Budallallëku i zgjuarsisë

Diskutimi në të shumtën e rasteve është një boks i shëmtuar ndërmjet rivalëve që shkëmbejnë pa kritere pozicionet dhe bindjet e tyre më qëllimin e vetëm që t’i thyejnë turinjtë rivalit, dhe rallë herë është shëtitje peripatetike për të arritur bashkë diku. Njohja e artit të bisedimit presupozon njohjen e artit të ecjes në natyrë.