Breathless (“Synonymes” – film franco-izraelit me regji të Nadav Lapid)

sa here lexuar ajo renditje dhe duket se e lexova per here te 1re… (per t’u habitur)
dhe nuk eshte se jane pare shume nga ajo liste e megjithate beri pershtypje lista dhe qofte dhe ato pak tituj.
Duket se zgjerimi mbi dokumentaret qe shkrove se fundmi e vendos ate me mire ne kontekst. Ke shkruar ne menyre qe jo vetem i qendron kohes por akoma me shume, njeriu (e habitshme) vazhdon meson tek te lexon edhe pasi kthehet per se dyti a kushedi e sata here. lexime qe lene gojehapur…

Edhe une do doja ta rishihja Shoah. Me behet qejfi qe te ndoqa me Nanook of the north, dhe Comozi d’amore. Artavazad Pelechian jo vetem nga emrat e pare qe kam takuar ne kinema por dhe nga me te miret, mbresa te shkelqyera nga dokumentaret e tij, thuajse te gjithe. Njeri sidomos,mos gaboj 4 stinet.

Tashti kjo teme e gjere ku ti ndalove keto kohe ka aq shume per te thene saqe te iken truri andaj ne keto raste e mbyllim gojen fare - Me vjen rende te them por nuk kam pas kohe as per te shkruar mendimin tim ketu, madje as te lejoj mendjen te merret me permbajtjen qe na sjell, te cilen s’ke ku e gjen tjeter.
Secili ben sa lejojne mundesite, e momenti por eshte edhe tjetra, gjerat e bukura te rrembejne vete dhe s’pyesin per plane, kohe apo realitetin.

Do i shoh serish dokumentaret e Artavazad Pelechian, jane clodhje. Po keshtu do ta rishihja Comizi d’amore ne cdo kohe…
Ndersa Shoah po te mos ia paramendosh kohezgjatjen (nje vecori qe vepron si frenues) nuk ia ndjen fare kohen qe kalon…

Eshte tregues qe ke dhene vetem nje shembull dokumentari me gulag, kurse te tjeret i ke me hebrejte. Eshte tregues jo vetem per ty, dmth ti je i kushtezuar ne zgjedhje sepse kultura oksidentale eshte ajo qe eshte. Gjithsekush hallin e vet, dmth ben dokumentar per hallin e vet.

Shof qe ke modernizu menyren e shkrimit ne blog, shkruan ne menyre dokumentare :stuck_out_tongue: duke hedh pike per pike muhabetet qe ben me Korriksen. Kuptohet qe per fashistet vepron çensura :smiley:

Kinse nuk e kam vendosur Pelechian. Filmat e tij jane eksperimentale, siç eshte Man with a movie camera e Dziga Vertov. Nuk i kam harruar (as qe mund te behet fjale !!) por jane filma qe kane shume pak nga dokumentari, dhe anojne me se shumti nga poema lirike kinematografike e per rrjedhoje, nga filmi ekseprimental.

Duhet bere një liste me to, jane tjeter zhaner nga dokumentari (edhe pse fqinj!), por nuk kam parë shume nga to në fakt… . Per shembull, kam parë vetem disa nga Jonas Mekas (USA), gjeniu absolut i kinemase eksperimentale (vdiq kete vit, ne moshen 97 vjecare!), sic kam parë disa edhe nga Andy Warhol ose Guy Debord. Biles njerit, te James Benning,i kam bere një revew në kinoditar.

Filmat eksperimentale jane te afert me instalacionet art-vidéo te muzeve te artit kontemporan, por gjithsesi jane tjeter gje nga art-video (edhe pse ndodh qe dhe ata te shfaqen ne nje muzé në formen e nje instalacioni). Pra aferia e tyre eshte pak a shume si puna e “Calle Santa Fé” (Rruga Santa Fé) qe figuron edhe ne listen time te filmave autobiografike, por edhe ne ate te dokumentareve (lista e melartme).

1 Like

sa me shume fjalosesh me stalker aq me shume njohuri vjel: interesant zhanri i papritur i filmit eksperimental
Nga sa permende them se eshte pare mjaftueshem pavaresisht se nuk je dakord.
Sa shume ke pare, ne pergjithesi… e paimagjinueshme!

kte, a e ke pare?

dmth, a e ke pare kete dokumentar 1 oresh qe eshte si shpirt?:

jo jo, nuk kam parë shume. Marrin kohe filmat eksperimentale, shpesh zgjasin mesatarisht mbi 3 ore.

Ose dy qe po me vijne ne mendje (nga pionieret e filmit eksperimental) : “Un chien andalou” dhe “L’age D’or” i Bunuel-it !!! (1930). Dhe qe sigurisht qe nuk mund ti quash dokumentarë!

dhe

1 Like

he mer Stalker, thuj ndonje gjo si pergjigje, qe te them edhe une diçka t’modhe per numrin 666 qe ta vesh ne blogun tat ne stil dokumentari bashke me Korriksen.

Dalì ishte fashist, u lidh me fashistin tjeter Disney dhe rezultati ishte nje film i animuar i modh 6 minuta, lene pambaruar:

(Stalker, e di qe nuk te pelqejne filmat e animuar, po ja qe na pelqejne neve fashisteve maloke)

mund ta kishin bere kineastet tane, puro frymezim artistik e socialist, my fav.

Korrikse, je duke fol mbas pilafi. Edhe sikur te ishte nje film per guroren e Dajtit, ve bast qe as kishe per ta vene re, sepse si ti ashtu dhe disidentet e mdhej e kishit menjen me pa i çike Carosello te RAI-it me miza, duke ferku me varak kabllin e televizorit.

Stalker, meqe fjala sjell fjalen (Carosellua), po si nuk na ke fol fare per filmin e reklames?
Reklama, publicità e karosellos, eshte fjala e fundit e vizionit (ose e parafundit, se e fundit eshte nje tjeter). Apo ke qendrim ideologjik, meqe je komunist dhe Godardi ka thon qi …, etj etj?

nuk shihja Rai dhe s’kishim antene kanace por nje shoqja e klases i dinte permendesh monologjet e velinave te programeve genjeshtare artistike te Rai uno duo tre, ndersa nxenesit rebele dhe katranjose te klases qe uleshin ne bange te fundit te vetmen fletore qe mbanin me vete ishte fjalor i improvizuar italisht shqip (ose anasjelltas).
Emigrantet e anijeve te durresit a vlores nuk u priten nga bota e spektakleve te Rai-t kur zbriten ne brigjet italiane dhe pesuan zhgenjim jo te vogel tek preken realitet tjeter nga ai televiziv me ngjyra te lumtura.

top5 dokumentarë socialë:

  1. dokumentarët me “in”, “at” apo “the” të amerikanit Frederick Wiseman: “Welfare” (1975), “At Berkeley” (2013), “In Jackson Heights” (2015), “The New York Public Library” (2017)
    image

  2. Til madness do us part” me regjit e Wang Bing (Kinë, 2013)
    image

  3. Into the abyss” - me regji te Warner Herzog (2011)
    image

  4. Walter, kthim ne rezistencë” - me regji te Gilles Perret (France, 2010)
    image

  5. Toka e heshtjes dhe erresires (Land Des Schweigens Und Der Dunkelheit) - me regji te W. Herzog (1971)
    image

1 Like

Jeta eshte nje enderr syhapur, prandaj bejeni akoma me teper enderr nepermjet ekranit rrezatues te sinemase, ulur ne karrike duke gelltitur me sy te zgurdulluar Vizione te Paqarta dhe duke bluar kokoshka me noflla si kafshe ripertypese - i Modhi :smiley: