Buletini i Peshkut 23/06/2017

Tritol, por pak dhe pa shumë dëme
Ishte deri tani një mburrje e vogël dhe burim krenarie fakti se kjo fushatë elektorale ka qënë më pak e tensionuar se ato të llojit “Prina me tritol!” që ndodhnin dikur. Por mund të jemi gëzuar shpejt, sepse sot pati tritol në një zyrë elektorale të LSI-së në Durrës. Shpërthimi ishte i vogël, ashtu si sasia e tritolit ndaj dhe pati vetëm dëme materiale. Policia është vënë në hetim të ngjarjes por LSI ka akuzuar Partinë Socialiste në lidhje me sulmin me eksploziv. Nga ana e saj PS është përgjigjur se ngutja e LSI-së për të shpallur fajtorin e bën ngjarjen të dyshimtë si inskenim.

Majlinda Bregu sfidon Bashën
Majlinda Bregu, nuk e ka mohuar mundësinë për të qenë rivale e Bashës në zgjedhjet e muajit korrik që do të mbahen për të zgjedhur kreun e ri të Partisë Demokratike. E ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, Bregu ka zgjedhur mos t’i përgjigjet kësaj pyetje, duke mos mohuar kështu edhe mundësinë për të qenë ajo një nga emrat në garë. E përjashtuar nga Basha në listat për depuete, Bregu është shprehur se numri një i Partisë Demoktratike ashtu sikurse i bëri listat i vetëm, po i vetëm do të pergjigjet për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit. - V+

Partitë e reja zhduken nga televizori
Orët dhe orët që politkanët tradicionalë kanë kaluar në ekranet televizive duket se nuk u mjaftojnë. Sot është dita e fundit mediatike për fushatën elektorale dhe pas kësaj bie heshtja zgjedhore. Ndërsa politikanët që po bëjnë njëri tjetrin qepaze do t’i keni edhe sonte në televizion, prej disa javësh, për forca të reja, si Sfida për Shqipërinë, u mbyll çdo studio. Sado që kanë dhjetra vjet që dalin në ekrane duke tjerrë fjalë pafund, politikanët e vjetër ishin yjet e fushatës në televizione. Për Sfidën s’u arrit dot, fatkeqsisht, të lirohej as një 5 minutësh në Zonë e lirë.

Kryeministri u thinj për Shqipërinë
Këto dhe shumë të tjera ka komunikuar Kryeministri Rama në video-selfie-n e sotme për Facebook. Nga Vlora ai u ka kërkuar medoemos shqiptarëve që ta votojnë, në mënyrë që Shqipëria më në fund të shohë ditë të bardha. Kryeministri ka mitingun përmbyllës të fushatës sot në Vlorë. Formula e tij elektorale këto zgjedhje është fajësimi i LSI-së për mossukseset dhe shprehja e krenarisë për sukseset. Dje në Opinion Rama tha se nuk ka asnjë shans të bëjë koalicion me LSI-në, pasi ajo e refuzoi ofertën që kishte ne tavolinë.

Turpërohet "Skënderbeu"
Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar ekipit kampion i hiqet merita për shkak të trukimeve të ndeshjeve. Kjo u vendos sot për “Skënderbeun” e Korçës, duke njollosur përfundimisht serinë e sukseseve që skuadra përjetoi. “Skënderbeut” ju hoq titulli për kampionatin 2015/2016 dhe do i duhet të paguajë një gjobë të voglë prej rreth 19.000 dollarë. UEFA e kishte penalizuar “Skënderbeun” për trukim që më parë, por tek ne gjërat ndodhin një vit me vonesë, ndaj jemi fiks në kohë.

1 Like

tritol, mohime, zhdukje, refuzime, turperime, qepaze, mossuksese, fajesime, gjoba, njollosur perfundimisht, perjashtuar, shperthime, deme, eksploziv, tritol (apo e thashe njehere?)

boooooo sa negatitivet. ishim mire me devete ne shkretetire.

