Burrat, nje specie primitive?

Qe prej revolucionit gjinor te viteve 60-70 roli i burrave ne shoqeri eshte ne renie te ngadalte po te sigurte. Nje prej arsyeve eshte dhe barazia gjinore çka nuk duhet pare si nje kercenim ndaj mashkullit ne shoqeri por si nje ekuiliber i munguar dhe i nevojshem. Por a eshte kjo e vetmja arsye pse mashkulli ne shoqerine moderne po humbet rolin e tij si nje model alternativ i rolit te femres?

http://www.m.lapsi.al/stil/2016/11/21/rënia-e-burrave#.WDQ3Z8tOmBY

2 Likes

Sot kemi femra me penis,jo meshkuj.
Ky femomen eshte me I perhapur ne Europen Perendimore ku perqindja e burrave po shkon drejt 0% dhe e burave 100%.
Amerika akoma mbahet…

Alamet statement-i vlonjato qe do ja kishte zili cdo feministe aktive. Na e ckoqit pak a te kam rixha se na eshte trashur truri nga larja e pjatave.

:joy: po pra asterisko kete po pyes dhe une. Si perfunduam deri ne kete pike duke lare pjatat dhe gatuar! (Jo se ka ndonje gje te keqe jo :wink:)

Cne lapsi me artikuj kaq te gjate :zzz:

Shi shi ACDC-ja, mbron me gjysem zeri burrerine e vet me ate reticencen ne fund “Amerika akoma mbahet…” nderkaq duke i rene perqark shtepise… me nje dore ka fshesen, me nje dore tund fshiresen e pluhurave, nga mbrapa ka lidh shtupen rreth belit. Mbahu ACDC!! Stay strong :muscle:

1 Like

Shif si i bie me stil: Pra dhe nese ka pasur krisma, ato kane qene diku larg. Fundja, ne ne lufte jemi do kete dhe krisma. :laughing:

1 Like

Mashkulli ka qene gjithmone i kontrolluar si me nje ‘chip’ nga femra. Femrat i dergonin per zanatet me te veshtira meshkujt dhe vete shijonin frytet e punes se tyre😆. Mua madje po me duket e kunderta tani, keshtu qe si tha nusja syunjur e fshatit qe me nje fjali e futi burrin ne kompleks te perjetshem “mo u mburr mo u lëvdo/nesër prëma do ta shoh”

7 Likes

He mo se ka dhe me keq, se c’jane ca specie qe i hane meshkujt fare mbasi mbarojne pune. Si tha njera ne vaktit, shoqeni kam mbledhur ca para s’di c’te bej te blej gomar apo te martohem. Mortuni se e ke dhe per gomar.

2 Likes

thenie kryeveper!
Sa per debatin pastaj, bindja ime eshte se ne emer te te drejtave te barabarta, abuzohet shume keto kohe. Se tek e fundit, po jetojme periudhen e political correctness, ne emer te se ciles, kryesisht me pahir e jo shume me hir, po vetcensurojme te verteten e po behemi pjese e nje mashtrimi kolektiv hera-heres.
E pranoj, dikur bota jetonte anen tjeter te medaljes; femres i mohohej e drejta qe i takonte thjesht sepse ishte femer. Sot, thjesht ne emer te gjinise, sistemi qe po gatuajme, e ben femren te abuzoje me te drejtat. E shoh ne pune kryesisht po nuk eshte e limituar vec atje; femra aspak te afta, madje shpesh injorante ne gjera teknike e jo teknike, i ke drejtuese e ca me keq, marrin vendime te padrejta sepse ju eshte dhene e drejta e vendimmarrjes. E thashe, kjo gje mund te ndodhe jo vec me femrat, por po ndodh gjithmone e me shume me femrat per faj edhe te sistemit qe ne emer te barazise, promovon padrejtesine dhe shtremberimet. Xhanem tek e fundit, keto kane ekzistuar dhe do ekzistojne…

Nje fenomen qe vihet re kohet e fundit eshte se perveç politikes dhe biznesit korporatif, ku tendenca eshte akoma me drejtues meshkuj, ne pozicionet e tjera apo profesionet si doktore, mesues, kontabel, psikolog, avokat e plot te tjere qe dikur kane qene profesione par excellence te burrave tanime burrat jane ne minorance. Mbaj mend ne nje takim me prinder per djalin ku mesuesja po me tregonte qe nje nder problemet qe hasin shkollat se fundmi eshte fakti qe nxenesit ( vajza dhe djem) nuk kane me modelin burre si reference ndaj atij femer. Jemi kthyer, me thoshte ne nje shoqeri mamash (jo sexy si ne kp :joy:) ku cdo gje duhet te jete e kuruar, e bute, pa shpirt konkurrence etj etj.

