Ç’është nje film kamikaz? (“Gjuri i Ahedës” – film izraelit me regji të Nadav...

se çfar është nje film (izraelit) kamikaz, e sqaron fenomeni kamikaz palestinez dal vivo.

2 nga 4-5 regjizoret më te talentuar te gjenerates 2000 ndajne te njejtin çmim, anonçuar nga 1 i 3-te po aq i taletuar sa dhe ata.

Serendipity !

https://www.arte.tv/it/videos/071548-000-A/a-lezione-di-cinema-da-andrzej-wajda/?fbclid=IwAR2q1k9WhQuhY1dGqPLbW7WfZU_XKLqyVHbM1Uvp4IpG8DYW4jtQb1-3bO4

Wajda si tip me duket teper i bezdishem si llokoçitje ambige midis simpatise se thelle dhe ngritjes se nervave. Kjo si ndjeshmeri, por edhe te foluren e tij ironike nuk e marr vesh, me bezdis njelloj, nuk kuptoj nese eshte inteligjent, apo budalla? Fraza e tij farfurin si budallallekun ashtu dhe ironine njekohesisht, si fanar policie ose autoambulance.

Filmi perdor si soundtrack 2-3 nga kenget më te bukura te viteve te fundit (jo si muzike ilustruese por si muzike diegjetike, brenda narracionit)

dhe:

Stalker “pse? pse? pse?”
(kërcen a që …)

immagine

“Gjuri i Ahedës”, ose ajo qe Godard kish parashikuar ketu e 30 vite më parë :

image

Intelektuali nuk kuptohet kurrë nëse është inteligjent apo budalla, është krijesë e papërcaktuar me përkufizim; vepra dhe sidomos e folura e tij me lodra fjalësh farfurin si budallallekun ashtu dhe inteligjencën njëkohësisht, si fanar alarmi makine policie ose autoambulance.
E përcaktuar është vetëm sjellja e tij: gjithnjë contrapedal, por jo aq sa të dëmtojë interesin e tij, dhe kurrën e kurrës të rrezikojë ekzistencën e tij.

Çdo lëvizje në histori, përfshirë edhe komunizmin, fashizmin dhe nazizmin, fillon në shesh duke bërtitur “liberta, liberta”, dhe përfundon në të kundërtën: polici, tanke, çizme, shtetrrethim etj. Risia e vetme është se me kalimin e kohës fenomeni shfaqet me më shumë virulencë dhe akoma më shumë si karikaturë.
Karikatura e fundit, dhe shpresoj të jetë e fundit, është rebelimi no-vax.

synonimes eshte nje nga filmat qe me ka pelqyer me teper vitet e fundit, me aq sa kam ndjekur une se paku.

Jane nja 4-5 regjizorë (sot per sot), pak a shume e njejta gjeneratë (“na te birtë e shekullit te ri”), qe veçohen lehtazi nga gjithe te tjeret per talentin (po permbledh me fjalen talent gjithçka: forcen poetike dhe politike te filmave te tyre, por edhe talentin në kuptimin intrinsik te fjales - artin e tyre) dhe keta jane: izraeliti Nadav Lapid, kinezi Wang Bing, algjeriani Tariq Teguia, meksikani Mendonça Filho, portugezi Miguel Gomes.

Keta do thosha jane :tophat: (chapeau bas) dhe nuk do mund ti veçoja nga njeri-tjetri.

M’vrafshin për derr nëse albanoidi dhe korriksja i ka ndigju ndonjëhere këto emra regjizorësh.