poloni, 65% në Austri, 53% në Gjermani dhe 51% në Itali deri në 47% në Mbretërinë e Bashkuar dhe në 41% në Spanjë.

Në asnjë vend nuk i kaloi 32% pjesa e atyre qe nuk ishin dakord. Gjetjet e këtij raporti shkojnë dorë për dore me sondazhe te ngjashme mbi këtë temë. Anketa Ipsos mbi Rreziqet Perceptimit e 2016-ës gjeti se popullsitë e tanishme dhe të ardhshme muslimane në Evropë janë të mbivlerësuara jashtëzakonisht tepër në shumë vende. Nga lista e të gjithë 20 vendeve, ku të anketuarit mbivlerësuan popullsinë myslimane nga më shumë se 10%, 12 janë evropiane, ndërsa SHBA dhe Kanadaja janë ndër 8 vendet e mbetura. Kur u pyetën “Tani, duke menduar rreth vitit 2020, në çdo 100 njerëz, sa mendoni se do të jenë myslimanë?", 20 vendet e para ku ithtarët mbivlerësuan popullsinë myslimane përsëri ishin në shumicë evropiane (11). Hamendësimi mesatar në Francë është se 40% e popullsise do të jetë muslimane në vitin 2020, kur projektimi aktuale është 8.3%. Italia vjen e treta me 26% mbivlerësim, dhe Belgjika dhe Gjermania në vend të katërt me 24% mbivlerësim.

Duke e lidhur këtë me një studim të kryer nga Pew Research Center, ne mund të sugjerojmë se ky mbivlerësim është i lidhur me pikëpamjet e pafavorshme në lidhje me muslimanët. Thuhet në raport, "Opinionet mbi muslimanët ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në të gjithë Evropën. Gjysma ose më shumë në Hungari, Itali, Poloni, Greqi dhe Spanjë kanë një opinion shumë apo deri diku të pafavorshëm ndaj muslimanëve. Dhe në Itali (36%), Hungari (35%) dhe Greqi (32%), afërsisht një e treta mbajnë mendime shumë të pafavorshme. Shumicat në vende të tjerë të anketuar shprehin qëndrime pozitive për muslimanët. Megjithatë, të paktën një e katërta në secilin vend kanë pikëpamje negative ndaj muslimanëve. "

Këto shifra nuk janë tronditëse nëse ne shikojmë në incidentet e islamofobisë dhe përhapjen e saj në strukturën e pushtetit në të gjithë Evropën. Muslimanët shihen si armiku ‘brenda’. Opinioini i gjerë në shoqëritë perëndimore për myslimanët është të mos shihen si qytetarë të barabartë. Tjetërsimi dhe trajtimi diferencial gjithashtu mund të mbivendosen me dehumanizimin e muslimanëve. Kështu, sulmet fizike dhe kufizimet politike shpesh mund të kryhen dhe madje mbrohen në një atmosferë të mosbesimit të gjerë dhe armiqësisë. Islamofobia nuk është aspak e kufizuar tek klasa e varfër ose e mesme, të cilët kanë qenë keqinformuar rreth Islamit dhe muslimanëve. Kjo është veçanërisht e vërtetë për të ashtuquajturën elitë të arsimuar. Politikat diskriminuese ashtu si ndalimi i hixhabit për profesione të caktuara, ndalimi i nikabit në publik, ndalimet e minareve dhe ligje të tjera që kufizojnë lirinë e besimit mysliman flasin vëllime.

Nëse politikanët mund të marrin vendime të tilla dhe media, së bashku me pjesë të mëdha të
shoqërisë, i pranon ato, pse duhet të cuditemi në lidhje me kundërshtimin e fortë ndaj imigracionit të muslimanëve në Evropë?

Për këtë arsye, këto shifra tregojnë domosdoshmërinë e Raportit Evropian rreth Islamofobise (REI), i cili studion sfidën e islamofobisë nga një këndvështrim cilësor dhe jo sasior kërkimor.

Qëllimi i tij është për të dokumentuar dhe për të analizuar trendet në përhapjen e islamofobisë në komb-shtete të ndryshme evropiane. Nuk mund të ketë një pretendim të gjithëpërfshirjes së plotë, pasi shtetet evropiane nga shumica ende nuk kanë mbledhje të plotë të të dhënave. Prandaj, një rekomandim qendror i REI është se islamofobia apo krimet e urrejtjes anti-myslimane duhet të përfshihen si kategori në statistikat e shteteve evropiane - një zhvillim që nuk ka ndodhur ende. Kontributi kryesor i REI është për të zbuluar tendencat e islamofobisë dhe dhënia e shembujve përfaqësues të e shpalosjes së saj të përgjithshme në shtetetet e hetuar.

