Burri që sfidon tornadon

Foto e një njeriu në Kanada që vazhdon qetësisht kositjen e barit teksa një tornado kërcënuese vërtitet pas tij, është bërë virale në median sociale.

Theunis Wessels ishte krejtësisht i ndërgjegjshëm për tornadon që sillej pas tij, por ai nuk shqetësohej aspak, tha gruaja e tij për BBC. Ajo u shpreh se tornado ishte rreth 2 kilometra larg shtëpisë së tyre në Three Hills, Alberta. Edhe pse stuhia u zhduk shpejt, ishte vajza 9-vjeçare që e kishte ngritur atë prej gjumit, e shqetësuar për babanë e saj që vazhdonte të kosiste barin.

Nga kjo histori nuk pati asnjë të lënduar në qytezë, por foto e postuar në rrjetet sociale prej zonjës Wessels, është shpërndarë më shumë se 3500 herë.

Aferim por nese gjendet ne tornadoe’s path nga Vancouver fluturon ne California .tornadoes jane gjera me zarar .

Kush e ka shkrep foton? Me siguri gruaja. Dhe ajo qenka crazy :grin:

1 Like

Mendoj se kete burre do te donte ta kishte cdo grua .

1 Like

Lere mo, trim i madh pas atij gardhi druri…

OK, tornado,
Aferim trimit kanadez nga Tre Kodrat e Kuqe të Alberta-s.

Veçse ai nuk po kosit barin, gje e cila bëhet me kosë.
Ai po e shkurton. Po e qeth me maqinë - mes stuhi dhe suferinë!

Upsss u dekonspiruan shoket socialiste ne kanada. Edhe bluza edhe korrsja ngjyre e kuçe :grin:.

Ron White per ata k.derrat qe s’e rrujne si puna e ketij dhe vendosin te hipin ne makine dhe te ndjekin tornado nga afer ose ta lidhin vetes pas shtepise kur shikojne tornado: “It is not THAT the wind blows, it is WHAT the wind blows”. Le t’i beje nje foto dhe heren tjeter gruaja kur te shikoje lopen nga Uiskonsin dhe makinen nga Vankuveri ne mes te asaj qe dikur ishte salloni i shtepise. Burrin s’do kete ku ta kapi se do jete ne Nova Scotia me gjithe qethesen e barit.