Çfarë do ndodhte nëse të gjithë do bëheshim veganë?

Çfarë do ndodhte nëse çdo person në Tokë do fillonte një dietë vegane – pa qumësht, mish, mjaltë apo çdo ushqim tjetër të prodhuar nga kafshët? Kjo është një pyetje shumë hipotetike, por shumë e përshtatshme për kohën ku jetojmë.

Ideja që njerëzit të fillojnë dietë vegane mund të duket ekstreme, por në dekadën e fundit, numri i njerëzve vetëm në Mbretërinë e Bashkuar që ndjekin një dietë të bazuar tek bimët është rritur me 340%. Tani ka mbi 500.000 britanikë veganë. Interesi për këtë dietë të tillë është rritur kudo pranë nesh. Mund ta ndjejmë që nga nxjerrja e produkteve të bulmetit pluhur në supermarkete deri numri në rritje i njerëzve të famshëm që e përkrahin, si Liam Hemsworth apo Natalie Portman. Për shkencëtarët, politikanët dhe ekonomistët, ideja e të ardhmes si veganë duket interesante, dhe një prej aryseve më të mëdha është vetë ambienti.

Frigoriferi vështirë se mund të duket një mjet ku mund të luftoni ngrohjen globale, por a e dinit se ushqimi është përgjegjës për më shumë se ¼ e gjithë gazeve serë? Për më tepër, mishi dhe produktet e bulmetit prodhojnë edhe shumicën e karbonit. Kombet e Bashkuara thonë se bagëtitë nëpër ferma shkaktojnë 14.5% të të gjithë gazeve serë të krijuara nga njeriu. Për krahasim, kjo shifër shumë e lartë tejkalon edhe gazet që nxjerr çdo makinë, tren apo anije në këtë planet.

Të jesh vegan jo domosdoshmërisht do të thotë se po ushqeheni në mënyrë të shëndetshme. Mund të hani ushqime pa vlera, dhe të lini pa marrë lëndët e rëndësishme ushqyese, qoftë nëse po hani mish apo jo. Për shembull, dietat vegane përmbajnë pak kalcium, vitaminë D, hekur, vitaminë B12, zink apo acide yndyrore omega-3. Në të njëjtën kohë, shumë produkte vegane përmbajnë shumë vaj ananasi, i cili ka shumë yndyrë të ngopur. Thënë kjo, është e lehtë të gjeni ekuilibrin e duhur për dietën tuaj, por duhet të jeni të ndërgjegjshëm se çfarë po hani.

Dieta e një konsumuesi mishi kërkon 17 herë më shumë sipërfaqe toke, 14 herë më shumë ujë dhe 10 herë më shumë energji se sa dieta e një vegjetariani, sipas një studimi të botuar në The American Journal of Clinical Nutrition. Kjo ndodh sepse ne përdorim një pjesë më të madhe të tokës për të rritur të korrat për të ushqyer bagëtitë, më shumë se për njerëzit. Nga pothuajse 5 miliardë hektarë tokë bujqësore në gjithë botën, 68% përdoret për bagëtitë. Pas 50 viteve, Kombet e Bashkuara parashikojnë se do ketë 10.5 miliardë nerëz në planet, dhe që të ushqehemi të gjithë, do na duhet t’i përdorim më me efikasitet burimet ushqimore që kemi.

Por ku do shkonin të gjitha kafshët? Nëse nuk rrisim më kafshë, çfarë do ndodhte? A do zhdukeshin ato, apo planeti do mbushej plot? Shumë kafshë fermash nuk do kishin më destinacion pjatat tona dhe fermerët do ulnin pjellorinë teksa kërkesa për mish do bjerë. Shumë tipe kafshësh do ktheheshin në botën e tyre të egër.

BBC - https://www.bbcgoodfood.com/howto/guide/what-would-world-look-if-everyone-went-vegan

1 Like

Bota ska mjaftueshem ushqim per te qene vegan gjithe dynjaja, po te shtosh dhe kafshet vegane. Sipas ketyre shkencetareve cfare do hane eskimezet?

Do ishim t’gjjithe t’ngordhur. Pa energji,pike fuqie :stuck_out_tongue: hani mish se zoti prandaj i krijoi, ti hame ne ato me mish t’bute. Lol

1 Like

Tani keq na vjen per qengjin, kecin e me rradhe por mishi na mban ne jete. Ndryshe do na thyeshin kockat si kunja shkrepse.

Nuk eshte cudi, edge ketej pjesa me e madhe e vegan-ve jane gay apo lesbike. Mos me pyet pse se nuk me ka interesu.

Dieta vegane kerkon nerva dhe perkushtim kohor…a jane gayt me te ngeshem thua?
Apo veganet jane njerez tmbyllur ne vetvete?

