#BoycottGoogle?

Ajo cfarë nisi si një ftesë për diskutim mbi diversitetin në ambientet e punës dhe politikat simpatizuese të punësimit pranë Google përshkallzoi shpejtë në një debat të gjërë mediatik,i cili mund të ketë pasoja domethënëse për gjigandin e internetit.

James Damore (software engineer)
para 1 muaji shkroi një memo “kontraversiale” drejtuar forumeve të brëndshme të Google,por javën e fundit u bë publike në media dhe ngjalli jo pak reagime të cilat sollën edhe pushimin e tij nga zyrat qëndrore të Google.

Momentalisht në GOOGLE 80 % e të punësuarve në fushat teknike janë meshkuj, ndëshkimi i James Damore se thjeshtë citoi faktet që ndikojnë në të tilla shifra dhe hapi diskutimin si mund të rritej numri i inxhiniereve femra tregon edhe njëherë se deri ku ka arritur infeksioni i “political correctness” dhe propaganda e majtë feministe.

Por mesa duket Google nuk e ka problem të tregojë forcën dhe pushtetin ndaj zërave të heshtur që nuk pajtohen me politikat e kompanisë ,po të konsiderojmë që shumë punëtorë të tjerë sot kanë akoma më shumë frikë të shprehin opinionet dhe bindjet e tyre në një ambjent pune të “diversifikuar” i cili reklamon dhe suporton politikat e gjithëpërfshirjes por jo doemos të meritokracisë.

Në 27 qershor të këtij viti të gjithë dëgjuam për gjobën stratosferike dhe të praprecedentë prej €2.4 billion,paditur nga regulatorët e Bashkimit Europian për mekanizmat favorizuese me të cilat Google penalizonte konkurencën në sitet e blerjeve online.

Julian Assange gjithashtu në vitin 2016 deklaroi në një intervistë se Google favorizonte kërkimet dhe rezultatet mbi kandidaten demokrate të zgjedhjeve presidenciale të 2016 në USA,Hillary Clinton.

Shumë akuza janë ngritur gjithashtu edhe nga komuniteti i krijuesve së videove online në Youtube e cila në shumë raste penalizon videot me përmbajtje konservative duke i hequr monetizimin dhe reklamat,censuron dhe në raste të vecanta bllokon edhe llogaritë sic ndodhi së fundmi me profesorin e famshëm kanadez Jordan B. Peterson.

Sot që po jetojmë në një periudhë të nxehtë politike,ku është thelluar si kurrë më parë hendeku midis fjalës së lirë dhe propagandës,konservatizmit dhe liberalizmit,shkencës dhe bindjeve personale , akte të tilla pushteti dhe totalitarizmi virtual-ekonomik nuk gjejnë përgjigjie tjetër vecse bojkotit nga masa.

Në Twitter cdo ditë e më shumë po qarkullon hashtagu #boycottgoogle njerëzit po i drejtohen search engineve alternative si duckduckgo, bing , yahoo, yandex thjeshtë për ti dërguar një mesazh të qartë Google , Youtube dhe Alphabet INC në tërësi që ti shërbejnë publikut në mënyrë transparente atë cfarë duhet dhe jo atë cfarë duan drejtuesit dhe politikat e caktuara.

David Brooks , një ndër kolumnistët konservativë të New York Times shkroi para pak ditësh se faji i gjithë këtij episodi bie mbi shpatullat e CEO-s së Google SUNDAR PICHAI
i cili duhet të japë dorëheqjen.

Cfare shkruajti edhe njehere James Damore? Qe grate jane te trasha per informatike? Pertoj me gugllu…

1 Like

Pak a shume ajo eshte ideja , por ai citonte si mund ti integrojme akoma me shume ne fusha te tilla femrat dhe cfare rreziku mbart ulja e kerkesave ne aplikimet e punesimit thjeshte per hir te diversitetit ne ambjentet e punes.

Shiko se kjo sjellje hienash dhe trollash qe sa here ndodh ndonje gje qe ben buje kerkon koke turku, ose tall trapin me slogane tip boycott[insert name here] eshte bere si sport tani. S’kane c’bejne robte dhe duan ta zgjidhin cdo konflikt me fushata mediash sociale. Une s’e kam lexuar akoma ate memorandumin e atij keshtu qe s’do komentoj akoma per ate, por kompania nuk te heq nga puna sidomos per ceshtje te tilla pa u konsultuar me avokatet qe kjo nuk do t’ju kthehet si bumerang ne koke.