Permbledhje e raportit mbi Shqipërinë nga Besnik Sinani

Pas sulmeve të Charlie Hebdos në Paris në vitin 2015, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli rreth rrezikut të ekstremizmit fetar teksa tërhoqi vëmendjen rreth mundësisë së rrezikut të Islamofobisë të frymëzuar, siç tha ai, nga lëvizje dhe parti politike të djathta në Europë. Ishte hera e parë që një zyrtar shqiptar pranonte rrezikun apo qoftë mundësinë e shfaqjes së Islamofobisë në Shqipëri, një vend nominalisht me shumicë muslimane, që krenohet me tolerancën e vet fetare. Megjithë këtë pranim, nuk ka patur asnjë politikë qeveritare për të adresuar një rrezik të tillë, apo qoftë përpjekje për të mbledhur të dhëna rreth realitetit të Islamofobisë, natyrës e
kapacitetit të saj, si dhe efektit që ka mbi bashkësinë muslimane dhe shoqërinë në tërësi. Në të kundërt, intelektualë publikë, analistë e ekspertë në Shqipëri mohojnë mundësinë e egzistencës së Islamofobisë në një vend me shumicë muslimane.

Megjithë mungesën e studimeve apo raportimeve rreth stadit të Islamofobisë në vend, apo qoftë edhe mohimin e egzistencës së saj, gjenden mjaftueshëm tregues të prezencës së vazhdueshme të formave të Islamofobisë, të cilat reflektohen në ligjërimin e udhëheqësve politikë, në media, tekstet shkollore, incidente të dhunshme,
dhe arrestime arbitrare. Përkundër disa raporteve, Islamofobia në Shqipëri nuk është një fenomen i kohëve të fundit, dhe përgjithësisht nuk është e motivuar – siç besohet të jetë në vende të tjera europiane – nga emigracioni apo sulmet terroriste.

Islamofobia në Shqipëri i ka rrënjët në identitetin politik të shtetit shqiptar post – komunist, dhe aspiratën e tij për tu bërë ‘europian.’ Ajo reflekton dhe riciklon retorikën e islamofobisë europiane për të stigmatizuar qytetarët e saj të besimit musliman, duke vazhduar forma diskriminimi dhe duke dëmtuar kohezionin e përgjithshëm social të vendit.

Studimi i plote ne anglisht

Askush nuk e pranon regresin dhe shovinizmin kulturor në emër të diversitetit. Fakti është se megjithëse reklamën që I bëjnë libtardet, të cilëve ju ka humbur busulla, islamikët janë të paintegrueshem në shoqëritë perëndimore.

Ja kshu krijohen krizat nga hici. Islamofobi ne AL!!!
Po sikur me te thone une se nuk eshte islamofobi, po fobi ndaj interpretimit te islamit nga kto mullahet e rinj me mjekra te gjata e pantallona trecerekshe?
Po sikur me te thone une qe askush nuk do qe ti imponohet feja e shkretetires qofte edhe me veprime pasive sikur ngritjet masive te bythes ne mes te sheshit?
Mos me fol masanej per epitetet qe i vihen nene Terezes e do episode te vogla per cunat qe nisen me u bo martir ne Siri?

" … Përkundër disa raporteve, Islamofobia në Shqipëri nuk është një fenomen i kohëve të fundit, dhe përgjithësisht nuk është e motivuar – siç besohet të jetë në vende të tjera europiane – nga emigracioni apo sulmet terroriste.

Islamofobia në Shqipëri i ka rrënjët në identitetin politik të shtetit shqiptar post – komunist, dhe aspiratën e tij për tu bërë ‘europian.’ Ajo reflekton dhe riciklon retorikën e islamofobisë europiane për të stigmatizuar qytetarët e saj të besimit musliman, duke vazhduar forma diskriminimi dhe duke dëmtuar kohezionin e përgjithshëm social të vendit…"

Siç kuptova une, autori yne (dikur me flamur amerikan) do te provoje se islamofobia vika nga aspirata e shtetit tone per tu bere ‘europian’. Mirpo per tu bere ‘europian’, nuk ka ndonje gje te keqe, sikunder edhe per te qene pjestar i EU me te drejta te plota. Nese disa duan te behen arabir duke mbajtur mjekra si ata dhe duke i detyruar grate te mbajne shall sipas menyres arabe, pse edhe disa te tjere nuk u dashka te duken sa me europian. Nese hoxha apo nje xhami, ndez autopalantin rreth ores 4-5 te mengjezit, krejtesisht jashte llogjikes njerzore, duke çuar nga gjume te ter banoret rrotull, çfar pret autori nga reagimet e njerzeve. Nese nje grup njerzish (shume pak) stonojne me shumicen, çfare duhet te thote autori.

