Check Up-i falas me fitime të majme: shqiptarët e paguan dyfish në 2015

Gjatë vitit 2015, vetëm 244 mijë shqiptarë e morën këtë shërbim, ndërsa kontrata e mbajtur sekret nga qeveria sanksionon detyrimin e taksapaguesve për të paguar kontrollin e 475 mijë personave.

Të dhënat financiare të kontratës koncesionare për shërbimin check-up janë mbajtur gjithmonë të fshehta nga ana e qeverisë. Por bilanci i kompanisë 3P Life Logistic për vitin 2015, i dorëzuar me vonesë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit zbulon se qeveria merr përsipër të paguajë 475 mijë analiza në vit, pavarësisht se sa është numri real i personave që e marrin këtë shërbim.

E po pastaj, do thosh Bradi :grin:

Rilindja keshtu e ka, duhet te vdesesh si jezusi, pas tre mandatesh ringjallesh!

Si nuk u beme njehete njerez, cdo gje me oaragjykim, mosbesim, injorance.
Po nese media politikanr bejme propagande qe analizat nuk behen, por te gjitha leket vidhen, normal qe njerzit e thjeshte qe nuk e perpunojne propaganden dhe do ta bojkotojne ne mase per hir te injorances se pamela andersonit…
Po ja qe e verteta eshte se analizat u bekan, vete artikulli nuk e mohon, semundje u parandalokan dhe kosto na dalka e larte per shkak te bojkotit, injorances se induktuar, dhe jo planifikimitprape faji i shqupit qe i shtyn njerzit e vete ne vetevrasje kolektive, me ndihmen e mediave te kazanit qe sajojne tituj bombastike pa u thelluar ne hetime…
Nuk keni per tu bere ndonjehere njerez…

Ke te drejte ketu Albano, por si e shpjegon ti kete, ku punonjesit e qeverise shqiptare, nuk dine jo vetem seç jane obligacionet e CO2 por edhe nuk dine si ta shqiptojne, lexoje;

" …Nje dite vajta nga kryeministria. Para 1-2 vjetesh iu kisha derguar nje pyetje ne faqen e tyre, por s’kisha marre pergjigje.

