Kete dukuri kauret e quajne inflacion
keshtu do behet edhe ketej.se shpejti do fshijme bithen me dollare ashtu si lira italiane dikur…
kapo e di nje te bukur ti?kur ishte berisha ne pushtet vendosi ta prishte thiatron,por opozita e atehershme qe eshte qeveria e sotme u hodh perpjete se ishte vlere kombetare ndersa PD kemengulte se ishte haur ku ishin luajtur drama me kamuniste e partizane
E vertet, futen Bingo tek teatri per turp te zotit , ne kete “monument kulture” qe qajne sot ! Kishin ne plan te kthenin piramiden ne teater e ta shembnin godinen e teatrit per te bere pallate e kulla aty ! Deshtuan ! U shpenzuan 6-8 milion euro per ta kthyer piramiden ne teater me nje projekt absurd, nje deshtim spektakolar, shkaterruan perfundimisht piramiden zhduken ato miliona euro dhe me qe ishin nxoren per zhelezh Top Chanel qe aty , pa pyetur as per ligje e kontrata (keta qe flasin per dhune) ! Ahhhh ne gjithe keto ndodhi nuk u ndie nje ze nga askush …e jo me protesta e britma volgare !
Ja ndertesa e teatrit. Mizerabilitet. Gjithmone kam qene i idese se kurre ajo ndertese nuk mund te jete nisur per teater. Kur vjen puna per te ndertu nje godine teatri, italianeve gjithe bota ua njeh sqimen.Kjo eshte si rezidence provizore ushtaresh, qe per disa koincidenca historike ngeli ashtu e paprishur.
Per vlera historike qe mbart, mund te haje diskutim dhe ndoshta s’duhej prishur, por kurrsesi s’mund te rrinte aty per hire te nostalgjise, se perndryshe, shqiptaret duhet te mbanin neper shpite e tyre per nostalgji, minderet me kamardare te partispunes, jo te akomodoheshin ne shpi ne kolltuqet e kohes. Aty teater ka qene, teater do te jete, por kesaj radhe sic e don nderi i nje godine qe na perfaqson identitetin kulturore.
Tani, ca specialiste te fushes e quakan “arkitekture racionaliste”. Ok, une s’marr vesh nga keto, por kshu ne menyre empirike, mund te konstatoj se ket lloj arqitekture e paskesh apliku gjersisht shoku Enver, ne ndertimin e stallave per gjedhet neper ndermarjet dhe kooperativat bujqesore. Kur pelliste lopa, zeri ushtonte. Kishin akustike shume te mire.
Sot lexoj nje shenim te Rames qe fton miletin te shohe teatrin e Operas, ku artistet dhe atehere s’ishin dakord me idene e tij atehere minister kulture, por ja pamjet tani sa te bukura. Triumfoi ideja e Rames. Me falni, po ky njeri do i beje realitet idet e tij me fondet publike? Ka ndonje ide tjeter qe eshte rrahur me idene e ketij, apo thjesht shfrytezon arrogancen e karrikes ti beje gjerat me ngyrat qe ka ne koke. Kush ia ka deleguar kete pushtet? Behet sikur njerez qe marrin vesh nga teatri qenkan Rama, Velia, Basha, Kryemadhi; po ama asnje qindarke keta s’nxjerrin nga xhepi, paguan arka publike. Le te bejme nje hipoteze, t’i djegim letrat e Fushes Rames ne duar. Te mbledhim nje fond publik per Teatrin. Nuk besoj se kjo ndertese me truall falas te kushtoje realisht me shume se 2-3 milione euro. Aq mblodhi Marin Mema per termetin, nuk mbledhka dot Tirana me aq pasunare? Dhe biles bejeni park publike tere truallin qe mbetet, qe te shpetohet qendra nga pallatet e banimit.