Altoparlant i thote oksidenti

Ka historiane serioze qe thone se islamiket i kane dhene shkas rilindjes evropiane, dhe se pa kontaktin e vazhdueshem me islamiket e Spanjes dhe Lindjes se Mesme gjate kryqezatave, qyteterimi perendimor mund te ishte akoma shume i ngjashem me ate te mesjetes se erret evropiane…

Jo, autori (me flamur shqiptaro-amerikan si ty) nuk e ka problemin me aspiraten e shtetit per tu bere europian, por me kete me poshte:

Islamofobia fatkeqesisht ekziston ne shoqerine tone, edhe jashte faqeve online si PPU, atje ku ajo prek jete reale njerezish, atje ku vajza me shami perjashtohen nga shkolla apo u mohoet vendi i punes, apo shifen shtrembet rruges, apo ku besimtaret nuk perfshihen ne debate publike ku preken aspekte te jetes se tyre, e aty ku organi i akuzes citon dhe sistemi i drejtesise pranon ajete Kurani te perdoren si prova ekstremizmi ne gjyqe duke nxjerre keshte vete Islamin ne gjyq, etj etj.

Budalliqe me oke te ketyre historianeve. Islami nuk solli zhvillim. E gjeti zhvillimin aty kur erdhen e pushtuan dhe e mbajten per ca vite (ta themi nja 100-150 vjet). Historia e tyre vazhdon me nje stanjacion (renie) te panderprere ne te gjitha fushat.
Pastaj ai miti i mesjetes se erret evropiane. Mesojeni o njerez se vetem mesjeta e hershme (duke filluar nga renia e prandorise romake) ka qene e prapambetur ne Europe. Po duke filluar qe nga mesjeta e vone Europa i le mbrapa te gjitha vendet e botes per nga zhvillimi. Mesjeta eshte nje periudhe goxha e gjate dhe jo e gjitha ka qene e erret. Ne ate kohe jane shpikur madje shume gjera te rendesishme. Mjafton te besh nje shetitje ne shtepiat dhe katedralet mesjetare te Gjermanise e Europes qendrore e kupton sesa mbrapa ka qene vendi jot ne ate kohe.

O Armiro, nje pyetje te sinqerte…Me thuaj nje vend islamik qe eshte sot model zhvillimi dhe progresi

sikur ju muslimanet o armir, te ishit po kaq sensitive dhe kritike me shoqerite dhe sunduesit e vendeve arabe, bota nuk do ishte kaq “e prapambetur” ne perceptimin e saj ndaj islamit sa eshte sot.

per nje fare balance, mund te kishe sjelle ketu edhe ndonje ankete qe tregon se cfare mendojne femijet e lene jetim ne jemen, dhe prinderit qe varrosin me duarte e tyre femijet e vrare nga bombat e “vellezerve” muslimane nga arabia saudite.

e vetmja gje me pelqeu nga prurja jote ketu ishte barsaleta qe na tregove per islamin qe ka nxitur rilindjen europiane.

christian nobel prize winners

muslim nobel prize winners

te pakten humorin e paske te holle.

1 Like

Armiri interesohet per islamofobine mes emigrantesh, se eshte vet emigrant. Bombat ne jemen nuk i duhen. Problem ka shoqerine qe nuk e pelqen stilin e tij te jeteses.

shkaba dv?

3 Likes

" …atje ku vajza me shami perjashtohen nga shkolla apo u mohoet vendi i punes,… "

Po shkolla eshte vend publik ku nuk lejohen simbolet fetare, politike e ideollogjike, apo nuk e di kete rregull. Per vendet e punes, jo te gjitha vendet e punes nuk lejohen, psh ketu ne Europe (ose me sakte ketu ne zemer te Europes, Belgjike), femra me shami lejohen te punojne ne komune, ministri, etjera institucione publike e shteterore, por gjate orarit te punes nuk lejohen te mbajne shami. Sapo ato mbarojne punen, çohen nga tavolina, vendi i punes, shkojne tek garderoba dhe e vendosin shamine e dalin. Ne firmat private, ndermarrje shteterore, lejohen ta mbajne shamine gjate punes, perveç femrave qe punojne ne reçepsion, hollin kryesor ku presin klientet, njerzit, hallexhinjte, etj. Pra firmat, ndermarrjet nuk i kufizojne dhe nuk i diskreminojne femrat me shami, por preferojne qe ato qe punojne ne holl, reçepsion, qe kane te bejne me njerzit, te jene sa me te pashme e pa shami, dhe kjo e ka arsyen tek imazhi i firmes, ndermarrjes, ne perplasjen e pare me njerzit. Eshte si puna e shtetit qe ne pikat kufitare hyrse-dalse, ve polica/e te pashem/pashme, me gjuhe te huaj, dhe jo nallbane pa kulture.

