Brexit s'ka të bëjë me BE-në, ka të bëjë me ne

E gjithë rrëmuja e Brexit në Britani mund të përmblidhet në një fjalë: ksenofobi. Frika ndaj të huajve nuk është vetëm për afrikanë e indianë, aziatikë e sirianë, por sigurisht edhe për ne e europianë të tjerë si ne (polakë, bullgarë, rumunë e me radhë). Shtysa kryesore pas Brexit është ndjenja se të huajt, të ardhurit, po i marrin vendet e punës britanikëve. Faktet janë goxha më të komplikuara, por qeveria konservatore angleze vazhdon marshin e nisur: vizat për studentët do të kufizohen, firmat që punësojnë të huaj do të kontrollohen më rreptësisht dhe qeveria ka madje plane të trajnojë më shumë doktorë vendas me qëllim zëvendësimin e doktorëve të huaj në të ardhmen e afërt.

Për momentin, këto janë vetëm fjalë të një qeverie të re. Por veprat nuk janë larg.

Ore po Sadiq Khan-i nga behet …s`ka nxjerr me autobusa ne Londer per Allahun mbas BREXIT…!!!

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.