2.File:National-theatre-bulgaria.JPG - Wikimedia Commons
…“…Teatri Kombëtar i Bullgarisë është Teatri më i vjetër dhe më autoritar në vend dhe një nga Monumentet e rëndësishëm të Kulturës të Sofjes, kryeqyteti i Bullgarisë. Ndodhet në qendër të Kryeqytetit dhe ndertimi i tij ka filluar në vitin 1904 me nismën e artistëve bullgare qe e quajten fillimisht vepren e tyre “Lote dhe Gajasje”, që më pas u quajt thjesht “Teatri Kombëtar”. Rastësisht nje pjese e shkrimtarit Ivan Vazov, “The Outcasts” ishte e para që u interpretua në teatër dhe emëri i shkrimtarit i u shtua Teatrit Kombetar. Teatri i Sofjes është i ndertuar kryesisht me dru sipas tipit neoclassic të ndërtimit, me projekt nga arkitektët me fame nga Vjena Hermann Helmer dhe Ferdinand Fellner, ndërtimi përfundoi në vitin 1906 dhe u inagurua më 3 janar 1907. Ndërtesa u dëmtua rëndë nga një zjarr në vitin 1923 gjatë një feste vjetorin, por u rindërtua në vitin 1929 nga arkitekti gjerman Martin Dülfer në pamjen fillestare. Një shkollë e gjëre teatrale u krijua si pjesë e Teatrit Kombëtar në 1925. Bombardimi i Sofjes nga aeroplanet e Aleatëve në Luftën e Dytë Botërore shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesë, por ajo u rindërtua nga fillimi në vitin 1945. Një rikonstruksion tjetër pasoi nga qeveria komuniste në periudhën 1971-1975, dhe një projekt restaurimi me nje financim mbi 100,000 € nga Bashkia e Sofjes u implementua në vitin 2006. Teatri Kombëtar Ivan Vazov ka një skenë kryesore të pajisur mirë me 750 vende, një skenë më të vogël 120 vendesh dhe një shtesë prej 70 vendesh në katin e katërt, te gjitha të ndërtuara mbi konstruksion me trarë druri…"
Mesa kam ndjek une une temen, di qe kjo Bingoja qe flisni ju paguante rreth 70 mije dollaro kapitalist amerikan qe shkonin menjehere ne buxhetin e teatrit. Sot mbas 30 viteve rrugetim drejte konsolidimit te institucioneve, ekonomia e Shqiperise Popullore ish-proletare e boshtit Tirane-Tokio-Rome-Berlin vazhdon te jete akoma 70% informale, imagjino si ishte ne vitet 90’’ kur nuk ishte pjese e boshtit. Historikisht nje aktor i Teatrit Kombetar nuk eshte paguar me shume se sa punonjesi me i rendomte i Ministrise se Kultures tha Asqeriu. Ndersa per sa i perket ceshtjes se te Kanalit sepse vetem Top nuk eshte me mbaj mend nje deklarat qe ka bere Kol Sallaksi perpara se ta transferonin. Tha qe me vendim nga gjykata e TR javen tj duhet te levizim ne nje studio tj. Pyetja qe doja tju beja una eshte, a e ke pare ndonjehere kontraten e Bashkise Tr ne kohen e naltmadherise me Kanalin qe nuk eshte me TOP?