Situtata eshte kritike por jo aq serioze, sic thoshte Herr Herzland. @maverick

Ça te bej qe kam shok zeqon pa do i kisha futur nje te share nga motra skenderbeut :grinning:

1 Like

Blendo,
Si i brendshem dhe meqe shkrimin supozoj e ke te tatin, ku ish sfida keto 3 muj? 6 muj? Kush e pengoi te merte rruget? Kush e pengoi te dilte televizioneve? Kush e pengoi te sillte 2 shkrime te peshku?
Ti mbase di ndonje gje me shume, por rrisia, e formes verr ne uje qe ka sjelle sfida, per mu trego se bojaxhiu nuk e ka pas asnjehere seriozisht. Zgjohu kur ta kerkojne, e pastaj merru prap me biznesin tend privat, si fokus kryesor i aktivitetit tend politik.

Kurse tritoli paska qen tritol xhepi.

Conflict of interest much? Ndoshta po t’i sillte do ishim po ne qe do ankoheshim se po perdor peshkun per propagande?

Jo fare. Apo kaq kane ngel te sfida? Gjergji dhe hasimja? Nemos jo te peshku meqe te bezdiste ty, ndonje gazete a medium tjeter?

Nese Blendi eshte i Sfides dhe eshte dhe administrator i peshkut, nuk duket keq nese e perdor peshkun si platforme propagandistike per partine ku aderon?

o Oceco, ska nevoje me na bo ai propagande neve ketu se neve dihet qe po te kishim mundesi do ja jepshim nji dore se eshte dora jone plus qe e meriton per gjithe kete qe ka bo.

123456789001

Gjembo, ne i vlersojme cunat dhe gocat qe e mbajne peshkun “ndez” qe ne ta pasurojme me mencurine tone te pafund, por une nuk kam ndonje iluzion per faktin se peshku nuk eshte i imi. Demi ose fitimi qe mund ti vinte peshkut, nese do te kish ndonje dem nga sjellja e artikujve politike, do ish nje llogari qe do ti perkiste te zoterve. Nje artikull politik bazuar ne fakte dhe arsye te shendosh eshte vlere e shtuar per kedo medium. Pikerisht ket imazh mendova se desh te na shpaloste parasysh sfida dikur. Them dikur se sfiden e mbaj mend vetem per nga antipatia qe kam per njerez si hasimja, se per gje tjeter…
Po deshe i kthehemi temes?

2 Likes

Ti besoj e ke per bojaxhiun e une te kuptoj. Po nese do e kishe per Blendin, une do ta votoja te pakten dy here. Dy here them se ashtu i ka bere regjistrat lemsh PD-ja. Dal me 7 emra ne tre regjistra. Keta te PS-se thone mo ki gajle, e zgjidhim mandatin tjeter. Kaq te sigurte jane.

abrakadabra abrakadabra.

per bojaxhiun zgjedhjet kane mbaruar ne 18 qershor, tani po numeron votat bashke me ramen.

blendit do ja kishim dhone voten me qef

edhe ty Oceco

Tritol zyrave eshte ok.
Ps-Lsi kane nji histeri te gjate video-gejmesh.
Eshte ok. Gjithçnuka ok.

Ishte me e tmerrshme dhe komb-dritheruese kur luftonin pularite e njeri-tjerit.

Ate mo, perjudhen Doshi-Tahiri-Rama-Iliri :heart:

1 Like

Po e nxjer si parti talebanesh PS-ne Iliri, po ja merrka edhe ca vota socialistave qe nuk durojne dot gjak

1 Like

Po dalin llafe qe Deget e PeDit ne shume qytete jane ne prag shperndarjeje… nuk besoj qe Edvini do jete ne gjendje ti ndihmoje kesaj rradhe. Ndoshta 4 vjecarin tjeter. :v:

O Gono kishte dal nje artikull gjerman per Bashen po asnji nul e solli ketu linkun

1 Like

Vape e modhe, ca hajne xhelato, ca i han xhelozia :))

Zagar i kishte qujt ata tipat e tritolit.