Tahiri i bën status Metës
“Me degjo me vemendje Ilir Meta! U be nje kohe e gjate qe me bie ne qafe duke hedhur balte mbi mua dhe t’a kam thene ne sy kur kishim ende komunikim bashke se je gabim! Po ti nuk pushove nje sekonde ne luften tende te verber me mua…” me këto fjalë e hap ish ministri Tahiri një status të gjatë në faqen e tij në Facebook drejtuar ish aleatit, tani kundërshtarit, dhe mesa duket, gjithmonë armikut, Ilir Meta. Tahiri i thotë Metës se e di, që ishte ai që deshi ta përgjonte. Nga ana tjetër z. Tahiri dhe debutetët e tjerë socialistë e votuan Ilir Metën President të Republikës. Tahirit i është përgjigjur me mesazh në celular zv/ministri i brendshëm, njeri i LSI-së, por kjo ka mjaftuar dhe Rama e ka shkarkuar replikuesin Ilir Marko.
Zgjedhjet mund të bëhen lëmsh
KQZ është shprehur sot shumë e shqetësuar pasi Paritë politike as i kanë emëruar akoma (aq më pak çuar për trajnim tek KQZ-ja) komisionerët e tyre. Kështu, 3 ditë para zgjedhjeve, komisionerët ende nuk janë paraqitur. Kyetari i KAQZ-së Klement Zguro ka shqetësimin serioz se këta komisionerë të patrajnuar do krijojnë mosmarrëveshje dhe tensione që nisin nga padituria e tyre (mungesa e trajnimit bazë) dhe fryhen nga pasionet politike. Partitë vazhdojnë fushatën fort, por procesit ia kanë varur. Mund të dëgjojmë çudira të dielën.
Për dy vjet do shpojë tunelin e Rrugës së Arbrit
Pas shumë premtimesh të bëra për shumë vjet, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka bërë një premtim të ri në Dibër në lidhje me Rrugën e Arbrit. Nëse tuneli nuk është shpuar brenda vitit të dytë të mandatit të Bashës si Kryeministrër, ai është zotuar se do të japë dorëheqjen. “Dy gjëra do ndodhin këtu e dy vjet,” - tha Basha, "o e mbarojmë tunelin ose unë jam dorëheqjen si kryeministër. Sigurisht nëse Basha nuk fiton, basti nuk vlen më.
Leku fiton zgjedhjet
Revista Monitor shkruan sot për fenomenin e zhvlerësimit të valutës kundrejt Lekut që po ndodh këta muajt e fundit duke vijuar në mënyrë konstante edhe këto ditë. “Për të blerë një euro sot kushtonte 0.23 lekë më pak se dje, duke u këmbyer në nivelin e 132.4 lekëve. Brenda dy ditëve, monedha e përbashkët është zhvlerësuar me më shumë se gjysmë leku, dukë shënuar kështu rënien më të madhe prej disa kohëve. Ekspertët thonë se euro nuk e ka kapur nivelin më të ulët dhe parashikojnë se monedha e përbashkët do të zhvlerësohet gjatë verës edhe me një pikë tjetër. Në këtë mënyrë, euro po shkon me shpejtësi drejt nivelit më të ulët të 10 viteve.” Ndërkohë dollari amerikan shkëmbehej sot me 118.62, 0.39 më pak se dje.
Mijëra vetë në funeralin e studentit amerikan të vrarë në Korenë e veriut
Kur Otto Warmbier mbërriti në Shtetet e Bashkuara, edhe pse në gjendje vegjetative, fytyra e tij ishte e tensionuar, Disa ditë pasi kishte qënë në shtëpi, shprehja e tij ndryshoi, ishte shumë me e qetë. Megjithatë studenti 22 vjeçar i cili u mbajt i burgosur për 17 muaj në Korenë e veriut, për vjedhjen e një tabele, vdiq. Mjekët dyshojnë se ai ka qënë në gjendje vegjetative për shumë kohë. Në funeralin e tij sot morën pjesë mbi 2500 vetë.
Foto LSA