ky eshte si tip konkursi/sondazhi per te pare se si eshte menyra me e lire per te shkuar ne Europe nga Shqiperia e anasjellas.
Atehere ca rregulla:
- perfshini vetem bileta te blera gjate vitit te shkuar
- perfshini daten e biletes (brenda apo jashte sezonit - larte, çmimet variojne shume)
- behet fjale vetem per bileta avioni, jo paketa turistike
- mund te perfshini nisje nga qytete afer Shqiperise (Ohri, Prishtina, Podgorica, etj.)
80 euro dy vete nga Prishtina ne Berlin ne fillim te Majit 2016 - easyjet; por aeroporti i prishtines eshte i sikletshem se duhet te marresh taksi per ne aeroport (15 euro) dhe veshtire se e kap brenda dites autobuzin (15 vatje-ardhje) per ne tirane. Ja vlen nese te sjell e te merresh dikush, perndryshe shume e veshtire te kombinohen autobuzet, ose duhet te rrish nje nate ne Prishtine.
40 euro nje vete Tirane-Verona, Volotea, - Dhjetor 2015
48 euro Shkup-Bergamo, Wizzair - Dhjetor 2015 , shume i sikletshem, duhet te marresh autobuzin per Shkup (20 euro vatje) e arrin ne 4 te mengjesit. Perndryshe ka edhe nje shuttle per aeroport.
Tek pesedhjete euro-shi nga Podgorica per ne Londer . Ka qene para nja dy vitesh.
Zurich-Podgorice shkuarje-ardhje rreth 150-200 euro disa here qe kam udhetuar (shume me lire se per ne Tirane).
100 euro nga Parisi me Transavia per ne Tirane.
po e kunderta, nga Evropa ne Shqiperi (vajtje -ardhje), quhet ? -vjet Bruksel- Tirane e kthim rreth 120 euro me Jetairfly
meqe ra fjala, nga Prilli 2017 do te filloj fluturime direkte Amsterdam - Tirane kompania ajrore Transavia. -kjo eshte kompani bije e KLM, por version i lire, buxhet.
po Canada - Shqiperi
$1300 me e e lira dhe ta pronotosh ne shkurt qe te vish ne korrik. perndryshe e hange $1800 per njeri
Ne korrik nuk kam shku, po ne qershor po, per afersisht 1100 dollare personi. Me dy bileta te palidhura ama: deri ne Rome me Air Transat e pastaj me Alitalia/Blue Panorama.
Po per ne qe nuk jetojme ne Europe?
Tirane Budapest 150 euro
Zakonisht zgjeth versjonin e Ryan Air per Rome ose Milano kur vij ne Shqiperi. (bileta rreth 40-50euro)
Nga Tirana 70 euro vajtje-ardhje per Milano sapo u hap blue panorama. Kurse me e lira absolut nga prishtina 30 euro vajtje-ardhje sapo u hap linja pr-berlin.
Urime per emisionin!
Nga AL per ne Europe nuk me bie fort rasti por anastasjelltas sapo u ktheva nga Albanie me 160 Euro Brussels- Tirane - Brussels me Alitalia.
Pa lidhje, ne prill te 2016 Milano - New York shku_ardh 420 euro me Emirates… WTF
Kam gjet shpesh nga Stokolmi apo Kopenhageni per NY apo Florida nga 300-350 usd
Muhabeti osht si te shkosh deri ne Stokolm apo Kopenhagen nga Tirona. Duhet ta bosh me dy ndalesa dhe aty nuk ia vle mo. E lire kripa ne Durres, po e ha qiraja rruges, kane pas thone te paret. Megjithate te kalosh oqeanin me 300-350 osht DEAL. Besoj me Norvegian ? PS Kush gje ndonje bargain nga Tirona le ta shpalli ketu me ndihmu edhe te tjeret se presim dynjone nga Shqipria fillimin e vitit tjeter. Iu lutna shume. THNX.
ka oferta si keto, me sezone sigurisht, kur fluturon drejtperdrejt nga nje kryeqytet i europes ne Ameriken e Veriut.
Por s’e shfrytezon dot dhe aq kur shkon per Shqiperi interkontinental qe ketej, me nje stop (pra qytet europian). Ti si ia bere?
Biletat me te mira dhe te lira kane qene me Norwegian apo SAS, vetem se me SHBA duhen prere mundesisht 3muaj me perpara dhe ditave te marta,merkura apo te djela. Prej andej me sa e kam kuptuar Norwegian Airlines i kane me te lirat prej NY ne Rome-Fiumicino…Nje chekim shpejt e shpejt i bera dhe e gjeta nje bilete 363 usd per 25 tetor
Kjo qe thu ti eshte one way or round trip ? Se one way nuk osht dhe aq e lire. Emiratet kane nji deal tani per $ 520 round trip Milano-JFK.
Kjo eshte one way trip (363 usd) Nga data 16 Nentor e ke 233 USD(me po te njejten kompani)
Psh nga data 8 dhjetor-18 janar e ke vajtje ardhje rreth 480usd NY-Rome
Une s’kam plan per tani afer, por rrofsh per info dhe per kerkimin. Kete per ditet e mesjaves e kisha degjuar. Dhe periudha tani eshte e mire po te synosh per cmimin.
bileten me te lire interkontinentale, ka ca vjet, me shkoi aty ke $400-shi. Kjo, sepse kompania ajrore me nderroi avionin, kshuqe reimbursoi 50%. Alitalia.
Po ama keshtu, kam pas marre tek tuk ndonje kupon, kur ka pas vonese departure ose landing.
Vajtje ardhje ishte kjo bileta?
round trip.
Kisha bere booking, por s’konfirmova 24 ore para, keshtu me thane kur arrita ne sportel. Me thone je transferuar me tjeter linje. Si une dhe shume pasagjere te tjere nderkombetare. Na dhane biletat e reja dhe na dorezuan cekun e reimbursimit, kush me pak e kush me shume.