1 Like

Ta garantoj qe nuk eshte konsultuar fare me avokate, se po te ishin konsultuar nuk do e kishin pushuar nga puna , sidoemos tani qe eshte situate e tille politike.

Dhe bojkoti behet jo per arsye trolli , dhe koka turqish , por per sensibilizim , se i nderuar google te zhyt ne fyt rezultate kerkimi te sponsorizuara , te mbledh te dhenat personale etj , por nqs ty s’te bejne pershtypje eshte zgjedhje e jotja.

Nuk e bojkoton njeri Google-n se s’kane ku te perplasen tjeter. Per boten e internetit, eshte si te bojkotosh ujin e pijshem e te shkosh te pish neper pellgje. Kete qe ka penalizuar konservatoret e te kene promovuar liberalet, nuk e besoj. Interesat e tyre per te qene kompani kerkimi per te gjithe jane me lart se partite politike. Nuk besoj se u plas se kush vjen ne pushtet.

Edhe une te garantoj qe keto pune behen sic them une se i kam pare si behen. Edhe kur komenton ne Twitter nje CEO i nje kompanie gjigande e ben me konsulte, jo me kur heq njerez nga puna. Kur vjen puna per high profile cases, CEO nuk i merr vendimet vete.
Konsultohet me Bordin se ai pergjigjet te bordi. Bordi e cakton CEO, Bordi dhe e heq. A e kane keshilluar mire apo keq, eshte muhabet tjeter, po ai vendimin s’e ka marre vete.

Bordi eshte gje tjeter , avokatet jane gje tjeter.

Per mendimin tim ai eshte nxituar , per te dale si hero,per te thene qe e pushova nga puna dhe maskilizmi dhe diskriminimi gjinor nuk ka vend ne Google, por ka harruar se ne te njejten kohe cenoi lirine e fjales pasi memoja nuk ka asnje tendence maskiliste , seksiste e rraciste.

Ti ke kapur vetem nje fragment , ku thelbi i artikullit eshte komplet diku tjeter.
Meqe ra fjala une pershembull tani qe po shkruaj jam me Yandex browser dhe duckduckgo search engine, keshtuqe mundesite egzistojne sa te duash,eshte kompleksi i turmes qe te shtyne te perdoresh google dhe jo nje search engine tjeter pasi rezultatet jane te njejta mos edhe me eficiente dhe pa reklama , ky eshte dhe problemi ne fjale, eshte shnderruar ne monopol dhe po shperdoron fuqine dhe kapacitetet qe ka per te shtyre nje ideologji te caktuar si ne mjedisin e punes si dhe ne internet dashur pa dashur me reklama dhe algoritme te manipuluara kerkimi :wink:

Google …nuk eshte Search Engine por eshte perandori financiare qe eshte shperndare kudo…prodhon software dhe hardware…financiarisht nje moster e perkryer…qe ka sukses jo thjesht si Search engine.
ah se harrova kjo historia e bocoteve eshte pordhe me rigon. Mua si votues te Hillaryt pas zgjedhje …miqte me derguan listen e bizneseve qe duhet te boykotoja…ishin te pafundme dhe lista ishte idiotike sepse bazohej ne donacione fushate trumpi…kishte SteakHouses, Retailers dhe farmaci…une thashe keni lujt mendsh.

Nuk them qe nuk ka alternative, por asnjera nuk eshte aq e mire sa google. I kam krahasuar per gjera qe kam dashur vete te kerkoj.

Vec kesaj, argumenti nuk eshte bindes. Nese 80% e atyre qe meritojne nje vend ne Google jane meshkuj, nuk ka arsye pse nuk duhet ta marrin punen e t’ia japin dikujt qe ka me pak merita, vetem sepse ka cica e vagine.

Tjetra gjithashtu nuk bind, sepse edhe ne i paste rene Google ne qafe nje blogeri republikan, ka plot blogera te tjere te suksesshem republikane qe nuk ankohen, por vetem u shtohet puna.

Por prape, nuk e besoj, sepse google mbetet kompani nderkombetare. Google nuk funksionon vetem ne amerike si motor kerkimi. Funksionon ne gjithe boten, ne me shume se aq. Ka androidin ne radhe te pare ne cdo kontinent, ka youtube, me 100 gjera te tjera. Motori i kerkimit mund te jete burimi i trete ose i katert me i rendesishem. Nuk i hyn ne sy nje cope blogeri republikan neper amerike.

Ishin ca persona ne nje film dokumentar per Facebook-un qe kishin krijuar nje group per te bojkotuar Facebook-un ne…Facebook.

