Buletini i Peshkut 21/06/17

21 Qershor 2017

Kryeministri kërkon mbështetjen e emigrantëve
Përmes një video-selfie kryeministri Rama u është lutur sot shqiptarëve që jetojnë larg Shqipërisë të bindin shqiptarët brenda vendit që të votojnë për të. Ai u ka kërkuar atyre të telefonojnë dhe dërgojnë mesazhe tek familjarët që kanë në Shqipëri. Fatkeqsisht emigrantët as kësaj here nuk do të votojnë dot nga atje ku janë. Vota e emigrantëve mbetet një premtim i përsëritur pafund.

Gazeta Shqip e Afrikës
Tani ka një tjetër “Gazeta Shqip” veç asaj që njohim (gazeta-shqip.com) deri tani. Është Gazeta Shqip e vendit afrikan, Malit, me adresën gazeta-shqip.ml po bën namin me lajme interesante, si ky mbi pasurinë e kryeministrit Rama. Nuk dihet se pse gazeta shqip e Afrikës është kaq e ngashme me tonën.

Presidenti Mojsiu, ende aktiv në jetën publike
“Mos e bëni gabimin që të mos shkoni në votim. Kështu do ta përkeqësoni më shumë gjendjen. Kështu do t’u lemë dorë të lirë atyre që kanë menduar më shumë për vete, sesa për popullin. Kështu do të ngarkojmë veten me një barrë më të rëndë kundrejt të ardhmes për fëmijët, nipërit dhe stërnipërit tanë”, tha ish-presidenti i Republikës, Alfred Mosiu në një forum civil që tenton të luftojë bojkotin.

Lulzim Basha punonte në Call Center
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka qënë i ftuar në programin e pasdites të drejtuar nga Rudina Magjistari në Klan, ku ka rrëfyer sesi kur ishte student në Hollandë, punonte në një Call-Center për të financuar studimet. Basha ka rrëfente sesi kalonte orët e mbrëmjes në punë për të paguar studimet shumë vite para se Basha të drejtonte Partinë Demokratike dhe themelonte Republikën e re.

Shfaqen traktet
Organizata Politike, një grup studentësh dhe të rinjsh me bindje të majta të cilët njihen për qëndrimin kundërshtues ndaj ligjit të qeverisë Rama për Arsimin e lartë, kanë pikturuar në mure imazhet e Metës, Ramës dhe Bashës, si pistolerë me nënshkrimet “I keqi , i keqi, i keqi”, si një lojë mbi filmat Western të Sergio Leones.

5 Likes

nderkohe KM, revoltimit te nje militanti te PS-se, sipas te cilit, “te gjithe te njohurit e tij qe jane me LSI-ne jane punesuar kurse ky qe mbeshtet PS, nuk eshte punesuar”, i eshte pergjigjur me bindje se “LSI nuk do te jete me pjese e tepsise ndaj nuk ka si te punesoje me njeri”.

Qe e thene cope, dmth se vetem ata qe mbeshtesin nje force ne tepsi, do mund te punesohen. A ka tallje me te madhe se kjo me njerezit?

1 Like
1 Like

no comment

Nuk di ca ta komentoj percec faktit qe gabimisht Liken e kane vu te dytin, dhe mendoj se basha nuk ka rene ende ne vend te trete.
Fakti qe po bashkepunon per shqiperine e rilindur nen drejtimin e Ps, i jep atij pike.
Tirana me eshte dukur vertet kryeqytet i rilindur evropian me bulevard, gjalleri, optimizem. E natyrshme eshte qe rilindja te konfirmohet per mandatin e dyte. Devijime te tjera do ishin te kota dhe te demshme per momentin qe po kalon vendi.

1 Like

Ça te thush, nqs doni me vazhdu numrimin e atyne qi ikin, ke pune plot

1 Like

Inagurim Bulevardi qe nuk te shpie asgjekundi se pas 400 metrave fillon prape mocali vetem juve ju kam pare te Inaguroni :joy:

1 Like

Kjo gazeta e Fushes nuk hapet. Megjithate sipas mendimit te nje gazetari disi te njohur “kjo ilustron se jemi në një etapë kur teknologjia mund të përdoret edhe kundër nesh dhe se lexuesit duhet të jenë shumë të kujdeshëm.” :smiley: Green Heart Glaze Cartoon Ceramic Beaded Personality Bracelet

@Kthupi, paska edhe Rilindje.net?? Po cfare kerkon aty aman!? :thinking::roll_eyes:
Une mendimin e dhashe per BIRN.
https://www.reporter.al/gazeta-shqip-klonohet-per-te-shperndare-lajme-te-rreme-perpara-zgjedhjeve/

Vertet, .ml nuk hapet me por tani qe shkruaj hapet ende gazeta-shqip.net dhe nje gazeta-shqipi.com

Do ti thajme mocalet sic beme ne 50 en, qe te shpiem qyteterim edhe tek demikratet e paskuqanit. duhet vetem kohe, dum vetem ate dreq timoni.

Sic duket paska. Pse vetem opozita di te krijoje portale? Di edhe qeveria.

Po mendte e kokes o Blend, c’te kerkoj? Pashe postimin dhe kurioziteti beri te veten megjithese e dija qe do ishte faqe me fake news. Google “gazeta shqip ml” she linku i pare qe doli ishte ai me lart.

Edhe ato pak mend qe i kane mbetur popullit te shkrete po ja bejne pordhe me lloj-lloj idiotizma e genjeshtra. S’di robi ke te besoje.

2 Likes

elita e ka mendjen me pordhe se populli (ngado, jo vetem ne Shqiperi). Njerzeve te thjeshte te pakten aty ketu e kane akoma disi buon sensin e injorances.

Ja qe paska vlere dhe injoranca. E kam fjalen per gjera me te thella e me te rendesishme se nje gazete e pjerdhme vari hejbet.

o Blendi pa vendoseni pak kete sondazhin me te fundit te bere nga prestigjoze gjermane.

Vereni ne nje teme me vete qe te gjeneroje sa me shume debat tani ne kulmin e fushates.

@46and2, s’kemi asnje problem me sondazhin por kete vit nuk kemi botuar asnje sondazh. Megjithate, aq here sa e ke postuar neper komente, jam i sigurte se kush ka hyre tek peshku e ka pare.