Nuk po shaj emigrantet. Sikur armiri te kishte emigruar ne lindjen e mesme nuk do merrte mundimin te merrej me islamofobira.

Prapeseprap raporti eshte shqetesues per shqiptaret. Bota na njeh si vend me shumice muslimane, neve adhurojme perendimin dhe mund te na bejn ban ne te ardhmen.

sikur ta kish vene Emanuela, do ishte me shqetsues

1 Like

Jeni te dy laraska, nuk merrem me ju.

Nuk ka shume lidhje me temen e islamofobise ne Shqiperi e ne Europe, sepse edhe sikur islamiket te ishin te prapambetur, sic paragjykohen ne pergjithesi afrikanet psh, apo aborigjenet e Australise, kjo nuk do e justifikonte islamofobine gjithsesi. Por sa per kulture, shife kete filmin e shkurter te titulluar 1001 Shpikjet me Ben Kingslin, dhe do kuptosh, bashke me aal-ne e te tjere, se sa shume i ka dhene qyteterimi islam njerezimit.
Pse jane vendet muslimane sot me mbrapa se vendet perendimore, kjo ka nje qerre me arsye qe shkojne nga agresiviteti ushtarak i perendimit ne zgjerimin e tij dhe nenshtrimin dhe mbajtjen mbrapa te shume vendeve islame, tek politika te brendshme te vendeve muslimane qe cuan ne percarje e dobesim, goditja e pushtimit mongol ku disa qytete perse e te azise qendrore qe u shkaterruan prej tyre nuk u ringriten me kurre etj etj. Gjithsesi arsyet jane politike, dhe ndoshta vjen nje dite e vende muslimane dalin serish ne krye te zhvillimit shkencor, kulturor etj, Dubai dhe Abu Dabi psh po bejne investime masive ne universitete te reja dhe qendra kerkimore, dhe Dubai ka shpallur edhe deshiren per te qene te paret te realizojne nje koloni njerezore ne Mars (jo se Dubai eshte shembull zhvillimi se ha nje qerre me kritika per menyren “unsustainable” qe po ecen apo shfrytezimin e paskrupullt te punetoreve emigrante).

Pjer, kam frike se koncepti yt i laicitetit i stilit Frances nuk perputhet me ate anglo-amerikanin qe une e vleresoj si 100 here me te drejte e te shendetshem per nje shoqeri.
Shamia e nje femre muslimane nuk eshte simbol fetar, eshte nje veshje, e cila eshte po aq normale per te, dhe e obligueshme nga ana fetare sa nje bluze apo pantallonat. Pas heqjes se shamise me zor, vjen heqja e bluzave me menge te gjata sic benin ata policet ne plazhet e Frances vjet ne vere, turp i Zotit.
Ne Amerike nuk imagjinohet dot te ndalohet dikush nga cdo nivel i shkolles, dhe cdo lloj vendi pune, si publik dhe privat, per shkak te nje obligimi fetar qe personi kerkon te zbatoje, sidomos tek veshja personale. Liria e besimit eshte e drejte kushtetuese e shenjte qe shkon mbi cdo lloj preference te nje kompanie se si duan ata te vishen punetoret etj. Parehatia e disave me veshjen e femrave muslimane eshte kompleks, dhe aty ka islamofobi.
Shih psh ne Skoci kohet e fundit u lejua me rregullore mbajtja e shamise per policet femra (ne Londer kjo eshte lejuar para 15 vitesh). A do te bezdiste kjo gje ty ne Belgjike? Po ne Tirane? Nese po, pse?

Ne versionin e plote te raportit ne anglisht, Sinani flet edhe per rastin e arrestimit te gati 150 meshkujve muslimane, pa asnje lloj akuze zyrtare, ne prag te ndeshjes Shqiperi-Izrael. Te arrestuarit u mbajten ne gjendje arresti pertej afateve ligjore kur nuk ngrihet padi zyrtare, dhe disa prejt tyre, sidomos nje imam nga Kosova, u keqtrajtuan, dhe kur u liruan nuk iu dha asnje shpjegim pse u mbajten ne arrest dhe asnje dokument zyrtar qe te reflektonte kete akt qe iu krye ne kurriz. Kjo ishte nje shkelje e rende e rendit ligjor e kushtetues nga vete organet e shtetit, dhe reagimi ne media ishte memec, pervec Fatos Lubonjes gati askush nuk e ngriti zerin per kete shkelje. A do e mendonit ju te arestoheshin kaq kollaj e jasht procedurave ligjore 150 meshkuj katolike psh, pashke me nje prift italian i cili do hante dhe nje dru vendshe? A nuk tregon ky rast pranine e islamofobise ne organet e shtetit, ne media, madje dhe ne shoqerine civile e cila nuk beri ze fare per kete rast?