Cfare kuptoni me fjalen "balash"?

Meqenese tek peshku ka shqiptare nga krahina te ndryshme te Shqiperise dua te dije se si e kuptojne ata fjalen “balash”.

Une e di “laraman” . Bale = lare, njolle, ngjyre
Balash= laraman,

BALASH m.

  1. Kafshë shtëpiake mashkull (zakonisht kalë ose ka), me një balë të bardhë në ballë ose me bala në trup. Kazili dhe balashi. Shaloi balashin.
  2. Njeri me flokët ose me qimet e fytyrës krejt të bardha.
  3. shar. Njeri i paturp, njeri të cilit i ka plasur cipa.

BALASH mb.

  1. Që ka një balë të bardhë në ballë ose bala në trup (për kafshët shtëpiake).
    Ka (kalë, qen) balash. Lopë (pelë, dele) balashe.
  2. Laraman, i përzier me të bardhë e të zi (për qimet, për flokët). Flokë balashë.
  3. fig. mospërf. Laraman, i përzier. Gjuhë balashe.
  • Njihet si kau (si kali) balash dallohet mirë midis të tjerëve, njihet menjëherë; e tregojnë me gisht.

BALASHE f.

  1. Kafshë shtëpiake femër (zakonisht lopë ose pelë), me një balë të bardhë në ballë ose me bala në trup.
  2. Fem. e BALASH,~I 2,3.

Ste punonte gogla ty kshu ? Lol. Une di qe kata leberit e perdorin, I think :thinking:. He mo balash, bere gje ? LOL

Kafshe me pulla te bardha dhe te zeza.

Antar i fisit te Balajve?

ja dhe nje tjeter ballash

kapo, mos me ngatarro mu me politike sepse jom fuks 5-leksh, dhe fuksat jane thelbi ose nervi i shtetit, dmth jane ne qender, nuk merren me felat majtas dhe djathtas. Perkundrazi, jane felet qe merren me fuksin ose kane nevoje per fuksin.

Po “balo”, “balua” a jane e njejta me balash?

Ne Kosove ne kuptimin qe u soll nga fjalori, perdoret gjeresisht “balosh”, dmth dikush me shenje, me pulle, ne balle etj. Kafshe e zeze a e kuqe me ngjyre te bardhe ne balle ose e kunderta. Ka edhe deformim tjeter, “balushë”, psh “e kishte nje balushë ne ballë”.

image

Partizani i vogel Velo e kish nje Balo.

1 Like

mbase sinonimet mund te vijne ne ndihme:

1 Like

Falemnderit per pergjigjet. Andej nga une vije e njihja kete fjale kryesisht si nofke perkedhelese per kuajt dhe si ofendim per njerezit bardhosh, bjondet.

Ton Balashi, ish-burri i Lula Dukes ( ajo e : Nji-dy-tre-kater-pese …gjyshja) si dhe vllai i vet …Ton Balashi. Yeah, dy vellezer dhe te dy e kishin emrin Toni.

ka mundesi ta perdorin si sharje per bjondat me prinder brune. si me thene BATARD. i perzier ne race.
nga ça zone je ti gruje ?

Interesante kjo gje. Nuk e dija. Nga Shqiperia e Mesme vij. Bardhesia dhe deri diku bjondlleku eshte dominant ne fisin tim.:blush:

Qenke nga Sukthi.

1 Like

BA-LASH = i BAM LAMSH. origjine e ngaterruar.