Kete vit, ashtu si dhe para 4 vjetesh, ka jo pak njerez qe kane zgjedhur te mos votojne ne shenje proteste per batakun ku ka eshte aktualisht politika dhe politikanet Shqiptare.
Cfare mendimi keni ju? E shikoni si dicka te dobishme? A ka vlere abstenimi ne Shqiperi?
Abstenimi eshte eshte shenje proteste. Mund te spekullohet qe nese PS’ja ka ruajtur te njejtin elektorat si ne 2013, rrjedhja e votave tregon protesten e elektoratit te PD’s ndaj kesaj te fundit.
Njerezit mendojne see duke abstenuar shprehin revolten? Po do te shprehesh revolten hidh voten kunder, zgjidh kaubojsin po deshe po abstenimi s’pi uje. Fituesi eshte ai qe merr shumicen e votave te vlefshme, jo te abstenimit.
Ata qe nuk votojne, nuk votojne sepse jane mire, jane rehat. Nuk ka lidhje bataku.
Po te jesh ne batak, dmth po te jesh shume keq, shkon voton me vrap, vetem qe ta shpetosh veten. Njeriu qe eshte keq, nuk rri duarkryq.
Po s’te pelqyen partite e medha, ke plot parti te vogla, nese vertet je ne “batak” e do te shpetosh koken.
Ndersa ata qe zgjedhin te mos votojne dhe e shprehin lart e poshte me zell te madh, jane tipa qe duan te bien ne sy e te bejne dramatikun si ne veprat e dikensit. Drama queens si ata gazetaret qe po s’bene “oh why god why” nuk u duket sikur po bejne pune.
Cdo qytetar ka detyrim moral te votoje. Po nuk votoi, humb te drejten morale te ankohet.
Abstenimet mund te jene edhe ceshtje e vetedijes se ulet qytetare.
Ne greqine e lashte abstenuesit ndaj politikes quheshin idiotë. Me te drejte, besoj une.
Nese proteste, eshte proteste idiote.
Nuk e njoh shume mire sistemin zgjedhor ne shqiperi, por ne ks per shembull, ne secilen parti kam pasur zgjedhje briliante te kandidateve, perkunder qe sistemi e pamundeson voten jashte partise, dmth je i kufizuar vetem ne kandidatet e nje partie te vetme.
Ideja eshte qe edhe nese nuk te pelqen aspak partia, brenda listes se saj gjithmone ka dy a tre emra te shkelqyeshem te afte e te paster qe i bejne nder perfaqesimit ne kuvend. Abstenimi i jep mundesi dhe hapesire keqberesit aktiv ne kete proces.
Absolutisht, abstenimet jane ceshtje e vetedijes se ulet qytetare. Diskutimi im kishte te bente me shkallen me te ulet te votuesve krahasuar me 2013’n.
Edhe nese abstenon ata qe zgjidhen kane per te te qeverisur ty .Una nuk mundem te votoj in good conscience per asnje nga debilet te cilet kane berre nje rremulle ne shqiperi qe e rradhit ate ne nje rradhe me lesoton , kongon ,e xhibutin .ky eshte krahasim bujar se edhe keto vende e kane nga nje downtown te kryqyteteve te tyre me te mire nga sheshi skenderbej the crown jewel e harritjeve te Rilindjes…duhet ndryshuar sistemi zgjedhor qe tu jape mundesi shqiptareve te afte e te ndercem te dalin ne sheshin te mejdanit ne menyre qe e ardhmja e vendit te mos jete ne dore te tre njerezve (meta,berisha, rama ) si deri me sot.
Nuk ka asnje gje te keqe te mos duash te zgjedhesh asnje pale.Kur e di qe te gjitha palet kane drejtues qenie njerezore te neveritshme, eshte perkundrazi shprehje e vetedijes me te larte morale dhe qytetare te bojkotosh te gjithe kasten. Eshte si puna e skllavopronarit qe i trajton mire sklleverit dhe ai qe i trajton keq. Kush eshte me i mire? Asnjeri
E ktheu pllaken Fevziu nuk priti shpalljen zyrtare te rezultatit. Para 2 ditesh e quajti Palloshin te deshtuar, sot socialistet paskan shtuar votat dhe kane merite… Fevzo do flasi sinqerisht dhe ne dobi te publikjt vetem kur te filloj ti dali qimja pare te tulla.
Nuk mendoj se ishte abstenim per proteste. Kur ke drita, uje, drejtesi dhe nje pune ku te shkosh ne mengjes, ke edhe luksin te abstenosh per proteste!
Perse shume nuk votuan, shkaku duhet kerkuar te plazhi, Ramazani, dasmat e dembelleqet e tjera te atyre qe me nje “…vari trapin” e shtyjne edhe kater vjet!!
Abstenimi eshte ajo gjendja kur te vene perpara per te zgjedhur koleren apo murtajen. Ke do zgjidhje? Asnjeren sigurisht. Ka plot qytetare franceze dhe gjermane qe gjithashtu abstenuan.
Abstenim eshte heshtje me injorim ne menyren me te kthjellet te pergjigjes qe tjetri pret , pavarsisht perfitimeve ose humbjeve,
eshte nje nder ato “pergjigje” , dhe mire kane bere. une do beja te njejten gje
Ohh me vjen keq , nqs do te beje dhe ti te njejten gje , dmth do abstenosh , nuk do ta beja ate koment.
Ti nuk je e pashprese , por teoria ime nuk bie poshte gjithsesi.
Me sa di une mund te flitet e te barazohet abstenimi si shenje proteste vetem ne rast te nje referendumi ! Per zgjedhje lokale ose te pergjithshme mospjesemarja eshte thjesht mospjesmarje…nul…hic…se ashtu kisha nje pune…kaq!! Apo jo? Ahhhh kapitalizem te kam …nuk te mora vesh asnjeher thuaj !