Ndoshta, mund te jete nje shpjegim. Po te shikosh gay/lezbiket jane zakonisht cifte pa femije, te perkushtuar drejt karieres dhe mireqenies personale. Nuk kane detyrime te tjera sikunder nje çift i zakonshem ( burre +grua+ femije) dhe kane nje kohe te pakufizuar per veten e tyre. Mbas kesaj hyrje te gjate, te vij te ajo qe ngrite: po nje diete e tille kerkon kohe, perkushtim, orare te pandryshueshme, disipline, $$$ etj etj.

te jesh vegan , nuk do te thote qe je tip i mbyllur per rrethin , as gay, e as jashte norme , por shkalla me e larte e vetedijesimit si qenje ne raport me qenjet e tjera qe ndan habitatin .
E gjitha filloj si shenje vetedijesimi e nje grupi te caktuar njerzish por qe shume shpejte morri permasa te medha si revolte ndaj keqtrajtimit te frymoreve tjere ne sherbim te njeriut ne te ushqyer , qe per te arritur rendimentin ndaj kerkesave te tregut , pershpejtuan procesin teknollogjik deri ne dhunim e keqtrajtim te kafshes .
Te praktikosh menyren e te ushqyerit vegetarian apo vegan nuk ka as nje pasoj per shendetin . eshte e vertetuar shkencarishte , bile .

1 Like

kam pershtypje qe boten dhe formen e te jetuarit te te tjereve neper bote e njeh vetem nga shtypi i verdhe dhe efekti i tv .!!!

U shtofshin veganet sic u thoshkerkeshin tani.Une njoh nje jordaneze vegane.Sec merr pjese edhe ne nje si klub veganesh.Kur kam pare nje fotografi te saj te para dy vjeteve,kam shqyer syte,nuk kam dyshim se ka qene njeriu me i shendoshe ne Jordani.Dje postoi nje foto,ku sec thoshte,per here te pare ne jeten time 35-vjecare po vesh nje bluze me vija horizontale,dicka te tille.Mbaj mend edhe nje dokumentar te BBC-se te para shume koheve.Ai dukej me i ri se c’ishte e me the e te thashe,po kur iku te doktori ky i tha qe kockat i ke si te nje rakitiku.Mire mish,po qumesht e veze pse nuk hane,nese nje arsye eshte mbrojtja e kafsheve.Madje kush ka lexuar ndonje liber baze per ekonomine,e di qe kur nuk ka kerkese per dicka,ajo degradohet ose zhduket.Mund edhe t’i leshojne pulat e lopet ne natyre e te jetojne ne gjendje te eger ne fakt,po nuk e di a do te sillte shtimin a pakesimin e tyre,le qe edhe do demtonin te korrat.Pastaj,ne po perpiqemi e nuk po zbutim dot njerezit,duhet te egersojme kafshet tani.

Pershtypje te gabuar.

Qe gay jane ne perqindje te larte vegane eshte çeshtje kulturore. Kultura vegan lidhet me kulturen ekologjike, feminizmin, te majten klasike, seksin e lire, magjine, heretizmin, levizjen hipi, dmth ajo qe quhet ne pergjithsi kulture alternative, nje kulture e shtypur ne histori, e qe nxjerr koken gradualisht ne historine moderne.

According to the 2006 Hindu-CNN-IBN State of the Nation Survey, 31% of Indians are vegetarians, while another 9% consumes eggs. Among the various communities, vegetarianism was most common among Jain community and then Brahmins at 55%, and less frequent among Muslims (3%) and residents of coastal states.

2 Likes

Disa kultura e kane per tradite dhe iu ecen mbare. Per veten time kam mbajtur diete te tille pa mbajtur diète ne kuptimin qe ka qene thjesht préférence ushqimore te évitoja keto produkte. Cfare ka ndodhur eshte qe dieta ime ka qene e bazuar kryesisht ne zarzavate, karbohidrate, arra, fasule, etj., dhe per pasoje kam pasur nivel te ulet énergjie, metabolizem te ngadalte, etj. Ka mbase nje vit qe kam intégruar mishin dhe bylmetrat dhe mund te them qe per nga energjia jam krejt tjeter, perballoj nivel me intensiv dhe te shpeshte aktiviteti fizik. Nuk di cfare do te ndodhte nese do te beheshim te gjithe vegane por kam idene qe si kafshe do te ishim me pak dinamike dhe eficente.

He mo si te duket shqiperia? Po sheshi?
Kete menu-n e ka perkthy ndonje kompetent nga ato 2-3-4 milionshit qe ka shqiperia apo ndonje me te squti se keta 2-3-4 milionshat i ka shku mendja te google translate? Ne te dy rastet eshte per tu pershendetur😁.

1 Like

Rastesisht e ilustrova ne kete shkrim te Mozes…eshte prekur shume nga Razma:

"Letërsia e gjelbër: Romani dhe Rahmani!”
http://www.mapo.al/2017/06/debati-per-cmimin-kadare-shperthen-mimoza-ahmeti-ka-ardhur-koha-qe-shkrimtari-perendi-tiu-hape-udhen-te-rinjve/1

do ta lexoj meqe e rekomandon ti, por tani nuk kam kohe. Shkurt pse e solle?, i hodha nje sy por nuk kuptova gje.

Nuk ka ndonje gje te vecante. E lexova ngaqe fliste per letersine e gjelber, hera e pare qe e ndeshja si term. Pjesa tjeter pastaj…eshte inati qe s’i del Mozes me Kadarene, e qe aludon se Ismaili e ka penguar edhe te marre trofeun ne Razem.