  • Hej çuno, ku po shkon,- pashe nje gardist me uniform qe doli nga nje kolibe, ne krah te Rognerit.
  • Ne kryeministri, - ktheva gjysem trupin.
  • Ke ndonje takim, te pret dikush,- u ndigjua theksi verior i tij.
  • Jo, pikerisht per kete po vij, te marr nje takim.
  • Po takimet ketu behen me telefon ose me internet, ose te therasin vete, te çojne ftese.
  • Jo, ne fakt, u kam shkruar ne faqen e tyre per nje çeshtje, per investimin nepermjet obligacioneve te co-dyshit, dhe me kane kthyer po me internet nje pergjigje te çuditeshme, qe nuk e kuptoj,- nxorra nje cope leter,- ja E 4092, per kete erdha te interesohem, nuk e kuptoj ç’a eshte.
  • Oo,… - thiri nje civil gardisti,- ky çuni u ka shkruar per, per, çfar ishte ajo, ob…ob.
  • Obligacionet e co-dyshit - shtova menjehere.
  • Cfare jane keto obligacionet e ces se dyshit,- foli me nje theks jugor sekuriti civil.
  • Keto jane ca asete qe gjenerohen ne burs, nga rivenia ne pune e produkteve qe e kane shlyer investimin e tyre te pare,- pashe qe uniforma me civilin u pane sy me sy.
  • Tani ku eshte problemi, ku e ke hallin.
    “Ehh mer Pallosh, ku mi ke mbledh ter keta folklor budallenjsh”, mendova.
  • Problemi eshte tek keto shifrat qe me kane derguar po me internet, dhe per kete erdha te pyes, ç’a problemi ka ketu, thjesht erdha te pyes brenda, pse nuk lejohet,- mu kujtua koha e socializmit, kur dikur kisha vajtur brenda ne kryeministri per nje ankese. Paradoksi ishte se ne ate kohe diktature, lejohej kushdo te hynte deri te holli, salla e pritjes se popullit, ndersa sot ne demokraci, nuk lejohej njeri te futej.
  • Degjo çuno, ne po te japim numrin e telefonit te sektorit te ankesave dhe ti munt te pyesesh aty per problemin tend, sheno.
  • Okej, prit, - nxorra nje fletore dhe nje stilo,- kam ndigjuar se tani ne nendor organizohet samiti i emigracionit, ee do te deshiroja…
  • Regjistrimi behet po nepermjet kompjutrit,- me nderpreu civili.
  • Jo nuk desha te regjistrohem, se une iki 2-3 dite para dates 18 nendor, por desha t’ju jap atyre organizatorve nje materialin tim.
  • Me vjen keq çuno por nuk lejohet, sa here do e perseris, nuk lejohet po nuk pate takim, ti telefonoi njehere dhe po te lane takim, okej hec.
  • Okej, faleminderit, - u ndava dhe nxorra telefonin duke hecur pak me tutje,- alo, zonje, sapo me dhane ketu tek roja kete numrin dhe desha te interesohem per nje pyetje a problem, nese mund ta quajme keshtu, qe ju kam derguar kabinetit te kryeministrit, ku iu kerkoja apo i pyesja me sakte per investimet nepermjet obligacioneve te co-dyshit.
  • Ah, po ne nuk jemi per kete pune zoteri, keni ndonje ankese.
  • Jo ankese nuk kam, por me kane derguar po me imeil, nje pergjigje qe nuk e kuptoj, E 4092.
  • Ah, une po ju jap nje numer tjeter, ku mund te pyesni saktesisht per problemin tuaj, sheno.
    Shyqyr qe kisha ofert, gjith ato minuta gratis. Formova numrin qe me dha ajo, duke pare nga dritaret e pasme te kryeministrise. U ndigjua nje ze çuni.
  • Para nja 1 viti ju kam derguar me internet nje pyetje-mesazh ku kerkoja te dija se pse nuk investohet edhe nepermjet obligacioneve te CO2, mirpo juve me keni derguar ca shifra qe une nuk i kuptoj, E-4092.
  • Ah, duhet te jete pergjigjia qe ne ju kemi derguar, prit nje minute sa ta shoh ne kompjuter.
  • Oh, s’ka problem,- po me vinte mire qe Palloshi kish punesuar kompjuterista te zote.
  • Ne ta kemi derguar pergjigjen zoteri, ju pyesni per investimet nepermjet oblig, obligaacciioneve te ceodytes, dhe te kemi derguar falenderim.
  • Faleminderit per falenderimin, por nuk ka noi pergjigje per çeshtjen ne fjale.
  • Ne ua kemi derguar instancave me lart, dhe jane ata qe mirren me kete pune.
  • Po a ka gje me te bukur, me te mire se sa te investosh nepermjet nje aseti te lire, nga e cila çlirohet edhe buxheti i shtetit, rrit edhe xhidipin.
  • Natyrisht-natyrisht zoteri, por ne ua kemi derguar atyre kete problem dhe jane ata qe mirren me kete pune.
  • Po ata qe mirren me kete pune, kane mese 1 vit, dhe nuk me kane derguar ndonje pergjigje a ftese, a nuk do te ishte mire qe ata te ndigjonin mbi keto forma investimi, aq me teper qe dhe tani organizohet ky samiti i emigracionit.
  • Natyrisht zoteri natyrisht, po une s’kam gje ne dore, une jam thjesht para kompjutrit…"

Vjedhja me Check-Up, fitim 5.4 milionë euro në vit Vilmës

Me falni qe po ju nderpres propaganden #rilindase, po ju e lexuat artikullin? Te gjithin?

kosto na dalka e larte per shkak te bojkotit, injorances se induktuar, dhe jo planifikimitprape faji i shqupit qe i shtyn njerzit e vete ne vetevrasje kolektive

As Elisa Spiropali nuk do te thonte perla te tilla. Pra sipas teje njerezit kane bojkotuar vizitat shendetesore dhe jo vetem kaq por i paska shtyre shqupi qe te mos vizitohen. E kupton absurditetin qe shkruan apo “e lashe dhe nje nje koment aty” (TM Idris). Dmth ti po pohon qe shumica e shqiptareve qenkan me shqupin.

Mire qe shqupi qenka Jim Jones dhe shumica e shqiptareve ndjekes te tij, po ju cfare limonate pini ta dime dhe ne.

