Budallai Tarantino hedh një gur në lumë, 100 të mençur përpiqen ta nxjerrin

1 Like

tarantino nuk me pelqen ose me sakt e nuk igjej nje vecori qe te me mbaje (dmth filmat e tij). Jackie Brown me ka pas pelqyer por filmat e tij i gjej kaq te ndryshem nga nj-tj. Megjithese ti ke folur dikur per vecorite e ketij regjisiri dhe e ke 'zbardhur sekretin e tij"
Aq me shume s’me pelqen si njeri. Duket sikur do/ deshiron te jete pjese e kinemase vetem pse di aq shume nga historia narrative e Hollywoodit. Asgje tjeter. Kjo pune e tij te kujton ata fansat e rreziksshem te yjeve ( cfaredo arti, sporti) qe pretendojne qe yjet t’i pranojne a duan sepse iu kane ndjekur cdo hap e iu dine cdo fakt sado banal e minor nga jeta e star-it. Tarantino do qe te hyjene radhe e para te kineasteve sepse eshte nje stalker i jetes e punes se tyre. kaq.
Nje shumice njerezish ne amerike flet per filmin, e kupton filmin, ne menyre hollywoodiane tamam si Tarantino e madje jetojne si ne nje planet hollywoodi. Budallallepsje totale

Ky e ka qa me kill bill

Hmmm, kam ripare rastesisht disa fragmente te Kill Bill 1 ne TV krejt rastesish para pak javesh. Më ka ardh turp per te… (por sigurisht ky eshte vetem mendimi im).
Dhe nese e kam memorjen ne rregull, Kill Bill 2 te pakten, per hater te natyres disi më melodramatike (ta themi keshtu), me ka pas pelqy qe kur e kam pas pare asokohe disi çik më shume se i pari, por per te dy kam opinion pothuaj te keq

Per ata qe s’e kane pa : Kurseini paret per akullore a per gjo tjeter. Me mori edhe mu zoti trute dhe shkova me e pa me familjen. Thuj shyqyr qe i kane bo karriget si krevat dhe ia rrasi vllai nja i ore e gjys gjume ( se osht nja tre ore e ca i gjate ) Me film i merzitshem s’e bo nona. Ka qene i llaf : bathe -bathe po i kokerr. Te llafepistsha mu ne Tarantino …

Ti e lexove vete ne anglisht nje fragment nga intervista e tij… . C’a t’thush… :face_with_raised_eyebrow:

1 Like

rastisa pata pak javesh nje interviste me 3 heronjte + regjisorin s’ka rendesi cili intervistonte (nuk kushtova rendesi), Leo DiCaprio qendronte aq lart nga te tre dhe jo pse fliste pak, por seriozisht: pak e sak (kur thote populli).

Nje moment Brad Pitt zbuloi me nje te qeshur shitmendese se s’kish pare kurre ‘Gone with the wind’, atij konfirmimi iu bashkua MargotRobbie (te ciles deri diku mund t’ia fal), kur per cudi konfirmoi edhe Tarantino. Nderhyri DiCaprio: seriously you guys!!? seriously??.
Do thuash, epo filmat jane pafund e s’kane te mbaruar. Por varet shume cilet ama. Ndoshta ai film i kushtohet nje femre/gruaje dhe paragjykohet nga tematika, dhe nuk di c’vend ze Victor Fleming ne kinema por sikur vetem per rendesine historike filmi eshte vlere.
DiCaprio rrinte ku e ku me lart te treve ne biseden e tij megjithe Tarantino perfshire. Kam pershrtypjen se kinofilia e tij ishte evidente, qofte edhe ne nderhyrjet e mencura qe u pa te bente aty. Me beri pershtypje.
te flm. ty qe me ke kthyer mendjen per te, edhe t’u vertetua edhe nje tjeter opinion… :slight_smile:

:rofl:

Une normalisht duhet te kisha dale nga kinemaja qe pas 15 minutave te para (sport qe e aplikoj jo rralle, per me teper qe kam aboné vjetore ne kinema), por duke qene se shquhem per mazohizem ne kete fushe, e pashe te gjithin. Sepse diçka me thosh se filmi do ‘permiresohej’ ne fund (pa dyshim qe ne fund, Tarantino do i fuste nje skene ultra te stilizuar dhune, siç di ai, dhe doemos qe do ‘impresonohesha’). Dhe ashtu ndodhi (kjo puna e fundit).