Ne fakt une temen e kam ndjekur pak ose aspak , dmth nuk me plas hic per ate stalle lopesh (e konfirmoj qe fiks ashtu eshte dukur, e pakrahasueshme me ministrite)sic thote komentuesi me lart ! E prishen se prishen as nuk ma ndien fare , me kujtoi komentuesi me siper,dhe eshte e vertet qe mbaj mend qe Saliu futi bingo aty, e qe te jem i sinqerte nuk eshte se u skandalizova ate kohe , nga teater mund te behej Bingo mund te behej dyqan robash te perdorme,mund te behej qebaptore, mund te behej disko , mund te behej cdo gje, nuk eshte se skandalizohej kush ne ato vite ne shqiperi ! Edhe as se kam idene hic se sa lek jepte e per ke i jepte, une aktoret i shihja qe me shume luanin Bingo se teater ato vite ! Ajo ishte koha e shpellarve te Saliut , tani te njejtet shpellar mos na japin leksione me godina monumente kulture se akoma qelben era qofte te 96 ’ , kaq di une! Sa per top chanel ka qene fiksim i shpellarve qe diten e pare qe erdhen perseri ne pushtet per ta nxjerr nga piramida,nuk kuptua perse ky inat me top chanel qe mbante nje linje asnjanse deri diku e nje dashuri e madhe me Klanin qe ishte si tvsh-ja e dyte per Nanon ! Une nuk kam pare kontrata e nuk e kuptoj per cfare ta shoh? Une di qe top chanel u nxorr prej andej me mallkime e qe ai vend nuk u be kurre teater !..ehhh sa jane rit standartet , imagjino ne ate kohe nje grup njerzish te okuponin teatrin per dy vjet e nga aty te shanin me prag shpie saliun per dite ?
Kujdes me serbet kaposh,se na fyhet gruaja serbe e komunistit-antikomunist sali!
Dajot e xenit!!! Fazlliçi!!! Dhe siç thote ideologu u pedehit,ljuboja, edhe skendebegiçi,
Sa rendesi i jepni Saliut mer burr
mos e kemi me dergje te Covidit ramen mor aman ? ai qe keta tre muaj ke bere si gogoli mbas deres ( qe i trembin femijet ) ka tre dite qe ka humb gjurme ?
p.s. dhe tv sudeze lancojne shembjen e teatrit … ( qysh nuk u permandem nje here per te mire more Zot ?)
https://www.svtplay.se/video/26217158?start=auto
hahaha shpellaret , e ka kthyer Rama me kontrate teatrin ne bingo ! vari leshte …vazhdoni !
nga fallsifikimi i hartave te prones publike, ne shembjen e prones publike, 20 vjet priti durimmadhi edvin derisa ia mberriti endrres vetjake.
kontraten Bingo e kish pas qysh me 1995 me Teatrin, thote shkrimi. Me fallsifikimin e bere ne 1999, rama ish-min. kulture ja hoqi gjysmen e qerase qe i paguante Bingo, Teatrit Kombetar. Imagjino, min. i kultures vepron ne dem te interesit te institucionit kulturor qe drejton. Duke kryer edhe paligjshmeri.
Cfare domethenie ka kjo.
Domethenien e zbuloi me 17 maj 2020.
keta i paskan pas mbiemrat thuajse te njejta,
Sa rendesi i jepni Rames mer burr!
Sa rendesi i jepni Teatrit mer burr!
Aftesia e vetme e intelektualit eshte t’i jape rendesi gjese me pa rendesi, ne menyre qe te terheqe vemendjen nga gjerat qe vertet kane rendesi. Kjo e fundit ben vaki sepse nuk i leverdis, se po te dalin ne mejdan gjerat qe kane rendesi, eshte vete intelektuali qe rezulton gjeja me pa rendesi, e as rrogen nuk merr, e jo pastaj edhe fame si qender e vemendjes se shoqerise. Zhduket komplet si klase, apo shtrese shoqerore, se akoma nuk merret vesh çfar eshte, e prej nga ka dale ne histori ky lloj perbindeshi qe e merr rrogen vetem por te llap.
Nqs do ishim nje demokraci europiane (si policia e Edit), une sdo i jepja rendesi naltmadhnise por do i jepja rendesi ministrise, bashkise, drejtorise se tatimeve, etj etj etj. Po te gjithe keta nen ose siper-punes nuk kane asnje respekt per veten pranojne te trajtohen si vegla ne duart e kompozitorit. Nderkohe keto institucione ne sy te popullit trajtohen sikur jane te konsoliduara. Persa i perket teatrit nqs nuk i japim rendesi atehere kemi probleme serioze.