Ku e shef absurditetin, shpjegoje veten
Jam i qarte kur them qe i gjithe procesi ka pasur nje antireklame mediatike propagandistike qe e ka demtuar pjesemarrjen dhe rrjedhimisht edhe koston per njesi. Sigurisht ka dhe arsye te tjera…
, njerzit te cilet une kam pasur rastin ti pyes perse nuk i shfrytezojne keto analiza qe kryen falas, kane thene qe nuk besojne se keto analiza kryen realisht, per shkak se kane degjuar gjithe llafet kontestuese lart e poshte dhe kryesisht ato qe vijne nga selia e shqupit, besoj te kujtohen daljet bombastike te pameles qe deklaronte televizioneve pa pike turpi se keto analixa na paskeshin nxjerre grate me prostate, nese kjo nuk eshte injorance, nuk di cfare eshte tjeter…shikoi se i ke me video ne tube
Shqup reaksionar

Nese shumica e popullsise j beson shqupit, atehere shqupi duhet te drejtoje albanistanin e jo mafia rilindaso puniste!

1 Like

Nuk po mbroj check up se ata qe e kane organizuar e kane parashikuar qe ne kontrate derisa kane vene ato kushte te pjesemarrjes 50 perqind qe para se te fillonte procesi.
Por mjafton te shohesh titullin e ketij artikulli per te dale ne konkluzionin se sa manipuluese jane mediat tona qe nuk hulumtojne te verteten apo te hetojne dhe te pyesin i dhe meritojne plotesisht titullin media kazani…

Origjina e dyshimtë e kompanisë që fitoi koncesionin 86 milionë USD të hemodializës

Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë një koncesion 10-vjeçar shumë-milionësh një kompanie pak të njohur dhe pa eksperiencë, pronarja e së cilës jeton me të ardhura e një bar kafeje në rrugën “Barrikada” në periferi të Beratit,
Megjithatë, kjo kafe modeste në qytetin e Beratit është sot origjina e kompanisë “Evita” sh.p.k, fituese e freskët e njërit prej koncesioneve për partneritet publik-privat më të mëdha në historinë e mjekësisë shqiptare.
Ky minister jo qe do futur ne burge por edhe ta varesh prej gjuhe pak e ka

1 Like

Ku e shoh absurditetin?

  1. “cdo gje me oaragjykim, mosbesim, injorance.” - Ke shume te drejte kur thua me injorance. E di cfare do te thote injorance? Mosditja e dickaje. Dhe e di cfare nuk dihet ketu? Nuk dihen detajet e kontrates sepse qeveria “transparente” (lol - do te thonte moza) e mban te fshehte. Mosbesim dhe paragjykim: ti do te ishe i pari qe do ngrije zerin - me te drejte - nese qeveria e shqupit do t’i jepte nje kontrate te tille nje firme qe s’ka fare eksperience te meparshme ne fushen e shendetesise; nje fime qe s’ka as njefare infrastrukture te ngritur per te bere te tilla analiza por qe fillon e ngren menjehere mbasi fiton kontraten. Sic thote dhe artikulli, ato para qe u harxhuan per te paguar firmen te ndertoje laboratore fare mire mund te ishin investuar drejteperdrejte nga qeveria per te ndertuar laboratore.

  2. Sipas teje analiza u bekan dhe leket nuk u vidhkan. Nderkohe me ndergjeje te plote anashkalon faktin e sjelle ne artikull qe qeveria paguan per dyfishin e numrit te pacienteve qe kryejne kete sherbim. Pse paguhen kaq shume kur nuk paska kaq shume paciente?

  3. Sipas teje, arsyeja qe njerezit nuk po vrapojne te bejne analizat eshte per shkak te propagandes se shqupit. Sic te thashe me siper, atehere ti po pohon qe shqupi paska shume me teper ndikim ne popull nga #rilindja. Mire e tha varik, qe nese shumica e popullsise i besokan - fjalet e tua e jo te miat - shqupit, atehere pse drejton vendin #rilindja e jo shqupi?

  4. Eshte bere ndonje kontroll nga ana e qeverise nese rezultatet e laboratoreve te kompanise se shperndarjes se ushqimeve dhe duhanit jane te sakta?