Në fakt, Tarantino ka dash me bo si regjizor i fisshem (si b… e qut), pra me bo nje film ‘kinofilik’.
Nuk di a ishe akoma zgjut, por filmi ndahet ne dy pjese: 2/3 e para (me pak se nja 2 ore) dhe 1/3 (pjesa e dyte: “6 muaj më vone” - në film), cik me shume se 45 minuta.

Pjesa e pare ka montazh jo pak ‘te çuditshem’, por pikerisht Tarantino ben sikur eshte regjizor i talentuar pra qe nuk ka frike se "mos-merzitet-spektatori". Ka disa gjera interesante ne fakt, “ne teori”, per shembull dualiteti mes dy aktoreve (njeri origjinali, tjetri dubluesi i tij), gje qe ofton dy rrafshe te ndryshme pothuaj paralele ne film (realja/irealja, skena e xhirimit/realiteti) etj etj. Por te gjitha keto jane gjera qe plot regjizore te tjere i kane bere tashme, ne filma qe i adresohen nje publiku shume here më modest se ai i filmave te Tarantinos: ketij te fundit, sikur nuk i shkojne shume kesi gjerash, sepse duken si te sforcuara. Dhe qe nga ai moment, filmit i humbet misteri (per mua kinemaja eshte mister, dhe, po nese nje gje e tille humb gjate shikimit te tij, nuk ja vlen… ). Sigurisht, edukimi i syrit eshte kapital (pra eshte i domosdoshem), por ky eshte tjeter muhabet.

Pjesa e dyte (ose fundi, per ti rene shkurt, pra qe nga momenti kur lexojme : “6 months later”) eshte sigurisht e arrire sepse eshte puro aksion (aty e ka me kollaj Tarantinua), por tashme eshte shume vone… (bath bath po i kokerr… qe thua ti :wink: )

1 Like

edhe pse jashte teme: nuk ka sot per sot aktor me te mire hollywoodian se DiCaprio.

Por edhe Brad Pitt eshte shume mire ne kete film, me siguri sepse, duke qene per nga natyra megalloman (e kunderta e Dicaprios), Tarantino enkas i ka dhene rolin e nje looser-i !! :wink: Gje qe e kthen lojen e tij, pra te Brad Pitt, më bindese, me pak pordhace (ta themi keshtu).

Por e perseris: tek filmi ne fjale, problemi nuk eshte tek aktoret, biles perkundrazi, jane ata qe i japin ca vlera filmit

1 Like

s’besoj se nevojitet por meqe ish lexuar, ne vazhdim te ‘jashte teme’…

1 Like

po pjesa e pare mjaft w ngadalte, edhe une nuk u entuziazmova. Te vetmet shkendija ishin paralelet aktor dublues, nje lloj miqesie e sinqerte dhe skenat e xhirimeve te filmave brenda filmit, si ne filmat e kiarostamit me shoke, under the olive tree etj.
Do ta rishihja kete film vetem per ate cka di te thote Tarantino me vertetesi per hollivudin meqe eshte nga brenda.
U habita paksa mbi urrejtjen e tarantinos per kulturen hippie apo 69 ne pergjithsi qe shfaqet ne film. Teorikisht nuk e ka keq.

Ai eshte budalla ne fakt (per kete punen e hipive qe eshte sigurisht sic thua ti : i ka filmuar si syte e vet qe ti pellcasin :joy:) : jo se i urren realisht (kuptohet, ai inatin e ka me vrasjen e Sharon Tate, nuses se Polanskit), por ngaqe eshte budalla (po ta mendosh mire, Tarantino eshte shume, po shuuuume amà amerikan : dmth goxha pa kulture dhe gati débil), eshte hakmarre duke i filmuar sikur te ishin mostra. Po ti shih si filmon femrat: te gjitha trecereku lakuriq (ose marifeti duke filmuar kembet e tyre).
Por une mendoj se nuk duhet me ja marre shume per baze… , pra pak a shume si ajo shprehja «fale Zot se nuk di se ç’ben »
:grinning:

Sa per ate «teorikisht nuk e ka keq », e kuptoj se cdo të thuash : don te thuash qe, po ta kish marre seriozisht ngjarjen (dhe jo ne second degree), vitet 69-70 mund te ishin pare me sy kritik, sidomos ne raport me sot !! Por harrojeeee !! Pfffff, as qe behet fjaleeee !! Tarantino NUK KA PIKEN E IDESE te épokes qe jetojme ! (lexo intervisteń ne anglisht ne review : eshte shume domethenese!). Pra nuk ka si ta vendosi 69-n ne perspektiven e sotme (ashtu po, do ja vlente). Tarantino di vetem, psh qe nazistet (nazi, sic i quan ai ne filmat e tij) jane te keqij (bads guys) :joy: dhe kaq. Biles shume dhe kaq - do thoshte vete Tarantinua, pse ça duhet te di me teper ? - do perfundonte habine e tij
:joy:

mire e ka Tarantinua, pse ça i duhet me teper nje komunisti?