You’d have to get an iPhone, because most smartphones run Android. You’d have to avoid YouTube and websites that embed YouTube videos. You’d also have to do some research, because Google runs not-so-obviously under the hood of many products. The search bar on many websites is secretly powered by Google. Uber uses Google Maps, although it’s trying to build its own version. You’d have to avoid a lot of websites or use an ad blocker, because tons of websites use Google’s AdSense network to support themselves. You’d have to check whether your employer uses Google Apps.

Se kam permendur qe eshte thjeshte search engine se e di cfare lloj perandorie eshte praktikisht Alphabet Inc eshte konglomerat , por ne rastin ne fjale e gjithe ceshtja bazohet ne kete rast dhe ne search engine , algoritme artificiale qe favorizojne kerkime dhe rezultate te caktuara , duke shkelur lirine e fjales , konkurrencen etj.

Pak a shume si Amazon qe i nxorri jashte loje te gjithe wholesalerat e tjere. Jane bere monopole kur vete koncepti i kapitalizmit qendron tek konkurrenca , kerkesa dhe oferta.

@salben Se te pelqen ty , nuk eshte fakt qe eshte me i mire. Nese te pelqen qe te dhenat e tua personale ti shiten kompanive te reklamave e te gjurmohesh ne cdo search qe bene atehere vazhdo je i lire.

80% te fushave teknike , si inxhiniere jane meshkuj. Dhe memoja ne fjale studion faktoret se perse numri i femrave eshte i ulet , dhe me tej diskuton qe ne shume raste vendet e punes iu jepen atyre qe i sherbejne politikave te diversitetit si lgbt/black/hispanic/asian edhe pse mund te kete meshkuj te bardhe straight qe jane po njesoj ose me shume te kualifikuar. Profesori ne fjale nuk eshte bloger , eshte akademik , profesor psikologjie klinike ne Universitetin e Torontos , i cili publikonte leksionet , Q&A ne Youtube , dhe u censurua thjeshte se nuk i pelqenin SJW dhe liberaleve ato cfare thote. Personi qe eshte pushuar nga puna punonte ne Google si software engineer , artikulli s’eshte mbi nje bloger republikan amerikan :wink:

shiko tani se mund te kete mosmarreveshje per shkak te interpretimit

ajo qe ti quan “nuk i pelqenin sjw dhe liberaleve ato cfare thote” mund te kene qene sulme raciste. Sic thashe, Google nuk eshte kompani per katundaret e amerikes. Google eshte kompani qe perdoret nga miliarda njerez ne indi, afrike, azi. Nese nje katundar amerike, qofte dhe profesor, shkon dhe shan gjithe keta popuj qe e bejne google ate qe eshte, sigursiht qe google do t’i fuse shqelmin.

1 Like

Se ke thene por e ke nenkuptuar ne fund qe njerezit do i drejtohen Bingut apo Yadex si search engine alternative…no fucking way…as search engines te tjera nuk do i rrezistojne presioneve financiare te djathteve e te majteve sepse jeta e tyre FB included eshte bazuar ne klikime…e reklama… Fiton ai qe eshte me i forte finaciarisht dhe eshte ne top te teknologjise. Google konkuron me Apple dhe FB po kerkon thelen e vet te tortes por pavaresisht tendencave liberale apo Liberal Bias edhe FB do kaloje mes Shiles e Karibes…mbijeteses financiare

Ti po flet teorikisht, une po te them praktiken. E para ti nuk je avokat qe te dish ta interpretosh ate memo duke patur parasysh ligjet e punes. As une nuk di. Se c’mendoj une personalisht eshte tjeter gje. Ajo qe dua te them eshte qe ti thua nuk kishte asgje maskiliste aty, ndersa nje avokat qe ka shkollen dhe eksperiencen dhe shikon padi ngado qe hedh syte te thote “mos thuaj keshtu” e “mos bej ashtu” qe te mos i duhet te merret me mbrojtjen tende dhe ndonje skandal PR. Nese ai avokat po e interpreton drejte a shtrember ligjin nuk e dime, por as ti s’mund te flasesh ne menyre kategorike se nuk e di as interpretimin e ligjit dhe as ndonje precedent te meparshem (sistemi ligjor ne Amerike bazohet te precedenti). E dyta, ne ceshtje te tilla Bordi dhe ushtria e avokateve te kompanise behen nje persa i perket drejtimit. Me fjale te tjera, CEO i thote Bordit “dua ta heq filanin nga puna per kete procke”, Bordi i thote "pyet avokatet dhe nese s’na vjen ndonje e keqe, ose nese e keqja eshte me e vogel se e mira, hiqe ". Domethene konsultimi eshte 3 palesh dhe jane te tre ne nje mendje para se te behen veprimet. Ne kete rast avokatet kane bere disa llogari dhe thane 1) duhet bere dicka dhe t’i dilet historise perpara qe ta diktosh ti dhe jo te te marre ceshtja zvarre duke luajtur ne mbrojtje dhe 2) me mire te merremi me X ankesa nga ata qe s’jane dakort sesa te marrim Y komente nga ata qe jane.