Kyqja e femres ne treg te punes, e ka bere te mundur 8oreshin e punes. Per te mbajtur grate mbyllur ne shtepi, burrat duhej te punonin 12 deri 16 ore per te mbajtur familjen.

Si e tille, mendoj se situata eshte krejt ne favor te burrave. Por as ne disfavor te femrave.

1 Like

“Por a eshte kjo e vetmja arsye pse mashkulli ne shoqerine moderne po humbet rolin e tij si nje model alternativ i rolit te femres?”

Kur ka qene mashkull model “alternativ” i rolit te femres? Mashkulli dhe femra kane pasur dhe kane role plotesuese te njeri tjetrit. Vetem keshtu sigurohet kalimi ne breza te tjere. Cdo alternative e ketij modeli plotesues do jete vetem e perkohshme, eksperimentale sepse nuk e lejon natyra. Kur ta kaloje shekullin revolucioni gjinor atehere mbase do merret ne konsiderate me seriozisht.

3 Likes

Ky fenomini qe pershkruan ti, dmth mos nxitja e konkurrences, ose me mire frenimi i saj ne shkolla kendejza, nuk me duket se ka te beje shume me raportin gra-burra. Ne te gjitha nivelet e shkolles kalamojt (apo sa nji derr studentat) mesohen te jene happy, s’ka rendesi rezultati etj. etj. Shkolla ka gjetur rehat, prindet nuk duan belara (te merren me msimet e klyshit) e kshu me radhe. Perfundimi, sheqerosen kalamojt e te rinjte, nderkohe qe jeta ka rregulla te tjera.

1 Like

hëmm, me kujtove nje shkrimtar italjan (emri sme vjen nder mend tani), por sipas tij: “burri eshte civilizimi, ndersa femra eshte natyra”. -dhe ka te drejte ! hm.:smiley:

Nuk di ne ç’prizem e ka thene po s’jam dakort. Ne raport me natyren qe eshte e eger, e lire, e palatuar, pra e ashper dhe e drejtperdrejte, civilizimi na tjeterson. Ne emer te civilizimit komunikojme, vishemi e hame me takeme ari e argjendi edhe pse fiziologjikisht jemi i njejti person qe ka qene paraardhesi yne i para 10 mije viteve.
Tani pepinua me thote se femra qe nuk le boje e suva pa vene ne fytyre, qe eshte gati te paguaje rrogen e dy muajve per nje fustan qe mund ta veshe 1 here ne jeten e saj, qenka natyra (pra e verteta), ndersa fakiri burre qe kenaqesine e ka te shishja e birres dhe sporti, na qenka civilizimi?

2 Likes

Ke shume te drejte per verejtjen. Duhet te kisha shkruar plotesues (ne sensin dy gjysma bejne nje) dhe jo alternativ.

mendoj qe ajo cka italjani nenkupton me kete perkufizim eshte dicka e drejtperdrejte.-ne te gjitha etapat historike, te gjitha arritjet e njerezimit, ne te gjitha fushat: politike, shtet, shkence, spiritualizem, ekonomi, industri etj etj, i kane bere burrat. keshtu eshte percakturar dhe menyra e jeteses, pra edhe civilizimi !
ndersa rendesine e femres ai e sheh ne ate rolin familjar. lindjen e femijeve, perkujdesjen per ta etj… pra natyra.

duhet te kesh garuc te komandosh, keshtu menduan edhe hamerrikunet, qe votuan nje garuc, e jo nje grua

per nje g qe e ben k

Faktikisht burrat paten gjithato arritje duke ndrydhur dhe shpesh neperkembur dhe mohuar punen dhe kontributin e grave: edhe sikur kontributi i gruas te jete vetem rehatia dhe heqja e barres ne edukimin e femijeve, kjo prape eshte mjaftueshem per tu permendur. Por nuk ka qene vetem kaq, shpesh burrat jane bere pengese per ato gra qe kane pasur talent dhe kane pervetesuar punen e tyre duke e paraqitur si te veten. (Fundja ashtu si nuk jane shpikesa te gjithe burrat, ashtu nuk jane te gjitha grate, por ketyre te fundit u ishte mohuar krejtesisht e drejta te shpreheshin).Prandaj u be i domosdoshem revolucioni gjinor. Burrat nuk mund te dominojne duke mohuar grate, dhe njesoj mendoj qe as grate nuk mund te dominojne duke neperkembur burrat. Ekuilibri do ishte me i shendetshem ne shoqeri, pavaresisht se me i veshtire per tu arritur dhe per tu mbajtur, se secila ane terheq nga vetja.

3 Likes

Burrat kan vdek. Grate sjan lind akoma.

Kjo bote esht e bufit :owl:

1 Like