e kisha lexuar intervisten tek review-ja por shpetoi pa thene: nje idiot me brire nga te zakonshmit e perkedhelur prej konsumizmit amerikan.
Ka nje kategori te gjere njerezish jo te rinj ketej, madje moshe e mesme e tutje, me te njejten mendesi per boten tone si Tarantino, krejt jashte realitetit. Kur i ndeshnim ne fillimet tona ketej, ishte nje habi shoqeruar me venie ne loje. Them se hobi tjeter i preferuar i ketyre duhet te jene filmat vizatimore.

mendova se i filmonte nga kendveshtrimi i 2 protagonisteve superamerikan, konservatore. Pare ne kete prizem del si tip parodie.
Po keshtu doja ta shifja une filmin si kritike pasi dhe tarantino fokusohet mjaft specifikisht te kjo periudhe por nuk ndodh.
Antonioni te zabrieskie point vetem me skenen e orgjise ne shkretetire arrin te parashikoje vatjen per lesh te gjithe levizjes kulturore te asaj periudhe, ndersa ketu nuk kuptohet tamam se cka dash me thene tarantino, me i thurr lavde amerikanizmit te atyre filmave b-movies apo te nxirrte fajtore levizjen hipive nepermjet masakrimit qe u ben, apo ceshtje nostalgjie tip make america great again. Perndryshe Eshte nje kendveshrtrim mjaft bardhezi e personal dhe si i tille nuk te le shije te mire.
Duhet tw jete keshtu sic thua ti, une mendoja se ajo nazi bad guys ishte element stilistik, por tarantino e beka pa dashje :grin:
Do vecoja gjithsesi skenat ne sheshin e xhirimit dialogjet e di caprios me vajzen e vogel aktore qe kane njefarw humori e ironie.

Jane dy gjera : revizionimi i historise (vrasja e Hitlerit tek Inglorious apo mosvrasja e Sharon Tate tek ky i fundit) nuk ka ndonje gje te keqe, ne vetvete, biles i jep filmave te tij dicka te ngazellueshme (fundja vetem ne kinema mund ta vrasesh Hitlerin, dhe, why not ?!! ).
Ndersa se si e filmon ai ngjarjen («si e vendos kameren » - si te thuash) eshte tjeter gje. Ketu hyn padija (inculte - thote frengu).

Ka nje detaj qe nuk te le te gabosh: ‘detaji’ kur Tarantino filmon personazhe te huaj (jo amerikane). Psh te fejuaren italiane te DiCaprios. Kooooomplet cliché !! Nje italiane nuk mund te jete vecse histerike, egocentrike, e çmendur etj etj etj.

Mendoj se fakti qe Tarantino nuk ben filma me temen e sotme flet shume. Qe do te thote : edhe kur ben filma me teme te se kaluares, ata mbesin VECSE ne kuadrin e asaj kohe : asnje rézonance me te sotmen. Asnje ! Thjesht stilizim i nje epoke (western tek ‘Thé hatefull 8’, fashizmi (nazi, sic thote ai) tek inglorious, rracizmi tek Django) dhe kaq.
O ho ho , me nje fjale. Ku rafsha mos u vrafsha.

pikerisht, ka mjaft cliche ne film. Brad Pitt psh filmohet me mjaft empati si cowboy ndersa sharon tate si nje femer e lakmuar e kaq.

Ose skena me Bruce Lee (po ashtu i huaj, pra jo amerikan ) : edhe pse skena nuk eshte e keqe, Tarantino nuk ka mundur ta ndaloje veten qe ta pershfaqe ate si tip karagjozi !
:grinning:

Nuk di se c’ka menduar i gjori Polanski kur ka pare filmin (ai ka kaluar nje periudhe sh sh te rende asokohe : imagjino te gjesh gruan tende shtatzane ne muajin e 9 te masakruar ne shtepi - llahtar).
Mua me duket se dhe ate ai e filmon si llaçke. Dakort, revizionon historine per hater te saj, por mënyra si ajo shfaqet ne ekran, per mua ishte ‘si pune torollaçke’