  5. Perfundimisht, edhe per nje projekt teresisht #rilindas e paska fajin shqupi? Pse na ofendoni inteligjencen?

2 Likes

Lodhu pak vete, nje firme qe te beje nje investim fillestar ne kete lloj partneriteti kerkon nje lloj garancie pra i kane rene lapsit dhe kane vendos kriter qe do paguhen per 50 perqind edhe nese nr i atyre qr bejne check up te jete me i vogel se 50 perqind e njerzve ne total qe kane te drejte ta kryejne, perndryshe nuk del investimi. Kjo te pakten eshte bere publike deri me sot, dhe me duket e drejte.
Tani kjo kosto dyfish qe abuzohet me termin eshte abuzive, pasi behet fjale per vitin e pare ku dihet qe zbatimi ka filluar me vonese dhe me veshtirsite perkatese.
Pra kosto e larte del si pasoje e pjesemarrjes se ulet, kjo per njemije e nhe arsye por kryesorja e propagandes negative, dhe kete e ke me ze e figure, te solla vetem shembullin e pameles, qe dilte cdo jave ne konferenca per te thene budalleqr, si qe analizat jane te pasakta pasi vidhen etj etj
propagande qe ka bere selia e shqupit dhe qe eshtw perhapur si virus ne nje pjese te mire te popullates, pasi dihet qe jemi nje popull shume skeptik, prandaj dhe kerkohet qeveri besimi, mjafton nje shashke sado e vogel, shqupistat jane horra nga kjo ane, dine te dezinformojne mjaft mire.
Tani rrwgullat e lojes jane vendos ne fillim te lojes, puna e 50 perqindshit, kjo kosto eshtw parashikuar, nuk jane ndryshuar rruges, keshtu qe nuk ka kurrfare shkelje por vetem tymnaje alla shqup, shume zhurme per asgje, sic e ka zakon shqupi per tu marre me budalleqe
Pra perfundimisht qe ta kuptosh shqupi e ka fajin per dekurajimin e njerzve per te marre pjese dhe per te perfituar nje te mire publike. Une e kam thene qe shqupi eshte nje sekt destruktiv dhe i rrezikshem si ata qe ndiqnin kometen hallway, dhe iken per lesh kot, atyre qe e ndjekin verberisht u ben dem, te gjitheve pa asnje perjashtim.
Tw tjerat pastaj jane ceshtje ekspertesh dhe interpretimi…capisch apo non capisch
Edhe dicka ne fund te ketyre partneriteteve e gjithe infrastruktura e ngritur i mbetet shtetit, pra i gjithe investimi mbetet, that seems fair to me…

ore kush e percakton shumin dhe pakun, e percakton tregu, ti a e ke studiu tregun privat te analizave, eshte nje nga me abuzuesit, qe rendon koston private ne shendetsi, si gjithe sektoret e liberalizum ne albaniet, peshqesh edhe i shqupit.
pra bej nje krahasim pasandaj eja e fol per shumin dhe pakun

Eshte bere ndonje kontroll nga ana e qeverise nese rezultatet e laboratoreve te kompanise se shperndarjes se ushqimeve dhe duhanit jane te sakta?
\

pyete qeverine a eshte bere kontrolli i investimit, cfare aparaturash jane blere, me sa di une jane nga me modernet ne shqiperi me nje saktesi te kalibruar, po perse nuk e kerkon nga mediat e kazanit ta bejne kete hetim te thjeshte, pasi atje behen dhe analiza te semuresh cka mund ta vertetojne lehtesisht saktesine e tyre, por ripertypni tituj abuziv si me qene camcakiza

Qe ai ministri i shendetsise eshte nje rrote sallami kete se lun as perendia. Atij debili nuk i ze bese kurre. Qe dikush i njoftur e ka fitu kete tenderin as nuk diskutohet.
Artikulli nga ana tjeter ja fut si kau peles. Titulli alla shqup. Kush u ka faj shqiptareve qe vetem 244 mije e moren sherbimin???
Si ta bente Beqja kontraten ne fillim? Per sa kokrra arnautesh? Dhe e ka bo per 50%. Qe Beqja eshte car e thashe qe s’diskutohet po edhe artikulli qe do me patjeter ta nxjerri qeverine si hajdute ja fut kot.

Rilipjellja qe na e zhbëu atdhenë dhe e la veç në ëndrra…
Në fillim larguan njerëzit, jo një e nga një…por me karvane
Pastaj shkaterruan shtetin…minister shendetesie vune nje elektricist dhe minister finance nje mesues gjuhe
Plaçkitën koncensionet, vodhën zgjedhjet, grabitën Kushtetutën, kriminalizuan pushtetin,ne fund per ta mbyllur mbollën gjithë Republikën me kanabis…