Tironci ka te drejte. Nuk i vjen fundi Google nga nje inxhinjer. Google eshte perbindesh bashke me Amazon dhe Apple. Te treja kompanite po zhvillojne strategjine Digital Hub ku perdoruesi do jete i rrethuar nga produktet e kompanise, hardware, digital content dhe software. Pas nja ca vjetesh do kete vetem 3 kategori njerezish, Googlers, Amazonites dhe Apple lovers. Do kete gjithmone nga ata qe jane ndryshe e perdorin Yabadabadoo a ndonje tjeter, por shumica e tregut do ndahet me tresh dhe aty do behet gjithe lufta dhe konkurrenca.

Nuk jane njerez Kthupi…jane anetar Kultesh…Googlers. Appleites and Amazoneites.

Meqe te pelqen kaq shume dhe je i verber ne bindjet e tua GOOGLE IT , se nuk kam mundesi te te shpjegoj e te debatoj ne pika qe ti nuk ia ke idene per cfare flitet e shkruan presupozime bazuar ne paragjykimin tend personal.

@TironciLebetit E vertete por Google duhej te ishte i pavarur meqenese ka arritur statusin qe konsiderohet si standarti i industrise, duhet te ishte i pandikuar nga politika se normal ata me ane te klikimeve dhe reklamave mbijetojne. Por nqs shume njerez do i drejtoheshin ketyre te tjerave , do vinte nje pike qe do i veje gishtin kokes , dhe te heqe dore nga keto ideologjite , e te merret me biznes. Ti qe merresh me burse e di sa kollaj eshte te biesh brenda 24 oreve nqs i teket kokave te wall street e hedgeve.

@Kthupi Seriozisht e ke ti qe mblidhet bordi per pushimin nga puna te nje inxhinieri X kur CEO per ate pune eshte dhe ta garantoj qe ai as nuk e ka menduar qe do behej kaq e madhe historia.
Memo ne fjale eshte shkruar ka nje muaj e ca , dhe qarkullonte ne forumet e brendshme te google , ku marrin pjese te gjithe punetoret , jane mbi 8000 grupe diskutimi , ku cdo punetor hedh idete e tij , kritikon kompanine , drejtuesit dhe funksionon me sistem votash. Ajo u be publike pasi dikush nga Google , e kaloi materialin ne media pa e lexuar mire , thjeshte me presupozimin qe eshte Sexism, Bigotry por i plasi bomba ne dore dhe as inxhinieri dhe as Google nuk e kishin idene qe do behej publike. Me pas erdhi pushimi nga puna , pasi memo ne vetvete kritikon Google si kompani qe nuk puneson me shume femra ne fusha specifike dhe Google qe shet imazhin dhe jeton me frymen e political correctness e pushoi nga puna se i doli e verteta ne shesh , dhe pas zhurmes se madhe mediatike femrat me shume duhet te indinjohen me google sesa me Damoren. Nuk i vjen fundi , por Inxhinieri eshte precedenti qe po prisnin te gjithe konservatoret , per ta sulmuar google per mekanizmat e veta te njeanshme. Dhe eshte e vertete qe ka ushtri avokatesh , dhe Google preferon qe te mos shkoje ceshtja ne gjyq dhe do kerkoje ndonje side deal, por besoj qe ai nuk tundohet dhe do e fitoje ceshtjen , pasi brenda 24 oresh i kane ardhur qindra oferta pune nga kompani te ndryshme.

Ideja e temes ishte tek konceptet , shperdorimi dhe abuzimi i pushtetit qe ka google , jo i vjen fundi jo si vjen fundi.
Ndonjehere gjerat duhen pare edhe ne aspektin etik e moral , jo thjeshte me shifra.

Ok mo vlla, ti i di gjerat me mire dhe i garanton te gjitha. Terhiqem une. Shendet.