Përshëndetje,
desha me të di çfarë dokumentesh duhet të marr nga Shqipëria për të aplikuar për shtetësi italiane. unë jetoj ne Itali për më shumë se 10vjet dhe i plotësoj kriteret këtu në Itali për të aplikuar për pasaportë Italinë. Nuk jam I sigurt se çfarë duhet të marr nga Shqipëria?
Pyet ne ministrine e jashteme te Shqiperise, por edhe ne istitucionin perkates ne Itali, ndoshta prefektura.
pashaporten
Lale a je i sigurte? Se nga shqipja dukesh sikur je italjon qe po apliko per nenshtetesi shqiptare.
Faleminderit per linkun .
Kjo ‘Aktin e lindjes’ eshte certifikata e lindjes apo jo ?
Mirëdita Diago
atëherë, dokumentet që duhet të marrësh në Shqipëri për të kërkuar nënshtetësinë janë
-
çertifikatë personale shumë gjuhësh (ta japin në 4 gjuhë përfshirë edhe italishten, kushton 200 lek
-
quhet “Vërtetim i gjendes gjyqësore” ose “dëshmi penaliteti”, që nornalisht merret te Ministria e Drejtësisë, e është ai që thotë që nuk ke dënime. Mendoj se këtë ti e merr ose në Postë ose në Gjykatë, të leverdis të pyesësh direkt në Postë.
(Dëshmia e Penalitetit
Është shërbimi ekspres që ofrohet 100% nga Posta Shqiptare I cili kryhet nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve(DPB) .
Rastet e aplikimit në poste nga qytetaret janë :
-
Kur personat kërkojnë vërtetim të gjëndjes gjyqsore për dënim
-
Kur personat kërkojnë vërtetim të gjëndjes gjyqsore për Ambasada
-
Kur personat kërkojnë vërtetim të gjëndjes gjyqsore për jashtë shtetit
Në 553 zyrat postare të gjitha filialeve pranojne zarfat në të cilat përmbahen fotokopje e kartës së identitetit, formulari I cili plotësohet në zyrën postare si edhe mandati I arkëtimit me detyrimin për DBP .
Për qytetin e Tiranës legalizimi realizohet brënda 48 orëve nga koha e pranimit dhe për të gjitha rrethet e vendit deri në skajet më të largëta për 72 orë. )
- e treta quhet thjesht “Vërtetim”, merret te Prokuroria e rrethit, e thotë që për momentin nuk të kanë në hetim.
Të gjithë këta dokumente duhen çuar te Ministria e Brendshme (çohen nga Posta) për të marrë vulë apostille.
(Legalizimi i dokumentave me Ministrinë e Punëve të Jashtme
Është një ndër llojet e shërbimit ekspres që ofrohet nga Posta Shqiptare. Shpejtësia, saktësia, besueshmëria e këtij shërbimi sollën si rrjedhim rritjen e numrit të klientëve që ja besonin Postes Shiptare këtë shërbim.
Në 553 zyrat postare të gjitha filialeve pranojnë zarfat, në të cilat përmbahen dokumentat për legalizim në Zyrën Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme si edhe arkëtohen të gjitha detyrimet për Zyrën Konsullore. Për qytetin e Tiranës legalizimi realizohet brënda 24 orëve nga koha e pranimit dhe për të gjitha rrethet e vëndit deri në skajet më të largëta për 48 orë.
Ne jemi në shërbim gjatë gjithë ditëve të javës me qëllimin e vetëm që t’i vijmë në ndihmë qytetarëve, duke ju kursyer kohën e tyre të çmuar dhe shpenzimet për ata që detyroheshin të vinin nga rrethet e të prisnin në rradhët e gjata.
Realizimi i këtij shërbimi nëpërmjet Postës Shqiptare jo vetëm ofron shpejtësi, garanci, lehtësi besueshmëri për të gjithë klientët por i ka dhënë fund penalizimit të qytetarëve nëpërmjet abuzimit të sekserëve.
Zbatimi i tarifës - Tarifa e shërbimit ekspres postar për Tiranë, Shkodër, Lezhë janë 170 lekë për dy drejtime (Nisje – Mbërritje, Dërgues - Marrës) pavarësisht nga pesha.)
Kur të kthehen, duhen çuar pranë një përkthyesi e pasi ti përkthen, aty mbaron punë. Ne Itali te duhen disa autocertificazioni, e pastaj duhet te besh kerkesen nga faqja web nullaosta. Pastaj prit nja 3-4 vite.
Faleminderit ! Shume i qarte !
Po vule nga ambasada italiane duhet per te gjitha certifikata ?
Klara Petaçi duhet ta mbaje vulen, s’ka kush tjeter!
Kam aplikuar për dokumentat dhe më ka ndihmuar shumë përdorimi i shërbimeve të Postës Shqiptare për dërgimin e tyre. Tek linku më poshtë gjen tarifat, që janë shumë të lira se postat e tjera: